Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Emërohet në SPAK prokurori që manipuloi hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi në SPAK Alfred Shehun, ish-prokurorin e Elbasanit që u bë i famshëm pak ditë para zgjedhjeve të 25 Prillit, pasi gënjeu publikisht kur tha se në vendin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit nuk u gjetën materiale zgjedhore. Gjatë konferencës për mediat, prokurori u pyet nëse ishin gjetur apo jo materiale zgjedhore në makinën e patronazhistit të Partisë Socialiste dhe ai e mohoi këtë

    Por manipulimit të prokurorit i doli boja disa ditë më pas, kur në sallën e gjyqit, u detyrua të pranojë se në makinën e Kelmend Xhaferrit (Kel Çamit një nga protagonistët e ngjarjes) ishin gjetur karta identiteti, lista dhe formularë patronazhistësh dhe një sasi eurosh.

    Menjëherë në media u krahasua deklarata që dha prokurori i Elbasanit, Alfred Shehu në konferencë me gazetarët, me atë në sallën e gjyqit, pasi zgjedhjet kishin përfunduar. Në media u botuan edhe pjesë nga dosja hetimore që paraqiti në sallë prokurori për vrasjen e Xhuvanit, ku ishin përmendur materialet që kishin të bënin me shitblerjen e votës.

    Vrasja e Xhuvanit ngërtheu në vetvete përplasjen më të fortë mes grupimeve politike para zgjedhjeve të 25 Prillit. Për ta përdorur në interes të fushatës u vu në punë e gjithë makineria e manipulimit të pushtetit.

    Ngjarja implikoi jo vetëm blerësit e votave për Partinë Socialiste, jo vetëm kriminelë të përfshirë në fushatën e PS-së së Elbasanit, por edhe një ndërhyrje manipulative nga policia dhe prokuroria e qytetit.

    Protagonist i padiskutueshëm ishte prokurori Alfred Shehu, i cili duke mohuar gjetjen e materialeve zgjedhore apo materialeve që kishin të bënin me shitblerjen e votës në vendngjarje, i shërbeu socialistëve në pushtet për të fshehur shkakun e krimit, që ishte shitblerja e votave.

    Menjëherë pasi kreu shërbimin ndaj socialistëve, karriera e Alfred Shehut njohu vetëm ngjitje.

    Nuk kaloi as një muaj nga zgjedhjet dhe prokurori kaloi me sukses vetingun. Disa muaj më pas u ngrit në detyrë dhe u emërua në krye të prokurorisë së Sarandës. Pak muaj më pas, emri i tij u propozua për në SPAK.

    Në përfundim të procedurës së vlerësimit, këtë të hënë, Këshilli i Lartë të Prokurorisë vendosi renditjen e tij në vendin e dytë me 211 pikë, duke pranuar propozimin për SPAK.

    Promovimi është finalizuar me emërimin në Strukturën e Posaçme AntiKorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK, që duhej të ishte ekipi elitë i organit të akuzës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por që gjithnjë e më shumë po i ngjan një seksioni të prokurorisë në shërbim të mazhorancës në pushtet./Lapsi.al
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Emërohet në SPAK prokurori që manipuloi hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

    Me poshte linku me videot kontradiktore te prokurorit me te ri te SPAK-ut:

    https://lapsi.al/2021/12/13/emerohet...it-ne-elbasan/

    PS: Ne pamundesi per t’i shkarkuar videot solla linkun.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,333
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Emërohet në SPAK prokurori që manipuloi hetimet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

    I mbron partia ata si gjithmone..

Tema të Ngjashme

  1. Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 28-06-2022, 10:23
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:46
  3. Rama: Kandidatura e Luiza Xhuvanit zëvendëson atë të Fatos Nanos në Sarandë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 07-11-2014, 05:35
  4. Arrestohet Pjerin Ndreu, ish-drejtori i policisë së Tiranës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 18:35
  5. Arrestohet Pjerin Ndreu
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 06:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •