Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Lulzim Basha: I përgatitur për çdo skenar të Berishës në 11 dhjetor

    Ekskluzive/ Basha për News24: I përgatitur për gjithçka mund të ‘prodhojë’ foltorja më 11 dhjetor

    Emri:  BASHA-7-1536x864.jpg

Shikime: 5649

Madhësia:  26.0 KB

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se është i përgatitur, bashkë me partinë e tij për gjithçka që mund të ‘prodhojë’ ajo çka ai e cilëson Foltorja e 11 dhjetorit.

    Në një intervistë për Nisida Tufën në News24’ Basha tha se PD ka mobilizuar të gjitha energjitë në përballjen me regjimin me një agjendë të qartë politike.

    “Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë. Ajo që dua të them është kjo, ka një palë që investon fuqishëm për të përçarë Partinë Demokratike dhe kjo palë është rrëgjimi, është Edi Rama, me forma dhe mënyra të ndryshme, shumë prej tyre janë denoncuar në mendja nga demokratë të thjeshtë përmes presioneve që u janë bërë pikërisht nga ata zyrtarë të Partisë Socialiste apo faktorë të krimit të organizuar që deri me 25 prill Partia Demokratike dhe demokratët i kam pasur përballë dhe tani pa pritur i shohim tek ndihmojnë aktivitetet e zotit Berisha, por një gjë është e sigurt, as vullneti i demokratëve as arsyeja se pse kjo parti është themeluar, ekziston, qëndron dhe do të qëndrojë që është t’i shërbejë shqiptarëve, demokracisë, zhvillimit të Shqipërisë nuk do të tronditen apo do të lëkunden për shkak të nevojave, halleve problemeve personale të një njeriu të vetëm çfarë do qofshin mjetet që ky person zgjedh të hedhë kundër Partisë Demokratike.



    Uroj që të prevalojë sado pak gjakftohtësia, uroj të kuptoj që është kthyer në një tubë oksigjeni për këtë regjim, uroj ta kuptojë që është kthyer në një barrë të pamerituar për demokratët dhe Partinë Demokratike teksa ne kemi mobilizuar të gjitha energjitë tona në përballjen me regjimin me një agjendë të qartë politike, por në çdo rast siç ju thashë Partia Demokratike dhe unë jemi të përgatitur për çdo situatë.”, tha Basha.

    Balkanweb

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Lulzim Basha: I përgatitur për çdo skenar të Berishës në 11 dhjetor

    …duro edhe pak dite ne respekt te proçesit.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Lulzim Basha: I përgatitur për çdo skenar të Berishës në 11 dhjetor

    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    …duro edhe pak dite ne respekt te proçesit.
    Pse ti mendon se ka shanse ta mar Berisha?

  4. #4
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Lulzim Basha: I përgatitur për çdo skenar të Berishës në 11 dhjetor

    Basha eshte nxenesi i berishizmit qe s`eshte gje tjeter vecse nje enverizem i zbutur, por se paku nuk ka mbi vete 97, etj.
    PD eshte thjesht nje tribalizem fshataresk, te cilen fatmiresisht populli nuk e pranoi, se desheron qytetarine e Rames dhe PS.
    Le te zgjedhin mes 2 B-ve Bashen, se ky te pakten nuk ka viktima ne kurriz te vet dhe nuk eshte i padeshiruar ne USA.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 08-12-2021 më 02:05
    Duaje te afermin tend si veten

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Lulzim Basha: I përgatitur për çdo skenar të Berishës në 11 dhjetor

    Lulzim Basha eshte katandisur ne "Gjinon" e politikes shqiptare, personazhi i komedise se Cajupit, 14 vjec dhender. Eshte bere edhe film. I dhane Gjinos 14 vjecar nje nuse: Partine Demokratike. Fikun, fikun Gjino, e kape? Ne mendjen e tij Gjinoja kujton se mund ta beje gjumin i qete, pasi "ka mbeshtetjen e Amerikes". Harron i mjerri qe amerikanet nuk votojne ne zgjedhje, shqiptaret votojne ne zgjedhje. Me vendimin qe mori ndaj pensionistit Berisha, ai deshmoi te shkeli me kembe dinjitetin e demokrateve, per hir te amerikaneve. Dhe me e bukura eshte se kujton se mund te mbijetoje ne kete situate ne krye te PD. Shqiptaret dine te falin inkompetencen. Shqiptaret nuk te falin kur i shet per koka turku tek amerikanet.

    Mesuam nga kjo qe ndodhi qe:

    1. Lulzim Basha dhe Edi Rama jane te dy te korruptuar e te kapur nga amerikanet, qe u kanosen me burg e nxjerrjen e pislleqeve te tyre ne publik, nese nuk bejne sic duan amerikanet.
    2. Mesuam qe Lulzim Basha eshte jo vetem inkompetent ne politike per te drejtuar PD, por ai eshte edhe njeri i pabese. Vendosi interesat personale mbi ato te partise demokratike. Nuk kish perse ta merrte vete vendimin per Berishen, mund ta linte ne doren e Keshillit te PD-se.
    3. Mesuam qe Ilir Meta dhe Sali Berisha, jane te vetmit politikane ne Shqiperi qe nuk jane "kapur" nga amerikanet dhe nuk shesin interesat e shqiptareve per hir te interesave personale.
    4. Mesuam qe brezi i ri i politikaneve shqiptare, (Rama + Basha) eshte akoma me i keq se brezi i vjeter i shqiptareve. Brezi i vjeter mund te jete i korruptuar, por nuk jane gati te shesin interesat e vendit per mbijetesen e tyre politike.

    Beji nje nder vetes Lulzim Basha. Jep doreheqjen nga drejtimi i PD, dhe le te behet nje gare e hapur se kush do ta drejtoje kete parti. Fatkeqesia e vertete e Shqiperise eshte qe edhe pas 30 vjetesh, nje pensionist politik si Berisha, eshte i vetmi qe gezon mbeshtetjen politike ne vend. Te gjithe te tjeret jane njerez pa ideale e principe, jane interesaxhinj dhe zorraxhinj.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-12-2021 më 14:10

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Ingenuous (09-12-2021)

  7. #6
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Lulzim Basha: I përgatitur për çdo skenar të Berishës në 11 dhjetor

    Deklarata në PD: Eskobar harron Berishën

    Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Gabriel Escobar tha pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha se kërkon përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare kundër korrupsionit.

    Zyrtari i lartë amerikan shprehu kënaqësinë për vizitën e tij të parë në Tiranë si dhe për takimin me opozitën, por ndryshe nga çfarë kishin paralajmëruar mediat, ai la krejtësisht në harresë ish-kryeministrin Berisha.

    Escobar nuk përmendi asgjë në lidhje me figurën e Berishës, edhe pse ishte ky momenti që pritej më shumë prej audiencës së përgatitur për një qëndrim ndaj ish-kryeministrit.

    “Jam shumë i lumtur që ndodhem në Tiranë, është vizita ime e parë në Shqipëri dhe më kanë rezervuar një mikpritje shumë të ngrohtë. Isha gjithashtu i lumtur që kisha mundësi të takohesha me opozitën dhe ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO-s, integrimit europian dhe luftës ndaj korrupsionit. Jemi gjithashtu të kënaqur që jemi pjesë e kësaj, përfshirë dhe përpjekjet tona të forta kundër korrupsionit, përfshirë sanksionet.
    Por për ta kthyer këtë në realitet do të nënkuptoj dhe kërkoj një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare. Pres me kënaqësi të zhvilloj takime të tjera pasdite dhe gjithashtu pres me kënaqësi vijimin e marrëdhënieve me PD, gjithashtu pres me kënaqësi që të takoj zotin Basha në Uashington së shpejti”, tha Escobar.

    Lapsi.al
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #7
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Lulzim Basha: I përgatitur për çdo skenar të Berishës në 11 dhjetor


  9. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Lulzim Basha: I përgatitur për çdo skenar të Berishës në 11 dhjetor

    Shume mire le te jete i pergatitur dhe t`a ndjeke problemin me rruge ligjore dhe te mos e leshoje vulen dhe seline...,
    falangat antiamerikane mund te bejne cdo gje, me thirrjet "dum baben", ..per nje te korrruptuar shpallur nderkombetarisht ....
    si dikur turmat therrisnin "sabotatoret ne litar",
    por USA nuk duhet te leje vetem Bashen, si dikur ne 46.., kjo perqindje nuk eshte mbizoteruese, pasi shumica e shqiptareve eshte proamerikane dhe antikorrupsion
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #9
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Lulzim Basha: I përgatitur për çdo skenar të Berishës në 11 dhjetor

    Tani si i bie njëri ka ligjin dhe tjetri popullin?

  11. #10
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Lulzim Basha: I përgatitur për çdo skenar të Berishës në 11 dhjetor

    Le te bejme mitingje sa te duan Bashen nuk e shkarkojne dot, se ka ligjin dhe Ameriken. Ligji eshte statuti. Amerika eshe Kim.
    Me siguri, as 2000 delegate nuk ka patur atje, por kane votuar njerez te tjere. Me pak fjale eshte nje grusht shteti kunder Bashes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 11-12-2021 më 11:03
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-04-2021, 13:18
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-03-2021, 01:02
  3. Meta: Pakt për 8 vite me Ramën, kam respekt për Bashën
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2013, 18:42
  4. Festa kombëtare e SHBA “bashkon” Berishën, Ramën, Nanon e Bashën
    Nga Deni_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 19:38
  5. Fatos Nano drekon me ministrin e jashtem Lulzim Bashen
    Nga Apolloni31 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 12:19

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •