Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Diskriminim i ligjëruar në Itali: Nuk lejohet asnjë i pa vaksinuar në lokale, teatro, markete

    VOA: Nga dita e hënë në Itali nuk lejohet asnjë i pa vaksinuar në lokale, teatro, markete,etj

    Emri:  Capture-12.jpg

Shikime: 141

Madhësia:  36.6 KB

    Nga VOA-

    Italia po merr masa të reja ndaj personave të pavaksinuar këtë sezon festash, duke i përjashtuar ata nga ambientet e mbyllura të restoranteve, teatrot dhe muzetë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Masat e reja që synojnë të inkurajojnë skeptikët që të vaksinohen, hynë në fuqi të hënën.

    Policia italiane mund t’u kërkojë tani klientëve në restorante çertifikatat shëndetësore jeshile për të konfirmuar nëse ata janë të vaksinuar apo të shëruar së fundmi nga Covid-19. Aplikacionet e telefonave inteligjentë që kontrollojnë statusin e çertifikatës shëndetësore të njerëzve do të përditësohen dhe ata që kanë rezultuar negativ ditët e fundit për Covid-19 (por që nuk janë të vaksinuar) nuk do të lejohen më në koncerte, kinema apo shfaqje. Masat e reja kufizuese do të zgjasin deri më 15 janar.

    Autoritetet vendosën gjithashtu një rregull të ri për çertifikatën shëndetësore “bazë”, e cila mund të merret me një test negativ të koronavirusit, në pikat e transportit lokal dhe në hotele.

    Në Romë, qendrat lokale të transportit kontrollohen nga dhjetëra policë që u kërkojnë udhëtarëve çertifikatat shëndetësore dhe kartat e identitetit. Megjithatë, një banor 50-vjeçar i Romës u bë i pari që mori një gjobë prej 400 eurosh pasi zbriti nga autobusi në stacionin verior të Flaminios pa çertifikatën shëndetësore “bazë”, tha Stefano Napoli, zëvendës shefi i policisë së Romës.

    Numri i infeksioneve të reja të Covid-19 në Itali ka qenë në rritje graduale gjatë gjashtë javëve të fundit, edhe para se të lindnin shqetësimet për variantin e ri Omicron.

    Kjo është një prirje shqetësuese në një kohë kur italianët po prisnin me padurim festat e fundvitit dhe mundësinë për t’u takuar me miqtë dhe familjen, pasi vitin e kaluar nuk kishin mundësi ta bënin këtë për shkak të një vale të rritjes së infeksioneve dhe mungesës së vaksinave kundër Covid-19.

    Ndërsa Gjermania dhe Austria po lëvizin drejt shpalljes së masës për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19, Italia në vend të kësaj po shtrëngon kufizimet për të pavaksinuarit në periudhën e festave të fundvitit,ndërsa po i lejon ata që janë të vaksinuar të vazhdojnë jetën pak a shumë si zakonisht.

    Duke marrë parasysh festat e fundvitit, Zvicra nga e hëna po lejon organizatorët e ngjarjeve që të ndalojnë pjesëmarrjen e personave të pavaksinuar dhe atyre që nuk janë shëruar së fundmi nga Covid-19. Suedia njoftoi me 1 dhjetor masën për ta bërë të detyrueshëm prezantimin e një çertifikate dixhitale të vaksinimit kundër Covid-19 për ngjarjet e organizuara në ambiente të mbyllura me më shumë se 100 persona.

    Më 12 nëntor, danezët rikthyen në fuqi masën për çertifikatën e vaksinimit, e cila duhet të tregohet nga të gjithë personat mbi 15 vjeç para se të hyjnë në klube nate, kafene, autobusë dhe restorante, por edhe në tubimet në ambiente të hapur me më shumë se 100 pjesëmarrës.

    Shkalla e vaksinimit të Italisë është më e lartë se në shumë nga fqinjët e saj, ku 85% e popullsisë së kualifikuar të moshës 12 vjeç e lart dhe 77% e popullsisë në përgjithësi kanë marrë vaksinën kundër Covid-19. Por gati 3.5 milionë njerëz të moshave 30 deri 50 vjeç ende nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.

    Deri më tani, varianti delta mbetet më i përhapuri në Itali, me vetëm shtatë raste të konfirmuara të Omicronit, të lidhura me dy biznesmenë të kthyer nga Afrika e Jugut.

    Zyrtarët e shëndetit publik thonë se vaksinimet, së bashku me respektimin e rregullave nga publiku, duke përfshirë mbajtjen e maskës në turma brenda ose jashtë, janë çelësi për reduktimin e numrit të infeksioneve, ndërkohë që dimri shtyn organizimin e aktiviteve në ambiente të mbyllura.

    Zëri i Amerikës
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Diskriminim i ligjëruar në Itali: Nuk lejohet asnjë i pa vaksinuar në lokale, teatro, markete

    Vdes shteti demokratik. Lind shteti policor. Virusi e vaksina, thjeshte nje pretekst. Qytetaret italiane nuk jane me sovran ne token e vendin e tyre. Ata jane tashme bageti, jo njerez. Te damkosur ne kurriz me "letra me ngjyra" per ti dalluar se kush eshte "dele e bindur ndaj rregjimit" dhe cilet jane "rebele te pabindur" qe ende kerkojne te drejtat e lirite e tyre. Ju te vaksinuarit jeni te gjithe dele te bindura. Ju te pavaksinuarit jeni te gjithe armiq te perbetuar te shtetit policor!

    Besoj se Italia do ti kthehet taktitave komuniste te shokut Enver Hoxha pertej Adriatikut, dhe pas pak kohe do tu kerkoje "deleve te bindura" qe te denoncojne e spiunojne ne shtet te gjithe "armiqte e popullit e pushtetit popullor" qe i kane ne familje, qe i kane ne shtepi, qe i kane ne shkolla, ne pune, ne pallat, ne lagje. Pushtetaret nuk do ta bejne gjumin e qete per aq kohe sa ne Itali te gjithe te jene kthyer ne "dele te bindura".

    Nese jeni kurioze te dini se pse gjithe pushtetaret e botes po sillen ne kete menyre karshi jush, qytetareve e votuesve te tyre, duhet te kuptoni hallin e madh qe i ka zene. Jane mbytur ne borxhe deri ne sy dhe trurit te tyre nuk i shkon me oksigjen sa duhet. Kjo eshte arsyeja perse sillen si ai budallai yne i certifikuar klinikisht si psikopat ne Tirane. Nuk duan qe ju te zbuloni te verteten qe shteti ka falimentuar ne borxhe. Dhe shpresa e vetme e tyre eshte qe te kthehen ne komuniste si Kina, te pezullojne demokracine e zgjedhjet, ne menyre qe t'iu imponojne nje sistem te ri ku ju "nuk do te kini ne pronesi asgje, por do te jeni te lumtur". Ju shqiptareve mbi 40 vjec qe jetoni ne Itali do t'iu tingulloje si muzike e njohur ky refren komunist.

    Jeni gati te jetoni e punoni si skllever?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Diskriminim i ligjëruar në Itali: Nuk lejohet asnjë i pa vaksinuar në lokale, teatro, markete

    Vaksinohuni,qe te pakten te mbroni edhe budallenjte qe nuk vaksinohen, se e kunderta qe nje budalla qe nuk vaksinohet te mbroje nje budalla qe vaksinohet eshte e pamundur.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Diskriminim i ligjëruar në Itali: Nuk lejohet asnjë i pa vaksinuar në lokale, teatro, markete

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Vaksinohuni,qe te pakten te mbroni edhe budallenjte qe nuk vaksinohen, se e kunderta qe nje budalla qe nuk vaksinohet te mbroje nje budalla qe vaksinohet eshte e pamundur.
    Serafim, vaksinimi nuk behet per te mbrojtur asnjeri tjeter pervec vetes tende. Vaksinimi nuk ofron mbrojtje nga infektimi i virusit, ofron mbrojtje imunitare te fituar qe po te zuri virusi, ta kalosh ate sa me lehte, pa qene nevoja qe te shtrohesh ne spital apo te vdesesh nga virusi. Te vaksinuarit jane mbarte e shperndares te virusit, po ashtu si te pavaksinuarit. Kjo eshte e provuar shkencerisht tashme me studime te shumta qe jane bere ne bote. Dhe ajo qe eshte interesante eshte fakti shkencor qe te vaksinuarit jane me te prirur per tu infektuar nga virusi se sa te pavaksinuarit. Nuk ka se si te shpjegohet ndryshe fakti qe ne shume ne keto vende ku popullata eshte 80% e vaksinuar, numri i infektimeve po vjen ne ngritje e jo ne ulje nga nje vit me pare ku nuk kishim as vaksine e as te vaksinuar.

    Ne 2020 nuk kishim vaksine e te vaksinuar.
    Ne 2021 kemi plot vaksina dhe shumica derrmuese e popullsise eshte e vaksinuar.

    Numri i te infektuarve dhe te vdekurve nga virusi ne vitin 2021 eshte me i larte se ne vitin 2020.

    Si e shpjegon mendja jote e ndritur dhe e vaksinuar kete statistike te frikshme?

    Po hic mos ki frike. Policet e Italise dhe Australise kane per ta luftuar virusin aq mire, sa nga frika virusi do iki vete nga Italia. Po nuk e ndali shkenca pandemine me vaksinen e saj, kane per ta ndalur policet. Policet jane per demokracine ashtu si vaksina eshte per qytetarin. Edhe demokracia e vaksinuar, edhe qytetari i vaksinuar.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-12-2021 më 11:17

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Diskriminim i ligjëruar në Itali: Nuk lejohet asnjë i pa vaksinuar në lokale, teatro, markete

    Albo, vaksinimi duhet te behet pikerisht per te mbrojtur budallenjte qe jane kundra vaksines.

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Diskriminim i ligjëruar në Itali: Nuk lejohet asnjë i pa vaksinuar në lokale, teatro, markete

    Bota po shkon drejt diktatures.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Diskriminim i ligjëruar në Itali: Nuk lejohet asnjë i pa vaksinuar në lokale, teatro, markete

    Diskriminim?!

    Ne rrespekt te atyre njerzve qe humben jeten nga ky virus, ne rrespekt te infermiereve/mjekeve qe luftojn çdo dite per te shpetu jete, duhet te bejm edhe ne fatlumet” pjesen tone.

    Me aq sa di un, edhe para COVID-19 nje femije qe te vazhdoje kopshtin/shkollen duhet te ishte i vaksinuar, dhe vaksinimi nuk ishte i detyrueshem (nuk e di ne vendet e tjera, por ne Itali kshtu ka qen)
    Pra, diskrminimi” paska qen edhe me pare…, por atehere s’ka pas facebook…,

    Mendoj se informacionet e pasakta qe qarkullojn ne mediat sociale jane nje problem.
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar skender76 për postimin:

    Neteorm (10-12-2021)

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Diskriminim i ligjëruar në Itali: Nuk lejohet asnjë i pa vaksinuar në lokale, teatro, markete

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Albo, vaksinimi duhet te behet pikerisht per te mbrojtur budallenjte qe jane kundra vaksines.
    Budallenjte me te medhenj ne bote, jane ata qe nuk cmojne ate qe kane, por e flakin tej dhe e shkelin me kembe. Ceshtja nuk shtrohet nese je pro apo kunder vaksines apo vaksinave ne pergjithesi. Ceshtja per diskutim eshte nese qytetaret e lire qe jane sovrane ne shtetin e tyre, kane te drejte te zgjedhin ne liri te plote nese duan te vaksinohen apo jo? Policet u hyjne vetem ne pune tiraneve dhe atyre qe duan te vrasin lirine e njerezve. Liria eshte e shenjte, bile eshte aq e shenjte, sa njeriu duhet te jete gati edhe te paguaje cdo cmim per mbrojtjen e saj. Liria na ben njeri. Liria na jep vullnetin e lire per te zgjedhur. Pa liri e vullnet te lire, nuk jemi njerez, jemi bageti.

    T'u mohosh lirite njerezve dhe tu kanosesh me police per nje virus gripi qe vret me pak se 1% te njerezve qe infekton, eshte cmenduria me e madhe ne historine e njerezimit! Perandori Nero quhet i cmendur nga historia pasi i vuri vete flaken Romes. Por kjo qe po ndodh ia kalon edhe cmendurise se Neros.

    Diskriminim?!

    Ne rrespekt te atyre njerzve qe humben jeten nga ky virus, ne rrespekt te infermiereve/mjekeve qe luftojn çdo dite per te shpetu jete, duhet te bejm edhe ne fatlumet” pjesen tone.

    Me aq sa di un, edhe para COVID-19 nje femije qe te vazhdoje kopshtin/shkollen duhet te ishte i vaksinuar, dhe vaksinimi nuk ishte i detyrueshem (nuk e di ne vendet e tjera, por ne Itali kshtu ka qen)
    Pra, diskrminimi” paska qen edhe me pare…, por atehere s’ka pas facebook…,

    Mendoj se informacionet e pasakta qe qarkullojn ne mediat sociale jane nje problem.
    Zbrit nga autobuzi Skender se nuk e ke idene se ku po shkon. Lajmi nuk eshte trillim mediatik ne mediat sociale. Lajmi vjen nga Zeri i Amerikes. Nese ti nuk e ke problem te jetosh ne nje shoqeri ku policet te kanosen ne shkolla, markete, teatro e restorante, si ne kohen e Sigurimit te Enver Hoxhes, atehere cfare mund te te them une ty te ndrosh mendje? Se cfare ilace e vaksina fut ti ne trupin tend, eshte nje vendim qe cdo njeri e merr vete ne menyre personale. Nese ti kthehesh ne dele e bindur dhe e pranon vaksinen sot, te garantoj une qe ky eshte fillimi jo fundi i kesaj meseleje me ty. Sot te diktojne te injektosh ne trup nje vaksine per te cilen ti nuk e pranon si kusht per te punuar, mesuar, jetuar, neser do te diktojne shume me shume se sa nje vaksine...

    Albo

Tema të Ngjashme

  1. A duhen ligjëruar martesat e homoseksualëve?
    Nga Albo në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 25-11-2013, 17:05
  2. 8 Marsi diskriminim per femrat
    Nga ximi_abedini në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 08-03-2012, 15:44
  3. 8 Marsi diskriminim per Nënat dhe Motrat tona
    Nga ximi_abedini në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 08-03-2011, 17:02
  4. Greke dhe romake teatro në Shqipëri.
    Nga hayedorojo në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 01-06-2010, 06:15
  5. Ska vend per rasizem dhe diskriminim ne Islam !!!
    Nga dallendyshi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-05-2009, 18:50

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •