Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė raporton nė kuvend situatėn ekonomike pėr vitin 2002
Cani: Ekonomia po shkon drejt rėnies
Reformat jo tė plota, situata poltike me ndryshimet e shpeshta nė qeveri, niveli i ulėt i investimeve tė huaja
TIRANĖ - Ritmet e ritjes sė ekonomisė shqiptare nė periudhėn 1998-2002 konsiderohen tė larta. Megjithatė, ato kanė shfaqur njė tendencė rėnėse pėrgjatė gjithė peridhės. Banka e Shqipėrisė vlerėson se ngadalėsimi i normės sė rritjes ekonomike ėshtė pasojė e kryerjes jo tė plotė tė reformave strukturore, nivelit tė ulėt tė investimeve tė huaja, konjukturave tė pafavorshme ndėrkombėtare, tė krijura pas ngjarjeve tė shtatorit 2001, qetėsimi disi i aktivitetit ekonomik dhe rritjes ekonomike, pas rritjes mjaft tė lartė nė vitet 98-99. Kėto janė aryset kryesore tė rėnies sė rritjes ekonomike, sipas raportit tė guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, Shkėlqim Cani, i cili do tė lexohet tė martėn nė parlament. Sipas raportit nė fjalė, rritja ekonomike nė vitin 2002 ėstė mė e ulėta nė krahasim me periudhėn 1998-2002 dhe me devijim 1.3 % prej synimit tė shpallur nė fillim tė vitit (6 pėr qind). Pothuaj tė gjitha degėt e ekonomisė kanė manifestuar ritme rritjeje mė tė ulėta se parashikimi, sidomos bujqėsia dhe industria.
Prodhimi industrial
Prodhimi industriual pėr vitin 2002 u rrit me 2%, duke pasur rimin mė tė ulėt, nė krahasim me degėt e tjera. Industria, mė shumė se ēdo degė tjetėr, ka vuajtur problemet me energjinė elektrike, tė cilat janė tė pranishme tė paktėn prej tre vjetėsh. Tashmė ėshtė e qartė pėr tė gjithė se zgjidhja e kėtij problemi ėshtė jetike pėr zhvillimin e vendit, por mė duhet tė theksoj se situata ėshtė edhe mė shqetėsuese. Nga vrojtimet qė Banka e Shqipėrisė ka bėrė periodikisht pranė bizneseve tė industrisė, ėshtė theksuar se situata energjitike e vendit ka ēuar nė zbehjen e optimizmit tė zhvillimit tė bizneseve pėr tė ardhmen, qė do tė thotė se mund tė vihet nė rrezik qėndrueshmėria e rritjes ekonomike,- shkruan Cani nė raportin e tij.
Ndėrtimi
Guvernatori e konsideron degėn e ndėrtimit si njė sektor qė vazhdon tė ruajė ritme tė larta rritjeje. Pėr vitin 2002 vlerėsohet se prodhimi i kėsaj dege tė jetė rritur me 9%. Megjithatė, ndėrtimi po shfaq njė tendencė ngadalėsimi nė zgjerimin e aktivitetit. Kjo ėshtė njė prirje e natyrshme, si pasojė e ndėrtimeve tė shumta nė 10 vitet e kaluara dhe plotėsimin e kėrkesave, por nė njė periudhė afatshkurtėr ndikojnė edhe pėrpjekjet e formalizimit tė aktivitetit tė ndėrtimit.
Investimet e huaja
Raporti vlerėson se nė tėrėsi rritja mė e ulėt ekonomike pėr vitin 2002 ka qenė pasojė edhe e njė niveli mė tė ulėt tė investimeve tė huaja dhe tkurrjes sė shpenzimeve kapitale, por edhe e zhvillimeve politike, tė cilat u shoqėruan me ndryshime disi tė shpeshta nė qeveri. Investimet e huaja direkte kanė rėnė me 31 % nė krahasim me vitin 2001. Duke pasur parasysh qė situata politike dhe makroekonomike e vendit ėshtė e ngjashme me atė tė njė viti mė parė, rėnia e investimeve tė huaja i dedikohet mungesės sė privatizimeve tė objekteve strategjike, sidomos Bankės sė Kursimeve dhe Alb-Telekomit. Sipas Canit, shpenzimet kapitale janė realizuar nė nivelet mė tė ulėta. Konkretisht, nė vitin 2002 u kryen rreth 73% tė shpenzimeve kapitale tė planifikuara, kundrejt 96% tė njė viti mė parė. Shpenzimet kapitale faktike pėr vitin 2002 janė ulur me 13.8%, krahasuar me vitin e kaluar
Papunėsia
Shqipėria ka ende njė normė tė lartė papunėsie, prej 15,8%. Zgjerimi i aktivitetit privat dhe investimet publike ende nuk janė nė ritme tė tilla, qė tė gjenerojnė vende tė mjaftueshme pune. Nė fund tė vitit 2002 numri i tė punėsuarve arriti nė 921 mijė vetė. Tė punėsuarit nė sektorin bujqėsor pėrbėjnė 57 % tė tė punėsuarve gjithsej, nga 71.5% njė vit mė parė. Lėvizja drejt qyteteve si dhe zgjerimi i sektorit privat kanė thithur pjesė tė konsiderueshme tė kėsaj fuqie punėtore. Kėshtu, punėsimi privat nė sektorin jobujqėsor zė 23% tė punėsimit gjithsej, nga 11% njė vit mė parė.
Tė ardhurat pėr frymė
Fakti qė ekonomia shqiptare ka siguruar rritje ekonomike pėr tė pestin vit radhazi ka bėrė qė tė ardhurat pėr frymė po ashtu tė rriten. Pėr vitin 2002 tė ardhurat pėr frymė, tė llogaritura si PBB, e shprehur nė dollarė nė raport me popullsinė e vendit, vlerėsohen mesatarisht 1500 dollarė amerikanė. Ky nivel tė ardhurash mbetet ndėr mė tė ulėtit e rajonit. Dėrgesat e emigrantėve vazhdojnė tė jenė njė burim i rėndėsishėm tė ardhurash pėr familjet shqiptare. Pėr vitin 2002 ato llogariten 606.8 milionė dollarė, duke siguruar mbulimin prej 52.5% tė deficitit tregtar.
Inflacioni
Norma vjetore e inflacionit pėr vitin 2002 arriti nė 2.1%. Zhvillimet nė ēmimet e konsumit shfaqin njė tendencė tė ndryshme nga njė vit mė parė. Nėse nė vitin 2001 inflacioni mbeti nė nivele relativisht tė ulėta dhe brenda objektivit, presionet pėr inflacion mė tė lartė u rritėn nė dy muajt e fundit, duke bėrė qė norma e inflacionit nė fund tė vitit tė arrinte nė 3.5%. Viti 2002 fillon me norma tė larta inflacioni, gati sa dyfishi i kufirit tė sipėrm tė objektivit,- shpjegohet nė raport. Normat mė tė larta se objektivi ishin tė pranishme pothuajse gjatė gjithė vitit dhe u ulėn ndjeshėm nė dy muajt e tij tė fundit. Norma mesatare vjetore e inflacionit ėshtė rritur nga 0.4 nė 0.1% nė vitet 1999-2000, nė 3.1 dhe 5.4% pėrkatėsisht nė vitet 2001 dhe 2002, si pasojė e njė ambienti ekonomik mė inflancionist gjatė vitit 2002. Sipas kėtij raporti, ndėr faktorėt mė tė rėndėishėm qė vepruan nė ecurinė e inflacionit mund tė pėrmenden: rritja e parasė jashtė bankave tej parashikimeve nė periudha tė caktuara tė vitit, nėnēmimi i monedhės sė vendit nė gjysmėn e parė tė vitit, rritja e ēmimeve tė produkteve ushqimore nė tregjet prej nga importon Shqipėria dhe njė inflacion mė i lartė se objektivi nė eurozonė, rritja e ēmimit tė energjisė elektrike nė dhjetor tė vitit 2001, e cila u mbart me ēmimet e mallrave tė konsumit, sidomos nė gjysmėn e parė tė vitit. Gjithashtu, situata energjitike e pastabilizuar veproi si njė faktor i rėndėishėm pėr ēmime mė tė larta. Kushtet klimaterike, si moti i ftohtė nė fillim tė vitit dhe pėrmbytjet e vjeshtės, ndikuan mė tepėr nė rritjen e ēmimit tė transportit dhe, pėr rrjedhojė, tė produkteve ushqimore, rritja spekulative e ēmimeve, sidomos nė pragfestat e fundvitit.
Financat publike
Nė raport theksohet se ecuria e treguesve tė buxhetit pėr vitin 2002 u kushtėzua nga mungesa e tė ardhurave tė privatizimit: nga tėrheqjet e depozitave si dhe nga ulja e parashikimit pėr rritjen ekonomike, gjė qė do tė thoshte mė pak tė ardhura pėr buxhetin. Prandaj, thuhet nė raport, pėr tė ruajtur ekuilibrin e kėtyre treguesve dhe pėr tė respektuar objektivat sasiorė, u veprua me njė kontroll rigoroz nė kryerjen e kėtyre shpenzimeve.
Zhvillimi i sistemit bankar
Gjendja e sistemit bankar shqiptar pėr vitin 2002 vlerėsohet e shėndetshme. Aktiviteti i sistemit bankar ėshtė zgjeruar me rreth 21 miliardė lekė ose 3.4% nė terma realė. Fitimi i realizuar ėshtė 3.9 miliardė lekė. Aktualisht veprojnė 14 banka tregtare, tė cilat zgjeruan rritjen e tyre me 9 degė dhe 1 agjenci tė reja. Megjithatė, shprehet Guvenatori nė raport, nė krahasim me njė vit mė parė ritmet e zgjerimit tė aktivitetit bankar dhe treguesit e rentabilitetit kanė njė pėrkeqėsim tė lehtė. Tė ardhurat neto, tė shprehura nė raport, me aktivet mesatare dhe fondet e veta tė bankave kanė rezultuar 1.2 dhe 19.1% nga 1.5 dhe 21.6%, qė ishin njė vit mė parė. Kjo situatė pasqyron ndikimin qė pati paniku i shkaktuar nė sistemin bankar nė muajin mars-prill tė vitit 2002. Banka e Shqipėrisė konkludon se sistemi bankar ėshtė i shėndoshė, por qėndrueshmėria e tij mbetet ende e brishtė.
Norma e papunėsisė 15,8%.
Numri i tė punėsuarve 921 mijė vetė.
Tė ardhurat pėr frymė
Pėr vitin 2002, mesatarisht 1500 dollarė amerikanė.
Pse ėshtė ngadalėsuar rritja ekonomike
Kryerja jo e plotė e reformave strukturore
Niveli i ulėt tė investimeve tė huaja
Tkurrja e shpenzimeve kapitale
Zhvillimet politike dhe ndryshimet e shpeshta tė qeverisė
Konjukturat e pafavorshme ndėrkombėtare, tė krijuara pas ngjarjeve tė shtatorit 2001
Qetėsimi disi i aktivitetit ekonomik i rritjes ekonomike, pas rritjes mjaft tė lartė nė vitet 98-99
Disa faktorė specifikė qė kanė ndikuar nė rritjen e inflacionit gjatė 2002
-Inflacioni i vitit qė sapo mbyllėm vijoi tė reflektojė rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike tė aplikuar nė dhjetor 2001, nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė sektorin e mallrave tė patregtueshme. Sipas vlerėsimeve, kjo rritje ėshtė transmetuar gradualisht dhe tėrthorazi edhe nė sektorin e mallrave tė tregtueshme.
-Situata energjitike e pastabilizuar konsiderohet si faktor qė mbajti nėn tension tė vazhdueshėm ecurinė e ēmimeve tė konsumit, kryesisht nė drejtim rritės, sidomos nė sektorin e shėrbimeve edhe gjatė vitit 2002.
-Moti i ftohtė i fillimvitit si dhe pėrmbytjet e muajit shtator ndikuan nė ritjen e ēmimeve tė transportit dhe, pėr rrjedhojė, edhe tė ēmimeve tė produkteve ushqimore.
-Situata e panikut e krijuar nė sistemin bankar shqiptar.
Parashikimi i rritjes ekonomike nė fillim tė vitit 6%
Rritja ekonomike pėr vitin 2002 4.7%
Industria 5% Realizimi 2%
Bujqėsia 3% Realizimi 2.1%
Ndėrtimi 11.5% Realizimi 1.9%
Transporti 11% Realizimi 10.1%
Shėrbimet 6.5% Realizimi 5.5%
Faktorėt qė penguan rritjen e dėshiruar tė prodhimit bujqėsor e blegtoral edhe gjatė vitit 2002
-Niveli i ulėt organizativ nė kėtė sektor, qė shprehet nė praninė e fenomenit tė copėzimit tė tokės nė ngastra gjithnjė e mė tė vogla, nė shkallėn ende tė prapambetur tė mekanizimit dhe tė teknologjisė bujqėsore, nė mungesat e theksuara tė organizimit tė marketingut tė produkteve tė vendit.
-Infrastruktura e pazhvilluar e zonave rurale, sidomos nė pjesėn veriore tė vendit
-Kapaciteti i ulėt i aftėsive konservuese tė produkteve bujqėsore dhe blegtorale
-Lėnia nė hije e kėtij sektori nga ana e sistemit bankar, qė pasqyrohet nė njė mbėshtetje mjaft tė ulėt me burime tė nevojshme financiare.
Krijoni Kontakt