
Postuar mė parė nga
Albo
Milano, kapet me 21.5 kg heroine truproja e Brahos
Genti Memollari, 30 vjecar, prej vitit 1997 deri para nje jave truproja kryesore, shoferi dhe njekohesisht kusheri i deputetit socialist Spartak Braho, eshte arrestuar ne shtetin fqinj ne flagrance, ndersa ishte duke transportuar 21.5 kg heroine, ne shoqerine e dy shqiptareve te tjere, Limoz Taraj, 38 vjec dhe Avdi Demaj 36 vjec. Te gjitha bemat e njeriut te konsideruar "pistola facile", sipas nje informacioni te antiterrorit
Arrestohet ne flagrance, ne Milano te Italise, me 21.5 kg heroine ne makine, truproja, shoferi si dhe kusheriri i deputetit socialist Spartak Braho, qe eshte njekohesisht edhe Kryetar i Komisionit te Ligjeve. Lajmin e kane amplifikuar disa agjensi lajmesh italiane dhe organe shtypi. Sipas tyre, Genti Memollari 30 vjec, eshte arrestuar ne flagrance teksa ishte duke udhetuar ne shoqerine e dy personave te tjere, Limoz Tarajt, 38 vjec dhe Avdi Demajt 36 vjec, ne bordin e nje makine "Volksvagen Golf". Ata ishin pikasur nga nje patrulle ne rrugen "Rogoredo" dhe bllokuar nga policia disa qindra metra me tej gjate tentatives per te ikur. Gjate kontrollit policia kishte zbuluar te fshehur nen tapicerine e makines 21.5 kg heroine. Droga ishte sperkatur me piper per te shmangur qente antidroge, por policet kishin dyshuar kur kishin pare se tapiceria ishte levizur. Ne momentet kur kishte qene duke u bere kontrolli i personave, nje prej tyre, pikerisht Limoz Taraj, i kishte zgjatur policeve italiane nje dokument identifikimi ku vertetohej se ishte apo kishte qene nje punonjes policie ne Durres. Sasia e kapur e droges ka mjaftuar, qe te behet arresti ne flagrance i te treve. Nderkohe qe ngjarja e percjelle prej nje sere mediash italiane, qofte te shkruara, qofte elektronike, ka vene ne levizje strukturat e Interpolit dhe te Antiterrorit ne ministrine e Rendit. Te cilet kane qene te parat, qe kane kuptuar se "peshku i madh" ne kete rast ishte pikerisht Genti Memollari, shoqeruesi, shoferi dhe kusheriri i deputetit te socialist Spartak Braho, i zgjedhur ne Durres. Nje personazh, i cili kishte gjithsesi nje dosje te fryre kriminale, asnjehere te bere publike.
Te gjitha bemat e Memollarit
Sipas te dhenave te grumbulluara nga agjente te antiterrorit, aktivitetin e tij kriminal Genti Memollari, nga Skrapari, e kishte filluar ne vitet 1994-1996 dhe ishte perfshire ne te ashtuquajturen "Banda e Beratit" dhe shpallur person ne kerkim. Por pas goditjes se saj ne nentor 1996 me iniciativen e ish-ministrit Halit Shamata dhe ish-zevendesministrit Agim Shehu, Memollari kishte mundur te shpetonte. Ne fillim te vitit 1997, emri i tij figuron i skeduar si nje nga sulmuesit e godines se SHIK ne Corrovode si dhe grabites i shume materialeve ushtarake ne depot e ushtrise. Sipas te njejtave te dhena, ne mars 1997 ai ka qelluar ne mes te sheshit qendror te qytetit sekretarin e Partise Demokratike te Skraparit, Enver Qamo (ky nuk kishte pasur arme), duke i prere njeren kembe deri ne rreze te kofshes. Ne dokumenta nuk rezulton, qe per kete ceshtje te kete nje dosje penale. Pas ore me vone i njejti person rrezulton te kete qelluar ne te njejtin vend, nje punonjes te SHIK, por pa mundur ta plagose. Ndersa ngjarja me e pabesueshme ishte shenuar ne vitin 1999, ne kohen kur minister Rendi kishte qene Petro Koci. Nje polic ishte derguar ne gjimnazin e qytetit, sipas nje urdheri te shefit te Komisariatit, per te larguar dy persona, qe "bezdisnin" gjimnazistet. Por polici ishte perplasur pikerisht me Genti Memollarin, i cili e kishte qelluar me pistolete. Polici ishte plagosur, por kishte mundur te nxirrte armen dhe te qellonte Memollarin dhe tjetrin. E gjithe ngjarja ishte mbyllur me tre te plagosur. Ne kete moment kishte ndodhur edhe cudia. Ne mungese dhe pa dijenine e ministrit te Rendit Koci, ne drejtim te Skraparit ishte nisur helikopteri i minitrise se Rendit me urdherin qe te merrte policin e plagosur. Por atje ai kishte marre, ne vend te policit, Memollarin dhe te plagosurin tjeter. Per me teper, polici pak dite me vone ishte shpallur person ne kerkim. Nje ngjarje e tille ishte denoncuar me force prej deputetit dhe ish-ministrit te Rendit Neritan Ceka, madje kjo ishte botuar ne faqet e "Zeri i Popullit". Pas kesaj periudhe, sipas te njejtave dokumenta, Memollari mesohet te kete marre detyren e shoqeruesit kryesor dhe shoferit te deputetit Spartak Braho dhe deri pak dite me pare (rreth nje jave) eshte pare te drejtoje makinen KUVENDI 1294.
Ndersa interesant, sipas deokumentave te antiterrotrit, eshte edhe personazhi i paraqitur si polic ne Durres. Limoz Taraj, nga Durresi, rezulton te jete i aferm i M. Taraj, i kapur me 16 kg heroine, me 6 nentor 2000 ne Durres. Ndersa tjetri, Avdi Demaj, ne dokumenta cilesohet me shtetesi jugosllave dhe sipas te dhenave te antiterrorit, mund te jete kosovar.
--------------------------------------------------------------------------------
Korrieri, 05/23/2002
Krijoni Kontakt