Nga 50% me ra në 23% për gjashtë muaj, ky është debakël politik”,
Gazeta Express
18/10/2021 21:22
Haradinaj: Vetëvendosje pësoi debakël në zgjedhjet e 17 tetorit
Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje në vend. Ai tha se Vetëvendosje e Albin Kurtit ka pësuar debakël.
Haradinaj u shpreh se për gjashtë muaj, Vetëvendosje me në krye Albin Kurti pësoi rënie nga 50% në 23%
Bëni këtë para gjumit, dhe shikoni si tkurret barku juaj
“Subjekti politik Vetëvendosje në garë nacionale e garë komunale asnjëherë s’ka pasur kaq diferencë të votave. Edhe në kohërat kur (Kurti) thotë se kemi qenë të dytët ose të tretët dallimi i votës në mes të asaj nacionale dhe komunale s’ka qenë kaq i madh”, theksoi Haradinaj.
“Kjo është rënie e pastër”, thotë Haradinaj.
“Ne jemi duke folur për 30 për qind më pak. Partia politike e 50.2 ka rënë në 23. Nuk mendoj se kjo ka të bëjë veç me listë, ose me problemet komunale. Kjo ka të bëjë me qasjen e kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes, një qasje që është zhgënjyese për shumë qytetarë”, theksoi ai në emisionin “Rubikon’ në Klan Kosova.
“Përgjegjësia është e shefit të partisë, Kurtit”, tha ai.
“Ka mund mi humb 10 për qind, ka qenë qasje mashtruese, ka kritikuar për 20 vjet punësimet familjare dhe e ka bërë si ka ardhur në pushtet”, shtoi ai.
Haradinaj ka komentuar deklarimet e sotme të kryeministrit Albin Kurti, liderit të Vetëvendosjes.
”Shiko ai duhet me thanë diçka. Po mos kofsh në lëkurën e tij tash.
Nga 50% me ra në 23% për gjashtë muaj, ky është debakël politik”, tha Haradinaj.
Krijoni Kontakt