Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 40
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    “Kam zbatuar ligjin”, zbardhet dëshmia. Ja çfarë deklaroi ish-ministri Lefter Koka para trupit gjykues pas akuzave për korrupsion me inceneratorët

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka mbajtur një qëndrim mohues ndaj 3 akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me çështjen e abuzimit me inceneratorët.

    Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për ‘BalkanWeb’ detaje nga seanca e sotme gjyqësore, ku Kokës do t’i komunikohet edhe masa e sigurisë. Ai ka pohuar para togave të zeza se ka zbatuar vetëm ligjin. “Kam zbatuar ligjin”, mësohet të jetë shprehur Koka.

    Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

    Kujtojmë se në kërkim janë shpallur biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

    Balkanweb

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka



    ORA NEWS

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Me zë dhe figurë/ Si e mbuloi Rama aferën e inceneratorëve me flamurin e Partisë Socialiste

    Emri:  Capturefdfjutj.jpg

Shikime: 666

Madhësia:  49.4 KB

    Arrestimin e Lefter Kokës, kryeministri e përcolli si një ngjarje periferike. Pa shpjegime, me sa më pak vëmëndje dhe me një koment të thjeshtë në Facebook tentoi ta minimizojë përgjegjësinë e tij si kryeministër, për një aferë korrupsioni që do të kishte qenë e pamundur të ndodhte pa lëvizur mekanizmin e të gjitha ministrive nën qeverinë e tij.

    Një komentuesi në Facebook, Rama iu përgjigj se arrestimi “nuk i bën përshtypje” dhe se “Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt”.

    Në fakt, logon e Partisë Socialiste, para zgjedhjeve e përdori për t’iu bërë mburojë aferës që mbante erë, sepse i duhej ndikimi i Lefter Kokës në Durrës dhe lidhjet e tij me të pakënaqurit në LSI për zgjedhjet e 25 Prillit.



    E bëri këtë në 21 Tetor të 2020, dy ditë pasi kallëzimi për Lefter Kokën u dorëzua në SPAK.
    Rama mori foltoren e partisë, banderolat me logon e PS, karriget dhe regjinë lëvizëse të ERTV dhe i çoi të gjitha në inceneratorin e Elbasanit nga ku nisi të flasë për prurjet e reja në Partinë Socialiste, por edhe duke sulmuar opozitën për inceneratorët. Futja e Rilindjes brenda në incenerator e shndërroi partinë më më të madhe në vend në avokatin numër një të Lefter Kokës. E gjitha ishte në kundërpërgjigje për hetimet e prokurorëve të SPAK, që kishin në dorë dosjen e përgatitur nga opozita. Video më poshtë:



    Edhe në emisionin Opinion, kur u vu përballë parregullsive që kishin dalë për procedurat e koncensionit të inceneratorit të Elbasanit, bëri të njëjtën gjë. Në studion e Opinion u shfaq një ekran i ndarë në dysh, ku në njërën anë ishte një fushë plehrash dhe në anën tjetër inceneratori, mbi të cilin shkruhej Partia Socialiste e Shqipërisë.

    “Kjo është prona e shtetit shqiptar me partinë tënde. Kjo është prona e shtetit shqiptar me qeverinë time. Kjo është pronë publike. Privati ka mbaruar punë dhe tani ia kalon shtetit” shprehej kryeministri për projektin për të cilin sot është në qeli ish-Ministri i tij i Mjedisit. Video më poshtë:



    Koncesionet e inceneratorëve u kanë kushtuar shqiptarëve deri më tani mbi 12 miliard lekë. Për inceneratorin e Elbasanit janë paguar, 4.1 miliardë, për atë të Fierit 3.6 miliardë, ndërsa për atë të Tiranës deri në fund të këtij viti llogariten të paguhen 4.5 miliardë lekë.

    Për aferën e incineratorëve janë kallëzuar në SPAK nga opozita edhe Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, ëngjëll Agaçi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, zv.kryeministri aktual, Arben Ahmetaj dhe deputeti i PS, Alqi Bllako.

    I vetmi që provoi prangat është Lefter Koka, ndërkohë që Rama premton se nuk do ta përdorë më flamurin e PS për mburojë nga drejtësia e re. Në aktet e denoncuara për inceneratorët nuk gjendet asnjë firmë e Edi Ramës, sepse në mbledhjet ku janë marrë vendimet ka firmosur ish-zëvendësi i tij Niko Peleshi.

    Lapsi.al

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Inceneratori i Tiranës/ Dokumenti me firmë që akuzon Veliajn

    Emri:  lali-djeges.jpg

Shikime: 655

Madhësia:  35.0 KB

    Një shpërthim i papritur replikash mes Erion Veliajt dhe gazetarit investigativ, Artan Hoxha, i nisur fillimisht për përdorimin e një veture Mercedes nga kryebashkiaku, është shndërruar papritmas në një denoncim për implikimin e Lali Erit me çështjen e nxehtë të inceneratorëve. Artan Hoxha duke u përgjigjur se ai nuk është pjesë e grupit të gazetarëve që paguhen nga Bashkia, për ta vërtetuar këtë ka bërë publik edhe një dokument me nënshkrimin e Veliajt për miratimin e inceneratorit të Tiranës. Ai e ka shoqëruar atë me shënimin: “Nuk kam qenë, nuk jam dhe nuk do të jem kurrë në listë-pagesën e borderosë tuaj, sepse është borderoja më e madhe kriminale se çdo organizatë kriminale në këtë vend. Ja si mbyllet shkresa, me numër protokolli 9275, ku jepet miratimi për ndërtimin e inceneratorit 128 milionë euro të Tiranës” ka shkruar ai.

    Emri:  auto_hoxha11640769463.jpg

Shikime: 676

Madhësia:  44.1 KB

    Nisur nga ky denoncim, Lapsi.al është përpjekur të mësojë se pse kjo shkresë dhe ky nënshkrim duhet ti djegë së tepërmi kryebashkiakut aktual?

    Për të kuptuar këtë duhet njohur pak historia e kësaj afere. Kompania ‘Integrated Energy BV u angazhua që do të ndërtonte djegësin e Tiranës i cili do të financohej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë.

    Sipas të dhënave të mëvonshme që nxori Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe i bëri publike opozita, kjo qe një ndërmarrje korruptive që do ti kushtonte publikut shqiptar tre fish më shtrenjtë. Po cili qe roli i Veliajt në këtë ‘grup të strukturuar” që dyshohet se ka ndyer duart në një grabitje?

    Hipotezat që dalin nga kqyrja e dokumentit që i ka rikujtuar Artan Hoxha janë dy. E para, se me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të një vepre, disa nga nismëtarët e së cilës sot janë në arrest nga SPAK, Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrë edhe ato të këshillit bashkiak. Por sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak. “Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,” thekson KLSH.

    Por, përpos këtij implikimi të drejtëpërdrejtë kryebashkiaku akuzohet edhe tërrthorazi se në bashkëpunim me të tjerë, është bërë pjesë e devijimit të procedurave për ngritjen sa më shpejt të inceneratorit të Tiranës. Gjatë një koresponndence mes ministrisë së Ekonomisë, asaj të Mjedisit dhe Bashkisë është kërkuar që të jepej miratimi i katër Bashkive të qarkut të Tiranës (pra dhe Vora, kamza dhe Kavaja) që do të digjnin mbetejet e tyre dhe do të paguannin inceneratorin. Por procedura është kryer duke marrë vetëm firmën e Veliajt dhe duke i anashkaluar tre të tjerat.

    “Kontrata koncesionare është një kontratë problematike, pasi që në hyrje të saj thuhet shprehimisht se koncensionari do të furnizohet me mbetje nga të gjitha njësitë përbërëse të qarkut Tiranë, konkretisht Bashkia Tiranë, Vorë, Kavajë dhe bashkia Kamëz, duke cënuar kështu autonominë e këtyre të fundit lidhur me çështjen e mbetjeve urbane, pasi nga asnjë korrespondencë, nuk rezulton që këtyre t’ju jetë marrë pëlqimi për të qenë pjesë e kontratës koncesionare”, tha në hapje të komisionit hetimor deputetja Jorida Tabaku që e ka ndjekur qe ne fillim kete skandal.

    Por, nëse në këtë rast të dytë, Veliaj mund të mbrohet pasi mund ti shmanget përgjegjësisë për mënyrën se si e kanë interpretuar të tjerët firmën e tij, për akuzën e parë, atë se ka firmosur në një shkresë pa marrë miratimin e këshillit bashkiak ai del krejtësisht zbuluar.

    Kaq do të mjaftonte që një SPAK, i drejtë dhe i paanshëm, të trokiste në zyrën e tij si në derën e një njeriu që është bërë pjesë në një mega aferë që do ti kushtojë publikut diçka më pak se 500 milionë euro.

    Dhe pikërisht sepse këtu Veliaj është shah mat, gazetari Artan Hoxha, i kujtoi dokumentin më firmën e tij që tashmë është bërë viral në rrjet.

    Lapsi.al

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Skandali i Inceneratorëve/ Dyshime mbi 125 mijë eurot e deputetit Bllako

    Emri:  bllako-euro.jpg

Shikime: 658

Madhësia:  41.4 KB

    Pas arrestimit të Lefter Kokës nga SPAK në qendër të akuzave për aferën skandaloze të inceneratorëve është vënë deputeti aktual i PS-së dhe ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako.

    Në një video të publikuar nga Monika Kryemadhi, ai është akuzuar se ka marrë rryshfet nga inceneratori i Tiranës, plot 125 mijë euro, duke e kamufluar këtë si pagë fiktive për të atin e tij, që rrezulton në borderotë e pagave të kësaj kompanie me një rrogë me 10 mijë dollarë në muaj. Pra aludimi i LSI-së është i qartë, në këmbim të nënshkrimeve dhe favoreve që djali ka bërë në detyrën e tij si funksionar publik, Bllakot, at e bir, kanë ngritur një skemë të kamufluar për të marrë ryshfet.



    Deputeti i PS-së dhe ish bashkëpuntori i Lefter Kokës i ka mohuar këto akuza duke thënë se ai nuk është në konflikt interesi dhe e dyta se i ati i tij është paguar si një inxhinjer i thjeshtë për punën që ka bërë.
    Një një sqarim publik të botuar këtë të hënë ai thekson se nuk ka qenë në konfikt interesi pasi ai e kishte lënë detyrën rreth një muaj përpara 31 gushtit 2017, kur u shpall fituesi për impiantin e Tiranës. Edhe përpara kësaj date kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm, ai thekson se kurrë nuk ka qenë anëtar i asnjërit prej 3 komisioneve përgjegjëse për dhënien e 3 konçensioneve, për të cilat hidhen akuza.

    Lapsi.al i ka krahasuar faktet e bëra deri më tani publike për të parë kush është më pranë të vërtetës, LSI që akuzon, apo Bllako që thotë se ndaj tij po bëhet një hakmarrje personale.

    Deri më tani në publik kanë dalë shumë dokumenta të korrespondencës midis ministrive për të ndihmuar proceduarat në favor të inceneratorëve dhe në to duket qartë se ndryshe nga ç’pretendon Bllako është në brendësi të gjithë praktikave dhe dokumentat zyrtare siglohen për djeni të tij (poshte).

    Emri:  bllako.jpg

Shikime: 647

Madhësia:  21.9 KB

    Por pika ku ai del më zbuluar se kurrë është një dokument ku i përgjigjet një shkrese të ish ministrit të Financave, Arben Ahmetaj. Duke qenë se Inceneratori i Tiranës do të grumbullonte mbetjet e qarkut të Tiranës, pra të Bashkive Tiranë, Vorë, Kavajë dhe Kamëz, ministri i financave i kërkon me shkrim homologut të tij të mjedisit, miratimin e këtyre institucioneve për të shkuar përpara me projektin (letra poshtë).

    Emri:  bllako-1.jpg

Shikime: 653

Madhësia:  32.5 KB

    Por këtu ka një problem. Disa nga bashkitë kontrollohen nga opozita dhe dalin jashtë qerthullit të mbyllur të rilindjes. Dhe Alqi Bllako bën një manovër për ti lehtësuar punën e fitimit të tenderit inceneratorit. Ai i jep atributet e qarkut të Tiranës vetëm Erion Veliajt. Merr miratimin e tij dhe nuk i shkruan kryetarëve të bashkive, Kamëz, Kavajë dhe Vorë (Poshte).

    Emri:  bllako-2.jpg

Shikime: 647

Madhësia:  34.9 KB

    Fiks nje vit më pas inceneratori i Tiranës fillon të paguajë me 10 mijë dollarë në muaj si inxhirer babain e Alqi Bllakos. Në denoncimet e LSI-së aludohet se kjo është shuma e parave që u dha si rryshfet për të birin. Por, Alqi Bllako mbrohet duke thënë se i ati Edmondi ishte një inxhinjer mekanik në pension që iu rikthye punës “Si inxhinier mekanik, i specializuar për industrinë është profesionist dhe sipërmarrës i mirënjohur në këtë fushë prej 31 vitesh. Im atë, ka lidhur një kontratë afatshkurtër me afat të përcaktuar, si përgjegjës për detajimin e projektit mekanik, pjesë kjo e projektit tërësor të zbatimit, projektim i ardhur nga një kompani ndërkombëtare” ka shkruar ai.

    Po a është e besueshme kjo alibi?

    Ndonëse këtë punë e vendos drejtësia është e vështirë të besohet se një inxhnjer shqiptar të paguhet me 125 mijë euro për punën që bën sado e veçantë të jetë ajo. Aq më tepër që ky inxhinjer paguhet nga një kompani që ka përfituar nga nënshkrimet shtetërore të të birit. Akoma dhe më e dyshimtë bëhet e tëra kur mendon se Edmond Bllako është specialisti më i paguar në tërë borderonë e inceneratorit të Tiranës, ndonese kjo ndermarje punon ende si lanfild, para s’ka pasur nevoje per mekanike.

    Pra në rastin më të mirë alibia e deputetit socialist është shumë larg të qenit bindëse. Firmat që ai ka hedhur dhe paratë që i ati ka marrë janë një tjetër anë e errët e skandalit të madh të inceneratorëve.

    Lapsi.al

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Pagesat për inceneratorët, ekspertët sugjerojnë pezullim të kontratave koncesionare

    Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, ekspertët mendojnë se qeveria i ka mekanizma për t’i pezulluar apo prishur kontrat koncesionare të inceneratorëve, ndërsa ngrenë shqetësimin se qeveria po ndikon hetimet e SPAK.

    Pas një hetimi të gjatë, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me akuzat e ‘shpërdorimit të detyrës’, ‘korrupsionit pasiv’ si dhe ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’ gjatë procedurave për dhënien e koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit. Dy pronarët e kompanive të lidhura me inceneratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto u akuzuan gjithashtu për ‘korrupsion aktiv’ dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, por janë në arrati. Të dy ata zotërojnë kompanitë që kanë aktualisht kontrata për ndërtimin e inceneratorëve të Fierit dhe Tiranës me vlerë qindra milionë euro.

    Qeveria shqiptare e gjendur përballë këtij skandali nuk ka preferuar që të rishikojë kontratat koncensionare me Gugalljan dhe Zoton, përkundrazi ka vijuar pagesat nga thesari i shtetit në adresë të kompanive të tyre.

    Vendimi u justifikua nga kryeministri Edi Rama si një detyrim ligjor i qeverisë për të respektuar kontratat me këto kompani, ndërsa inceneratorët i quajti “vepra të mëdha” që s’kanë lidhje me korrupsionin që kanë bërë individët.

    “Janë marrëdhënie kontraktuale të cilat imponohen nga ligji për të vazhduar deri kur të ketë vendime të formës së prerë nga gjykatat,” tha Rama në një konferenc për shtyp në prag të Vitit të Ri.

    “Janë marrëdhënie kontraktuale që duhet të zbatohen derisa të flasë drejtësia,” shtoi ai.

    Ndërsa ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku theksoi më herët se rrezikohej arbitrazhi ndërkombëtar në dëm të shtetit shqiptar nëse ndërpriteshin këto kontrata.

    Por ekspertë të ekonomisë dhe jurispudencës e konsiderojnë naive dhe të qëllimshme justifikimin e qeverisë duke argumentuar se kontratat koncensionare mund të pezullohen ose të prishen nga shteti kur kemi të bëjmë me afera korruptive.

    Ish-avokatja e shtetit, Ledina Mandia, i tha BIRN-it se arbitrazhi është një arsyetim naiv nga ana e qeverisë, pasi sipas saj ekzistojnë raste kur arbitrazhi e ka cilësuar të drejtë prishjen e një kontrate, kur ajo është marrë në mënyrë korruptive.

    Edhe eksperti i ekonomisë Zef Preçi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Kërkime Ekonomike, u shpreh se ky argument nuk qëndron.

    “Një kontratë e fituar në mënyrë të paligjshme nuk ka gjykatë në botë që e mbron,” tha ai.

    “Kontrata duhet prishur”

    Emri:  incenetarori-i-Elbasanit-mbetjet-urbane-1.jpg

Shikime: 649

Madhësia:  45.2 KB
    Incenetarori i Elbasanit. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

    Ndërkohë që qeveria shqiptare thotë se i ka duart e lidhura nga kontrata, ekspertët mendojnë se ajo nuk po mbron interesin publik duke hedhur miliona euro në xhepat e njerëzve që kërkohen nga drejtësia për pastrim parash dhe korrupsion.

    “Ngjarja është shumë e rëndë dhe bëhet fjalë për miliona euro të shqiptarëve që nuk dihet në xhepat e kujt shkojnë”, thotë Mandia, e cila i sugjeron qeverisë që të konsultohet me avokatë të njohur në fushën e arbitrazhit për të prishur kontratën.

    Mandia, e cila është lektore e Arbitrazhit Ndërkombëtar, duke iu referuar praktikave të tribunaleve të arbitrazhit, thotë se ato “janë shumë sensitive në raste të tilla dhe nga praktika ka patur raste ndaj shteteve të tjera kur nuk kanë gjetur shkelje dhe nuk kanë ngarkuar me detyrim financiar shtetet per prishje të njëanshme të kontratës”.

    Zef Preci shprehet se janë evidente tashmë provat që ka sjellë SPAK për procedurën e paligjshme me të cilën është fituar kjo kontratë, procedura ku sipas tij, nuk janë zbatuar praktikat e qeverisjes së mirë të fondeve publike.

    “Një kontratë e fituar në mënyrë të paligjshme nuk ka gjykatë në botë që e mbron”, komenton ai, ndërsa sugjeron pezullimin e kontratës.

    “Mungesa e reagimit të agjencive shtetërore duhet parë si mungesë e vullnetit të tyre për të respektuar ligjin, minimalisht pezullimin e transaksioneve të mëtejshme dhe marrjen në kontroll të këtyre aseteve,” shtoi Preçi.

    Për Mandinë është papërgjegjshmëri që qeveria nuk reagon, por justifikohet me frikën e arbitrazhit. Ajo bën sugjerime specifike juridike për qeverinë për të prishur kontratat konçensionare me personat që janë në hetim dhe kërkim nga drejtësia.

    “Qeveria, që të nesërmen e njoftimit nga SPAK do duhej të kishte ngritur grupin e gjerë të punës për të vlerësuar dokumentacionin , kontratat, dhe gjetur mundësi të prishjes së kontratave në mënyrë që të mos ketë pasoja financiare për Republikën e Shqipërisë”, i tha ajo BIRN-it.

    Mandia beson se nëse ka vullnet nga qeveria për të ndihmuar SPAK në zbardhjen e të vërtetës dhe ndiqen korrekt procedurat nuk përsëritet rasti “Becchetti’.

    Sipas saj qeveria duhet të niste një operacion profesional dhe mekanizma diskrecionarë duke përfshirë avokatë të huaj për shmangur pasojat financiare. Por, nëse qeveria nuk merr hapa dhe justifikohet me përmbushje të kushteve kontraktore, ‘kjo të lë të mendosh se është e kapur’, shtoi ajo.

    Rama po ndikon hetimin

    Emri:  Belinda-Balluku-1.jpg

Shikime: 642

Madhësia:  29.7 KB
    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Foto: LSA

    Sipas Zef Precit reagimet e kryeministrit ndaj aferës së inceneratorëve dhe mbrojtja publike që i bën ai procedurave të ndjekura për koncensionet, synojnë të ndikojë hetimin e SPAK-ut. Ai mendon se të njëjtin mesazh për organet hetuese jep dhe vijimi i pagesave për personat e shpallur në kërkim.

    “Ajo çka unë konstatoj me keqardhje në reagimet e Ramës dhe zyrtarëve të tjerë të lartë po ndikohet procesi hetimor i SPAK,” tha ai.

    “Shihet qartë se në mënyrë indirekte po tentohet të shmanget hetimi i hollësishëm i procedurës së ndjekur deri në nënshkrimin e këtyre kontratave klienteliste të dyshuara në mënyrë të arsyeshme për korrupsion dhe abuzim me fondet publike,” shtoi Preçi.

    Duke iu referuar ndërhyrjeve publike të Ramës, Preçi e shikon sjelljen e kryeministrit si “orientim” i hetimeve për të lënë jashtë tyre procedurën e dhënies së këtyre kontratave.

    “Jo vetëm që po ndikohen hetimet, por edhe për faktin se po krijohet një situatë absurde, p.sh. mjafton qe pronari i një kompanie të korruptojë një zyrtar duke përfituar një kontratë në mënyrë të paligjshme dhe kështu askush nuk mund ta prekë se ai “tund kontratën dhe kërcënon se do të shkojë në gjykatë” dhe qeveria paguan duke ‘respektuar’ ligjin”, theksoi ai.

    Sipas Preçit kjo sjellje nuk ndodh as në vendet më të korruptuara të botës.

    “Kudo kontrata e dyshuar dergohet për vleresim në gjykatë, ndersa qeveria apo enti publik pezullon pagesat deri në zbardhjen e situatës”, tha Preçi.

    Nga ana tjetër Mandia nuk beson se hetimet e SPAK ndikohen nga vendimi i qeverisë për të paguar pronarët e kompanive konçensionare.

    “SPAK duhet të ndërhyjë në lidhje me zbatimin e këtyre kontratave, nëse me të vërtetë ka elementë të veprave penale,” tha ajo.

    Ndërkohë Preçi këmbëgul se SPAK duhet të sqarojë opinionin publik për paligjshmërinë e këtyre kontratave dhe përfshirjen e zyrtarëve të tjerë në aferën korruptive.

    “Si mundet që një bashki (Elbasani në rastin e parë) të shpallë gjendjen e emergjencës kur pagat i kanë marrë të gjithë, madje edhe me shtesa personeli, kur fondet i kanë pasë në dispozicion dhe përse nuk kanë përmbushur detyrat sipas ligjit për pastrimin e qytetit,” pyet ai.

    “Këtu mendoj se fillon afera dhe këtu nis zinxhiri i veprimeve të dyshimta të mëvonshme,” përfundoi Preçi.

    Blerina Gjoka
    BIRN

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Qark i shkurtër: Si përfunduan paratë e buxhetit në xhepat e Lefter Kokës

    Emri:  Koka-Rama-111.jpg

Shikime: 638

Madhësia:  48.4 KB
    Kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarë të tjerë të PS në inaugurimin e impiantit të Elbasanit. Në foto (djathtas) aksionerja e Albtek Energy, Stela Gugallja. Foto: Facebook.

    Hetimi i SPAK për inceneratorin e Elbasanit zbulon se si një numër kompanish u hapën nga ‘punëtorë të thjeshtë’ për transferuar miliona euro të taksapaguesve te kompanitë e familjes Koka, në një skemë aspak të komplikuar pastrimi parash, që shtetit shqiptar iu deshën katër vjet për ta hetuar.

    Më 26 shtator 2016, Arbër Denizi – magazinier i kompanisë shtetërore “Hekurudha Shqiptare” u bë strumbullar i krijimit të një kompanie të re me fushë të gjerë veprimi; nga import-eksporti i ushqimeve tek inertet dhe transporti.

    Kompania u quajt Pivot-04 dhe ndonëse qe jetëshkurtër, rezultoi shumë e suksesshme.

    Mes 28 shtatorit 2016 dhe 31 janarit 2017, Pivot-04 i faturoi dy kompanive ‘Albtek Energy’ dhe ‘Integrated Technology Services’ 160 milionë lekë punime, ndërsa këto dy kompani i transferuan asaj në llogarinë bankare 214 milionë lekë [gati 2 milionë euro].

    Mbi 171 milionë lekë nga këto të ardhura u transferuan më pas në kompaninë Sucralba që administrohej nga vëllai i ish-ministrit Koka, përmes faturave që shënonin: “oriz” ose “sheqer”. Me të mbaruar transfertat, në vitin 2018, të dyja kompanitë, Pivot-04 dhe Sucralba deklaruan pezullim të aktivitetit.

    Pivot-04 ishte një nga shtatë kompanitë e vogla, ekzistuese apo të sapokrijuara, të cilat Prokuroria e Posaçme, SPAK i ka identifikuar si instrumente të transferimit të parave nga kompanitë e inceneratorëve te xhepat e familjarëve të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.

    Sipas vendimit gjyqësor mbi masën e sigurisë, të shtatë kompanitë e lidhura me Kokën i faturuan kompanive të inceneratorëve në Elbasan dhe Fier si dhe kompanisë mëmë Integrated Technology Services, ITS, mbi 460 milionë lekë ose 3.7 milionë euro në total.

    SPAK pretendon se këto para përfunduan në xhepat e familjes Koka në një skemë aspak të komplikuar korrupsioni, që ndonëse u zhvillua tërësisht brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, u hëngri gjithsesi institucioneve shtetërore katër vjet për ta zbardhur.

    Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me akuzat e ‘shpërdorimit të detyrës’, ‘korrupsionit pasiv’ si dhe ‘pastrimit të produkteve të veprës penale’ gjatë procedurave për dhënien e koncesionit në favor të kompanisë “Albtek Energy” në Elbasan dhe përfitimeve të padrejta financiare.

    Dy pronarët e kompanive të lidhura me inceneratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto u akuzuan gjithashtu për ‘korrupsion aktiv’ dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, por ata gjenden në arrati.

    Në vendimin gjyqësor për masën e sigurisë së Kokës, SPAK thotë se është në gjendje të provojë se të shtata kompanitë u regjistruan në emër të personave me lidhje miqësore apo punësimi me familjen Koka dhe pavarësisht faturave marramendëse ndaj kompanive të inceneratorëve, nuk kishin aktivitet real biznesi.

    Sipas SPAK, operacionet financiare për transferimin e 3.7 milionë eurove u kryen nga ‘e njëjta dorë’.

    Ish-ministri Lefter Koka u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat në gjykatë, ndërsa avokati i tij, Fatmir Braka deklaroi për mediat se nisja e procesit hetimor ka qenë politik.

    ‘E njëjta dorë’

    Emri:  Koncesionet-foto-1-768x543.jpg

Shikime: 666

Madhësia:  46.2 KB
    Të dhënat e tre koncesioneve të trajtimit të mbetjeve urbane.

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i nisi hetimet për tre koncesionet e inceneratorëve në vitin 2020, pas dy kallëzimeve penale të dorëzuara nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

    Megjithatë, hetimet avancuan vetëm për koncesionin e Elbasanit.

    Sipas hetimit të kryer nga SPAK, për transferimin e parave të taksapaguesve drejt ish-ministrit Lefter Koka u përdorën përveç Pivot -04 edhe kompanitë Sh.Sh., Deto, Belar Inert, Sili, J.P.Y dhe R.B –Ital Beton.

    Tre prej tyre ndajnë të njëjtën adresë, ndërsa gjashtë prej kompanive kanë objekte veprimtarie pothuajse identike.

    Krahasimi i akteve të regjistrimit të këtyre kompanive në Qendrën Kombëtare të Biznesit tregon se kompanitë Sh.Sh., Deto, Belar Inert, Sili, Pivot-04 dhe Y.P.Y. kanë objekt veprimtarie: “Prodhim, perpunim, transport, magazinim, tregtim me shumice e pakicë, brenda dhe jashtë vendit për import dhe eksport të inerteve të ndryshme…,’; fjali e kopjuar identike për të gjashta.

    Ndërkohë, kompanitë J.P.Y., SILI dhe Sh.Sh., kanë të treja adresën: “Lagjja nr. 18, Rruga Aleksander Goga, Godina nr. 8556”, në Durrës.

    Përveç këtyre përkimeve, kërkesa e SPAK për masat e sigurisë në gjykatë nënvizon se në fakt, firmat e faturave të lëshuara nga shtatë prej kompanive janë shkruar nga ‘e njëjta dorë’ pasi shënimet me dorë të numrave të sasisë dhe përshkrimi i mallit kanë ngjashmëri më njëri-tjetrin. Sipas konkluzioneve të prokurorisë, disa fatura me palë blerëse shtetasen Stela Gugallja, aktualisht në arrati dhe kompanitë e tjera si shitëse duket se janë firmosur nga i njëjti person si për blerësin ashtu edhe për shitësin.

    Prokuroria ka kryer gjithashtu ekspertim të shkrimeve për të vërtetuar këtë dyshim.

    “Nga analiza e aktit të ekspertimit grafik provohet se shoqëritë “Pivot 04”, “Sili”. Bellar Inert” (Bio Blend Fruit), “J.P.Y”, “Deto”, “R.B. – Ital Beton” (R.B-General Servis) dhe “SH.SH”, kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe faturat janë shkruar dhe nënshkruar nga i njëjti person. Pra, duket se këto shoqëri i menaxhon dhe i shërbejnë të njëjtit person,” shkruhet në konkluzionet e prokurorisë.

    Lidhje miqësore

    Emri:  Inaugurimi-Elbasan-.jpg

Shikime: 643

Madhësia:  62.5 KB
    Nga inaugurimi i inceneratorit të Elbasanit. Foto: Facebook.

    Skema e përvetësimit të parave publike nga ish-ministri Lefter Koka sipas SPAK, përfshiu një numër të konsiderueshëm bashkëpunëtorësh, miq të tij, punëtorë të kompanive të tjera të familjes apo shokë të të birit.

    Përgjatë kohës kur kompanitë nominalisht në emër të tyre lëshonin fatura me shifra marramendëse për kompanitë e inceneratorëve, personazhet e skemës ishin zyrtarisht të punësuar në punë të tjera.

    Ndërkohë, disa persona të prezantuar nga kompanitë fantazmë si të punësuar prej tyre, kanë mohuar para prokurorëve të kenë qenë të punësuar apo të kenë pasur dijeni për punësimin në këto kompani.

    Sipas hetimit të prokurorisë, Arbër Denizi, pronari i kompanisë Pivot-04, ka punuar si magazinier në hekurudhë me pagë 28 mijë lekë, ndërsa miqësia e tij me Arbi Kokën vërtetohet sipas hetimit me udhëtimet e tyre të përbashkëta jashtë vendit.

    I pyetur nga prokurorët, Driza ka thënë se ka dërguar materiale inerte në Elbasan pavarësisht se nuk ka pasur mjete në pronësi. Ai u ka thënë prokurorëve se dërgimin e inerteve te incineratorët e ka kryer duke marrë mjete nga banorë të zonës, por se nuk ishte në gjendje të mbante mend ndonjë emër të tyre. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk i njihte “dy punonjësit’ e kompanisë së tij.

    “Në kohën që pretendohet se shoqëria “Pivot 04” ushtronte aktivitet tregtar dhe në kohën kur shoqëritë tregtare Albtek Energy dhe ITS transferonin shumat monetare të konsiderueshme në drejtim të shoqërisë Pivot 04, si dhe në kohën që Pivot 04 bënte “blerje” nga shoqëria Sucralba, Arbër Denizi vijonte të ushtronte detyrën e magazinierit,” vëren prokurori Klodian Braho.

    Kompania tjetër, SILI, drejtohej nga shtetasi Silvester Driza. Verifikimet e prokurorisë kanë zbuluar se ai ka punuar si punëtor në hekurudhë dhe më pas në Autoritetin Portual të Durrësit edhe gjatë kohës kur kompania e tij faturonte qindramijëra euro punime në tre kompani të incineratorëve, Albtek, ITS dhe Integrated Technology Waste Treatment Fier.

    Sili, kompani e cila përshkruhet nga prokurorët si pikë shumice për shitje sheqeri, i ka transferuar paratë e marra nga inceneratorët te kompania Wind Co, e cila është nën pronësinë e bashkëshortes së ish-ministrit të Mjedisit, Brunilda Koka. Mënyra e transferimit është shitblerja e pronave të patundshme.

    Një tjetër person, Ardian Bello, zyrtarisht pronar i Bellar Inert, kompanisë që i faturoi Albtek gjysmë miliardi lekë punime, rezulton që nga viti 1980, punëtor në Hekurudhë me pagë 30 mijë lekë në muaj.

    Prokuroria thotë se këta dhe persona të tjerë, pronarë të kompanive fiktive kanë një gjë të përbashkët: njëri ka lidhje miqësore me Lefter Kokën dhe të tjerët me djalin e tij, Arbi Koka. Lidhja e tyre miqësore vërtetohet nga prokuroria për shkak të regjistrimeve të sistemit TIMS, ku rezulton se kanë udhëtuar shumë herë jashtë Shqipërisë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

    Prokuroria nuk ka marrë të pandehur deri më sot askënd tjetër përveç ish-ministrit Koka si dhe shtetases Stela Gugallja, pronare e kompanisë “Albtek Energy” të inceneratorit të Elbasanit dhe Klodian Zotos, pronar i ITS – persona që u shfaqën nga asgjëja gjashtë vite më parë për të përfituar me propozim të pakërkuar tre koncesione të mëdha për trajtimin e mbetjeve urbane në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

    Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e kompanive Albtek Energy dhe ITS, por nuk ka bërë të ditur se çfarë ka ndër mend të bëjë me dy kompanitë e tjera të inceneratorëve, Integrated Techonology Waste Treatment Fier dhe Integrated Energy B.V SPV.

    Gjergj Erebara
    BIRN

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    VIDEO-SYRI TV/ Dokumentet, Karlo Bolino merr qindra milionë lekë nga inceneratorët

    Skandali i aferës së inceneratorëve, për të cilën është vënë në pranga edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, duket se vijon të thellohet. CNA.al ka siguruar të dhëna ekskluzive, që tregojnë sesi tentakulat janë shtrirë edhe në media. Gazetarë apo media janë paguar në shifra të majme nga kompanitë e inceneratorëve.

    Një ndër mediat e paguara nga kompanitë e inceneratorëve është edhe ajo e Carlo Bollinos.

    Carlo Bollino dhe mediat e tij paguhen prej vitesh nga pronarët e inceneratorëve me shuma që në total kalojnë qindra milionë lekë.



    Sipas dokumenteve ekskluzive të siguruara nga CNA.al, MTSC e Carlo Bollinos është paguar rreth 40 mijë euro në 7 fatura të ekzekutuara, ku vetëm në muajin prill janë paguar 18 milionë lekë ose gati 17 mijë euro.

    Sipas tabelës më poshtë, bëhet fjalë për shtatë pagesa, të ekzekutuara konkretisht nga muaji shkurt 2021, deri në muajin korrik 2021.

    Pra, vetëm për një periudhë të shkurtër, në total për shtatë pagesa të ekzekutuara në vitin 2021 janë paguar për median e Carlo Bollinos 4.432.771 lekë.

    Emri:  auto_bolino11641809204.jpg

Shikime: 630

Madhësia:  25.3 KB

    Kush është MTSC

    Sipas ekstraktit ligjor, MTSC është një kompani e themeluar në 17/06/2015 dhe me adresë në Tiranë, Njësia Bashkiak nr 2, rruga Niko Pushkin, prapa stadiumit Qemal Stafa, pranë liqenit artificial.

    Po sipas ekstraktit mësohet se ortak i vetëm me 100% të kapitalit të kësaj kompanie është Carlo Bollino.

    Ndërsa veprimtaria e shoqërisë është: “Aktivitet në fushën e transmetimeve radio-televizive. Prodhimi, transmetimi dhe ritransmetimi i programeve dhe prodhimeve të ndryshme audio-vizuale. Shoqëria ka të drejtë të ushtrojë çdo lloj aktiviteti të parashikuar nga ligji në përputhje me rregullat e dispozitat në fuqi.” Pra, bëhet fjalë për grupin mediatik të Carlo Bollinos.

    Emri:  auto_bolino21641809216.jpg

Shikime: 632

Madhësia:  65.0 KB

    CNA.al nuk do të ndalet në denoncimin e kësaj afere, ndoshta më e madhja e këtyre 30 viteve demokraci. Ditë pas dite CNA.al do të publikojë të gjithë klientelen mediatike, apo gazetarët që janë paguar nga kompanitë e një prej koncesioneve më të akuzuara në Shqipëri.

    CNA.al
    Skedarët e Bashkëngjitur Skedarët e Bashkëngjitur

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    Rama: Qeveria do paguajë inceneratorët, por jo Francesco Becchettin

    Emri:  20211223_225230_231221_3_08-3_rLnXVST.jpg

Shikime: 639

Madhësia:  48.5 KB

    Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se qeveria e tij do të vijojë të paguajë kompanitë koncensionare të inceneratorëve edhe pse pronarët e tyre janë shpallur në kërkim nga drejtësia. Ai u justifikua me kontratën ligjore, por në rastin “Becchetti” ai tha se nuk do të paguajë sepse “ai është në kërkim nga drejtësia”.

    Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se qeveria do të vazhdojë t’i paguajë kompanitë e inceneratorëve edhe pse pronarët e tyre janë shpallur në kërkim nga SPAK për korrupsion aktiv dhe pastrim parash.

    Ai iu referua përgjigjes së një dite më parë të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sipas së cilës, administrata duhet të zbatojë kontratën ligjore pa paragjykuar nëse personat përfitues janë në hetim.

    I pyetur nga BIRN nëse mendonte se ishte politikë e mirë që paratë që merren nga xhepat e varfër të shqiptarëve të shkojnë për të paguar kompani koncensionare, pronarët e të cilave kërkohen nga drejtësia, Rama tha se ishte i detyruar nga kontrata ligjore me ta.

    “Përgjigjia e ministres është përgjigjia e duhur sepse janë marrëdhënie kontraktuale të cilat imponohen nga ligji për të vazhduar deri kur të ketë vendime të formës së prerë nga gjykatat. Janë marrëdhënie kontraktuale që duhet të zbatohen derisa të flasë drejtësia”, tha Rama.

    Me 14 dhjetor Struktura e Posaçme Anti Korrupsion ka marrë të pandehur ish-ministrin Lefter Koka. Po ashtu, janë shpallur në kërkim Stela Gugallja, pronare e kompanisë “Albtek Energy” të inceneratorit të Elbasanit dhe Klodian Zoton, pronar i ITS, dy persona që u shfaqën nga asgjëja gjashtë vite më parë për të përfituar me propozim të pakërkuar tre koncesione të mëdha për trajtimin e mbetjeve urbane në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Të dy pronarët e kompanive i janë fshehur drejtësisë, ndërsa thesari i shtetit vijon të bëjë pagesa për kompanitë e tyre.

    Ai i cilësoi inceneratorët “vepra të mëdha” që s’kanë lidhje me veprimet anti-ligjore individuale. “Për sa i përket veprave, asgjë që ka të bëjë me aktet individuale, dhe me gjasën e abuzimeve individuale nuk cënon rëndësinë e atyre veprave, që janë shpëtimtare për njerëzit që ju iu qani hallin”- u përgjigj ai.

    Por, pyetjes se pse nuk kishte zbatuar të njëjtin standard ligjor në rastin e biznesmenit italian Francesco Becchetti, kryeministri tha se rastet nuk janë njësoj.

    “Kur ai person, (Becchetti) që është në kërkim me kërkesë nga prokuroria për krime ndaj këtij vendi do t’i marrë ato lekë, atëherë hajdeni të flasim prapë,” tha ai, duke deklaruar se qeveria e tij nuk do ta paguante gjobën e arbitrazhit ndërkombëtar, të fituar nga biznesmeni italian.

    Biznesmeni Francesco Beccheti, prej kohësh është një temë debati politik në Shqipëri, pasi fitoi në arbitrazh ndërkombëtar 110 milion euro nga shteti shqiptar, i cili i sekuestroi pasuritë përfshi televizionin “Agon”.

    Ndërkohë, një ditë më parë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku aludoi për ngjashmërinë e rasteve, duke thënë se nëse qeveria nuk paguante pronarët e kompanive të inceneratorëve – Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, qeveria rrezikonte të hidhej në gjyq në Arbitrazh për prishje kontrate.

    “Në rast se ne nuk zbatojmë kontratat, nga ana e ligjit tregtar të kontratës, ne do t’i krijonim Republikës së Shqipërisë një dëm të tillë që me siguri do të përgjigjeshim në Arbitrazh,” tha Balluku.

    BIRN

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Dosja e inceneratorëve: SPAK arreston ish-ministrin e mjedisit Lefter Koka

    VIDEO- SYRI TV/ Lista e pagesave: Si u blenë mediat nga inceneratorët

    Mediat me të rëndësishmë në vend janë paguar sistematikisht me paratë e aferës së incerenatoreve, që u ka kushtuar taksave të shqiptarëve miliona euro

    SYRI TV

    Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në Syri Tv në “A show”, ka bërë një skaner të transaksioneve të miliona lekëve që kanë përfunduar tek mediat kryesore ne vend, ku në krye të listës edhe media që drejtohej nga Ben Blushi, gruaja e të cilit Eva Blushi rezulton ortake me Klodian Zoton, bosin shqiptar të “Integrated Technology Service” kompanisë të konçesionit të inceneratorëve, dhe me Mirel Mërtirin.

    Ndërkohë miliona lekë kanë shkuar edhe per kompanitë e gazetarit Endrit Habilajt, vartës i Blushit, kompanitë e të cilit kanë përfituar rreth 50 mijë euro.

    Kompania Fokus grup e biznesmenit Irfan Hysenbelliu që përfshin televizionin News 24, i vënë së fundmi në mbrojtje të Lulzim Bashës, ka marrë gjithashtu miliona lekë nga inceneratorët, ndërsa në listëpagesë ka qenë edhe kompania e televizionit Fax News.

    Në tortë nuk ka munguar as gazetari biznesmen Karlo Bolino që sipas dokumenteve rezulton se ka marrë miliona lekë nga inceneratorët.

    Ndërkohë edhe portalet e njohura për qëndrimet proqeveritare rezulton se nuk kanë mbetur pa llokmë nga inceneratorët.

    Afera e inceneratorëve ka çuar në pranga ish-Ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ndërkohë lidhur me mediat që kanë përfituar miliona lekë nuk dihet nëse SPAK do të vihet në lëvizje.



    Syri

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Haxhiu tregon sa miliona euro janë shpenzuar për liderët e UÇK-së
    Nga Akuamarini në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2023, 15:09
  2. PD: Në dogana u vodhën 17 milionë euro në vitin 2015
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2016, 14:16
  3. Dy banda në Shqipëri vidhnin miliona euro në banka të BE dhe SHBA
    Nga ATMAN në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2012, 15:27
  4. Financuesit e PDK-së përfitojnë miliona euro tenderë publikë
    Nga fattlumi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-02-2011, 13:35
  5. Piratët e internetit, vjedhje miliona euro filmave shqiptarë
    Nga Cimo në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-09-2007, 17:04

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •