Gazeta SOT-sot
Shqipėria qė pas 1912 e deri mė sot, 2019 mbetet nė njė dilemė tė vazhdueshme se nga do ta ketė drejtimin e vet gjeo-politik dhe kjo nuk ėshtė ashtu si duket sepse forca tė tjera tė errėta e kėrkojnė Shqipėrinė tė rrijė pėrjetėsisht e destabilizuar me qėllim qė tė vazhdojnė pėrfitimet e tyre nė: toka, prona, para, pushtet. Historia e Shqipėrisė ėshtė e mbushur me udhėkryqe historike, tė cilat nė shumė raste kanė treguar se ishin shumė tė rrezikshme pėr vetė popullatėn, pėr formimin e njė shteti tė fortė, pėr tė mbajtur njė binom shtetformues Fe +Atdhe dhe pėr njė gjeopolitikė moderne pėrsa i pėrket kohėve tė sotme. Historikisht, popullsia shqip folėse ėshtė quajtur nė kohė tė ndryshme me emra tė ndryshėm, por njė element e ka ruajtur, gjuhėn, por popullsia kishte kėto tipare: ruanin gjuhėn e folur, ishte luftarake, shumė krenare madje arrogante, me pamje fizike tė bukur dhe kishin aftėsinė tė pėrshtateshin me pushtuesin nėse humbin betejat pėrfundimtare. Nė kohėt e lashta, nė Luftėn e Trojės u shkaktua njė luftė midis Dardanėve trojanė tė veriut me aleatėt e tyre dhe Akejve dhe epirotėve tė jugut me aleatėt e tyre Molosėt. Tė dy palėt flisnin tė njėjtėn gjuhė dhe nuk kishte qenė e nevojshme pėr pėrkthyes. Rezultati ishte vetėm njė shkatėrrim i botės sė lashtė dhe krijimi i njė Perandorie tė fuqishme qė do tė bėhej nė tė ardhmen nga themelimi i Romės pėrmes Martesės sė Eneas me Lavinjėn. Kėshtu lindi njė gjuhė e re, ajo romake, latinishtja. Ardhja e fiseve te tjera (Fenikas, Dorianė) asimiloi fiset pellazge Trakėt, Maqedonasit dhe pjesėrisht Epirotėt qė flisnin tė njėjtėn gjuhė, por mbetėn fiset e tjera ilire tė veriut dhe tė jugut duke krijuar njė bashkėsi qė iluministėt dhe historianėt i quajtėn helenė, por se nė fakt ishin pėrzierje pellazgėsh ilirėsh dhe epirotėsh, tė cilėt krijuan qytete- shtete nė luftė tė vazhdueshme me fqinjėt e gadishullit Ilirik dhe persėt. Gjuha ishte e njėjtė, por alfabeti dhe shkronjat u pėrdorėn nga popullata e pėrzierė qė u quajt Helene. Rezultati ishte pėrsėri shkatėrrim, por ruheshin pesė karakteristikat e mėsipėrme.
Edhe nė periudhėn e Perandorisė Romake, fiset ilire qė flisnin tė njėjtėn gjuhė u ndeshėn vazhdimisht me kėtė Perandori, por u dorėzuan. Rezultati ishte shkatėrrim. Sidoqoftė nėpėrmjet 5 karakteristikave pėrkatėse ata u pėrshtatėn me Perandorinė madje edhe e drejtuan atė. Nė periudhėn e dyndjes sllave, kjo popullsi humbi emrin Ilir dhe u asimilua pjesėrisht pra njė shkatėrrim, por sidoqoftė pesė karakteristikat mbijetuan dhe u krijua njė popullatė e re si Arbėrit dhe mbeti Epiri i Lashtė, pra u pėrshtatėn me gjendjen. Nė periudhėn Bizantine kjo popullatė mbijetoi nė formė principatash sėbashku me sllavėt dhe Maqedonasit dhe Epirotėt, por ruajtėn pesė karakteristikat duke u pėrshtatur me gjendjen, por u krijuan kushte pėr njė shtet Arbėr deri nė 1453 kur ra Kostandinopoja. Rezultati ishte shkatėrrim. Periudha islamike osmane 450 vjeēare, dėmtoi rėndė popullatėn e Arbėrit dhe Epirotėt sepse krahas pushtimi u fut edhe njė religjion i ri me dhunė, me largim popullate, me konvertim, ose me kalimin e popullatės nė njė popullatė tjetėr me qėllim qė tė ruante fenė dhe pronat. Sidoqoftė, kjo ndikoi nė formimin e popullatave dhe shteteve qė do tė krijoheshin: grekėt (arvanitas dhe popullatė tjetėr), serbėt (arbėr dhe shkie), malazezėt (arbėr dhe serbė-shkie), kroatė (arbėr dhe sllavė tė jugut), rumunė (arbėr dhe dakė, romanė, sllavė), italianė (arbėreshė dhe romakė-fise italiane). Kurse nga popullata arbėr e islamizuar dhe e marrė pėr shėrbime nga Perandoria Osmane u krijua mbretėria e Egjiptit, vetė Turqia, Siria. Sidoqoftė mbeti nė territoret e pushtuara osmane tė Arbėrisė dhe Epirit njė popullatė qė fliste tė njėjtėn gjuhė tė lashtėsisė, por qė rreth fundshekullit XVII u quajt popullatė shqiptare. Njė popullatė e re, por me gjuhė tė lashtė tė ruajtur, e cila e mori kėtė emėr tek Arbėrit e islamizuar dhe tek tė ardhurit shqipfolės dhe mė vonė kjo fjalė u pėrhap nė tė gjithė territoret e banuara dhe humbi fjala Arbėr madje dhe fjala epirot, por u ruajt gjuha dhe katėr karakteristikat e tjera. Rezultati ishte shkatėrrim, por popullata u pėrshtat dhe mbijetoi. Edhe pas formimit tė shtetit shqiptar, duke qenė se binomi ngjizės i njė shteti (Fe dhe Atdhe) kishte humbur, pesė karakteristikat u ruajtėn, por humbi kujtesa historike dhe pėrplasjet politike pėr pushtet vazhduan gjithė kohėn deri nė ditėt e sotme duke e bėrė kėtė shtet tė paqėndrueshėm politikisht dhe kjo paqėndrueshmėri u rėndua pas diktaturės komuniste qoftė pėr shkak tė izolimit, popullsisė sė madhe fshatare, por edhe pėr shkak tė tensioneve tė krijuara nga fqinjėt, tė cilėt i kishin marrė mė 1913 toka kėtij shteti. Problemi se nga cila anė do tė shkonte Shqipėria me popullatė kryesisht muslimano-ateiste, ka qėndruar pezull tek politikanėt shqiptarė tė ditėve tė sotme. Pavarėsisht betimeve dhe stėrbetimeve se “e duan Shqipėrinė nė Europė”, duke aluduar se ne (pra ata) janė bij tė Gjergj Kastriotit, flamurin e kanė tė krishterė, etj, sofizma politikanėsh. Njė pjesė e inteligjencies deri nė `90 ishte arsimuar nė Perėndim, politikanėt katundarė qė u vendosėn nga PPSH pas `90, kishin si synim pasurimin dhe e lanė pas dore gjeopolitikėn shqiptare, madje duke bėrė njė gabim tė pafalshėm gjeopolitik duke hyrė nė Konferencėn islamike, duke pakėsuar kėshtu shanset pėr t’u bėrė europianė tė vėrtetė pėr t’u integruar nė BE. Njė pjesė e mirė e politikanėve tė sotėm ashtu si dhe ata tė djeshėm luajnė “me shumė porta”, madje duke u bėrė edhe katolikė pėr tė shpėtuar pasurinė, por duke filtruar me gjeopolitikėn turke, arabe, madje dhe ruse, (megjithėse Rusia ka qenė njė aleat i dikurshėm qė na ka ndihmuar). Dilemat e sotme nė politikėn shqiptare mbeten gjithsesi tė fshehura nga sytė e SHBA dhe BE dhe nė dukje reklamohen dobitė e integrimit, nė brendėsi kanė frikė pėr pasuritė e fituara me pa tė drejtė dhe pėrpiqen qė dita e integrimit tė jetė sa mė e largėt... Oferta e Unionit Euroaziatik sado qė pak utopike, qėndron nė mendjen e shumė pėrfaqėsuesve tė popullit dhe nė mendjet e errėta tė krimit tė organizuar apo dhe nė mendjet e spiunėve tė fqinjėve tanė tė nderuar, tė cilėt ndezin herė pas here kur zjarri i urrejtjes nacionaliste shuhet, zjarrin e mllefeve dhe smirave tė vjetra. Pėrse Unioni Euroaziatik? Nėse BE ka 27 anėtarė dhe GDP 17 trilion $ dhe 380 milion banorė, EAEU (Euro-Asian Economic Union) ka 5 anėtarė ( Rusia, Bjellorusia, Kazakistan, Kirgistan, Armenia) dhe 5 tė tjerė pėr t’u anėtarėsuar (Mongolia, Siria, Taxhikistan Uzbekista) me 5trilion $ dhe 180 milion banorė (https://en.wikipedia.org/.../Member_states_of_the...); politikanėve shqiptare u mbetet tė zgjedhin pavarėsisht se me zė tė lartė blasfemojnė Lindjen dhe lavdėrojnė Perėndimin, nė koshiencėn e tyre, ashtu si politikanėt e tė kaluarės sė qė thėrrisnin “dum babėn” dhe rroftė BRSS, edhe sot kėrkojnė njė politikė pro-lindore. Kjo pasqyrohet ashtu siē e sheh edhe populli shqiptar, i cili po vuan prej vitesh nga kjo klasė politikanėsh tė korruptuar si tek: vonesa pėr bėrjen e vetingut, tek vėshtirėsitė pėr tė bėrė reformat, tek problemet pėr vendosjen dhe respektimin e ligjeve, tek fake-neės nga portalet anti-shqiptare tė cilat duan destabilitet, tek bashkėjetesa e ēuditshme e krimit politik-ekonomik-social me ligjin. E fuqizuar kjo me mungesėn e civilizimit dhe me frymėt religjioze radikaliste, kryesisht nė Kosovė, Maqedoni mė pak nė Shqipėri, por tė rrezikshme gjithsesi, potenciali i forcės anti-BE mbetet i lartė dhe dilema si njė urė shpėtimi e kundėrshtarėve vazhdon tė ekzistojė, dilemė e cila magnetizohet edhe nga nostalgjia ndaj privilegjeve tė tė parėve tė tyre nė kohėn e Perandorisė Osmane dhe BRSS.
Kjo pasqyrė pėrmbledhėse e tė kundėrtave qė ka nė vetvete politika shqiptare nuk ėshtė e veēuar as nga popullata, sepse ėshtė po kjo popullatė qė ka pėrzgjedhur kėta pėrfaqėsues tė popullit me hile apo pa hile. Shpresojmė qė pjesa pėrparimtare pro-europiane tė fitojė.