Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Vatikan: Kryeministri Rama takon Papën, krenohet me refugjatët afganë

    Kryeministri Rama në Vatikan: Papa na pret për herë të dytë, bashkë me Lindën e Zahon

    Emri:  rama3-5.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  32.0 KB

    Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë në Vatikan me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Seli e Shenjtë.

    Kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja, Linda Rama dhe djali i tyre i vogël, Zaho.

    Kryeministri ka dhënë lajmin e mirë se do të të ndërtohet një faltore për Shën Terezën në Tiranë dhe toka është dhuruar nga qeveria.

    Në fjalën e tij, Rama tha se marrëdhënia Shqipëri-Vatikan u ndërpre për shumë vite si pasojë e një regjimi që u bëri të keqen më ekstreme katolikëve.

    “Shqipëria është i pari vend që ua hapi krejtësisht dyert mijëra afganëve. Nuk e refuzuam thirrjen për ndihmë por u përpoqëm të ndajmë me ta gjithçka që patëm, siç kemi bërë me hebrenjtë. Është një vend ku asnjë hebre nuk u është dorëzuar nazistëve, me vëllezërit tanë të Kosovës gjithashtu në luftën me Serbinë.

    Për ne është e rëndësishme jo vetëm ti mirëpresim të gjithë ata që ndodhen në udhëkryq mes jetës dhe vdekjes, por ti trajtojmë edhe si pjesë të familjes. Për të ndihmuar të varfrit me Kishën Katolike në Shqipëri ne ecim duke i shtrënguar dorën njëri-tjetrit, duke vënë në jetë projekte të përbashkëta”, deklaroi Rama.

    Kryeministri i akordoi edhe titullin e kordonit të madh me yllin “Benemerenti” për mirënjohje publike të modeluar me ngjyrat tona kombëtare dhe armët e Skënderbeut, kardinalit Pietro Paroli.



    Koha Jonë

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri Rama në Vatikan takon Papën, krenohet me refugjatët afganë

    Kryeministri Rama zbulon bisedën me Papën: Ka një dashuri të posaçme për shqiptarët

    Emri:  93FC6F11-26A3-4749-88E2-E70B6F1FFBA4.png

Shikime: 71

Madhësia:  252.5 KB

    Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën me Papa Françeskun pas takimit në Vatikan.

    Në një postim në Facebook, Rama shkruan se Papa flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme dhe shpreh mirënjohjen për rolin si faktor paqeje në rajon.

    “Papa Françesku flet për Shqipërinë dhe shqiptarët me një dashuri të posaçme, ruan të freskët kujtimin e vizitës së tij të parë jashtë Vatikanit në Shqipëri, shpreh mirënjohje për rolin e Shqipërisë si faktor paqeje në rajon, po edhe si një vend e një popull model solidariteti njerëzor, qysh me shpëtimin e hebrenjve e deri në ditët tona me mikpritjen për refugjatët afganë dhe përcjell bekimet e tij për të gjithë shqiptarët, duke përshëndetur gjithashtu bashkëpunimin më të ri mes Selisë së Shenjtë dhe Qeverisë Shqiptare, për krijimin e destinacionit të pelegrinazhit me përmendoren e me tempullin kushtuar Shenjtores Shqiptare, Nënë Tereza, në Tiranë” shkruan Rama.

    Më rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri –Seli e Shenjtë, kryeministri Edi Rama me familjen, zhvilloi një vizitë në Vatikan nga ku dha lajmin se do të ndërtohet një Faltore në Tiranë për shenjëtoren Nënë Tereza. Kreu i qeverisë shqiptare i dha medaljen “Kordoni i madh me yll”, kardinalit Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së tij.

    Koha Jonë

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Kryeministri Rama në Vatikan takon Papën, krenohet me refugjatët afganë

    Zaho në Vatikan te Papa

    Emri:  m.png

Shikime: 48

Madhësia:  322.3 KB

    “Lule në varrin e Papës shqiptar Klementi XI, i quajtur edhe Papa Albani si dhe në varrin e Gjon Palit II, mik i çmuar i Shqipërisë”- shkruan në postimin e tij kryeministri Rama.

    Ai ndodhet i shoqeruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i vogël, Zaho.

    Pas publikimit të videos nga kryeministrit komentet në rrjetet sociale ishin se “më parë bëhet Zaho kryeministër se sa Lulzim Basha”!

    Emri:  eee.png

Shikime: 64

Madhësia:  335.6 KB



    Koha Jone

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Vatikan: Kryeministri Rama takon Papën, krenohet me refugjatët afganë

    Kryeministri yne eshte nje karikature-njeri.

    Gjyshi i tij e pagezoi ne nje kishe orthodhokse kur ishte femije.
    Por kur vajti ne shtepi, gjyshja shkodrane katolike i tha qe e kish pagezuar ajo me pare katolik.
    Nena e babai e rriten si ateist ne Shqiperine komuniste.
    Gruan e tij te dashur Linden, e ka muslimane, pasi kete keshille i dha keshilltari i tij politik hebre nga Amerika.
    Djalin e tij Zahon, ne nje interviste per CNN, na tha se po e rrit si hebre, qe ti behet qejfi baba Kalos (Sorrosit).

    Kuptohet, vetem Edi Rama shkon ne Vatikan, qendren shpirterore te 1 miliard romano-katolikeve ne bote, dhe krenohet qe strehoi refugjatet muslimane nga Afganistani.

    Kush e di sa do ti jete bere qejfi vellait te tij te madh Erdogan, kur i ka pare keto fotot nga Vatikani.

    Albo

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Vatikan: Kryeministri Rama takon Papën, krenohet me refugjatët afganë

    Po te ishin te gjithe prijesit fetarë si Papa Françesku, kjo bote do te ishte shume me humane sesa qe eshte.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-08-2022, 16:37
  2. Ambasadori iraken në Vatikan: ISIS duan të vrasin Papën në Shqipëri
    Nga Vinjol në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 22-09-2014, 02:18
  3. Nata e Bardhe: Kryeministri Rama kërcen Napolonin ne Kryeministri
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 04-12-2013, 21:48
  4. Seks-skandalet në Vatikan detyruan Papën të jap dorëheqje
    Nga Lumi_ftp në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-02-2013, 04:15
  5. Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 20-12-2009, 04:46

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •