Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Branko Merxhani

    “Ēdo njeri, ēdo popull, qė tė rrojė dhe tė tregojė veten, mė parė nga tė gjitha duhet tė organizojė Kaosin, qė gjendet brenda nė “Unin” e tij”. (Niēe)

    Branko Merxhani

    Dy pjesė tė mendimtarėve tė viteve ’30 mjaftojnė qė tė iluminojnė sot nė ditėt tona shqiptarėt e pasditeve 2000. “Pėrralla pellazgjike ėshtė njė hipotezė xhaba. Njė absurditet. Kėtė sofizmė duhet ta neveritim. Sot s’ka mbetur asnjė turk i ditur qė tė ėndėrrojė pėrrallat turanike. Asnjė grek, me mendje tė shėndoshė, sot nuk mburret se ėshtė stėrnipi i Periklidit. Edhe Romanėt e sotėm e kanė harruar prej shumė kohe origjinėn e tyre: jeta e popujve nuk ėshtė veēse Mrekullia e Zhvillimit, qė rregullon valėt e mėdha tė shekujve”, shprehet Branko Merxhani...

    Shqipėria jonė e sotme ėshtė njė Botė kaotike e vogėl. Nė rrembat tona rrjedhin shumė hidhėrime dhe helme, gjurmė tė prishjes, tė robėrisė, tė njė tronditjeje historiko-shoqėrore tė pakapshme. Trazimi dhe anarkia, qė mbretėrojnė sot nė gjuhėn tonė, nuk janė veēse vetėm njė pjesė, njė pamje, njė fazė e prishjes sonė historiko-shoqėrore. Gjithė ky trazim, gjithė kjo anarki mbretėrojnė edhe nė tė gjitha shfaqjet e tjera tė dinamizmit tonė qytetėronjės. Nė idetė dhe tendencat tona shoqėrore, ca mė shumė nė kuptimet tona mbi formėn dhe esencėn e instituteve tona shoqėrore. Ėshtė njė anarki, e cila ka thėthitur tė gjithė pothuaj jetėn tonė. Ideale s’kemi. Racionalizmi ynė ėshtė pothuaj si i djemve. Dispozita pėr njė gjurmim tė ngulur shkencor dhe sistematik na mungon krejt. Ku e ka rrėnjėn e saj kjo e keqe? A ka vallė arsye historike? Nga pikėpamja e kuptimit sociologjik cili ėshtė shkaku i kėsaj gjendjeje?

    Ja disa pyetje qė Neo-Shqiptarizma pėrpara Djalėrisė sonė intelektuale dhe idealiste. I vė dhe shton: pa dhėnė pėrgjigje nė kėto pyetje, s’mund tė bėhet asnjė hap pėrpara! Ka shumė kohė qė shkoi ajo epokė nė tė cilėn Nacionalizma ishte shoqe e Romantizmės. Nacionalizma e sotme e ēmon kryesisht realitetin. Ėshtė shprehja e gjallė e Sociologjisė si shkencė, njėfarė toke zbatimi tė Higjienės Shoqėrore, njė Laborator i sėmundjeve psikologjike-shoqėrore. Si vlerė pozitive ka vetėm gjurmimin. Zbulimin e rrėnjės sė tė keqes. Kėrkimi themelor i Neo-Shqiptarizmės nga Djalėria – nga ajo Djalėri e cila, e ndritur me fenerin e mendjes, ndjen pa dyshim pėrkundrejt fatit historik tė Atdheut njė respekt tė thellė dhe ėshtė vėnė me mish e me shpirt nė rrugėn e fatit dhe tė sė ardhmes ėshtė ky: Tė ndjekė njė formė shkencore nė gjurmimet dhe nė pėrkufizimet, si dhe njė kuptim filozofik tė plotė dhe tė tanishėm nė idealizmin kombėtare.

    Njė intelektual shikon rrezikun mė tė madh dhe mė tė tmerrshėm: tė bjerė nė hendekun e gabimit dhe tė vetėgėnjimit, po tė dojė tė bėjė njė udhėtim nė sferėn e pasosur dhe kaotike tė fantazisė sė tij. Kjo sferė pėrmban vetėm botė tė rreme, vlera tė vdekura, qė bien vetėm gjumė dhe “utopistė gjenialė”. Drita ėshtė Shkenca, bota e realiteteve. Jetėn politike nuk duhet ta pėrcaktojmė pėrmes romanticizmit dhe fantazisė. Problemi i jetės, misteri i sė ardhmes, kanė nevojė pėr kėtė dritė. Jetėn nuk duhet ta shohim pėrmes prizmės sė fantazisė sonė. Vėshtrimin tonė duhet ta kthejmė pėrkundrejt jetės, d.m.th ta shohim jetėn ashtu siē ėshtė dhe jo siē e duam ne tė jetė. Jeta do njė zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk gjendet lart nė qiellin kombėtar, po ėshtė e fshehur thellė nė shpirtin kombėtar.

    Ja pika nga e cila nisemi. Tė ndriēojmė shkaqet e thella tė anarkisė sonė shoqėrore, qė na la trashėgim e shkuara, me fenerin e shkencės sociologjike. Dhe ja pika e drejtimit tonė: Pėrmbi germa dhat e Shqipėrisė sė djeshme, tė prishur dhe tė robėruar, tė krijojmė njė Shqipėri tė nesėrme, tė mbaruar, tė ndritur, tė qytetėruar – njė Shqipėri jo historike, po qytetėronjėse.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Qėllimi i luftės: Idealizmi i jetės.

    Shqipėria e ndjenjės, Shqipėria e mendimit, po pret krijonjėsit e saj. Dritė pėrmbi fantazinė e sė shkuarės. Nuk jemi as stėrnipėr bonjakė tė Pellazgėve mitologjikė, as gėrmadhat e Ilirianėve: jemi shqiptarė – Njė kombėsi e re.
    Pėrralla pellazgjike ėshtė njė hipotezė xhaba. Njė absurditet. Kėtė sofizmė duhet ta neveritim. Sot s’ka mbetur asnjė turk i ditur qė tė ėndėrrojė pėrrallat turanike. Asnjė grek, me mendje tė shėndoshė, sot nuk mburret se ėshtė stėrnipi i Periklidit. Edhe Romanėt e sotėm e kanė harruar prej shumė kohe origjinėn e tyre: jeta e popujve nuk ėshtė veēse Mrekullia e Zhvillimit, qė rregullon valėt e mėdha tė shekujve.

    Po! Jemi Shqiptarė dhe pėrbėjmė njė kombėsi tė re. Mėma e Nacionalizmės, mallėngjimi kombėtar i shekullit XX, nxorri nė dritė njė pjellė tė re. Kjo pjellė jemi ne. Si Neo-grekėt e sotėm, si turqit e sotėm tė Azisė sė Vogėl, kėshtu edhe neve na ka pjellė njė natė magjike vere, dinamizmi krijonjės i freskėt dhe pėrjetėsisht i ri i natyrės, nė gjirin qė nuk duket dhe misterioz tė Perėndisė sė krijesave. Jemi akoma djem. Ndėrgjegjja jonė nuk e ka njohur akoma fytyrėn krejt tė ndritshme tė Krijonjėsit. Sytė tanė nuk janė mėsuar akoma tė shohin me simpati Diellin e Intelektit. Ku janė krijimet tona tė shoqėrisė? Ku ėshtė Uniteti ynė sentimental? Ku ėshtė Poezia, Leteratura, qė pėrfaqėsojnė racėn tonė, farėn tonė? Ku ėshtė shpirti kombėtar i pastėr dhe i zhvilluar? Ku ėshtė gjuha jonė? Ku ėshtė kultura jonė?

    Shqipėria nuk e ka ngrehur akoma Faltoren e saj...
    Lindėm nė errėsirė, po kėrkojmė dritė. Dhe misioni i brezit tė sotėm ėshtė qė tė na shpjerė nga errėsira nė dritė.

    Rreziqe na kanė rrethuar nga tė gjitha anėt. Me gjithė kėtė, nuk ka asnjė rrezik. Mjafton ta kuptojmė. Ai qė rron, rron se pse e pa dhe e mundi rrezikun. Edhe Grekėt e Vjetėr, nė hapat e para tė zhvillimit tė tyre, luftonin kundėr po kėtij rreziku. Bile luftuan njė shekull tė tėrė. Po u pėrpoqėn si gjigantė. Me gjithė kėtė, me zor tė madh shpėtuan nga rreziku qė tė mbyten nė rrymėn e tmerrshme qė kish shkaktuar hyrja e influencave tė huaja, qė u kish lėnė trashėgim e shkuara.

    “Mania e Historizmės” mend e prishi atė statujė madhėshtore tė mendjes njerėzore, bile edhe para se tė ngrehet. Dhe jo sepse nuk kish zbuluar akoma rrugėn e jetės, qė ēelet brenda nė pastėrtinė dhe flakėn e ndėrgjegjies kombėtare. Pėr njė kohė tė gjatė qytetėrimi i tyre nuk ishte gjė tjetėr veēse njė trazim konceptesh tė pakuptuara semitike, babiloniane, indiane dhe egjiptiane. Feja e tyre ishte njė shesh anarkik dhe i nxehtė lufte midis njėri-tjetrit, shesh mbi tė cilin mbretėronin tė gjitha Perėnditė e Azisė. Me gjithė kėtė Kaos, qytetėrimi grek lindi, rroi dhe mbretėroi mbi fronet e tė gjitha epokave tė paskėtajme. Greqia e Platonit mundi pak e nga pak t’i zhdukė influencat e huaja, tė dėbojė nga Falėtorja e Mendimit Perėnditė e Barbarėve, d.m.th tė organizojė Kaosin, qė gjendej brenda nė Unin e saj. Mysteri i qytetėrimit grek ka qenė Perėndia e Delfit, e cila tha:
    “Gnėdi santon”!...
    “Neo – Shqiptarizma”, 1, 1930
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Oriental apo Okcidental

    Kristo Mėrtiri

    Sa pėr okcidentalizmėn shqiptare āsht fort zor me bā fjalė nėr ne; sepse shqiptarėt e sotshėm – (pėrjashtimet e vėrtetojnė rregullėn!) – gjinden aq larg nga okcidentalizma e vėrtetė sa do tė na duheshin gjuhėnat e meleq-ve apo edhe burizanat e Jeriho-s qė tė na kuptonte pak a shumė bota arbnore. Vet djelmnia e shkollueme e ka gabim kur kujton se okcidentalizma pėrmbahet vetėm nėr veshje e mbathje evropiane, apo nė tė ndenjurit plot kotėsi nėr sallona, ner danse e “me kafe shantanta e balerina” (si thotė Pater Fishta), apo edhe me kryemjen e ndonjė detyre pro forma sa me rrėmbye njė rrogė tė majme, etj, etj... (Na kėtu, helbetč, po flasim me popullin xhahil dhe jo me engjikllopedistat e patentuam – dalun zoras nga ndonjė deriēkė universiteti “bon pour l’Orient!”)...

    E prandej po i sjellkemi edhe popullit dhe po i themi se okcidentalizma e vėrtetė diftohet piksėpari me kryemjen e njė detyre tė ndershme – fund e majė pėr hatėr t’asaj detyre dhe pa me qenė i shtyem nga zori, nga ndonjė dishir i prujtun apo nga shkėlqimii ndonjė fitimi material. Bilč okcidentali i vėrtetė karakterizohet nėpėr mėnyrėn se si aj i ngarkon vetes – fare vetdashas – detyrė tė randa, jashta detyrave ordinare e tė domosdoshme. Heroizėm s’kėrkohet prej askujt, porse lartėsia morale e njė okcidentali matet me gradėn e vetėmohimit dhe vetėflijimit rreth njė ideje sė naltė...rreth njė ideje qė s’ka punė me kolltukė, me llokma e me meashe...

    Si thotė gjermani Emanuel Kant? – “Vepro gjithmonė nė njė mėnyrė t’atillė qė sjellja jote tė jetė shembull dhe rregull mbarėvajtjeje pėr tė gjithė!”. Kėshtu flet imperativi kategorik, neni i parė i detyrės sė pėrditshme tė njė okcidentali...

    Anglezi e lartėson veten me njė sjellje gentleman like kundrejt t’tjerėve dhe me parimin: alėays fair play!, d.m.th pranon, nderon dhe ēmon ēdo njeri a priori si tė njė grade me vetveten...pa qėllime e prapamendime orientale...
    Francezi shtyhet edhe mā tej dhe kėrkon pėr ēdo njeri: liberté, égalité, fraternité!...

    Dhe kėto tė gjitha kėrkohen dhe detyrohen tek ēdo njeri – i madh a i vogėl, pasanik apo i vorfėn, shkollar apo bilmez – jo nėpėr premtime materialiste apo nėpėr friksime tė ndonjė gogoli teologjik, por vetėm e pėrvetėm n’emėn tė njė njerzimi tė nalt (höheres Menschentum), i cili pushtetet mbi njato tė drejta hyjnore (ius divinum sive natyrale) qė kanė mbijė nė zemrėn e ēdo njeriu – pak a shumė normal...

    Dhe karakteristika mā e flakshme e ndjenjave tė njė okcidentali āsht mu njajo dhimbje mėshire dhe flijėplotė qė drejtohet kundrejt ēdo kreatore nevojare – qoft kjo: njeri, shtazė, zog apo edhe njė pėrdheskė e shkretė – por sidomos kundrejt ēdo njeriu fatmjer, kundrejt ēdo populli varfanjak... e mā sė forti kundrejt kombit tė vet nė rrezik. Shpirti fisnik (der Adel) i njė okcidentali (=njeriu) tė vėrtet rrėfehet kryekėput nė mėnyrėn se si merr aj pjesė nėr dhimbje e brenga tė botės pėranė!...

    Si thotė njė Goethe pėr njeriun e vėrtet? – “Edet sei der Mensch, hilfreich und gut; denn das allein unterscheidet in von allen Ėesen, die ėir kennen!...”.
    Por nuk qe vetėm njė Goethe e nuk qenė shokėt e tij, idealista e poetė, e nuk qenė as religjionet evropiane vetėm qė predikuen pėr njat shpirt fisnik e tė pėrdhimbshėm. Jo, qysh para Goethe-s ka qenė anglezi David Hume, i cili larg ēdo sentimenti fetar, kėrkonte pėrhapjen e ndjenjave shoqnore-njerzore, i cili kėrkonte njė “felloė-feeling” ndėrmjet tė madhi e tė vogli e ndėrmjet zengjini e fukaraje. Mbas tij erdhi prap njė Adam Smith, njė Saint Simon, njė Charles Fourrier, njė Robert Oėen, etj, etj., qė tuj u pshtetė mbi tė drejtat hyjnore njerėzore (les droits des hommes) kėrkuen me e pėrhapė njat felloė-feeling edhe nė sheshin mā materialistin e jetės sonė; nė politikėn ekonomike...
    Mjerisht historia e ka dashtė ndryshe... dhe ēereku i saj mur aty kah fillimi i shekullit tė kaluem njė rrokullisje tė prapshme. Me zmadhimin e industrisė dhe me hovin e tregtisė sė pakufishme u njallėn nė njerzinė evropiane sa e sa dėshire e epshe orientale, u pėrmbysėn Zotat e nderit e tė pafajnisė dhe bota okcidentale u pėrmbyt nga valėt e kapitalizmit tė “naltė” (Hochkapitalismus) , tė pashpirt e plot grykėsi... Dhe pasojat e asaj prapavajtje i ndjen sot ēdokush dhe bilé fėmija nė barkun e s’amės...

    Dhe s’āsht ēudi qė nė kohėn e fundit kanė fillue me u pėrhap anekėnd ideologji kolektiviste apo edhe etatiste-diktatoriale, tė cilat duhet ta bājn shtetasin me pahir okcidental, ēka don me thanė: tė vlefshėm pėr vete e pėr tė gjithė!

    Sepse kjo asht e saktė: okcidentalizma e vėrtetė pėrmblidhet nė kryemjen e pėrplotė tė njė detyre tė pėrshtatshme shejtnisht me vetėflijimi pėr nji ide tė naltė shoqnore...

    Nga kjo pikėpamje asht ma okcidental xhandari shqiptar i detyrės, ushtari biles i rojės kufitare dhe bujku i shkretė dhjetarak...sesa nėnpunėsi e zyrtari kafehaneve me njė ēarēaf diplome “bon pour l’Orient”.
    Prandaj e kanė gabim – bile gabim tė trashė – kur thonė disa se shkolla evropiane tė ban okcidental medoemos.

    Jo, kurrsesi! Duhet ditė de edhe n’Evropė nuk janė tė gjithė okcidenta e tė kulturuam. Mana n’Evropė ka njerėz (evropian tė lindun!), tė cilėt me gjithė shkolla tė kryme, me dėftesa, e doktorata, me diploma e dekorata shkencėtare...janė (njerz) tė poshtėr e edepsėza, janė vagabonda e mashtrimtarė, e janė kriminela tė dorės sė parė. Bile-bile statistika kriminalistike na difton se krimet ma tė rafinueme e ma tė poshtra janė krye deri mė sot nga njerz me shkollė dhe jo aq nga populli i pakėnduem e xhahil...
    Tė gjithė kėto kuptohen nga fakti se shkolla – a ma mirė: mėsimi i shkencave – e zhvillon shumė ma fort intelektin se karakterin. Dhe meqenėse edhe n’Evropė lindin njerz me karaktere tė dobėt, dhe meqenėse intelekti tėrhiqet gjithmonė nga karakteri...ka edhe evropianė qė janė mjaft tė zot me shkenca e shkrime publike... por edhe mjaft tė zot pėr ēdo krim e poshtėrsi orientale...
    Dhe ngjanė edhe n’Evropė qė shumė herė diploma universitare paraqet vetėm njė qyrk deleje okcidentale mbi trup tė njė ujku oriental!...

    Nga libri “Oriental apo Okcidental”, Tiranė, 2003
    ABC nr.32-Branko Merxhani
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Organizimi i Kao-sit

    Branko MERXHANI

    Shqipėria jonė e sotme ėshtė njė Botė kaotike e vogėl. Nė rumbat t'ona rrjedhin shumė hidhėrime dhe helme, gjurma tė prishjes, tė robėrisė, tė njė tronditjeje historike-shoqėrore tė pakapėshme. Trazimi dhe anarkia, qė mbretėrojnė sot nė gjuhėn t'onė, nuk janė vecc se vetėm njė pjesė, njė pamje, njė fazė e prishjes s'onė historiko-shoqėrore. Gjithė ky trazim, gjithė kjo anarki mbretėrojnė edhe nė tė gjitha ēfaqjet e tjera tė dynamismės s'onė qytetėronjėse. Nė idetė dhe tendencat t'ona shoqėrore, ca mė shumė nė kuptimet t'ona mbi formėn dhe esencėn e institutevet t'ona shoqėore. Ėsht njė anarki, e cila ka thėthitur tė gjithė po thua jetėn t'onė. Ideale s'kemi. Racionalisma e jonė ėshtė po thua si e djemvet. Dispozita pėr njė gjyrmim tė ngulur shkencor dhe sistematik na mungon krejt. Ku e ka rrėnjėn e saj kjo e keqe? A ka vallė arėsye historike? Nga pikėpamja e kuptimit sociologjik cili ėshtė shkaku i kėsaj gjendjeje?
    Ja disa pyetje qė vė Neo-Shqiptarizma pėrpara Djalėrisė s'onė intelektuale dhe idealiste. I vė dhe shton: Pa dhėnė pėrgjigje nė kėto pyetje, s'mund tė bėhet asnjė ēap pėrpara!....

    ***
    Ka shumė kohė qė shkoi ajo epokė nė tė cilėn Nacionalisma ishte shoqe e Romantismės. Nacionalisma e sotme ēmon kryesisht Realitetin. Ėshtė shprehja e gjallė e Sociologjisė si shkėncė, njė farė tokė sbatimi tė Hygjienės Shoqėrore, njė Laboratorium i sėmundjevet psikologjike-shoqėrore. Si vlerė pozitive ka vetėm gjyrmimin. Sbulimin e rrėnjės tė sė keqes.
    Kėrkimi themelor i Neo-Shqiptarismės nga Djalėria- nga ajo Djalėri e cila, e ndritur me fenerin e mėndjes, ndjen pa dyshim pėrkundrejt fatit historik tė Atdheut njė respekt tė thellė dhe ėshtė vėnė me mish eme shpirt nė rugėn e fatit dhe tė sė ardhmes- ėshtė ky: Tė ndjekė njė formė shkencore nė gjyrmimet dhe nė pėrkufizimet, si edhe njė kuptim filozofik tė plotė dhe tė tanishmė nė idealismėn kombėtare.

    ***
    Njė intelektual shkon rezikun mė tė math dhe mė tė tmerėshmė: tė bjerė nė hendekun e gabimit dhe tė vetėgėnjimit, po tė dojė tė bėjė njė udhėtim nė sferėn e pasosur dhe katotike tė fantasisė sė tij. Kjo sferė pėrmban vetėm botėra tė rrema, vlera tė vdekura qė bien vetėm gjumė, dhe "utopistė gjenialė".
    Drita ėshtė Shkėnca. Bota e Realiteteve. Problemi i jetės, mysteri i sė ardhmes, kanė nevojė pėr kėtė dritė. Jetėn nuk duhet t'a shohim pėrmes prismės sė fatnasisė s'onė. Vėshtrimin t'onė duhet t'a kthejmė pėrkundrejt jetės, d.m.th. t'a shohim jetėn ashtu siē ėshtė dhe jo ashtu siē e duam ne tė jetė.
    Jeta do njė zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk gjendet lart nė qiellin kombėtar, po ėshtė e fshehur thellė nė shpirtin kombėtar.
    Ja pika nga e cila nisemi. Tė ndriēojmė shkaket e thella tė anarkisė s'onė shoqėrore, qė na la trashėgim e shkuara, me fenerin e shkėncės sociologjike.
    Dhe ja pika e drejtimit t'onė: Pėrmbi gėrmadhat e Shqipėrisė sė djeshme, tė prishur dhe tė robėruar, tė krijojmė njė Shqipėri tė nesėrme tė mbaruar, tė ndritur, tė qytetėruar- njė Shqipėri jo historike, po qyetėronjėse.

    * * *
    Qėllimi i luftės: Idealizimi i jetės.
    Shqipėria e ndjenjės, Shqipėria e mendimit, po pret krijonjėsit e saj. Dritė pėrmbi fantasinė e sė shkuarės. Nuk jemi as stėrnipėt bonjakė tė Pellasgėvet mythollogjikė, as gėrmadhat e Ilirianėvet: Jemi Shqipėtarė- Njė Kombėsi e re.
    Pralla pellasgjike ėshtė njė hypothezė xhaba. Njė absurditet. Kėtė sofismė duhet t'a neveritim. Sot s'ka mbetur asnjė Turk i ditur qė tė ėndėrojė prallat turanike. As njė Grek, me mėndje tė shėndoshė, sot nuk mburet se ėshtė stėrnipi i Perikleut. Edhe Romanėt e sotmė e kanė haruar prej shumė kohe origjinėn e tyre. Jeta e popujve nuk ėshtė veē se Mrekullia e Shvillimit, qė regullon valat e mbėdha tė shekujvet.
    Po! Jemi Shqipėtarė dhe pėrbėjmė njė Kombėsi tė re. Mėma e Nacionalismės, Mallėngjimi Kombėtar i shekullit XX, nxori nė dritė njė pjellė tė re. Kjo pjellė jemi ne. Si Neo-Grekėt e sotmė, si Turqit e sotmė tė Asisė sė Vogėl, kėshtu edhe neve na ka pjellor njė natė magjike verore, dynamisma krijonjėse e freshkėtė dhe pėrjetėsisht e re e natyrės, nė gjirin qė nuk duket dhe misterioz tė Perėndisė sė Krijesavet. Jemi akoma djem. Ndėrgjegja jonė nuk e ka njohur akoma fytyrėn krejt tė ndritshme tė Krijonjėsit. Sytė t'ona nuk janė mėsuar akoma tė shohin me sympathi Diellin e Intelektit. Ku janė kujtimet t'ona tė shoqėrisė? Ku ėshtė Uniteti ynė sentimental? Ku ėshtė Poezia, Leteratura, qė pėrfaqėsojnė racėn t'onė, farėn t'onė? Ku ėshtė shpirti kombėtar i pastėr dhe i zhvilluar? Ku ėshtė gjuha jonė? Ku ėshtė kultura jonė?
    Shqipėria nuk e ka ngrehur akoma Falėtoren e saj...

    ***
    Lindėm nė errėsirė, po kėrkojmė dritėn. Dhe misioni i brezit tė sotmė ėshtė qė tė na shpjerė nga erėsira nė dritė.
    Reziqe na kanė rrethuar nga tė gjitha anėt. Me gjithė kėtė, nuk ka as ndonjė rezik. Mjafton t'a kuptojmė. Ai qė ron, ron se pse e pa dhe e mundi rezikun. Jeta nuk ka tjetėr vlerė, tjetėr kuptim. Jetė do tė thotė tė mundėsh rezikun. Edhe Grekėrit e Vjetėr, nė ēapet e para tė zhvillimit tė tyre, kishin tė luftonin kundėr po kėtij reziku. Bile luftuan njė shekull tė tėrė. Po u pėrpoqėn si gjigandė. Me gjithė kėtė, me zor tė math shpėtuan nga reziku qė tė mbyten nė rrymėn e tėmerėshme qė kish shkaktuar hyrja e influencave tė huaja, qė u kish lėnė trashėgim e shkuara.
    "Mania e historismės" mėnjė e prishi atė Statujė madhėshtore tė Mėndjes Njerėzore, bile edhe para se tė ngrehet. Dhe jo se pse nuk kish sbuluar akoma rrugėn e jetės, qė ēelet brenda nė pastėrtinė dhe flakėn e ndėrgjegjies kombėtare. Pėr njė kohė tė gjatė qytetėrimi i tyre nuk ishte gjė tjetėr veē se njė trazim konceptesh tė pa-kuptuara semitike, babyloniane, indiane dhe egjiptiane. Feja e tyre ishte njė shesh anarkik dhe i nxehtė lufte midis njėri-tjetrit, shesh mbi tė cilin mbretėronin tė gjitha Perėnditė e Asisė. Me gjithė kėtė Kaos, qyeteėrimi grek lindi, roi dhe mbretėroi mbi fronet e tė gjitha epokave tė paskėtajme. Greqia e Platonit mundi pak e nga pak t'i ēdukij influencat e tyre, tė dbojė nga Falėtoria e Mendimit Perėnditė e Barbarėvet, d.m.th. tė organizojė Kaos-in, qė gjendesh brenda nė Unėn e saj.

    Botuar mė 1 korrik 1930

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Kurajo!

    Branko Merxhani

    Si qėllim tė pėrfundėshmė tė pėrpjekjevet kombėtare-shoqėrore tė Tendencės Neo-Shqiptare, qė pėrkrahim ne, mundemi tė pranojmė kėtė princip.
    Krijimi i njė Shqipėrie brenda tė pa-kufishme, jashtė tė kufizuar.
    Krijimi i njė Shqipėrie! Ėshtė lodhje, dėshpėrim dhe pa qėllim tė kthejmė sytė nė gėrmadhat e skllavėrisė dhe nė mjerimet qė na la trashėgim e shkuara. Ky vėshtrim nga prapa ėshtė njė gjė monstruoze. Syt t'ona, tė drejtuara nga prapa, nuk do tė takojnė veē se njė gjurmė tepėr tė madhe shkatėrrimi, shenja tė pa-numėrta kalbėsimi, britma tė dėshpėruara njerėzish dhe epokash. Dhe tė gjitha kėto tė mbėshtjellura gjithėmonė brenda nė njė mjergullė tė trashė. S'ka gjėkundi as pikė jete dhe shprese.
    Po ka dhe njė drejtim tė pėrkundėrtė. Drejtim qė zė tė Vjetėrėn me tė Renė. E Arthmja!
    E vetmja rreze shprese dhe shpėtimi pėr fatin shqiptar. Mundet qė njė ditė tė shkėlqejė me takimin e njė agimi plot gėzime, agim i cili do tė faqet bashkė me sgjuarjen e Jetės sė Re. Po vetėm sy guximtarė, shpirtra plot dashuri dhe ballėra tė ndritura e tė gėzuara do tė mundin tė gėzojnė kryelartėsinė dhe madhėrinė e kėsaj jete. Shqipėria e mendimit dhe e ndjenjės, Shqipėria e vėrtetė nuk gjendet nga prapa, po pėrpara neve!...
    Dhe nė qoftė se nuk do tė mundemi tė shtiem sytė t'ona nė kėtė drejtim, nė qoftė se nuk do tė marrim dot vesh thellė-thellė kuptimin e kėtij orientimi krijonjės; domethėnė, nė qoftė se nuk e ndjejmė realitetin e jetės kombėtare-ahere ėshtė e humbur ēdo pėrpjekje, ėshtė e kotė ēdo dėshirė qė tė qėndrojmė si njė unitet shoqėror i lirė dhe i lumtur brenda nė sukseset pėrparimtare fantastike dhe tė pa-arritshme tė qytetėrimit tė shekullit tė sotmė!

    ***
    Shėnja shquarėse e Neo-Shqiptarismės, kondita e parė e ekzistencės sė saj ėshtė kurajua mendore. Pėr kėtė them se Djalėria, e cila ka pėr detyrė tė japė shėrbimet e saj nė luftėn e lartėsimit shoqėror dhe tė zhvillimit qytetėronjės tė vendit duhet qė pikė-sė-pari tė tregojė fuqin e superioritetit mendor dhe tė ketė kurajėn tė pėrballė tė vėrtetėn e jetės kombėtare ashtu siē ėshtė nė realitet dhe t'u a ēfaqė tė tjerėve krejt lakuriq.
    Lamė tė shkojė shumė kohė, duke pėrgėzuar ambiciet historike me fluturat prallore. Po kombet qė na kanė rrethuar nga tė gjitha anėt dhe me tė cilėt na lith afro po njė fat historik, na kanė lėnė tė paktėn njė shekull prapa. Me gjithė kėtė as nonjė nga ne s'ka treguar gjer sot kurajo mendore, qė tė na shpjegojė arsyet e vėrteta dhe shkencore qė shkaktuan kėtė fakt tė hidhur. Nuk janė tė paktė ata qė shohin, si tė vetme arsye historike tė fatkeqėsisė s'onė tė sotme, periodat e gjata tė sundimit tė huaj, qė kaloi populli ynė. Pėr fat tė keq, ky shpjegim nuk ėshtė njė shkak, ėshtė njė pėrfundim..
    Mos jemi vallė nė botė i vetmi popull, i cili, nė peripetin e udhėtimit tė tij historik, ra nga skllavėria nė skllavėri, nga tirani nė tiran?
    Ja, krahas me neve njė botė e tėrė, e cila shpėtoi dhe u tregua pėr hir vetėm tė shkeljes turke!...Themelonjėsi i shkollės Evrasiatike Princi rus Troubeskoi, qė sot quhet si njė nga hegjemonėt e shkėncės, thotė diku:
    "Sundimi i huaj pėrbėn pėr popujt njė shkollė".
    Kjo ėshtė e vėrteta. Historia jonė nuk ėshtė veē se njė vazhdim besnik i peripecive tė ēfarėdosojme tė sundimit tė huaj. Po ne u treguam nxėnės tė keq. Nuk kemi mėsuar as letrėn A!...
    ***
    Nga organizma jonė shoqėrore mungon njė gjė e doemosme, le t'a emėroj sot: Faktori kryesor i shpiritės shoqėrore, idealizma krijonjėse, kuraja mendore, devocioni pėr realitetin kombėtar!
    Kurajua ėshtė arma mė e ēmuar e pėrparimit. Gjurmimi i sė vėrtetės, Shkenca, nuk kuptohet pa kurajon. Brėnda nė luftėn e vrazhdė dhe tė pamėshirėshme tė jetės sė sotme jemi tė ekspozuar nė njė rrezik tė math. Dhe vetėm kur tė kuptojmė gjithė tmerrin dhe gjithė shkatėrrimin qė do tė shkaktojė ky rezik, ahere vetėm do tė mundemi tė themi se hodhėm tė parin ēap tė shėndoshė pėrpara, pėr shpėtimin.
    Nė "Gotzendammerung" Nietzche shkruan:
    "Kombet, qė kishin njė farė vlerė ose fituan njė farė vlere, kėtė gjė s'e arritėn me Institucionet Liberale. Reziku i math i lartėsoi kombet. Reziku, tė cilit i detyrojmė mirėnjohsi, i shton mjetet e rezistencės s'onė, ēfaq viruset t'ona, shpėrndan nė zėmrat t'ona kurajo, jep armė nė duart t'ona dhe sbulon pėrnjėherėsh vlerat e pa-njohura mendore, qė flėnė brenda nesh. Reziku na shtrėngon tė jemi tė fortė".
    Megjithė fuqin e zėrit t'im dua tė flas brenda shpirtrat e Djemve t'onė kėto fjalė tė arta tė krijonjėsit tė "Ubmerensh"-it. Para gjithash tė gjurmojmė shkaket historike dhe sociologjike tė dekadencės s'onė shoqėrore. Me kurajo. Dhe ahere do t'i hapin sytė popullit t'onė. Dhe do tė faqet reziku i math i gjallė. Reziku, qė breth reth e rotull nesh, nė krah t'onė, brenda nesh, si nonjė shtazė e uritur!...

    Botuar mė 1929

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Europa dhe ne tė tjerėt

    Branko MERXHANI,

    Koha jonė, kohė pleonasmash dhe produksioni tė tepėr, ėshtė mbushur edhe nga Profetė, qė profetizojnė "Fundin e Evropės". Vallė? Kaq shpejt? Po kur u-plak dhe po jep shpirtin djali i djeshmė? Gjurmat e para tė jetės sė saj nuk e kapėrcejnė shekullin XII. Po dita e vėrtetė e lindjes sė saj ėshtė mė e afėrme. Mund tė na e kallėzojė edhe fantAzia mė e varfėr e brezit mė tė parė. Besimi i "Perėndisė-Njeri" qė erdhi dhe iku si ndonjė "VISION"
    kėtu e njėzet shekuj mė parė, po mbretėron akoma edhe sot. Byzanti, ky emėr mizor dhe pėr tė qarė, qėndroi mė se njėmijė vjet. Vetėm hija e tij rrojti pesė shekuj. Po Evropa? Mbaroi? - E rreme! Nė rrezat e Uraleve po gjėmon zėri i saj. Shpirti i saj sapo arriti nė fushat mėkatare tė Azis sė harruar. Evropa hyri nė Azi kėtu e njė shekull e gjysmė mė parė. Tani qė ikėn, qė ecėn praptazi, tani pikėrisht hyn nė 'tė. Evropa u-fut thellė nė kryet, nė gjakun, nė shpirtin e robėrvet tė saj tė djeshmė. Atje ku ata hynė horizonti ndroi menjėherė. Nė stepat e thata pa an'e krye po mbijnė pemė qė shtien hije aq sa qielli i kaltėrt i vendit tė prallės dhe tė ėndėrės po mbushet me tym tė zi, qė lėshon njė Perėndi e re: MAQINA.
    Njė shekull e gjysmė Azia plakė, ky djep i feve dhe i Theokrative, po lozte me shakat e saj. Dora e saj, e hollė dhe sentimentale po shkruante vjersha dhe bėnte lodra. Nuk deshi tė ndrojė me fuqin e Maqinės. Trembesh nga armėt mė tė mbaruara dhe nga dituria mė e lartė e zaptonjėsit si nga ndonjė mėkatė. Kėrkoi shpėtimin e saj nga mohimi i duruar dhe i pambaruar i Theokratisė. Atje brenda e kishte burgosur shpirtin e saj. Po turpi i saj mbeti jashtė. Kėshtu, duke fshehur shpirtin dhe duke lėnė jashtė trupin, pandehte se do tė shpėtonte. Shpėtoi sa mund tė shpėtojė edhe ai zog i varfėr qė fsheh vetėm kryet brenda nė rėrė qė tė shpėtojė nga plumbat e gjahtarit!...
    Shtrenjt e pagoi Azia verbėrinė e saj. U bė skllave.

    Njėqind e pesėdhjetė vjet shkuan sa tė sgjohet Azia. Ballėt e saj i ndriti tej-pėr-tej nga njė flakė e bardhė. Pasioni i saj ėshtė pa fre, i egėr, hakmarrės. Po Theokratėt u-vogėluan. Tashmė ajo kėrkojn Maqinėn, beson Maqinėn - me atė dashuri, me atė pasion qė besonte gjer dje hallet e saj tė mėndafshta dhe vazot e saj t'ergjenta. Merr pastaj maqinismėn idololatrike dhe e shkrin mirė-e-mirė brenda nė flakėn e tė dhėmburavet tė saj njėqind e pesėdhjetė vjet me rradhė. Ka edhe ajo nostalgji pėr Qytetėrimin dhe pėr Teknikėn e madhe tė sotme, jo vetėm me syrin e dobisė, po sidomos me vendimin e ēlirimit kombėtar. Nė Rusi, nė Turqi, nė Persi, nė Hind, po zien nostalgjia e shpėtimit tė Aziarit. Azia vjen nė vehte - pėr hir tė Evropės.
    "EVROAZIA" bredhėse e Trubeckoj-it, kjo copė dhe nė mes tė Evropės dhe Azisė, ē'bėhet? - Popujt e saj po marin frymė thellė. Demokratitė e saj po shtohen. Ėshtė shenjė qė edhe ata hynė nė periodėn e zierjes sė brėndėshme. Karta shoqėrore dhe ekonomike e popujve tė vegjėl tė ndryshmė, qė nga ujrat e shqetėsuara tė Egjeut gjer nė buzėdetin e vėrtetė tė Filandisė, po sillte gjer dje tė nxirat e njė rėnieje tė heshtur. Mirėpo arritėn nė periodėn mė karakteristike tė mundimeve tė tyre tė gjata: nė periodėn e REALITETEVET KOMBĖTARE. - Tė huajt u-hoqėn pothua vetė, pasi humbėn robet e tyre tė verbėr. Po djemt e robėrvet, tė ritur nė pikėllim dhe nė mizori, pėrpiqen tė ngulin flamurin e jetės sė re mbi gėrmadhat e errėta tė kullės sė neveritur. Sepse besojnė nė dynamismėn dhe nė produktivitetin e popujve tė tyre.
    Evropa na sbrazi xhepin, po na mbushi shpirtin.

    Botuar nė vitin 1934

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Bardh' e zi

    Branko MERXHANI,

    I. Gjendja politike
    Nė polemikat politike tė ditėve tė fundit u pėrmendėn shumė emėra dhe mbiemėra, u bė shum zhurmė mbi persona, mirė po na u ēfaqėn shum pak njohje e kuptime, nuk u bė po thua asnjė sqarim objektiv rreth gjendjes. Me gjithė qė kaluan muaj tė tėrė dhe me gjithė se bisedimet muarėn njė zgjėrim tė madh dhe zhurmonjės, me gjith'atė nuk u tha po thua asgje deri sot n' emrin e mendimit kėtė herė. Sa u pėrmendėn, kanė qenė kaq tė kufizuara, tė trubullta dhe tė varfėra, qė ėsht krejt' e pamundur pėr njerin tė kuptoje se ē'bėhet dhe pėr ku shkojmė pikėrisht. Nuk na pėlqen aspak tė mbarim zhurmėn e polemikės politike tė gazetave tė pėrditshme nė shtyllate njė reviste kulturore. Sepse na shohim dhe ndjekim nga njė pikė-vėzhgimi shum tė ndryshme gjith'atė skenė tė pa-shijėshme tė sharjeve personale dhe tė retoris antopathike qė nuk ka asnjė pėrmbajtje tė sinqertė substance. Pėrkundrejt rrymės sė shvillimit tė jetės politike-shoqrore tė vendit tonė, rėndėsija e katėr a pesė personave dhe jetėshkrimet e tyre ėshtė hiē.
    Pika e vėzhgimit t' onė ėsht e vendosur mbi njė majė ndėrmjet njė dheu tė rrėnuar tej e pėr tej, i cili fillon tė mbrunjė kallėpe tė reja dhe kemi pėr kundruall gjat' e gjerė njė horizont tė hapet me gjithė thellėsinė e tij tė pa njohur e me gjithė mysteret e veta. Pėr kėtė shkak themi se ndjekim me njė farė ēqetėsimi polemikėn politike personale qė zhvillohet nėpėr shtyllat e shtypit tė pėrditshėm, polemik' e cila me tendencėn qė ka marrė sot nuk kontribuon aspak nė ndriēimin e shenjavet t' errta t'epokės, tė cilat mundojnė ndėrgjegjen t' onė dhe kanė tė bėjnė drejtė pėr drejtė me interesat mė jetike tė kombit. Dhe hidhėrohemi sepse asaj polemike politike i mungojnė pikėrisht kuptimet e thella, qė ēfaqin ndryshimet bazale nė systemin e njohjes dhe se pse pjesa kryesore e zhurmės thėthitet prej njė demonstrate tė disa heroizmave dhe shėrbimeve tė kaluara, shpjegimi dhe vėrtetimi i tė cilavet nuk ėsht punė e ditės sė sotėshme, por ėsht vepėr e historis.
    Duke menduar politikish, d.m.th. duke menduar si njė njeri qė merr fenomenin e jetės politike shqiptare tė 1936-ės si njė ngjarje shoqrore qė zhvillohet gjallėrisht dhe jo si njė marrėdhėnje e thjeshtė midis personit a tė mirė e atij b tė lig, nuk shohim tė bėhet njė gjė tjetėr veēse njė falsifikim i nxitur i disa parimeve tė varfėra, qė munden, mbase, tė krijojnė njė enthuziasėm tė pėrciptė dhe pa themel nė njė vend ku fryma e zemėrimit dhe e dėshpėrimit ka arritur nė kulm, por kurr nuk ėsht nė gjendje tė ndihmojė nė zbulimin e shkaqeve, nė pėrcaktimin e qėllimeve dhe tė na japė nji drejtim tė ndritur dhe shpėtimtar qė tė dalim nga gjendja kaotike e gabimeve dhe e mėkateve tė pa numėrta qė u bėnė deri dje. Ėshtė nevoja pėr njė pėrpjekje mendore, tė sinqertė dhe tė rėndėsishme qė tė lindė mė sė fundi pakėz dritė dhe nji fare ndriēimi mbrėnda nė kėt errėsinė.
    Epoka e jonė nuk ėsht e vetė-kuptuarshme. Ka nevojė pėr analyzė dhe pėr ndriēim qė tė kuptohet", shkruanim pak kohė pėrpara nė kėto shtylla. A jemi duke kaluar vallė njė krizė? Dhe ē'lloj krize ėshtė kjo vallė? Qė epoka e jonė nuk ėsht e kuptuarshme, kjo mjafton tė dėftojė gjendjen e njė krize dhe bile tė njė krize shum tė rėndė. Epokėn nė tė cilėn rrojmė, dhe gjendjen e re tė silės i detyrohet veprimi i ynė ose mohimi i ynė ose edhe njė trashėgim, e ndjejmė si njė gjė tė huaj dhe qė ndodhet jashtė nesh, dhe ndėrsa ajo ėsht shprehja reale e jetės s' onė, me gjith atė na jep pėrshtypjen e njė parasiti.
    N' epokėn t' onė dhe eksistenca e ides akoma, quhet paradoks. Ēdo gjė qė nuk analyzohet, d.m.th. ēdo gjė qė nuk gjendet pėr mbi logjikėn e ditės dhe qė nuk pėrgjigjet nė kėrkimet e jetės sė pėrditėshme, cilėsohet jo vetėm si njė gjė e tepėrt, po edhe si njė gjė qė nuk eksiston fare. Ėshtė sikur t'a kemi bėrė zakon tė rrojmė mbrenda n' errėsirėn dhe e lemė vehten t' onė tė tėrhiqet verbėrisht dhe pa vullnet, nga dallga e pa sigurimit, nga kaosi i marrėzis qė mbytė mbrėnda nė labirynthin e anestezis dhe ushqen pa rreshtur krymbin e shqetėsimevet t' ona.
    Dhe kėshtu nga njėra anė politika u shkėmbye nė njė letėraturė autobiografike banale dhe nga ana tjetėr ideologjia rrezikohet tė katandisė e tė bėhet politikė!...
    * * *
    Epoka e jonė ka nevojė pėr analyzė dhe pėr ndriēim. Njė epokė qė nuk kuptohet vet-vetiu, njė krizė qė nuk kapet dot, po kalojmė pa dyshim. Dhe ka dy faza te veēanta, dy fronte tė ndryshme kjo epokė. E para ėsht faza qė shpreh nevojat e njė paraqitjeje shtėtrore mė tė drejtė dhe mė pėrparimtare tė tėrėsisė s'onė politike, ėshtė d.m.th. faza thjesht politik, nga e cila kthehen gjith energjit, gjithė pasionet, pikėrisht sepse kėrkojnė tė japin njė bazė, sidoqoftė, mė normale dhe njė pėrmbajtje, sidoqoftė mė substancjale n' organizimin t'onė si Shtet. Kėrkojmė tė kthehemi nė normalitetin e marrėdhėnjes midis pushtetit e popullit duke kapėrcyer taktikėn gjysmė-demokratike tė pėrgjėgjėsis sė mbyllur qė u zbatua deri tani. Kjo tendencė, nė qoftė se ėsht e sinqertė dhe nė qoftė se buron me tė vėrtetė siē pandehim, nga dėshira tė kontribuojė nė shvillimin normal t'organizimit t'onė politik, atėherė mund tė na shpjerė nė dy lloj pėrfundimesh:
    1) Ne stabilizimin e njė Autokracije pa mbulesė, me kuptimin modern oksidental tė kėsaj fjale, si mbas sė cilės Autoriteti drejtonjės vjen nga vullneti i ēfaqur i popullit, me ēdo mėnyrė tė pėrshtatshme.
    Nė kėtė rast systemi i sundimit gjendet nė hasje tė drejtė pėrdrejtėshme e tė pėrditėshme me popullin pa qėnė nė mes njė trup ndėrmjetės i ushqyer si parasit. Kjo zgjidhje kėrkon njė fare pregatitje ėshtė komplekse, por tė paktėn ėshtė e sinqertė.
    2) Nė afrimin dhe adaptimin, por tė qėndrueshėm drejt sundimit tė punės demokratike tė vėrtetė. Nė rasė tė tillė duhet tė pranohet si bazė zbatimi i plotė i i Statutit qė cilėson regjimin t'onė si njė regjim Monarki kostitucjonale parlamentare dhe demokratike. Ky adaptim supozon natyrisht. Zgjedhje tė lira dhe Qeveri qė buron nga Parlamenti dhe qė bazohet mbi tė. Kjo zgjidhje ėshtė formalisht me normale, veē duhet liri shtypi serioze dhe e ndėrgjegjshme, vullnet i plotė, guxim dhe drejtim me mėnt Dhe pėrpara ēdo gjėje tjetėr duhet: Dritė!
    Kėto janė vijat e pėrgjithėshme tė problemit politik qė bisedohet natyrisht nėpėr gazetat - dhe qė duhet tė marrė formė tė prerė pėr sė shpejti. Dhe mbrėnda kornizės sė njė bisedimi tė tillė nuk ka gjė kaq pa vend dhe pa mėnd sa ėsht dallimi qė bėhet midis tė "Rinjve" dhe "Pleqve': Politika nuk do tė thotė ideologji.
    Politikė d.m.th thjesht pajtim me Realitetin. Politika nuk bėn ideologji. Bėn Psykologji. Dhe i pėrdorė ideologjirat simbas nevojave qė ndjen pėr realizimin mė tė shpejtė e mė tė sigurtė tė qėllimit tė saj pajtimtar dhe praktik. Ata qė nė politikė skllavėrohen nė ideologjira dhe nuk zotėrojnė spontanitetin qė t'i pėrdorin lirisht, simbas rrethanave dhe bile nė ēaste tė caktuara t'i shuajnė krejt nga radhori i veprimit tė tyre, ata ngrehin kėshtjell n'erė, bėhen viktima tė thjeshtėsis sė vet ose rrinė ndėr ditėt si tė sotėshmet, tė qetė nė shtėpin e vet dhe kėndojnė gazetat vetėm e vetėm qė tė kėnaqin kureshten e vet
    II. Gjėndja Shoqėrore
    Faza e dytė e epokės qė po kalojmė ėsht' ajo fazė qė shprehė problemacitetin e njė fenomeni krejt shoqėror, faktorėt mė kryesorė e sė cilės janė konditat fysiko-teknike dhe socjologjike tė jetės s'onė kolektive. Fenomeni shoqėror i Shqiptarizmės ėsht njė fenomen i ri qė pėrpiqet tė gjejė udhėn e historizimit tė tij, mbas dukjes sė tij nė formė Shteti, krejt tė kundėrt nga fenomenet shoqėrore nacjonaliste t'origjinės perėndimore. U bėmė Shtet para se tė mrrijmė tė plotsojmė formimin t'onė si Shoqėri. Ky ėshtė shkaku qė shteti ynė ka njė shfaqje njė-anėse paradoksale, dhe ky ėshtė kuptim i "Neo-s" qė dhamė na nė shprehjen shkencore "NeoShqiptarisma" kėtu edhe tetė vjet pėrpara. Kėtu gjendemi n'altarin e kulturės dhe jo nė skenėn e politikės. Deri nė ē'pike mundet tė stabilizohet njė marrėdhėnje midis kėtyre dy kuptimevet? Kjo ėsht njė ēėshtje tjetėr. Ėsht ēėshtja e s'ardhėshmes dhe jo ēėshtje e ditės sė sotėshme, e cila mbushet po thua kryekėput nga nevoja e formimit politik, detyra e parė e tė cilit ėsht tė krijojė njė takim tė sinqertė dhe reciprok midis Shteti dhe Shoqėris dhe pushon t'interesohet pėr shvillimin e njė pike afrimi midis kulturės dhe politikes. E para (Shteti) ėsht vepra e njerėzve tė veprimit, e dyta (Shoqerija = kultura), ėsht vepra e njerėzve tė mendimit. Dhe pikėrisht rreth kėsaj del pyetja e madhe: Pa ndihmėn dhe bashkėpunimin e njerėzvet tė mendimit, a janė vallė nė gjendje njerėzit e veprimit vetė tė ngrehin jetėn kombtare mbi themele tė shėndosha? Jo! Duhet tė gjendet mėnyra pėr njė bashkėpunim tė lirė dhe pėr njė shvillim tė pa-pengimit midis kėtyre dy funksioneve qė tė kryqzohen pėrfundimet e tė dy lėvizjeve nė njė njėsi praktike, dhe tė gjallė, nga e cila duke filluar do t'ecim drejte formės sė re shoqėrore tė jetės kombtare, do t'ecim d.m.th. drejt ndryshimit shoqėror. Nga formimi i Fisit nė formimin e Popullit dhe kėtej pastaj n'atė tė Kombit. Duke u frymzuar nga kėto parime siē kemi shkruar edhe tetė vjetė mė parė nė "Demokratin" neve nuk na intereson forma e regjimit, por na intereson systemi i sundimit. Le tė jetė nė fuqi ēdo Qeveri qė tė dojė mjafton tė jetė Qeveri idealistėsh qė kanė si program tė ndihmojnė me gjithė fuqin e vet nė veprimin dhe shvillimin e lirė tė fenomenit nacjonalist tė ri, d.m.th., tė "Neo-Shqiptarismės" dhe tė marrim aktivisht pjesė nė kristalizimin e ides sė Kombit.
    Kėtu ėsht vendi ku dallimi i 'ri" dhe i "vjetėr" ka njė kuptim. Kėtu mbi lėmin e fenomenit shoqėror zotron tej e pėr tej, frym' e kundėrshtimit, e heterogjenejtetit dhe i objektivitetit. Kėtu kanė ngrefur pėr kundruall llogoret e tyre antarėt e traditės mė njanė, dhe antarėt e pėrparimit dhe tė ndryshimit m'anė tjatėr. Na s'kemi tradita nacjonaliste. Traditat t'ona janė tradita tė Familjes, tė Fisit dhe mė socjale nga tė gjitha janė traditat fetare. As njėra nga kėto as dhe tė gjitha bashkė nė grumbullimin e tyre, nuk pėrfshijnė asnjė bazė synthetike qė tė kontribuojnė nė realizimin e ides sė Kombit. Kėto vlera tė pėrēarjes s'onė morale duhet tė ndryshojnė formė dhe pėrmbajtje simbas nevojavet qė ēfaq Shoqėrija e jonė kombtare qė mund tė themi deri nė njė pikė se gjindet sot nė shpargėnjt e vet.
    Ky ėsht qėllimi i pėrpjekjes s'onė. Puna, pra, ėsht pėr njė evolucjon dhe jo pėr njė revolucjon. Pėrparimi i formimit t'onė shoqėror mvaret nga ndryshimi i koncepsionit, tė systemit dhe jo nga shkėmbimi i thjeshtė personavet. Mvare't nga reforma e institucjonevet t'ona politike si mbas nevojavet tė reja tė jetės. Nji person moralisht mė i mirė shpesh here nuk ėsht i tillė dhe politikisht. Dhe detyra e jonė nuk ėsht tė pohojmė gjitheēka qė t'arrijmė nė fund nė njė Nihilizm politik, por ėsht tė krijojmė njė mekanismė transformonjėse midis Kaosit tė shoqėrive shqiptare tė vogla dhe tė shpėrndara dhe tė jetės sė shoqėris shqiptare tė madhe dhe tė bashkuar midis tė tanishmes dhe t' ardhėshmes, midis tė "vjetrit" e tė 'riut': Njeriu vetėm mbi historin mundet tė punojė, pa marrė parasysh nė se historija ėsht nji gėrmadhė. Pėrmbi at themel historik, qė ėsht detyr' e jonė t'a ndriēojmė nga gjith'anėt, e tij dhe t'a lajmė moralisht dhe materjalisht, kemi brezat e djemve qė jeta i sjellė nė shoqėri, dhe kėta do t'i transformojmė nė gjeni tė rea shoqėrore ashtu siē kėrkojmė parimet e rilindjes shoqėrore neoshqiptare.
    * * *
    Burri i sotshėm ėsht i lidhur ngusht me tė shkuarėn e vet. Dy vese themelore te temperamentit te tij, kryelartsija dhe pertacija, u bashkuan midis tyre dhe e skllaveruan ne vlerat e vjetra qe ka krijuar per personin e vet. Kėto gjėra qė kutėrbojnė kalbėsirė dhe qė shpėrndajnė mikrobin e prishjes e tė pėrēarjes, duken si dėshmonjėsit e vetėm tė qėnjes sė tij. I gjenė tė dukura, tė qeta, t'ujdisura, dhe pandeh se vlen njė botė tė tėrė. Dhe ashtu shikon punėn e vet. Nuk ēfaq asnjė dėshirė qė tė fitojė cilėsira tė reja, tė krijoje vlera tė reja. Kjo punė do nji pėrpjekje dhe fundi i fjalės, kjo pėrpjekje nuk beson se vlen mundimin. Rri i shtruar dhe i qetė mbrėnda nė burgun e sė shkuarės sė vet, dhe aspak s'i shkon nga mėndja mendimi pėr t'ardhėshmen. Pėr kėtė vetėm e tanishmja ekziston. Por harron se pėr jashta atyre burgjevet t'ėrrta lindin gjenerata tė tėra djemsh, qė njė e vetme prej tyre ėsht shum mė e vlefshme edhe nga grumbullimi i gjithė brezave tė kaluar.
    Fuqia qė do tė drejtojė rrymėn e ngjarjeve t'ona shoqėrore ėshtė Rinija e tyre. Do tė rrėmbejnė ata ndonjė ditė fuqin e kontrollimit tė mjeteve tė erės prej duarve tė prindėrve tė tyre. Shumica e burrave qė rrojnė sot janė pleq nga sa tregon mosha e tyre. Por djem janė edhe ata qė lindin vonė pėr t'u rritur mbrėnda nė nji qark nacjonalist tė thjeshtė. Kėtu gjendet burimi i thellė i kaosit tė sotshėm. Kėtu gjendet fusha e vėrtetė e luftės mbi tė cilėn na sot ēajmė vijat mbrėnda tė cilavet do tė luftojnė nesėr brezat qė vijnė pas nesh...

    Botuar mė 1936

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Shteti dhe bursistėt

    Branko MERXHANI,

    Shtet. Ja njė fjalė e shkurtėr, e cila simbolizon githė kuptimin e independencės kombėtare tė vėrtetė. Shtet do tė thotė shoqėri e organizuar. Po ėshtė njė veprė arti e njė pune njerėzore shumė tė gjatė. Do punojmė shumė vjet. Do tė mundohemi pėr shumė breza. Do dėrmojmė shumė armiq. Do tė ēdukim influencėn e shumė tė metave anitshoqėrore dhe trashėgimore. Vetėm pas njė lufte guximtare, vetėm pas njė periode tė tėrė heroizmi spiritual do vijė dita e bukur nė tė cilėn do tė ndritij edhe nė horizontin e Atdheut t'onė dielli i Qyetetėrimit: Shteti...
    Pėr tė arritur kėtė gjė, duhet tė zgjidhen disa probleme. Probleme tė cilat duket dhe mundemi t'i zgjidhim, bile dhe nė mėnyrė mė tė kėnaqėshme. Ėshtė e vėrtetė se gjer para pak kohe nuk i ishte dhėnė rėndėsia e duhur kėsaj ēėshtjeje prej autoriteteve kompetente tė Ministris sė Arėsimit. Po Monarkia edhe kėsaj ēėshtje i dha njė shtytje tė re. Dhe interesimi i Monarkut tė Math nė favor tė arsimit jep mjaft kurajo pėr pėrparimin e arthmė tė Atdheut t'onė. Edhe si njė rezultat i parė i kėtij interesimi tė vėrtetė mbretėror pat-qėnė emėrimi i tre inspektorėvet nėpėr kryeqytetet evropiane pėr tė pasuar mė rregullisht jetėn dhe punėn e studentėvet t'onė. Po kujdesi shetėror nuk duhet tė qėndrojė kėtu...
    E ardhmja e vendit varet nga misioni i lartė qė mori pėrsipėr tė realizojė djalėria studenteske e shpėrndarė nėpėr qytetet e ndryshme tė Evropės. Ajo do tė jetė Sjellėsi i Qytetėrimit. Frymėzuesit e Shqipėris sė nesėrme. Punėtorėt e botės sė re Shqiptare. Po ėshtė njė detyrė e Qeveris sė sotme tė vendit t'i japė djalėrisė studenteske tė gjitha mjetet e nevojshme qė tė mundet ajo tė plotėsojė veprėn e saj.
    Po ē'bėhet sot? Kemi njė grusht studentėsh jashtė, tė cilėt janė po thua krejt tė neveritur nė fatin e tyre....
    Shteti i sotmė Turk u paguan studentėve tė tij tė jashtmė bursa tė shėndosha tė pėrmuajshme. Dhe ē'shumė merni me mėnd pak a shumė? Njėzet e pesė No.25 lira sterlina ar. Po Shqipėria vetėm shtatė No.7 napolona pėr studentėt e Italisė, nėntė No.9 pėr ata tė Austrisė e kėshtu tutje.
    Kjo shumė ėshtė krejt e pamjaftė. Me qėnė se me bursėn e sotme shumė tė varfėr, qė disponon Shteti, sigurohen mezi vetėm shpenzimet e ushqimit. Domethėnė tė fjetur e tė ngrėnė.
    Pa tjetėr mban mėnd i ndershmi dhe sympathik Sekretari i Pėrgjithshmė i Ministris s'Arėsimit se, kur ishte student nė Francė dhe bursist i Qeverisė Ottomane, merte afro 15 lira turke ar nė muaj. Dhe kėtė nė njė kohė nė tė cilėn jeta ishte shumė e lirė dhe e lumtur. Pėrpara Luftės sė Pėrbotėshme...
    Me njė ēudi pėrmbysėse ēdo gjė u-ndrua nė botė. Dhe spenzimet e jetės u-shtuan nė mėnyrė kolosale. Dhe mė parė nga ēdo gjė spenzimet e jetės intelektuale. Po studenti ka nevojė pėr libra. Pėr revista. Pėr jetė. Dhe duhet tė jetė nė pozitė tė pasojė tė gjitha edisionet shkencore mė tė ra. Po gjėja mė me rėndėsi ėshtė ēėshtja e jetės. Sjellėsi i Qytetėrimit mund tė quhet ai student i varfėr, i cili banon nė lagjen mė tė varfėr tė njė qyteti tė sotmė tė math dhe i cili mund tė vijė nė kontakt vetėm me klasa mė tė ulėta?..
    Qyetetėrimi i sotmė lyp shumė shpenzime. Ka bibliotekat e tij. Theatrot. Klubet intelektuale. Dhe ka nevojė pėr kontakt, ka nevojė pėr njohje me qarqet e aristrokracisė intelektuale. Dhe tė gjitha kėto lypin tė holla. Shteti ka detyrė tė kujdeset pėr gjendjen e tyre.
    Nuk ėsht i drejtė mendimi se jemi njė Shtet i varfėr dhe se para nuk mundemi t'u paguajmė studentėvet ato qė u duhen. Se pse, po t'a dojė nevoja, mundemi shumė bukur tė kufizojmė numrin e tyre dhe bile tė bėjmė njė zgjedhje tė drejtė dhe pozitive midis tyre. E vėrteta ėshtė se systemi i sotmė dhe bursa e sotme nuk mund tė sjellėn as nonjė rezultat tė dobishmė: Ėshtė njė mundim i kotė dhe njė shpresė e humbur.

    Botuar mė 1928

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Ministria e Edukatės Fillore

    “Reformoj shkollat e katundeve.
    Po duhen lart nga tridhjetė vjet,
    Qė mundimet e mia tė sotme tė japin pemė”


    Frederiku i Math

    Kjo ėshtė java e tretė qė u pre vazhdimi i Formulavet. Po kjo prerje nuk u shkaktua as nga nonjė deziluzion personal, as nga nevojat e nonjė prehjeje makar dhe mė tė vogėl. Jemi nė kulmin e moshės dhe ndjejmė thellėsisht pėrgjegjėsinė qė kemi marrė pėrsipėr pėrkundrejt djalėrisė sė kulturuar, kur filluan nga kėto Formula pėr tė ēfaqur iderat ‘tona reth vijave tė pėrgjithshme mbi tė cilat duhet tė mpėshteet aktiviteti pėrtėritės i brezit t’onė. ME tė vėrtetė Shtypi Kombėtar nuk i vuri re aspak gjer sot pėrpjekjet e kėsaj gazete tė vogėl provinciale. Ky mos interesim ndofta tė ketė edhe arsyet e tij. Dhe kėto arsye ndofta tė kenė njė vend tė shpjeguarshėm brenda nė studimin analistik tė psyko-synthezės sė sotme tė vendit t’onė. Ky mos interesim nuk na influencon aspak.
    E quajmė vetėhen t’onė tė lumtur dhe tė kėnaqur plotėsisht , bile qė nė minutėn nė tė cilėn Kryeministri i parė i Mbretėrisė s’onė ēfaqi hapėt dhe pa kufi sympathin e tij pėr pėrpjekjen e kėsaj gazete dhe u rekomandoi botėrisht intelektualėvet qė edhe kėta tė interesohen pak pėr pėrhapjen dhe zhvillimin e lėvisjes neo-shqiptare qė kemi krijuar ne. Dhe pikėrisht ky trazim i papandehur po shumė i bukur i kryeministrit ka qėnė shkaku i prerjes sė Formulave, me qėnė se vėndi i ngushtė i “Demokratisė” nuk merte dot tė gjithė lėndėn e pregatitur. Bile kėto ditė kemi marė shumė letra nga njerės tė njohur e tė panjohur tė cilėt na shtynė tė vashdojmė veprėn tonė tė rėndė. Kėto letra janė pėr ne njė burim kėnaqėsie dhe kurajoje.
    * * *
    Po vashdojmė sot ēfaqjen e pikė-pamjevet tė pėrgjithėshme tė Ideologjisė Neo-Shqiptare rreth ēėshtjes arėsimore. Ndofta me botimet e gjersotme rreth kėsaj ēėshtje tė kemi kapėrcyer kufijt e ngushtė tė Formulavet dhe me sgjerimin e ēėshtjes tė jemi larguar nga shtrati i tyre. Mirėpo kėtė sugjerim mbi problemin arėsimor e gjejmė mjaft tė justifikuar. Ne themi se ēėshtja arsimore ėshtė ēėshtja mė me rėndėsi e vėndit dhe pėrbėn gurin filosofal tė tė gjithė dynamismės rilindėse tė brezit tė sotmė. Kemi bindjen e thellė se, qė tė shpėrndahen retė e zeza qė mbulojnė sot horizontin t’onė, Shlqipėria duhet tė transformohet an’e mban’anė nė njė Fabrikė Pedagogjike me njė aktivitet produktiv e tė pa reshtur, i vetmi qėllim i sė cilės duhet tė jetė pregatitja sa tė jetė e mundur mė mirė e brezit tė nesėrmė. As mballomat burokratike, as ligjat e nxituara, po edhe as tė gjitha mrekullit e botės mund tė sjellin kėtu ndryshime dhe pėrfundime. “Duhen lart nga tridhjetė vjet qė mundimet e mia tė sotme tė japin pemė”, thoshte Mbreti filosof i Prusisė.
    * * *
    Nė numrin e 20 Korrikut theksonim se organizimi i arsimit t’onė popullor duhet tė fillojė nga mosha para-shkollore e djalit dhe se artikulli i parė i pllanit t’onė arsimor duhet tė pėrmbajė kėtė pretendim: Largimi i djalit sa tė jetė e mundur mė shpejt nga qarku anakronistik i dėshpėruar i familjes dhe i shoqėrisė tij. Qė nga viti i tretė i moshės sė tyre, djemtė duhet t’i mbledhim nė vende pedagogjike qė janė tė pregatitura posaēėrisht pėr ta- “Kindergarten”, domethėnė qeverisje pedagogjike para-shkollore. Kjo ėshtė pika e parė, fillimi i politikės s’onė arsimore.
    * * *
    Organizimi i brėndėshmė i Shkollės fillore. Ja pika e dytė- dhe sot pė rsot e fundit – e pllanit arsimor tė Neo-Shqiptarismės. Kemi bindje se shkolla fillore e Shqipėrisė sė sotme nuk ka vetėm misionin dhe vlerėn qė tė kontribuojė nė luftimin e analfabetismės. Jo. Shkolla fillore ėshtė shkolla e vetme dhe e vėrtetė e popullit shqiptar. Pėr shumė vjetė akoma shkalla qytetėronjėse e sheshit t’onė shoqėror do tė matet vetėm e vetėm me vlerėn krijonjėse tė shkollės fillore. Vetėm njė shkollė fillore e organizuar plotėsisht ėshtė nė shkallė tė lartėsojė sheshin e shoqėrisė s’onė, nė qoftė se marim parasysh seriozisht ligjat dhe konditat biogjenetike dhe sociologjike, pėrmbledhja e tė cilave cakton vlerėn e sotme tė qytetėrimit t’onė. Ėshtė akoma larg epoka nė tė cilėn gjimnazi shqiptar do tė mund tė loz njė rol tė vėrtetė nė zhvillimin ekonomiko-shoqėror tė vėndit.
    Shkolla fillore, pėr tė cilėn detyrohemi tė derdhim dhe tė kufizojmė gjithė vėrejtjen t’onė- dhe bile gjer nė shkallėn sa qė Ministria e Arėsimit tė marė titullin “Ministria e Edukatės Fillore”- i ka akoma tė pazgjidhura tė gjitha ēėshtjet e tij. Ja, p.sh, disa pyetje nė tė cilat mė nė fund duhet tė hidhet pak dritė:
    1) Kush mund tė na thotė sot se sa djem kemi nė vendin t’onė, nga ku varen- qoftė nėnė kuptimin e ngushtė tė Statutit t’onė- pėr sa shikon detyrimin shkollor?
    2) Sa nga kėta djem venė sot nė shkollė?
    3) Sa nuk venė akoma?
    4) Goditat e sotme shkollore a janė tė mjafta qė tė pėrmbajnė tė jgithė djemtė qė para-shikon detyrimi shkollor?
    Para se tė zgjidhen kėto ēėshtje nuk mundet tė bėhet as njė fjalė pėr politikė arėsimore. Edhe nė njė vėnd, nė tė cilin me tė tilla ēėshtje nuk meret as njeri, Ministria e Arėsimit ėshtė e kotė.
    Shkolla fillore, shkolla e popullit shqiptar, duhet tė jetė e plotė dhe mė vetėhe. Dhe duhet tė jetė tė paktėn shtatė vjetė. Dhe tė paraqiti njė lidhje harmonike tė kulturės sė pėrgjithėshme dhe profesionale. Domethėnė flasim jo pėr njė shkollė fillore tė “rountines” po pėr njė shkollė fillore tė jetės dhe tė punės, tė mėndjes dhe tė dorės, pėr njė shkollė tė njė aktiviteti qė buron vet-vetiu. Pėr organizimin e brėndėshme tė kėsaj shkolle do tė bėjmė fjalė nė numrin qė vjen.

    Branko MERXHANI,
    Botuar mė 1929

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Mėma dhe djali

    Branko MERXHANI,

    Cili ėshtė koncepsioni i sotmė i shoqėrisė s'onė pėr kėtė fenomen dublė psykologjiko-sociologjik? Kaq Mėma sa edhe Djali, brėnda nė qarkun e koncepsionevet tė sotme shoqėrore, c'tjetėr pėrfaqėsojnė pėrveē se vetėm vdekėsinė e njė mysteri tė heshtur? Nė hiet e errėsirės s'onė mendore po pėlcasin dallgat e njė padijeje tė tmerėshme. Dhe brenda nė njė botė tė tillė, plot mjergullė, myk dhe shkretėtirė, krijesa e sa-polindur, qė nga djepi akoma, po pėrball errėsirėn e parė tė qėnies: Djali ėshtė i dėnuari mė i pafajėshmė i shoqėrisė s'onė...
    Vjen nė jetė pa nonjė ndihmė, mirė po instiktet naturale e shtyjnė pėrpara njė nevojė tė madhe: Tė orientohet me jetėn rreth e rrotull tij. Tė gjithė janė tė ra, tė panjohura, tė pakuptuarshme pėr 'tė. Pikėrisht nė vitėret e para po pėrball vėshtirėsitė mė tė mbėdha. Po kush do t'i japij kurajo? Cili do tė kuptojė nevojat e tij dhe kush do t'a udhėheqij qė tė sgjidhij vėshtirėsit e para dhe dyshimet e para?
    Pozita e tij brėnda nė familjen t'onė tė sotme ėshtė krejt e ēlumtur. Mėma s'i jep gjė tjetėr pėrveē dashurisė naturale. Tė mbėdhenjtė, qė e rrethojnė, e shohin vetėm me syrin e superioritetit. As nonjė nga ne nuk mban mėnd mė vitėret e tij tė foshnjėrisė. Po askush nuk e studjoi kurrė Psykologjin e Djalit. Djali, brėnda nė shtėpin e prindėrvet tė tij, sheh tė gjitha fuqitė, tė gjitha zotėsitė, tė gjitha meritat nė pushtetin e tė mbėdhenjvet. Marja e tij pjesė nė kėto kondita tė rrethit (milieu) ėshtė pothua e asgjėshme. Kjo gjėndje e bėn mė tė pazotė, mė tė dobėt nga ē'ėshtė. Dhe e vetmja gjė qė i fal ky qark familjar ėshtė i pari rėzim shpirtėror, qė psykologjikisht thuhet Sensi i lnferioritetit. Po kjo ėshtė e padurueshme dhe e shtyn nė njė shpėtim me pahir. Djali pėr kėtė sens kompensohet me njė aktivitet real, gjer sa gjen rast pėr kėtė gjė, ose shtyhet pėr njė kompensim fenomenik, pėr njė forcim fiktif tė vetė-vlerės sė tij, zakonisht me inatin, me padėgjimin, me rebelimin. Kėshtu rjedhin "tė metat fizike gjoja tė moshės foshnjore", siē thotė populli, kur se nė realitet tė gjitha kėto anomalira nuk janė tjetėr veē se mjete qė pėrdor djali qė tė shpėtojė nga shtypja e padurueshme qė i bėn sensi i inferioritetit. Bile shumė herė trazohen edhe shumė faktorė tė tjerė kurajonjės, p.sh. Inferioriteti i Organevet, qė kontribuojnė gjithėmonė nė ndjenjėn mė tė thellė tė inferioritetit tė, tij dhe paraqitin gjithėmonė trazime shpirtėrore dhe anomalira mė tė mbėdha nė veprėn e edukatės sė tij: Psykologjia e sotme nė kėto kondita tė jetės familjare gjen shkaket e origjinės tė sė gjitha po thua typevet neurastenike dhe thymopathike si edhe tė karakterevet kriminale.
    Me formėn e sotme tė shoqėrisė dhe nė gradėn e tanishme tė organizimit arėsimor, Familja zė vendin e parė nė rritjen e djemvet dhe Mėma ėshtė personi kryesor nė jetėn e Djalit. Lidhjet e Djalit tek Mėma pėrbėjnė periodėn e parė tė marėdhėnievet tė tij njerėzore dhe dashuria e mėmės sgjuan brėnda tij ndjenjėn e lidhjes sė tij me botėn e jashtme. Kur mungon dashuria e mėmės, d.m.th. kur grada e interesit tė mėmės nuk ėshtė e mjaftė qė tė sgjuajė brėnda nė shpirtin e Djalit ēfaqjet e para tė sensit shoqėror, ahere Djali e ndjen vetėhen e tij brėnda nė njė vėnd armik dhe shvillohet nė njė misanthrop. Po mėma duhet tė ketė shumė mėndjen qė tė mos e tepėrojė nė dashurinė e saj. Pėrkėdheljet e tepėrta tė mėmės, "dashuria e madhe" , shton gjer nė njė pikė tė rezikėshme monotoninė shpirtėrore tė Djalit, provokon nė djemtė femėrėzimin e tyre, pengon sgjerimin e sensit shoqėror, e bėn mėmėn tė doemosme pėr ēdo gjė e pėrherė dhe krijon njė izolim tė fortė me botėn e jashtėme.
    Tė gjithė karakteret sociale janė viktima tė ngatėrimevet psyqike tė moshės foshnjore, sidomos rjedhje "tė dashurisė sė madhe".
    Mirė po edhe rreptėsia e mėmės ėshtė e dėmėshme. Prindėrit, qė pėrdorin djemt e tyre si kuklla tė stolisura me pėrkėdhelje pa fund, ose si shėrbėtorė tė vegjėl qė rrihen dhe goditen pėr ēdo ēqetėsim pa rėndėsi, nuk bėjnė gjė tjetėr pėrveē se pregatitin njerėzit e dėshtuar tė jetės sė pastajme, klientė pėr psykiatrėt, pėr ēmėndinat, pėr burgjet. Nuk ka dėnim qė tė mos jetė shumė a pak i dėmėshmė. Shumė mėma, kur dėnojnė djemt e tyre, pandehin se diē bėjnė. Po dėnimi nuk sjell veē njė pėrmirėsim tė jashtmė. Po dėmi, qė provokon brėnda nė shpirtin e djalit, ėshtė i pallogaritėshmė. Dėnimi ėshtė ai qė lėron tek djali inatin, reaksionin, tė cilat luftojnė kryesisht kurdoherė me mjete negative: Bindje fenomenike, rėndim i fantasisė, tė rrema, dynakėri, vjedhje e rafinuar etj.
    Dashuria e mėmės duhet tė jetė kaq e matur, llogjike dhe pa pasion, sa qė tė mos e bėjė djalin tė pazotė edhe pėr dashurira tė tjera. Njė lidhje konfidence. Vetėm me kėtė lidhje do tė mundij mėma tė largojė nė ēastin e duhur djalin e saj, pa nonjė tronditje, dhe do tė mundij mė lehtazi t'a udhėheqij pėr te babai, vėllezėrit, miqtė, shkolla, profesioni, martesa - pėr te Shoqėria.
    Njė nga konstatimet mė serioze tė Psykologjisė sė re ėshtė edhe ky: Rolin mė tė madh nė formimin e karakterit dhe nė trajtimin e personalitetit e lozin vjetet e para tė jetės sė djalėrisė!. Fati i djalit gjėndet nė duart e prindėrvet. Sigurisht nė ēėshtjet e edukatės lot njė rol me rėndėsi edhe rrethi shoqėror: "Edukata ėshtė gjithėmonė dhe kudo njė fonksion i shoqėrisė. Shoqėria, me tė gjitha fenomenet e saj historike, psyqike dhe ideologjike, ushtėron njė shtypje kolosale mbi trajtimin e karakterit tė njeriut': thotė Durkheim-i.
    Atavisma ėshtė fakt. Djali ėshtė njė krijesė, qė sjell me vetėhe njė formė tė caktuar inteligjence dhe njė typ sentimental jete. Psykologjia e re nuk mohon se instiktet janė tė bashkėlindura (innes). Njė instikt nuk ēduket. Mirė po "ngjarjet dhe peripetitė e jetės sė ēdo njeriu caktojnė edhe shvillimin e instiktevet. Ėshtė nė dorėn tonė tė permetojmė ose jo punimin dhe shvillimin e lirė tė imtiktevet, d. m. th po tė duam, mundemi tė pengojmė veprimin e tyre tė lirė dhe tė hapėt brėnda nė ndėrgjegjen t'onė. Mundemi shumė bukur tė pėrpiqemi ti! realizojmė SUBLIMASIONIN e instiktevet"
    Po vjetet e para tė moshės sė djalėrisė, ndėshtypjet e para tė jetės, japin drejtimin positif a negatif nė shvillimin e kėtij sublimasioni moralizonjės. Nė kėtė fazė tė jetės mbillen rrėnjat e karakterit dhe sigurohet shvillimi normal i qėnies shpirtėrore sė njeriut: Nga edukata e mėmės varet fati i Kombėsisė dhe njerėzimit t'onė.
    Sot nuk dimė vetėm kėto gjėra. Nuk dimė vetėm se shvillimi shpirtėror i jetės sė djalit ndryshon dhe vjen mė parė nga perioda nė tė cilėn fillon shvillimi i personalitetit mendor tė tij (nė moshėn 6 vjeē). Pėr hir tė punės sė Sigmund Freud-it, dihet sot se djali i vogėl nuk ėshtė pa seksualitet. Pas Freud-it, Hovi Seksual, ky element afrodisiak, lot rolin mė me rėndėsi nė zhvillimin e jetės shpirtėrore tė njeriut.
    Pėr fat tė keq nuk mė permetohet tė vazhdoj mė tepėr nė njė analizė mė tė gjerė tė parimevet tė shkollės psyko-analitike, se pse kuptimi i parimevet shkencore tė kėsaj shkolle lyp njė thellim shumė tė specializuar nė problemet e psykologjis sė re. Tash-pėr-tash ne nuk kemi tjetėr qėllim pėrveē se tė shtyjmė njerėzit e paktė t'onė me kulturė pėr studime psykologjike. Po ajo qė mund t'u kujtohet kėtu mėmavet ėshtė rėndėsia kryesore e ēėshtjes sė gjumit nė moshėn e djalėrisė. S'i merrni dot me mėnd pėrfundimet e tmerėshme dhe konsekuencat katastrofale, qė shkakėtojnė nė rrugėn shpirtėrore dhe mendore pėrgjithėsisht tė peripetisė njerėzore dhe nė trajtimin e karakterit shpirtėror, ndėrshtypjet e moshės sė djalėrisė, kur nė dhomėn e fjetjes sė prindėrvet krijesa e vogėl bėhet dėshmonjės i njė skene bashkėshortore. Hidhėrohem shumė qė edhe nė kėtė kaptinė me shumė rėndėsi tė mos sgjatem dot. Po kam tė jap njė kėshillė:
    Mėma! Mos i mėsoni djemt tė flėnė nė folenė e dashurisė!
    Mėma ka pėr detyrė tė vėjė re dhe tė ndihmojė shvillimin e jetės shpirtėrore tė djalit tė saj. Nė qoftė se nuk ėshtė nė pozitė t'a bėjė kėtė gjė, tė paktėn duhet tė jetė kaq e rezervuar dhe kaq e hollė sa qė tė mos shkakėtojė pengime dhe dėme nė dispozitat shpirtėrore tė njeriut tė vogėl. Po djali, qė tė mundij tė shvillojė, pa pengime dhe pa ndėrhyrje tė huajė, entitetin e tij, mė parė nga tė gjitha ka nevojė pėr njė qark tė lirė aktiviteti dhe lėvizjeje. Vetėm mėma mundet tė pregatitij kėtė qark. Ēdo ndėrhyrje nė veprat dhe lėvizjet e djalit, ēdo zėvendėsim i zotėsisė individuale dhe spontaneitetit tė tij, ēdo ndihmė dhe pėrkrahje e kotė, janė gjėra tė rezikshme dhe antipedagogjike. "Systemi pedagogjik mė i mirė - thotė Maria Mantessori - ėshtė ai sistem qė ka si bazė dhe parim lirinė.
    Mirė po pėr fat tė keq ngjau krejt e kundėrta. Prindėrit mė tė shumtė i pėrdorin djemt si skllevėr tė vegjėl. Mėmat t'ona duhet tė kenė kurdoherė para sysh se edukata e djalit nuk nus nga shkolla. Fillon nga djepi. Di shumė prindėr, qė dėrfejnė me skercot e djemvet tė tyre, si djemtė me kukllat e tyre. Kam takuar prindėr, jo dhe fare pa kulturė, tė cilėt vetėm e vetėm qė tė kėnaqin vizitorėt e tyre u japin cigare djemvet sapo trivjeēarė dhe kur krijesa gracioze, nga njė imitim semplė, nga zakon ose dhe nga korrupsion trashėgimor, e pi duhanin si burrat, pashė babanė dyzetvjeēar tė humbasij brenda nė njė det gėzimi dhe dėfrimi!...
    Natyrisht, nė thembrėn e kufizuar tė njė artikulli, nuk ėshtė e mundur tė vė brėnda as tė gjitha marėdhėnjet midis mėmės dhe djalit, po as edhe vijat e pėrgjithėshme tė psykologjis sė djalit. Pastaj edhe qėllimi im nuk ėshtė ky. Po nga sa shkrova gjer kėtu mundemi lehtazi tė nxjerim pėrfundimin e parė se edukata familjare lot njė rol shumė mė me rėndėsi nė shvillimin e karakterit dhe tė personalitetit tė njeriut, shumė mė me rėndėsi nga ē'e marim me mend, dhe sa pėr njė edukatė familjare tė mirė, mė parė nga tė gjitha, duhen mėmat e mėsuara. Ja ku duhet tė qėndresojnė pėrpjekjet e tyre, tė marim pėrsipėr rolin e ndriēimit dhe tė propagandės, themelonjėset e inspiruara tė Organizatės sė mirė qė quhet "Gruaja Shqiptare".
    Problemi i edukatės sė Djalit ėshtė lidhur ngusht me problemin e edukatės sė prindėrvet. Besoj tė mė jepet rast tė shkruaj edhe mbi kėtė themė disa radhė. Po ajo qė dua tė theksoj edhe njė herė kėtu ėshtė: Kurrė nuk do tė mundim tė hedhim bazat e rilindjes s'onė shoqėrore, pa ndihmėn dhe basbkėpunimin e botės femėrore. Dhe kurrė nuk do tė mundim tė krijojmė elementė shoqėrorė mė tė mira, njerės me njė kulturė tė vėrtetė dhe me njė njerėzim dhe qytetėrim me tė lartė, nė qoftė se nuk do tė derdhim njė pėrpjekje intensive qė tė japim baza psykologjike nė formėn dhe jetėn e brėndėshme tė shkollės s'onė fillore, dhe nė qoftė se nuk sjellin njė ndryshim shpirtėror nė konditat e sotme tė edukatės s'onė familjare...

    Botuar nė vitin 1930

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mentaliteti i gabuar i shoqerise shqiptare
    Nga Edvin83 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 10:12
  2. Ndodhitė nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Branko Crvenkovski - president i Maqedonisė
    Nga StterollA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 11-05-2004, 00:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •