Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Takimi i radhës i 'Open Balkan'/ Rama mbërrin në Beograd! Darkë miqësore me Vuçiç dhe zv.kryeministr

    Takimi i radhës i 'Open Balkan'/ Rama mbërrin në Beograd! Darkë miqësore me Vuçiç dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut! Merr pjesë edhe Krivokapiç i Malit të Zi



    Ditën e nesërme, 4 nëntor, do të zhvillohet në Beograd takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e 'Open Balkan', Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kryeministri Edi Rama mbërriti në Beograd mbrëmjen e sotme, ndërsa ishte i pranishëm në darkën që shtroi Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ku të ftuar ishin edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç.

    Kryeministri Edi Rama, Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov janë takuar në Beograd mbrëmjen e sotme, ku do të zhvillohet ditën e nesërme takimi i radhës mes të tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën e 'Open Ballkan'. Si mikpritësi i kësaj radhe, Vuçiç nuk ka kursyer detaje nga vizita e kreut të qeverisë Shqiptare dhe zv.kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, të cilëve i shtroi edhe një darkë mikpritje. Kësaj darke iu bashkua edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, që po përfundon vizitën zyrtare në Serbi, e ndonëse kjo nuk konfirmon se vendi po i bashkohet nismës 'Open Balkan', mund të shihet si një hap drejt përfshirjes.

    Vuçiç publikoi foto nga darka në Instagram, teksa shkroi se miqësi e tyre është miqësi për të ardhmen e të gjithë rajonit.

    Ndërkohë, para darkës, liderët kanë bërë një xhiro në kryeqytet, ku Vuçiç i ka njohur me kullën e Beogradit.

    “Me Edi Ramën dhe Zdravko Krivokpiqin, sonte po vizitoj Kullën e Beogradit. Më pas do të ketë një darkë pune ku do të diskutojmë për projektet e infrastrukturës. Mirë se vini në Beograd të dashur miq!", shkruan Vuçiç teksa ka postuar një video.

    Ditën e nesërme liderët do të takohen sërish, ku do të diskutohet mbi nismën e 'Open Ballkan'.

    Për shkak të dorëheqjes së Zoran Zaev, në vend të tij i pranishëm në Beograd është zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov. Pak ditë më parë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaev, partia e të cilit pësoi një humbje turpëruese, u dorëhoq. Ai mori përgjegjësinë për këtë humbje, por tha se LSDM do të vazhdojë të qeverisë vendin, duke nënkuptuar se angazhimi e premtimet e bëra edhe në kuadër të “Ballkanit të Hapur” do të mbeten.

    Në kuadër të projektit ambicioz për të gjithë rajonin, që Ballkani më në fund të lërë prapa krahëve shekujt ndasi, 'Open Balkan', Kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

    Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

    ZBARDHET AXHENDA

    PROGRAMI

    08.55 Mbërritja dhe foto e përbashkët e zyrtarëve

    09.00-10.00 Takimi i zyrtarëve me biznesmenë

    10.00-10.30 Takimi i zyrtarëve me përfaqësues të Këshillit Atlantik

    10.30-11.30 Takimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç me Kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov

    11.30-12.30 Konferencë e përbashkët për shtyp e tre zyrtarëve

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Open Balkan' në Beograd! Rama-Vuçiç-Dimitrov

    Open Balkan' në Beograd! Rama-Vuçiç-Dimitrov: Kjo nismë që njerëzit tanë të jetojnë më mirë, në dhjetor në Tiranë deklarojmë fitoret e deritanishme! Pas një viti e gjysmë asnjë pengesë në kufi.

    Pas një viti e gjysmë Serbia-Shqipëria-Maqedonia e Veriut nuk do të kenë më asnjë pengesë në kufi për njerëzit e tyre dhe se do të kalojnë lirisht në këto tre vende. Ky premtim është konfirmuar edhe një herë në konferencën e përbashkët për shtyp të Vuçiç, Ramës dhe zv. kryeministrit maqedonas nw kuadër të Open Balkan. Rama tha se nga janari, në kufi fillon një relaksim, do të jetë shumë i lehtë kalimi i mallrave dhe kjo do të ndikojë në rritje ekonomike.

    Pas një viti e gjysmë Serbia-Shqipëria-Maqedonia e Veriut nuk do të kenë më asnjë pengesë në kufi për njerëzit e tyre dhe se do të kalojnë lirisht në këto tre vende. Ky premtim është konfirmuar edhe një herë nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç nga Beogradi në takimin e radhës në kuadër të 'Open Balkan'. Në konferencën e përbashkët për shtyp të Vuçiç, Ramës dhe zv. kryeministrit maqedonas. Për 3 drejtuesit e 3 vendeve "Open Balkan" është një lëvizje që ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës për qytetarët.



    Samiti i radhës që do të mbahet në Tiranë do të jetë i rëndësishëm pasi do të bëhen bilancet e arritjeve të deritanishme dhe do të nënshkruhet edhe memorandumi i lejeve të punës. Teksa i bënë thirrje vendeve të tjera të rajonit t’i bashkohen kësaj nisme, që në thelb është ekonomike dhe jo politike, Rama e Vuçiç u ndalën edhe te refuzimi i Kosovës për t'ju bashkuar Ballkanit të Hapur, duke nënvizuar se dyert janë të hapura.

    Për shkak të situatës së brendshme politike, kryeministri maqedonas nuk mori pjesë në takimin e Beogradit, por zëvendësi i tij Nikolla Dimitrov, garantoi se dorëheqja e Zoran Zaev nuk rrezikon tërheqjen nga Open Balkan.

    Kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministri Dimitrov mbërritën mbrëmjen e djeshme në Beograd, ku u pritën për darkë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Kësaj darke iu bashkua edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, që po përfundon vizitën zyrtare në Serbi, por nuk do të jetë pjesë e takimit të sotëm të 'Open Balkan'.

    Në kuadër të projektit ambicioz për të gjithë rajonin, që Ballkani më në fund të lërë prapa krahëve shekujt ndasi, 'Open Balkan', Kryeministri Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, më 29 korrikun e kaluar, nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Nisma për bashkëpunim rajonal u përkrahën edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE dhe Gjermania e cila doli në një deklaratë ku kërkoi me urgjencë që të nënshkruhet marrëveshja për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan në 6 tetor. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

    Sot takimi i radhës i 'Open Balkan' në Beograd (FOTO nga takimi)

    Emri:  1636014169_ramavucicopenbalkan1.jpg

Shikime: 97

Madhësia:  41.9 KB
    Emri:  1636014169_ramavucicopenbalkan2.jpg

Shikime: 57

Madhësia:  42.9 KB
    Emri:  1636014169_ramavucicopenbalkan3.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  42.1 KB
    Emri:  1636014169_ramavucicopenbalkan4.jpg

Shikime: 66

Madhësia:  40.2 KB
    Emri:  1636014169_ramavucicopenbalkan5.jpg

Shikime: 65

Madhësia:  39.3 KB
    Emri:  1636014169_ramavucicopenbalkan6.jpg

Shikime: 51

Madhësia:  38.2 KBEmri:  1636014169_ramavucicopenbalkan8.jpg

Shikime: 43

Madhësia:  37.7 KB
    Emri:  1636014169_ramavucicopenbalkan9.jpg

Shikime: 45

Madhësia:  35.6 KB

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-09-2021, 10:06
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-10-2019, 11:24
  3. Rama, darkë me pesë ambasadorë të vendeve arabe
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-10-2013, 19:15
  4. Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 03-07-2013, 21:59
  5. Viktima e radhës, mbërrin në Kapshticë kufoma e Aleksandrit
    Nga Thjeshtesia në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-12-2003, 16:27

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •