Mos e harro butësinë e dorës të Topit...
Hiri i iz u bë ëndrra presidenciale e bukuroshit tonë, Nano.
Gjuha e tij kalibër, fjalori i gdhendur me plugun estetik,
e humbën hapësirën dominuese aq shumë,
saqë mund t’i përmbledhësh në fushën e zarfës të gjashtë sms-ave.
Thënia e mëncur: “Historia e Aleksandrit të madh
dhe e një pleshti bëjnë një gjë” e ringjalli egër.
“Të paktën t’a thur vetë karrigen e lavdishme!
Pak rëndësi ka kush ulet!”—murmuriti shurdhër
për të mos e dëgjuar shpirti i tij.
Me ndihmën e gjashtë kallamapunuesve amatorë, thuri Nanua,
përbri një kënete plot bretkosa dhe llum pise,
karrigen më të bukur dhe intrigante presidenciale.
Të nesërmen i’a dhurojë karrigen Topit, i dha dorën me shpirtin ndër
dhëmbë, dhe ndërsa po zbriste shkallët, ndjeu në pëllëmbën
e dorës, në lëkurën e ballit, ndjenjën aristokrate që i la dora e Topit.
Ah, Nano, sapo shtrëngove dorën e Topit, atë dorë e cila do të prekë
stilografin presidencial, penën e shqipes,
do të hapë zarfat diplomatike të burrave me peshë.
Haj, të qoftë e hajrit, të paktën ia ndjeve butësine dorës mrekullibërëse...
Rezart Palluqi
Krijoni Kontakt