Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 22
  1. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Kuvendi i partisë demokratike shkarkon lulzim bashën me 4446 vota pro

    Del rezultati i Kuvendit të Partisë Demokratike.

    “Pas përfundimit të numërimit, pasi kemi bërë rakordime rezultati si më poshtë, delegatë prezentë në celjen 4934, nga këta pjesëmarrës në votim 4491 delegatë, nga këto pro shkarkimit kanë votuar 4446 delegatë, kundër 36 delegatë, 9 të pavlefshme”, tha Këlliçi.

  2. #12
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kuvendi i partisë demokratike shkarkon lulzim bashën me 4446 vota pro

    I gjithe zhvillimi i sotshem ka qene ne paligjshmeri dhe cdo vendim eshte "nul" nga ana juridike. Basha vazhdon te jete Kryetari i ligjshem.
    Duaje te afermin tend si veten

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22

    Demokratët e shkarkuan Lulzim Bashën. Po socialistët Ramën?

    Kuvendi Kombëtar voton shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar të PD. Më 18 dhjetor do votohet edhe nga anëtarësia demokrate


    Emri:  ec136130-db55-47a4-b8f7-49badc578298-1-1536x1152.jpg

Shikime: 265

Madhësia:  70.4 KB



    Kuvendi kombëtar i PD-së ka miratuar votimin e fshehtë me fletë votimi me pyetjen A JENI DAKORT PER SHKARKIMIN E LULZIM BASHES NGA KRYETAR I PD?

    Po kështu Kuvendi miratoi votimin me datë 18 dhjetor të këtij viti në të gjithë anëtarsinë e PD në të gjithë Shqipërinë me pyetjen në fletë votimi me pyetjen A JENI DAKORT PER SHKARKIMIN E LULZIM BASHES NGA KRYETAR I PD?

    Pra përveç votimit të sotëm në Kuvend nevojitet edhe votimi nga anëtarsia e PD-së.

    Ndërkohë Kuvendi vendosi për ndryshime në Statutin e PD-së, ku më kryesoret janë këto pika:

    1-Kur kryetari i PD-së humbet zgjedhjet politike shkarkohet.

    2-Kandidatët për deputet dhe kandidatët për kryebashkiakë do të votohen nga anëtarsia e rrethit përkatës dhe nga ajo e bashkisë.

    Ndërkohë në Kuvendin Kombëtar të PD-së po votohet për shkarkimin e Lulzim Bashës nga kryetar i PD-së.

    Në fund do të njoftohet votimi si del nga votimi i fshehtë.

    Komisioni i Organizimit te Kuvendit shkarkon nënkryetarët e PD, sekretarin e përgjithshëm, dhe kryesinë e PD-së, me arsyen se nuk janë zgjedhur sipas statutit.

    Në Kuvendin Kombëtar është zgjedhur Komisioni i Rithemelimit me 27 anëtarë.

    Gjatë fjalës së tij Këlliçi njoftoi se Kuvendi vendosi të votojë me votim të fshehtë për shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për dëmtim të rëndë të interesave politike.

    Ndërkohë më 22 mars 2022 do mblidhet përsëri Kuvendi për të zgjedhur strukturat e reja te PD-së.
    Ndërkohë Azem Hajdari u vlerësua kryetar nderi i PD-së.

    LISTA

    Agron Shehaj

    Albana Vokshi

    Aldo Bumçi

    Arben Ristani

    Belind Këllici

    Blendi Himçi

    Bujar Nishani

    Çlirim Gjata

    Edith Harxhi

    Edi Paloka

    Edmond Spaho

    Eno Bozdo

    Ervin Minarolli

    Flamur Noka

    Genc Deromemaj

    Genc Pollo

    Gent Strazimiri

    Rigels Muçollari

    Ivi Kaso

    Keltis Kruja

    Klevis Balliu

    Ledina Mandija

    Luan Baçi

    Lorenc Luka

    Mimoza Hajdarmataj

    Oerd Bylykbashi

    Sali Berisha

    Tritan Shehu

    Evi Kokalari

    Koha Jone
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Demokratët e shkarkuan Lulzim Bashën. Po socialistët Ramën?

    O Albo,po si ka mundesi qe PD te shkarkoje Lulzim Bashen !
    Simbaj teje ishte nje lider europian qe na e kishte zili bota ! Tani Albo,o e ka gabim PD ose e ke gabim ti...qe na shkarkuat liderin europian..."aq te zgjuar e aq te ndershem".

  5. #15
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Demokratët e shkarkuan Lulzim Bashën. Po socialistët Ramën?

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    O Albo,po si ka mundesi qe PD te shkarkoje Lulzim Bashen !
    Simbaj teje ishte nje lider europian qe na e kishte zili bota ! Tani Albo,o e ka gabim PD ose e ke gabim ti...qe na shkarkuat liderin europian..."aq te zgjuar e aq te ndershem".

    Me kete lloj politike del jasht cdo norme e llogjike..
    Dikur qe dukej, nje nder simpazituesit e Berishes sot del armiku me i madh qe ka patur ndonjehere..

    Faji nuk eshte as i Albo-s dhe cdokujt qe ka bindje te djathja por e politikes se felliqur ketu e 30 vjet qe vazhdon posht e me posht..

    Per mendimin tim, Lulzimi beri nje gjest qe duhej bere ne 2013 dhe sot do flisnin ndryshe te gjithe, por u zgjua vone hirushja e fjetur..

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Demokratët e shkarkuan Lulzim Bashën. Po socialistët Ramën?

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Me kete lloj politike del jasht cdo norme e llogjike..
    Dikur qe dukej, nje nder simpazituesit e Berishes sot del armiku me i madh qe ka patur ndonjehere..

    Faji nuk eshte as i Albo-s dhe cdokujt qe ka bindje te djathja por e politikes se felliqur ketu e 30 vjet qe vazhdon posht e me posht..

    Per mendimin tim, Lulzimi beri nje gjest qe duhej bere ne 2013 dhe sot do flisnin ndryshe te gjithe, por u zgjua vone hirushja e fjetur..
    Nuk eshte faji i politikes qe shqiptaret nuk perdorin llogjiken edhe bindjet qe kane por perdorin llogjiken dhe argumentat qe ju servir partia. Ketu qendron edhe ndr.shimi i shoqerise shqiptare me kombet e tjera. Ne jemi te prapambetur sepse mendojme dhe sillemi si dele.( Po na tha partia qe dosjet nuk hapen edhe ne (ne djadhtet imagjinar) themi qe dosjet nuk hapen,po na tha partia qe Basha eshte lider europian edhe ne themi qe Basha eshte lider europian.)

    Basha eshte person qe nuk di te beje xheste,thjesht per faktin sepse nuk ka nje mendim te tije.

  7. #17
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Demokratët e shkarkuan Lulzim Bashën. Po socialistët Ramën?

    Perderisa nuk e shkarkon do te thote se ka mirekuptim dhe pranim te plote brenda partise dhe ne elektorat. Me kot nuk mori 74 deputete.
    Dhe eshte me konservator, ndonese i majte, dhe jo me vartese seksi si te doktorit dhe pd.
    Duaje te afermin tend si veten

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Demokratët e shkarkuan Lulzim Bashën. Po socialistët Ramën?

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    O Albo,po si ka mundesi qe PD te shkarkoje Lulzim Bashen !
    Simbaj teje ishte nje lider europian qe na e kishte zili bota ! Tani Albo,o e ka gabim PD ose e ke gabim ti...qe na shkarkuat liderin europian..."aq te zgjuar e aq te ndershem".
    Une nuk kam thene qe Basha eshte "lider evropian" une kam thene se ai ka "formim evropian", pasi i perket brezit te ri te shqiptareve, te shkolluar ne Perendim. Une kam thene gjithashtu qe Lulzim Basha ishte ministri me i suksesshem i qeverive Berisha, qe eshte fakt i verifikueshem kollaj nga kushdo: ndertoi autostraden Durres-Kukes si minister i transportit, liberalizimi i vizave me BE si minister i jashtem dhe njohja e pavaresise se Kosoves nga SHBA. Minister i brendshem ne 21 janar ku Kryeministria nuk ra ne duart e opozites anti-shtet te Rames. Basha e deshmoi ne keto 8 vjet se ai nuk ka cilesi udheheqesi qe te krijoje aksione politike opozitare te suksesshme. Ka plote administratore te zote si Basha, qe nuk jane udheheqes te zote. Fajin nuk e ka Albo qe nje person si Basha u zgjodh ne krye te PD, fajin e ka Berisha dhe njerezit rreth tij qe e zgjodhen kur Berisha doli ne pensionin politik.

    Berisha duhet ta korrigjoje gabimin e 2015, dhe misioni i tij ne politike e ne PD tashme eshte qe te krijoje nje gare te hapur e te ndershme, ku kreun e PD nuk e marrin Gjinot e tij, por e marrin njerezit qe kane karizmen, vizionin, principet per te ndermarre nje aksion politik te suksesshem per te clirur Shqiperine nga flagma e narko-shtetit e satanizmit qe na e beri peshqesh Edi Rama.

    Mos u merzit Serafim. Ndryshimi kesaj rradhe nuk fillon nga Shqiperia. Ndryshimi i madh per Shqiperine e boten do te filloje nga Amerika.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-12-2021 më 23:42

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Demokratët e shkarkuan Lulzim Bashën. Po socialistët Ramën?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Une nuk kam thene qe Basha eshte "lider evropian" une kam thene se ai ka "formim evropian", pasi i perket brezit te ri te shqiptareve, te shkolluar ne Perendim. Une kam thene gjithashtu qe Lulzim Basha ishte ministri me i suksesshem i qeverive Berisha, qe eshte fakt i verifikueshem kollaj nga kushdo: ndertoi autostraden Durres-Kukes si minister i transportit, liberalizimi i vizave me BE si minister i jashtem dhe njohja e pavaresise se Kosoves nga SHBA. Minister i brendshem ne 21 janar ku Kryeministria nuk ra ne duart e opozites anti-shtet te Rames. Basha e deshmoi ne keto 8 vjet se ai nuk ka cilesi udheheqesi qe te krijoje aksione politike opozitare te suksesshme. Ka plote administratore te zote si Basha, qe nuk jane udheheqes te zote. Fajin nuk e ka Albo qe nje person si Basha u zgjodh ne krye te PD, fajin e ka Berisha dhe njerezit rreth tij qe e zgjodhen kur Berisha doli ne pensionin politik.

    Berisha duhet ta korrigjoje gabimin e 2015, dhe misioni i tij ne politike e ne PD tashme eshte qe te krijoje nje gare te hapur e te ndershme, ku kreun e PD nuk e marrin Gjinot e tij, por e marrin njerezit qe kane karizmen, vizionin, principet per te ndermarre nje aksion politik te suksesshem per te clirur Shqiperine nga flagma e narko-shtetit e satanizmit qe na e beri peshqesh Edi Rama.

    Mos u merzit Serafim. Ndryshimi kesaj rradhe nuk fillon nga Shqiperia. Ndryshimi i madh per Shqiperine e boten do te filloje nga Amerika.
    Albo dmth qe qenka me "formim evropian" se ka bere 2-3 vjet universitet jashte vendit,njesoj si xhaxhi Enver ! O Albo,qe per Bashen fajin e ka Berisha me duket se e ke kuptuar pak me vonese,se deri para zgjedhjeve kishe gjithe shpresen tek Basha.

    Albo,pse kur flitet per Bashen harrohet gjithmone qe ka qene kr.ebashkiak i Tiranes (pse i harrohet gjithmone trami apo tramvai dhe sidomos rahja e gabeleve sepse mblidhnin plastiken ne koshat e plerave)! Basha, more Albo, beri autostraden Durres-Kukes qe ishte llogaritur 600 milion euro,dhe e pa perfunuar shkoi 1 miliard e 200-300 milion euro. Qe ketu duket bindshem formimi europian-osmanlli -tavalla i Bashes
    Vizat, more Albo,Basha i mori nje vit me mbrapa se Maqedonia dhe Serbia,dmth i mori nje vit mbrapa nje shteti te sapoformuar dhe nje shteti tjeter qe sapo kishte dale nga lufta. Pastaj 21 janari dhe shitja e detit jane histori te tjera "suksesi"

    Ndr.shimet do vine,se i sjell vete koha,se te ishte per ata qe na sollen,qe duartrokiten dhe tani po na e heqin,liderin me formim evropian,ne vend numuro do ishim gjithmone. Do ishim keshtu siç jemi,vendi i fundit ne rajon.

  10. #20
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Demokratët e shkarkuan Lulzim Bashën. Po socialistët Ramën?

    https://youtu.be/AvqGyR8kVIc

    pasojat e tribalizmit
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-04-2021, 13:18
  2. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-03-2021, 01:02
  3. Meta: Pakt për 8 vite me Ramën, kam respekt për Bashën
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-10-2013, 18:42
  4. Festa kombëtare e SHBA “bashkon” Berishën, Ramën, Nanon e Bashën
    Nga Deni_Boy në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 19:38
  5. Fatos Nano drekon me ministrin e jashtem Lulzim Bashen
    Nga Apolloni31 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 12:19

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •