Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Evi Kokalari: "Basha e përjashtoi Berishën në këmbim të mbylljes së dosjes së tij në SHBA"

    Kokalari: Basha e përjashtoi Berishën në këmbim të mbylljes së dosjes në SHBA

    Emri:  Screenshot_22-4.jpg

Shikime: 223

Madhësia:  25.4 KB

    Pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në Foltore e mori fjalën aktivistja republikane, Evi Kokalari.

    Aktivistja Evi Kokalari tha se i vinte mirë që shihte shumë flamuj të SHBA në sallë. Ajo tha se diaspora është e interesuar për zhvillimet në vend. Kokalari bëri një denoncim të fortë.

    “Zoti Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi është këmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lulzim Bashës, një dosje që ekziston në Shqipëri dhe në Amerikë. Kjo është e vetmja arsye pse është përjashtuar Sali Berisha,” tha ajo, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një dosje lobimi në SHBA.

    "Në një periudhë të shkurtër kohe, çfarë më ka bërë përshtypje, është që brenda 3-4 muajsh PD ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë. Është shumë. Një pjesë e këtyre parave, sepse Lulzim Basha nuk donte që të merrej vesh në Shqipëri se nga kishin ardhur, vendosi të përdorë një kompani me origjinë rusë, që bëri kontratë me një firmë lobimi në Amerikë, sikur ata po bënin një konsulencë për organizatat shqiptaro-amerikane që do investonin në Shqipëri. Kjo është ilegale në Amerikë. Fillimisht kjo nuk doli, por kompania që Lulzim Basha po përdorte në Amerikë pati disa probleme me ligjin. Lulzim Bashës iu hoq e drejta e vizës për 2-3 vjet. Në këtë moment kjo dosje është mbyllur me kushtin që ai të nxirrte nga Grupi Parlamentar, Sali Berishën. Me gjithë frikën që Lul Basha ka pasur, se unë mund të bëhesha kryetare e PD-së, do kthehem në Amerikë dhe bashkë me shqiptarë të diasporës do kontrollojmë nëse Basha guxon të futet në Amerikë, që do të thotë ka marrë vizë, ne do e bëjmë problem dhe do ta çojmë këtë dosje në Kongres“, tha ajo.

    Lidhur me diskutimet online nëse ajo do bëhet kryetare e PD, Kokalari tha: ‘Unë nuk kam nevojë të bëhem kryetare e Partisë Demokratike pasi ne e kemi kryetarin e Partisë Demokratike, ai është Sali Berisha’.



    Syri

  2. #2
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Evi Kokalari: "Basha e përjashtoi Berishën në këmbim të mbylljes së dosjes së tij në SHBA"

    E pastaj duket se nje pjese e elektoratit demokrat eshte ne krah te berishes, por ky eshte shprehur per kthimin ne platformen "konservatore", i thencin sepse do mbeshtete tek te perndjekurit dhe ish-pronaret. Merre me mend mentaliteti i viteve 92, cfare do sjelle, lufte te re klase dhe perjashtim te shtresave te tera ne favor te "te perndjekurve". Fatmiresisht nuk ka per t`i ecur sepse shumica e elelektoratit ja kane pike lengun.
    Duaje te afermin tend si veten

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-09-2015, 11:14
  2. "Me jep voten? Ne kembim, seks oral"
    Nga Cimo në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 26-05-2007, 18:01
  3. Kokalari kryeministrit: "Heto pasurinë e Lulzim Bashës"
    Nga Shijaksi-London në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-11-2005, 04:21
  4. Arratiset "Durda" i dënuari i dosjes " Kokaina"
    Nga shkodrane82 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 07-10-2005, 07:49
  5. Kongresi socialist: "Kujtoni vitin 1997 dhe Berishën"
    Nga gabriel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 02:24

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •