Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Fijet e korrupsionit: Miliona lekë shpenzime për kompanitë e Zotos dhe Gugalles nga ‘inceneratori’

    Miliona lekë shpenzime për kompanitë e Zotos dhe Gugalles nga ‘inceneratori’ i Tiranës

    Administratorja e kompanisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, Ariola Kodra pranoi të hënën para komisionit hetimor për inceneratorët se ka kontrata me kompanitë në zotërim të Klodian Zotos dhe Stella Gugalles, se janë shpenzuar 84 milionë lekë të reja për udhëtime dhe se babai i deputetit Alqi Bllako ka qenë i punësuar pranë kësaj kompanie.

    Emri:  Ariola-Kodra.jpg

Shikime: 472

Madhësia:  36.9 KB

    Komisioni hetimor parlamentar për inceneratorët i nisi seancat e thërritjes së dëshmitarëve me administratoren e kompanisë koncensionare të inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy BV SPV”, Ariola Kodra, e cila pranoi se kjo kompani ka bërë pagesa disa milionëshe për Klodian Zoton, Stella Gugallen si dhe për babanë e deputetit socialist, Alqi Bllako.

    Për shumë nga pyetjet e deputetëve, përgjigjet e Kodrës ishin “nuk e di, nuk mund të përgjigjem për momentin ose nuk e kam memorizuar”, duke deklaruar se kishte ardhur e papërgatitur, pasi nuk e dinte për çfarë do të pyetej në komision. Po ashtu, Kodra nuk kishte marrë me vete dokumentacionet e shoqërisë, për të cilat tha se i ka sekuestruar SPAK.

    “Dua të bëj me dije se i gjithë dokumentacioni teknik, ligjor dhe financiar është marrë në dorëzim nga SPAK-u dhe disponojmë proceverbalet e urdhrave të sekuestrimit të dokumentacionit të gjithë shoqërisë,” tha Kodra.

    Gjatë seancës, Kodra u pyet për marrëdhëniet e kompanisë me shtetasit Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Stella Gugallja, dy prej të cilëve në kërkim ndërkombëtar me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

    Kodra pranoi se i njihte nga afër dhe kishte komunikuar me ta për marrëdhënie pune dhe se kompania koncensionare kishte kontrata pune me dy kompani konsulence, që drejtoheshin nga Zoto dhe Gugallja.

    Deputeti Belind Këlliçi tha në komision se “nga verifikimi i pagesave që shoqëria Integrated Energy BV SPV ka kryer, rezulton se ndër të tjera ka paguar në shumën rreth 65,8 milionë lekë të reja, Zoto Consulting Shpk dhe Consulting SE Partners, në pronësinë e Klodian Zotos dhe Stela Gugalljes.

    Ai e pyeti Kodrën nëse mund të tregonte se për çfarë shërbimesh ishin paguar Zoto dhe Gugallja.

    Kodra pranoi kontratat, duke sqaruar se “shoqëria Integrated Energy BV SPV ka marrëdhënie kontraktuale dhe jo nga vetvetja, siç ju e përmendët, me Zoto Consulting, e cila ofron konsulencë ligjore dhe me Consulting SE Partners, e cila ofron konsulencë financiare”.

    Këlliçi tha se Zoto rezulton të jetë aksioner në shoqërinë koncensionare dhe paguan një shoqëri tjetër ku është po vetë aksioner, por Kodra këmbënguli se “Klodian Zoto nuk është aksioner i shoqërisë”.

    E pyetur nëse shoqëria koncensionare kishte marrëdhënie financiare me dy kompani të tjera, PIVOT 04 dhe A.S Group, të cilat figurojnë në skemën e mashtrimit financiar të ish-Ministrit Lefter Koka, Kodra tha se nuk mbante mend emrat e kompanive me të cilat kishte kontrata.

    “Shoqëria ka marrëdhënie me disa shoqëri dhe nuk mund ti mbaj mend, mund të jenë 30-40 kompani nënkontraktorë që kryejnë punime,” tha ajo.

    Këlliçi po ashtu citoi planin e shpenzimeve të kompanisë, ku sipas tij zëri i udhëtimeve nuk rezulton, por nga verifikimi i shpenzimeve rezulton se është shpenzuar një shumë prej 84 milionë lekësh të reja.

    Kodra tha se nuk mund të verifikonte shumën e saktë të shpenzimeve, por shtoi se punonjës të ndryshëm të shoqërisë kanë bërë “udhëtime në shtete të ndryshme për të takuar kompani të mundshme që do të marrin pjesë në realizimin e veprave në Sharrë”.

    Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku e pyeti për marrëdhënien e kompanisë me shtetasin Edmond Bllako, që rezulton të jetë babai i deputetit socialist, Alqi Bllako, i cili ka mbajtur detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit gjatë kohës që është dhënë ky koncension.

    Kodra pranoi se Edmond Bllako ka punuar për këtë kompani, por ajo nuk ishte e qartë se ku ishte ndërprerë marrëdhënia e tij e punës, ndërsa shtoi se nuk e njihte personalisht as atë dhe as të birin deputet.

    Kodra pranoi dhe pagesat për mediat për marketing dhe marrëdhëniet me Universitetin Bujqësor të Tiranës në sponsorizime projektesh.

    “Në rastin e Tiranës, ne kemi mbi 1 milionë e 300 mijë euro shpenzime për sponsorizime shkollash, kontrata konsulence të cilët kanë paguar individë pedagogë për të shkruajtur shkrime pozitive për inceneratorin, nga të cilat shpenzime marketingu 450 mijë euro për mediat,” tha Tabaku duke e pyetur Kodrën se pse një kompanie të tillë i ishte dashur të bënte pagesa për mediat.

    Administratorja tha se shoqëria është private dhe si e tillë ka të drejtë të bëjë kontrata publicitare dhe se me universitetin bujqësor të Kamzës kishin marrëveshje bashkëpunimi. “Landfilli është kthyer në një auditor për studentët,”tha ajo.

    Deputetët demokratë i vunë në dukje administratores se kompania që ajo përfaqësonte e rriste fitimin çdo vit sipas të dhënave dhe kërkuan të dinin se si ishte arritur ky fitim që në vitin 2020 kapte sipas tyre shifrën 774 milionë lekë.

    “Fitimi ynë vjen nga shërbimet që ne ofrojmë,” tha jo, duke përmendur shërbimin e depozitimit të mbetjeve nga bashkitë si dhe depozitimit të dherave nga kompanitë e ndërtimit.

    Jorida Tabaku tha se kompania ka pasur një garanci bankare prej 100 mijë lekësh dhe kompania ka marrë një kredi bankare të cilën e ka përdorur të gjithën për investimin dhe nuk ka pasur asnjë kapital të vetin.

    “Unë kam marrëveshjet e kredisë dhe barrë siguruese është vendosur kontrata koncesionare. Ne këtu duam të provojmë që kompanitë me zero eksperiencë pa capital, pa investime në këtë fushë, kanë marrë një kontratë koncesionare pa pasur as fonde për t’i investuar,” tha Tabaku.

    Kodra pranoi se janë marrë dy kredi, por tha se nuk i kujtohej shifra e saktë dhe se do ia sillte komisionit me dokument.

    “Investimi është tërësisht privat,” tha ajo duke ripërsëritur se kompania nuk funksiononte me para publike, ndërsa milionat e buxhetit të bashkisë që shkojnë për kompaninë ajo i referoi si tarifa për shërbimin e marrë.

    Grafiku i punimeve

    Deputetët e opozitës i kushtuan vëmendje pyetjeve lidhur me realizimin e punimeve sipas kontratës, duke theksuar disa herë se shteti paguan një tarifë 29 euro për incenerim të mbetjeve, një shërbim që nuk e merr.

    “Tarifa 29 euro për ton përfshin një kompleks shërbimesh,” pretendoi Kodra, që nga hyrja në landfill, depozitimi, diferencimi dhe deri tek incenerimi, proces për të cilin ajo pranoi se nuk kryhet akoma.

    Sipas administratores së kompanisë koncensionare, vonesat e punimeve kanë ardhur për faj të Autoritetit Kontraktor dhe se për këtë arsye kompania nuk kishte marrë penalitete për vonesat. Ajo solli si argument vonesën e lejes së ndërtimit nga Këshilli Kombëtar i Territorit, e cila është zbardhur vetëm në nëntor 2020.

    “Ne kemi bërë punime me një deklaratë paraprake të punimeve të nxjerrë nga Bashkia Tiranë deri në zbardhjen e lejes,” tha ajo, por nuk pranoi të quante si datë zyrtare të fillimit të punimeve periudhën para nëntorit 2020.

    “Të gjendur në kushte të vështira ku ndodhej venddepozitimi i Sharrës, nisëm menjëherë rehabilitimin e zonës. Ishte emergjencë mjedisore,” tha ajo.

    Deputetët e opozitës kërkuan të dinin se mbi çfarë dokumenti e bazonte ajo “emergjencën mjedisore”, pasi nuk dihet të ketë një vendim të tillë në rastin e Tiranës. Kodra një herë tha e ka shpallur qeveria, pastaj tha se nuk ishte e qartë për këtë por do t’ia vinte në dispozicion komisionit dokumentin të cilit i referohej.

    Për shtyrjen e punimeve ajo tha se ishte bërë një kalendar i ri punimesh pas zbardhjes së lejes së ndërtimit, të cilin e ka miratuar Njësia e Zbatimit të Projektit.

    Shumë nga pyetjet e deputetëve mbetën pa përgjigje, gjë që sipas deputetit Luçiano Boçi është “pengim i hetimit”.

    Në komision dëshmoi dhe ish-administratori i kompanisë konçnesionare të inceneratorit të Fierit “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”, Arenc Myrtezani, gjatë vitit të parë të zbatimit të kontratës.

    Edhe Myrtezani tha se kishte ardhur me nxitim dhe nuk ishte përgatitur për t’u përgjigjur pyetjeve. Lidhur me periudhën kur ai ishte administrator tetor 2016-shtator 2017, ai tha se ishte vonuar nisja e punimeve për shkak të probleme që kishin dalë me studimin e fizibilitetit dhe protestave të banorëve. Myrtezani pranoi se i njihte nga afër Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallen para se të punonte në inceneratorin e Fierit, pasi kishte punuar për Integrated Technology Services.

    Myrtezani tha se e kishte lënë punën si administrator pasi nuk e përballonte dot rrugën nga Tirana në Fier, por Tabaku i nxori një dokument pagese që tregonte se ai vijonte të punonte pranë kësaj kompanie dhe mbante titullin drejtor.

    “Ju paguheni me pagë 3-fish më të lartë se administratori aktual,” i tha ajo, duke iu referuar shifrës 9 milionë të vjetra në muaj. Myrtezani tha se nuk kishte marrë kurrë kaq pagë nga kompania dhe tentoi ta kthente me humor situatën, duke u shprehur i habitur se “ku kishin shkuar lekët e tij”.

    Anëtarët socialistë në Komision patën shumë pak pyetje dhe vazhdimit kundërshtuan pyetjet e kolegëve të tyre demokratë, duke i cilësuar jashtë objektit të hetimit marrëdhëniet mes kompanive private dhe kërkuan që dëshmitarët të mos mbahen më shumë se një orë në pyetje.

    Pas mbledhjes, Tabaku mbajti një konferencë për shtyp, ku deklaroi se se gjatë marrjes në pyetje të dy dëshmitarëve ishin evidentuar shkelje shumë të rënda dhe se bëhej fjalë për “një skemë të pastrimit të parave dhe të pagesave që kanë shkuar në duart e zyrtarëve shtetërorë”.

    Të parashikuar për të dëshmuar të hënën ishin dhe Faraudin Arapi, administratori aktual i kompanisë “Albtek Energy” dhe Loran Dusha që administron kompaninë koncesionare të Fierit, të cilët nuk u paraqitën. Arapi dhe Dusha kërkuan një seancë tjetër dëshmie në ditët në vijim.

    BIRN
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Rreth 4 orë para hetuesve të SPAK-ut, zbardhet dëshmia e ish-ministrit Lefter Koka

    Emri:  Koka1-1-752x440-1.jpg

Shikime: 520

Madhësia:  29.9 KB

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është marrë sot në pyetje nga Prokuroria e Posaçme lidhur me çështjen e inceneratorëve.

    Pas marrjes në pyetje për thuajse katër orë, që nga ora 10:00 e paradites, mësohet se ish-ministri ka thënë:

    “Kam zbatuar ligjin. Kam ngritur Komisione në përputhje me ligjin. Kryeni ekspertim nëse ka punime ose jo. Nuk i njoh fare kompanitë që përmendni”.

    “Unë po rri në burg në kundërshtim me ligjin, nuk jam i rrezikshëm dhe nëse do isha në arrest shtëpie, do bëja një mbrojtje efektive. Jam i gatshëm të deklaroj sa herë të më thërrisni”, tha Koka.

    I pyetur përse nuk është botuar në një revistë ndërkombëtare njoftimi për tenderin, Koka tha: “Nuk ankimohet ligji për prokurimin publik në këtë rast, por aplikohet VKM për koncesionet dhe PPP, i cili thotë që bëhet njoftimi elektronik në sistemin elektronik të aplikacionit.”

    Sa i përket akuzave për falsifikim firme për dokumentat e tenderit, Koka tha se “S’është firma ime”.

    “S’kam dijeni, nuk mund ta di unë nëse ka falsifikim. Edhe vetë prokurorisë ju desh të kryejë ekspertim.”

    Ndërsa për shpronësimin e tokës, përse e kanë kthyer nga tokë truall nga tokë arë, Koka u përgjigj:

    “Është trajtuar si tokë arë dhe jo tokë truall, se nëse do ishte trajtuar si truall, çmimi do ishte 6 herë më i lartë. Për më tepër, ajo tokë kur doli leja e ndërtimit u shndërrua nga tokë arë në tokë truall.”

    Për lidhjen me kompanitë e faturave, Koka tha: “Nuk i njoh, nuk kam asnjë lidhje dhe për vlerat që pretendohet që kam shkuar tek Sucra Alba, është kompani e vëllait i cili ndërroi jetë para pak kohësh, nuk kam lidhje. Ka 12 vjet që s’kam asnjë lidhje me këtë kompani.”

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Incineratori “grin” paratë e Tiranës, KLSH: S’ka djegie, por paratë paguhen paradhënie prej 2 vitesh

    Kontrolli i Lartë i Shtetit zbulon të tjera shkelje sa i përket koncesionit të incineratorit të Tiranës.

    Video: https://youtu.be/sQJIQ9Y-pMQ

    Për kundrejt pretendimeve të bashkisë së kryeqytetit që ka dalë garant se nuk pagesa për mbetjet është e përballueshme, auditimi nxjerr zbuluar problemet reale.

    Në raportin e fundit, ku janë shqyrtuar materialet deri në fund të vitit 2021, vihet re se Bashkia Tiranë arrin të mbulojë nga buxheti i saj vetëm 23% të shërbimit për vitin 2018, 47% për vitin 2019 dhe 38% për vitin 2020.

    Por një tjetër shqetësim është se banorët e Tiranës paguajnë për një shërbim nuk marrin.

    “Vihet re se si pasojë e mos përfundimit të ndërtimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve, Koncesionari ende sot nuk ka trajtuar dhe asgjësuar asnjë sasi mbetjesh të marra në dorëzim edhe pse pagesën për shërbimin e ka përfituar të plotë. Pra, Bashkia Tiranë prej 2 vitesh po parapaguan shërbimin e trajtimit të mbetjeve, i cili ende nuk kryhet”, thuhet në dokument.

    Por nuk është vetëm kjo. KLSH zbulon se edhe përzgjedhja e koncesionit është e gabuar. Në analizë sqarohet se edhe strategjia e Bashkimit Evropian së pari kërkon riciklimin e mbetjeve ndërsa asgjësimin e shikojnë si mundësi të fundit, kjo për shkak të kostove që ka, por edhe ndotjes.

    Në studimin për Kostot e një impianti të tillë rezulton se tre deri në pesë herë më shumë energji mund të kursehet përmes strategjive alternative të tilla si parandalimi, ripërdorimi, riciklimi dhe kompostimi sesa mund të gjenerohet nga djegia.

    Për shembull, një incinerator mund të djegë një ton letër dhe të gjenerojë rreth 8,200 megaxhaul/energji.

    Riciklimi i të njëjtit ton letër kursen rreth 35,200 megaxhaul të energjisë duke përfshirë në mënyrë efektive energjinë e nevojshme për prodhimin dhe furnizimin me letër të re, karburantin dhe kostot e energjisë që lidhen me prerjen e drurit, furnizimin me energji dhe transportimin e letrës në treg.

    Gjithashtu, ky studim tregon se për 24 nga 25 materiale të mbetjeve të ngurta, riciklimi kursen më shumë energji sesa gjenerohet nga djegia e tyre

    ORA NEWS

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    SPAK përfundon hetimet për inceneratorin e Elbasanit, 10 të pandehur

    Emri:  auto_auto_42_big15724183271670858168.jpg

Shikime: 493

Madhësia:  36.1 KB

    SPAK ka përfunduar hetimet sa i takon inceneratorit të Elbasanit dhe ka marr të pandehur 10 persona. Më konkretisht Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, të akuzuar për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’, ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’

    Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet për proçedimin penal nr.277 viti 2020, që bën fjalë për veprat penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’, ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’ të parashikuara nga nenet 248, 245, 260 dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese ‘në bashkëpunim’ sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal, në ngarkim të të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria ‘Albtek Energy’ sh.p.k dhe shoqëria ‘Integrated Technology Services’ sh.p.k.

    Objekti i hetimeve të këtij proçedimi penal kanë qënë veprimet e kryera për procedurën e ndjekur për lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt ‘Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë’, si dhe veprimet e kryera në fazën e zbatimit të kësaj kontrate konçensioni, kontratë e cila është lidhur midis Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë tregtare ‘Albtek Energy’ sh.p.k.

    Në përfundim të hetimeve paraprake në ngarkim të të pandehurve të mësipërm, janë mbledhur provat e nevojshme dhe është provuar fakti se janë konsumuar disa vepra penale, më konkretisht:

    Së pari, nga hetimet e kryera është provuar se në procedurën e dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës me objekt ‘Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë’, nuk janë kryer të plota veprimet përgatitore për dhënien e konçensionit, në kundërshtim me nenin 16 të ligjit nr.125/2013 ‘Për konçensionet dhe partneritetin publik privat’, në kundërshtim me nenet 5, 6, 7, 8, 13, 14/1, 26 të V.K.M nr.575, datë 10.07.2013 ‘Për miratimin e rregullave për vlerësimin dhe dhënien me konçension/partneritet publik privat’, me kreun II, pika 2/c, të V.K.M-së nr.1, datë 10.01.2007 ‘Për miratimin e rregullave të prokurimit publik’, të ndryshuar.

    Së dyti, nga hetimet është provuar gjithashtu fakti se nuk është zbatuar procedura e rregullt ligjore lidhur me llojin e procedurës që është përdorur për dhënien e konçensionit, në kundërshtim me parashikimet e nenit 22 të ligjit nr.125/2013 ‘Për konçensionet dhe partneritetin publik privat’, në kundërshtim me dokumentet standarde të tenderit të zbatueshme për konçensionet, në kundërshtim edhe me sugjerimet e Ministrisë së Financave dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Në rastin konkret, në procedurën e ndjekur për dhënien e konçensionit dhe lidhjen e kontratës me shoqërinë ‘Albtek Energy’ sh.p.k, është ndjekur procedura ‘me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit’, e rregulluar nga neni 33 e vijues të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 ‘Për prokurimin publik’, të ndryshuar. Proçedura e ndjekur për dhënien e konçensionit ‘me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit’, nuk është një nga proçedurat e parashikuara në nenin 22 të ligjit nr.125/2013, ku parashikohet se për dhënien e konçensionit munden të përdoren vetëm një nga tre proçedurat: i) proçedura e hapur; ii) proçedura e kufizuar; ose iii) proçedura me negocim, me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

    Veprimet dhe mosveprimet e mësipërme në kundërshtim me ligjindhe aktet nënligjore, përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit, si dhe i kanë sjellë personit juridik ‘Albtek Energy’ sh.p.k përfitime materiale të padrejta, pasi ka përfituar në kundërshtim me ligjin kontratën e konçensionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeveurbane dhe prodhimin e energjisë.

    Lidhur me këto dy momente, i pandehuri Lefter Koka në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, i pandehuri Alqi Bllako në cilësinë e ish Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, si dhe të pandehurit Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Etleva Kondi dhe Jonida Zeqo, janë akuzuar se kanë kryer veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal.

    Së treti, në përfundim të hetimeve paraprake janë mbledhur provat e nevojshme dhe është provuar fakti se nga shoqëritë tregtare’Albtek Energy’ sh.p.k (shoqëria që ka përfituar konçensionin)dhe ‘Integrated Technology Services’ sh.p.k (shoqëria që ka zbatuar punimet për ndërtimin e objektit të konçensionit) janë pranuar fatura tatimore shitje dhe janë paguar detyrimet financiare për këto fatura tatimore për disa shoqëri tregtare të tjera, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer nga këto shoqëri tregtare. Shuma totale e faturave tatimore për punime të papaguara është në vlerën 331,920,918 lekë, ndërsa shumat monetare që janë paguar për shlyerjen e këtyre faturave tatimore është në vlerën 329,475,608 lekë.

    Gjatë hetimeve paraprake për këtë proçedim penal janë mbledhur dhe janë siguruar provat e nevojshme që provojnë faktin se i pandehuri Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, nga shuma monetare që janë paguar nga shoqëritë ‘Albtek Energy’ sh.p.k dhe ‘Integrated Technology Services’ sh.p.k, ka përfituar shumën monetare prej 308,210,941 lekë, e cila përbën një përfitim material të parregullt, që është marrë në këmbim të favorizimit të padrejtë të shoqërisë ‘Albtek Energy’ sh.p.k në zhvillimin e proçedurës së dhënies së konçensionit dhe në lidhjen e kontratës së konçensionit me objekt ‘Ndërtimin dhe administrimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Elbasan, për prodhimin e energjisë’.

    E pandehura Stela Gugalla në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë ‘Albtek Energy’ sh.p.k, i pandehuri Klodian Zoto në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë ‘Integrated Technology Services’ sh.p.k, si dhe i pandehuri Mirel Mërtiri në cilësinë e pronarit faktit të shoqërisë’Albtek Energy’ sh.p.k, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në bashkëpunim me të pandehurin Lefter Koka, kanë përdorur një skemë fiktive të kryerjes së pagesave, të realizuar nëpërmjet dy shoqërive tregtare respektive, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë ‘përftim të parregullt’ si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

    I pandehuri Lefter Koka, në cilësinë e ish Ministrit të Mjedisit, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare ‘Albtek Energy’ sh.p.k dhe ‘Integrated Technology Services’ sh.p.k, që janë përfitueset e kontratës së konçensionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij. Marrja e përfitimeve është realizuar nëpërmjet skemës fiktive të kryerjes së punimeve dhe të kryerjes së pagesave, për të mbuluar dhe për të fshehur natyrën e vërtetë të origjinës së paligjshme të shumave monetare, natyrën e vërtetë të transferimit dhe të zhvendosjes së tyre, të cilat në të vërtetë përbëjnë ‘përftim të parregullt’ si rrjedhim edhe produkt të veprës penale të korrupsionit.

    Për veprimet e mësipërme, të pandehurit Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë akuzuar se kanë kryer veprat penale ‘Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’, kryer në bashkëpunim, si dhe ‘Pastrimi iprodukteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’ , kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245 e 25 dhe 287/2 iKodit Penal. Ndërsa, i pandehuri Leftër Koka është akuzuar se ka kryer edhe veprat penale ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’, si dhe ‘Pastrimi iprodukteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’ , kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 260 dhe 287/2 të Kodit Penal.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për të pandehurit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, shoqëria ‘Albtek Energy’ sh.p.k, si dhe shoqëria ‘Integrated Technology Services’ sh.p.k dhe ka paraqitur në datë 09.12.2022 në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq.

    Ndërkohë, për pretendimet të tjera të paraqitura nga kallëzuesit nëkëtë proçedim penal dhe për fakte dhe episode të tjera që kanë rezultuar gjatë veprimeve hetimore të kryera në këtë proçedim penal, është vendosur ndarja e çështjes penale dhe vazhdojnë tëjenë ende në fazën e hetimeve paraprake. Konkretisht, është vendosur ndarja e çështjes penale për këto rrethana:

    – Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në proçedurën e kalimit per miratim në Këshillin e Ministrave të projekt vendimit tëpropozuar nga Ministria e Mjedisit mbi bazën e të cilit është miratuar më pas V.K.M nr.907, datë 17.12.2014 që ka miratuar sigurimin e financimit të nevojshem të kontratës së konçensionit;

    – Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se funksionarët e Ministrisë së Industrisë dhe Energjisë, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Ministrisë së Drejtësisë, në kundërshtim me ligjin kanë kthyer përgjigje pozitive ndaj Ministrisë së Mjedisit lidhur me zbatimin e proçedurës ‘negocim pa shpallje’, duke përfshirë edhe provat dhe dokumentet që janë gjetur dhe janë nxjerrë nga kompjuterat e sekuestruara në banesën e të pandehurit Klodian Zoto;

    – Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se ka pasur mungesë kontrolli në zbatimin e kontratës konçensionare, si dhe rrethanat që lidhen me pretendimet se është dhënë në kundërshtim me ligjin miratimi për prodhimin e energjisë për shoqërinë ‘Albtek Energy’ sh.p.k me vendimin nr.792, datë 09.11.2016 për një afat prej 25 vjet;

    – Rrethanat dhe faktet që lidhen me personat e tjerë nën hetim, persona fizikë dhe personat juridikë, apo bashkëpunëtorë të tjerë të mundshëm, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me të pandehurit e mësipërm në kryerjen e veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale’, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

    – Rrethanat dhe faktet që lidhen me pretendimet se nga shoqëritë tregtare ‘Albtek Energy’ sh.p.k dhe ‘Integrated Technology Services’ sh.p.k, në bashkëpunim me subjekte të tjera tregtare, është kryer fshehje e të ardhurave dhe shmangie nga taksat dhe tatimet, duke mos kryer deklarime të sakta para organeve tatimore;

    – Rrethanat dhe faktet që lidhen që lidhen me punonjës të tjerë nëMinistrinë e Mjedisit, për të cilët dyshohet se mundet të kenëbashkëpunuar në kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;

    – Rrethanat dhe faktet që lidhen me dyshimet se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin në zhvillimin e proçedurës së prokurimit me objekt ‘Mbyllja e vënddepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park, Durrës’, me fond limit 1,684,288,721 lekë, si dhe në fazën e ekzekutimit të kësaj kontrate dhe transanksionet e mëvonshme që janë kryer lidhur me fondet e përfituara nëpërmjet kësaj kontrate prokurimi.

    Për faktet dhe rrethanat për të cilët është vendosur ndarja e çështjes penale, hetimet paraprake janë në vazhdim e sipër dhe ende nuk kanë përfunduar. Në përfundim të hetimeve paraprake do të informohet publiku për mënyrën e përfundimit të tyre.

    Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë

    Syri
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Incineratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, 4 për Bllakon

    Incineratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, 4 për Bllakon

    Emri:  lefter-koka.jpg

Shikime: 554

Madhësia:  31.9 KB

    SPAK ka kërkuar që ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i akuzuar për aferën e incineratorit të Elbasanit për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion, të dënohet me 10 vite burg.

    Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-ministri Koka do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg, nëse gjykata do të pranojëë pretencën e prokurorisë.

    Po ashtu për ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllakon ka kërkuar 4 vite burg.

    10 vite burg Mirel Mërtirin që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 6.8 muaj burg

    7 vite burg për Stela Gugalljan që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të kryejë 4.8 muaj burg.

    4 vite burg për Serafin Papën që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 2.8 muaj burg.

    4 vite burg për Pëllumb Abeshin që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 2.8 muaj burg.

    4 vite burg për Joniza Zeqon që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 2.8 muaj burg.

    4 vite burg për Bardhyl Çabini që për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 2.8 muaj burg.

    Sipas SPAK provohet fakti që janë kryer vepra penale, për ‘shpërdorim detyre’, ‘korrupsion’,’ pastrim parash’ e ‘shkelje të barazisë në tendera’. Procedura në negocimin pas shpalljes dhe koncesioni ju dha shoqërisë ‘Albetek Energy’ shpk.

    Ish-ministri Koka ka qenë përgjegjës për të kontrolluar të gjitha procedurat ligjore. Anëtarët e komisionit nuk kanë respektuar ligjin. Kontrata ka qenë e paracaktuar që të fitohej nga kompania Albtek Energy shpk. Mërtiri dhe Zoto kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me Alqi Bllakon dhe Etleva Kondin.

    Ish-ministri Lefter Koka, akuzohet se ka përfituar nga dy kompanitë koncensionare, rreth 3.6 mln euro.

    SPAK akuzon ish-zyrtarët e lartë se janë përfshirë në korrupsion dhe se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 4 milionë eurosh nëpërmjet një skeme me lëshimin e faturave fiktive në punët e kryera në inceneratorin e Elbasanit dhe kanë përfituar udhëtime dhe pagesa nga biznesmeni Klodian Zoto.


    Euronews

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Inceneratorët/ SPAK kërkon dyfish burg për Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon

    10 vite të tjera burg për Lefter Kokën dhe 7 vite të tjera për Alqi Bllakon. Janë dënimet që prokurorët e SPAK artikuluan në gjyqin për inceneratorin e Fierit kundër ish-ministrit të mjedisit dhe ish-deputetit të Partisë Socialiste, të përfshirë në aferën korruptive.

    Nëse shpallen fajtorë, vitet e burgut reduktohen për shkak të gjykimit të shkurtuar, por ato i shtohen pretencës së mëparshme në seancën gjyqësore për inceneratorin e Elbasanit. SPAK i kërkoi dy javë më parë sërish 10 vjet burg për Lefter Kokën dhe 4 vite për Alqi Bllakon.

    Ky i fundit akuzohet se ndërsa firmoste dhënien e konçensionin për “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” sh.p.k, kishte punësuar të atin si “drejtor kantieri” me pagë 6 mijë euro në muaj. Llogaritet se babai i tij ka marrë 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë. Bllakos i është konfiskuar një shtëpi që ka pak a shumë këtë vlerë në lekë.

    Shuma që akuzohet se ka përfituar Lefter Koka është shumë e madhe, diku tek 3.7 milion euro. Prokurorët e SPAK thonë se Koka kishte krijuar disa kompani dhe nëpërmjet faturave fiktive merrte para nga Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, në këmbim të firmës për konçensionin.

    Koka dhe Bllako janë dy politikanët e vetëm të arrestuar për një aferë që në 30 vjet do t’i kushtojë buxhetit të shtetit disa qindra milionë euro. Por, ndërsa mbi këta të dy po shtohen vitet e burgut që kërkon prokuroria, faktet tregojnë se afera dirigjohej nga më lart.

    Sipas dokumentave që tashmë janë publikuar në media, për dhënien e koncensionit të Elbasanit nuk u angazhua vetëm Lefter Koka, por e gjithë qeveria. Një kompanie anonime dhe pa eksperiencë iu dha përmes procedurës “me negociim pa shpallje” 21 milion euro përmes një serie vendimesh të disa ministrive në datën 16 dhjetor 2014.

    Kompania “Alb-tek” kishte paraqitur një “ofertë të pakërkuar” dhe paratë e buxhetit do t’i kalonin pa garë dhe pa tender, me alibinë e “emergjencës…” Brenda së njëjtës ditë ashtu siç duket lart djathtas në dokumentin poshtë, kërkesa bëhet menjëherë një draft kontratë 40 faqe…që firmoset po brenda ditës (këtu poshtë).

    Emri:  Kontrata-per-inceneratorin-e-Elbasanit.jpg

Shikime: 480

Madhësia:  50.6 KB

    Kjo kontratë e hartuar dhe e firmosur i niset për marrje opinion ministrive të tjera dhe brenda ditës, studiohet, jepet mendimi, arrihet në konkluzionin që oferta është e vlefshme dhe me çmim të arsyeshëm, hartohet kontrata 40 faqe, u dërgohet ministrive të tjera, ato e miratojnë dhe kthejnë përgjigje pozitive. Brenda datës 16 dhjetor 2014, kontrata negociohet dhe mbyllet.

    Me pak fjalë, do të ishte e pamundur që Lefter Koka të lëvizte të gjitha ministritë me shpejtësi rrufe për të miratuar kontratën e inceneratorit në Elbasan, prandaj veprimet e kësaj date janë një nga provat direkte se autoriteti që i miratoi inceneratorët shkonte përtej tij.

    Emri:  Inceneratori-i-Elbasanit-1.jpg

Shikime: 489

Madhësia:  37.7 KB


    “Korrektësia” me pagesat e inceneratorëve

    Përpikëria e qeverisë përkundrejt bosëve të inceneratorëve ka qenë e rrallë. Duke pasur miliona euro detyrime buxhetore për kompani të tjera, që realisht kryejnë punime Ministria e Financave ka shfaqur një korrektësi për t’u admiruar përkundrejt Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalljas. Edhe kur inceneratorët e Elbasanit e të Fierit ishin të sekuestruar nga SPAK, edhe kur të lartpërmendurit ishin në arrati, të shpallur në kërkim nga SPAK, ata i kanë marrë paratë në kohën e duhur.

    Të dhënat zyrtare nga dega e thesarit në Ministrinë e Financave tregojnë se paratë janë alokuar dhe vazhdojnë të paguhen rregullisht në afatin e caktuar.

    Ky rigorozitet me të cilin qeveria i trajtoi të ardhurat e inceneratorëve edhe kur Lefter Koka ishte në burg, është një tregues tjetër se ai ishte vetëm një mekanizëm i projektit që kushton disa qindra miliona euro për djegien e mbetjeve.


    Avokatia që kryeministri i bën inceneratorëve


    Pavarësisht kostos politike që i dhanë inceneratorët, si një nga aferat më të mëdha të korrupsionit të zbuluara ndonjëherë në Shqipëri, kryeministri Rama vazhdon të flasë me nota pozitive për to. Edhe sot, kur ka një ish-ministër në burg, një ish-zv.kryeministër nën hetim, një ish-deputet në burg, Rama i fton qytetarët të shohin godinat që djegin plehra dhe jo ryshfetin që morën deputetët.

    Emri:  Fotot-e-montuara-te-Rames-per-inceneratoret.jpg

Shikime: 467

Madhësia:  49.4 KB

    Madje, pas arrestimit të Kokës, Rama i mbrojti inceneratorët permes një teknike televizive të tipit “si ka qenë” dhe “si është” në vendet e grumbullimit të mbetjeve në disa qytete. Mbi inceneratorët, ai vendosi logon e Partisë Socialiste.

    Por, kur u pyet për firmën e tij në një bonus-dhuratë për kompaninë e Klodian Zotos me firmën e tij, Rama u justifikua duke thënë se dosjet që i vinin në tryezë janë të shumta. Ngriti krahët për të treguar dengun me dokumenta dhe tha: “E di si vihen ato firmat e mia? Vijnë ato dosjet të gjitha tak, tak, tak kështu. Dhe unë firmos pam, pam, pam!”.

    Lapsi

  7. #27
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Meço: Shqiptarët paguajnë 80 mijë euro në ditë për inceneratorët që nuk ekzistojnë

    Video

    E ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të folur për temën e ditës, atë të kërkesës për të arrestuar ish ministrin, Ahmetaj ishte gazetarja, Sonila Meço.

    Meço është shprehur se përgjegjësi kryesor për ngritjen e inceneratorëve dhe që prodhojë 17 vendime në një ditë është kryeministri i vendit.

    "Thelbi që ka prekur prokuroria është periferia e çështjes, ne sot jemi njohur me akuzën ndaj Ahmetajt dhe nuk e ka në thelb shpërdorimin e detyrës por ka korrupsionin pasiv, fshehjen e pasurisë, pastrimin e parave dhe e thënë e fjalë të thjeshta se Ahmetaj ka shtrirë influencën e tij për ngritjen e inceneratorëve dhe ne akoma nuk e e dimë se ku qëndron akti në vetvete i korruptimit i cili sot i bën shqiptarët të paguajnë për një shërbim që nuk e marrin.

    Kemi një kryeministër që është ende krenar për një incenerator që nuk ekziston dhe ka mbledhur qeverinë për të bërë fushatë në inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria a mund të na thotë a e gjen prokuroria shpërdorimin e detyrës lart atje ku duhet të ishte prodhuar inceneratori sepse qeveria ka prodhuar 17 vendime në ditë për ti krijuar këto biznese.

    Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë 80 mijë euro në ditë te persona që janë në krim për një skandal të tillë vjedhje. Ahmetaj sot dënohet për një çështje që nuk është çështje pasi ai po hetohet për influencë për mikun e tij për të përfituar një biznes por në vetvete ai biznes nuk është ngritur akoma. Ai që është përgjegjës për të gjitha politikat, urdhërimin e qeverisë, parlamentit e drejtësisë është kryeministri."

    Syri

  8. #28
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Dosja e SPAK/ Si iu shmang Rama firmës për inceneratorin e Elbasanit

    Emri:  Rama-ne-zyre-duke-vizatuar.jpg

Shikime: 462

Madhësia:  49.1 KB

    Një batutë e Edi Ramës në Komisionin Hetimor për inceneratorët, shoqëruar me gjestikulacione për mënyrën se si ai firmoste dokumentat shtetërorë kapi menjëherë vëmëndjen e kundërshtarëve të tij politikë. “Firmat e mia… E dini si vihen ato firmat e mia? Vijnë ato dosjet… tak, tak, tak, tak kshu dhe unë firmos, pam-pam-pam-pam…” tha Rama, ndërsa lëvizte duart për të ilustruar mënyrën se si hidhte firmat mbi dokumenta. Menjëherë deklarata u shndërrua në një video-mesazh nga Partia Demokratike.

    Video

    Rama donte të jepte idenë se ishte shumë i pavëmëndshëm kur firmoste dokumentat në mbledhjet e Këshillit të Ministrave. Sepse përgjegjësia për përmbajtjen e tyre ishte e vartësve të tij në kryeministri. Me pak fjalë, kreu i qeverisë nuk mund të kontrollonte ligjshmërinë e procedurave në dokumentat që i vinin në tryezë.

    Por këtë të enjte në parlament, Sali Berisha e akuzoi Ramën se është i kapur mat me firmën për vendimin nr.907 të Këshillit të Ministrave që ka lidhje me inceneratorët.

    “Edi Rama dhe Agaçi firmosën për kontratën me negociatë të mbyllur. Me një procedurë që e ndalon ligji. Ua them si ish-kryeministër se kryeministri ka përgjegjësi për çdo firmë që vendos, dhe firma e Edi Ramës për negociata të mbyllura, është firmë kriminale, është vepër penale e tij dhe Engjëll Agaçit dhe të gjithë atyre që e zbatuan” tha Berisha.

    Procedura “me negociim pa shpallje” është mënyra me të cilën kaloi për miratim Inceneratori i Elbasanit. Procedura është një shpikje nga hiçi, një shkelje që prokurorët e SPAK ia gjetën Lefter Kokës në morinë e dokumentave, përmes së cilës u bë e mundur që Klodian Zotos dhe të tjerëve t’i kalonin paratë e inceneratorit të Elbasanit.

    Ligji parashikon vetëm tre lloje procedurash për konçensionet: 1) e hapur, 2) e kufizuar, 3) me negocim me shpallje njoftimi.

    Në dosjen e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt është trajtuar kalimi i procedurës së paligjshme në disa institucione deri në vendimin me nr.907 të Këshillit të Ministrave. Në dosje madje janë përfshirë edhe zërat kundër.

    Shkëlqim Cani e refuzoi si të jashtëligjshme dhe kërkoi korrigjimin e saj. Kur u pyet në Komisionin Hetimor për inceneratorët, Shkëlqim Cani u shpreh: “Kemi refuzuar miratimin e projektit të Elbasanit sepse procedura nuk ishte në përputhje ligjin. Është normale të vepronim kështu”.

    E njëjta procedurë ishte kundërshtuar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë së Prokurorimit Publik, Eduart Ahmeti. Në dosjen e SPAK citohet përgjigjia e Eduart Ahmetit për Lefter Kokën, ku ai i kujton se procedurat e parashikuara nga ligji dhe vërejtjen për ta korrigjuar dokumentat.

    Pavarësisht zërave që e kundërshtonin procedura e paligjshme mbërriti deri në tryezën e punës së Edi Ramës. Pritej tani që ai ta firmoste, njësoj siç bënte me dokumentat e tjerë… tak tak tak tak. Por Rama iu shmang firmës për paligjshmërinë. Në mbledhjen e qeverisë kur duhej të kalonte vendimi me nr.907 Rama ia la zv.kryeministrit të atëhershëm, Niko Peleshit për ta hedhur firmën. Dosja e SPAK sqaron se në vendim kishte edhe një gabim teknik dhe Niko Peleshi e ka firmosur sërish dokumentin e korrigjuar.

    Shmangia e Ramës nga firma për miratimin e procedurës së paligjshme të inceneratorit të Elbasanit nuk është diçka e re. Lapsi.al edhe më parë ka raportuar për bishtnimin që i bën Rama hedhjes së firmës për akte të tjera që mund ta çojnë atë në ndjekje penale. Për shembull, për kalimin e pronësisë së truallit ku ngrihej Teatri Kombëtar tek Bashkia e Tiranës, Rama ia ngeci firmën Erjon Braçes. VKM e sigluar nga Erjon Braçe në atë kohë ishte shumë problematike, sepse siç sqaroi Gjykata Kushtetuese, Bashkia duhej ta dorëzonte tek Ministria e Kulturës truallin përreth ish-teatrit dhe më pas ajo duhej regjistruar në kadastër.

    Edhe në vitin 2018, pasi kishte vendosur personalisht se do ndërtonte një teatër me kulla, ai çoi përpara ligjin skandaloz special, që u hodh poshtë së fundi nga Kushtetuesja. Kur do t’ia kalonte për votim kuvendit këtë projektligj, Edi Rama nuk firmosi vetë, por ia la për siglim zv/kryeministres Senida Mesi.

    Sërish në vitin 2021, qeveria kaloi një vendim tjetër kontravers për dhurimin e trojeve në bregdet me një çmim prej 10 euro për m2 për oligarkët. Edhe në atë rast, duke ditur se bëhej fjalë për një firmë që mund të rezultonte me pasoja, Rama ia la për ta firmosur Erjon Braçe.

    Këto bishtnime që përsëriten, sa tek inceneratorët, tek teatri, apo për tokat që i dhurohen oligarkëve, tregojnë se Rama nuk është aq i pavëmëndshëm sa ç’kërkon të shitet. Teoria se ai nuk di gjë, por janë të tjerët që i dorëzohen pushtetit të parasë dhe të karriges dhe nisin e hanë dardha dhe mollë pas shpinës së tij, në këtë rast nuk qëndron. Përndryshe, nëse do të qe kaq naiv, kryeministri do kishte lënë diku një firmë që e kompromentonte penalisht, njësoj si bashkëpuntorët e tij më të ngushtë që sot janë në burg.

    Lapsi.al

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Si përfitoi Alqi Bllako rreth 120 mijë euro nga kompania e inceneratorëve

    Emri:  auto_273941385_352466000069677_1223341693781040500_n1691338629.jpg

Shikime: 445

Madhësia:  35.7 KB

    Dokumente të reja janë publikuar lidhur me kompaninë e inveneratorëve dhe aktivitetet e kryera nga ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako. Në dokumentin e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala raportohet lidhur me fazën e hetimit ku edhe janë evidentuar disa vepra penale.

    Pra, faza hetimore për inceneratorin në landfillin e Tiranës vazhdon, ku mblidhen dokumente, fakte dhe prova. Në dokumentin e siguruar gjithashtu shkruhet se Alqi Bllako, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka kërkuar dhe përfituar në mënyrë të parregullt nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri vlerën prej rreth 119.755 euro, me qëllim favorizimin për dhënien e koncesionit shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B. V.”, dhe kjo ka pasur aksioner Klodian Zoton, i cili ka qenë aksioneri i vetëm i kompanisë “ITS”.

    Emri:  auto_b141691338620.jpg

Shikime: 463

Madhësia:  29.0 KB

    Emri:  auto_b151691338625.jpg

Shikime: 457

Madhësia:  32.2 KB

    “Këtë përfitim të parregullt, sipas SPAK, shtetasi Alqi Bllako e ka siguruar në mënyrë të tërthortë nëpërmjet Klodian Zotos, duke u kryer pagesa për makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen dhe certifikimin e shisheve, makineri për gazifikim e pijeve me vlerë 119.755 euro.”, thuhet më tej në dokument.

    Gjithashtu është zbuluar edhe blerja e një makinerie prodhimi me vlerë 120 mijë euro, ku blihet nga një kompani e bashkëshortes së Klodian Zotos dhe më pas i kalohet Alqi Bllakos.


    Balkanweb

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,008
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Si përfitoi edhe shoferi i kompanisë së Zotos e Mërtirit 6 milionë euro nga qeveria Rama

    Kanë vjedhur aq shumë me aferën e inceneratorëve sa u ka ardhur radha edhe shoferave të përfitojnë miliona euro nga taksat e shqiptarëve nëpërmjet kompanive fantazma.

    Nuk janë bandë, por karteli i mirëfilltë (inceneratorët) që ka kapur qeverinë me Edi Ramën brenda.

    Në verën e vitit 2019, Edi Rama deklaron publikisht projektin e tij për të kthyer në park të gjelbër zonën e mbetjeve në Porto Romano. I ashtuquajturi Eco Park Durrës!

    Rama deklaronte se do ta bënte këtë me ndihmën e privatit.



    Tre muaj më vonë, në 16.10.2019, AKUM ku Alqi Bllako është drejtor, shpall tenderin për ndertimin e Eco Park Durrës.

    Procedura anullohet në datën 03.12.2019, vetëm 3 ditë përpara se të hapeshin ofertat.

    Në datën 16.12.2019 Edi Rama firmos një vendim, si kryetar i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile. Në vendim ka dy pika:

    a- Mbetjet e krijuara nga tërmeti i 26.11.2019 për qarkun Tiranë, Lezhë, Durrës do të depozitohen në lanfildin e Porto-Romanos.

    b- AKUM ngarkohet të marrë masa për inkapsulimin e zonës së Porto-Romanos dhe rijetësimin e kësaj zone me procedure të përshpejtuar në kushtet e emergjencës së krijuar.

    Në datën 21.12.2019 midis kompanise Victoria Invest International sh.p.k dhe kompanisë De Mare s.r.l lidhet një marrëveshje bashkëpunimi (JV) për të marrë pjesë në procedurën tenderuese të AKUM.

    Në datën 27.12.2019 midis AKUM dhe JV (De Mare & Victoria) lidhet kontrata me negociim të drejtpërdrejtë në vlerën 1.9 miliardë lekë të reja, apo ndryshe 17 milionë euro.

    Në datën 14.05.2020, pra rreth pesë muaj më vonë, midis JV De Mare s.r.l & Victoria Invest dhe Kompanisë ARTCON sh.p.k, në pronësi të Denis Ymerit, lidhet kontratë nënkontraktimi për punime civile në Porto Romano, në vlerën 649 milion lekë të reja, apo ndryshe 6 milionë euro.

    Emri:  auto_denis_ymeri1691501857.jpg

Shikime: 449

Madhësia:  29.1 KB

    Emri:  auto_denis_ymeri_21691501856.jpg

Shikime: 456

Madhësia:  23.3 KB

    Për ata që i bën kureshtarë emri i panjohur Denis Ymeri, ai ka qenë shofer pranë kompanisë INTEGRATED ENERGY sh.p.k, prej datës 15.03.2020. Pra, shofer i kompanisë së Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

    Pra, siç shihet nga dokumentat, kompania ARTCON është themeluar nga Ilsa Zoto, bashkëshortja e Klodian Zotos. Në datën 23.11.2016 Ilsa Zoto i shet aksionet te Denis Ymeri. Në datën 04.05.2020 kompania ndryshon emrin nga Artemis Farm në ARTCON.

    Kupola politico-mafioze e inceneratorëve ka ndarë para me kë ka mundur, siç është edhe rasti i shoferit të kompanisë së Zotos e Mërtirit.

    Nëse në vitet 2016-2017...kjo kompani kishte bilance negative, fill pas deklaratave të kryeministrit dhe lidhjeve të skemës mafioze, kompanisë i shndërrohen bilancet brenda një viti shumë pozitive, llotari.

    Emri:  auto_054a089e-1dae-428c-9931-ae6bf4a0474f1691501900.jpg

Shikime: 460

Madhësia:  52.6 KB

    Emri:  auto_e44d3fd1-d948-44ca-959b-110bb3e2e80e1691502240.jpg

Shikime: 456

Madhësia:  44.7 KB

    Syri

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Haxhiu tregon sa miliona euro janë shpenzuar për liderët e UÇK-së
    Nga Akuamarini në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2023, 15:09
  2. PD: Në dogana u vodhën 17 milionë euro në vitin 2015
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2016, 14:16
  3. Dy banda në Shqipëri vidhnin miliona euro në banka të BE dhe SHBA
    Nga ATMAN në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2012, 15:27
  4. Financuesit e PDK-së përfitojnë miliona euro tenderë publikë
    Nga fattlumi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-02-2011, 13:35
  5. Piratët e internetit, vjedhje miliona euro filmave shqiptarë
    Nga Cimo në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-09-2007, 17:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •