Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Deodorantët kundër djersitjes të dëmshëm për shëndetin?

    Si shumë njerëz të tjerë, unë përdor deodorant për mbrojtjen nga era e keqe e djersës që lëshkon trupi. Zakonisht, si meshkujt e femrat e përdorin deodorantin përditë nën sqetullat e tyre, duke qenë se është edhe një prej pjesëve të trupit që djersit më shumë. Edhe pse kam vite që i përdor këto produkte, asnjëherë nuk e mora mundimin që të shikoj përbërësit e këtyre produkteve. Duke ngarë makinën një ditë, dëgjova në radio një diskutim ku dikush e ngriti këtë si problem, pasi shumica dërmuese e këtyre produkteve përdorin një përbërës toksik për shëndetin e njeriut, një përbërës alumini i cili ka si veti të mbylli poret e lëkurës si një mënyrë për të ndalur djersitjen e tepruar.

    Emri:  apihg5lrw__50536.1592337761.jpg

Shikime: 80

Madhësia:  29.1 KB

    Alumini mendohet të jetë një toksinë e dëmshme për shëndetin e njeriut, i lidhur me shumë sëmundje që godasin trurin në moshë të madhe, dhe sjellin humbjen e kujtesës. Disa prej studimeve shkencore të kohëve të fundit e kanë bërë këtë lidhje të kësaj substance.

    Ajo që më shokoi mua më shumë ishte fakti se gati të gjitha deodorantët në shitje, kanë nga 15-20% përbërësin e aluminit dhe është e vështirë të gjesh një deodorant që nuk përmban alumin brenda. U bëra kurioz një ditë dhe shkova në një dyqan ku shiten shume prej këtyre produkteve, dhe arrita të gjej një produkt që nuk përmban alumin:

    Emri:  e47d3592-fb5b-48c2-b22b-566f3d1e34bd.959d21780ebe6b2c3a83028dded1858c.jpg

Shikime: 58

Madhësia:  25.6 KB

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Neteorm (19-12-2021)

  3. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Deodorantët kundër djersitjes të dëmshëm për shëndetin?

    Unë zakonisht përdor Dove ose Nivea janë vërtet të mirë për në verë lol

Tema të Ngjashme

  1. A është hashashi i dëmshëm për shëndetin?
    Nga Pyes_Lotin në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 20-12-2013, 09:05
  2. Interneti, sa i dobishëm dhe sa i dëmshëm?
    Nga c.Ronaldo në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-11-2011, 14:18
  3. Perberes te demshem ne shampot.
    Nga benseven11 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-11-2010, 04:46
  4. Halloween: i demshem apo haram?
    Nga shkodranja.1 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2009, 19:11
  5. Pasioni, i demshem apo i dobishem?!
    Nga Mina në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 16-12-2002, 01:21

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •