Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,005

    30 Shtatori - Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

    30 Shtatori - Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

    Prej vitit 1991, data 30 Shtator njihet botërisht si Dita Ndërkombëtare e Përkthimit. Kjo si një homazh ndaj Shën Jeronim, përkthyesit të Biblës, i cili konsiderohet si shenjti mbrojtës i përkthyesve.

    Përzgjedhja e datës 30 Shtator përkon me ditën e vdekjes së shenjtit, në vitin 420. U njoh si e tillë falë idesë së FIT (Federata Ndërkombëtare e Përkthyesve), e cila hodhi idenë e një dite të njohur zyrtarisht mbi përkthimin. Sipas FIT, kjo ditë tregon solidaritetin e komunitetit të përkthimit në mbarë botën në një përpjekje për të promovuar profesionin e përkthimit në vende të ndryshme (jo domosdoshmërisht vetëm në ato kristiane).

    Kjo është një mundësi për të shfaqur krenarinë në një profesion që është duke u bërë gjithnjë e më thelbësor në epokën e globalizimit.

    Shën Jeronim, i njohur me emrin latin Sophronius Eusebius Hieronymus u lind në vitin 347, në Stridon të Dalmacisë, dhe vdiq më 30 shtator 420, në Betlehem. Ishte at i kishës dhe teolog. Ai u shpall mësues kishe nga Vatikani dhe njihet si përkthyesi i Biblës nga greqishtja dhe hebraishtja në latinisht. “Vulgate” e Shën Jeronimit ende edhe sot është një tekst i rëndësishëm i Kishës Katolike Romake.

    Shën Jeronimi në traditën artistike të Kishës Katolike Romake paraqitet zakonisht si mbrojtës i mësimit teologjik dhe si kardinal përkrah ipeshkvit Augustin, kryeipeshkvit Ambrozit dhe Papa Gregorit I.


    Shqiperia.com

    https://www.shqiperia.com/30-shtator...kthimit.30640/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,005

    Për: 30 Shtatori - Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

    Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Dita_n...%C3%ABrkthimit

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,005

    Për: 30 Shtatori - Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

    Sot, Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

    Kjo ditë shënohet çdo 30 shtator në shumë vende të botës, në nderim të përkthyesit të parë të Biblës, i cili konsiderohet si mbrojtës i shenjtë i përkthimit.

    Kjo është një mundësi për të shfaqur krenarinë për këtë profesion, që njëherësh është duke u bërë gjithnjë e më i domosdoshëm në fushën e përparimit global.

    Kjo ditë kishte nisur të festohej nga Federata Ndërkombëtare e Përkthimit, që nga viti 1953. Në vitin 1991 Federata lansoi idenë e njohjes ndërkombëtare të ditës së përkthimit, për të shprehur solidaritet të komunitetit mbarë botëror të përkthimit, si një përpjekje për të promovuar përkthimin profesional në vende të ndryshme, duke mos u kufizuar vetëm në ato të krishtera.


    KOHA

    https://www.koha.net/kulture/239372/...-e-perkthimit/

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,005

    Për: 30 Shtatori - Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

    QKLL kremton Ditën Ndërkombëtare të Përkthimit, krijon atelienë e parë ku do të trajnohen përkthyesit e rinj

    Dita Botërore e Përkthimit është kremtuar sot në Tiranë me ngritjen e ateliesë së parë të përkthimit, ku do të trajnohen përkthyesit e rinj nga frëngjishtja në shqip. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Shqipëri, përmes një programi të dedikuar, do t’i japë zë zhvillimit mes dy kulturave.

    E pranishme në ceremoninë e prezantimit të kësaj atelieje përkthimi, ishte zv/ambasadorja e Francës në Shqipëri, Claire Nantier, e cila u shpreh se raportet historike në fushën e librit mes Shqipërisë dhe Francës kanë qenë të shkëlqyera dhe se ky program synon t’i zhvillojë më së miri ato. Profesor Edmond Tupja u shpreh se ky program është një nismë, e cila duhet të realizohet edhe në gjuhë të tjera.

    “Po ikën një brez, i cili i ka dhënë shumë kulturës shqipe përmes përkthimit. Është koha të punojmë për krijimin e një brezi të ri përkthyesish”, tha Tupja.

    “Sot është një ditë e rëndësishme për kulturën botërore. Është një ditë, e cila i lidh më shumë kulturat me njëra-tjetrën, por dhe që na kujton rëndësinë që ka njohja më së miri e vlerave tona të përbashkëta. Unë do të doja ta nisja fjalën time për këtë ditë me një nderim për të gjithë ata shqipërues që në vite kanë ndërtuar me punën dhe jetën e tyre një histori të përkthimit shqip. Vepra dhe puna e tyre ishte një model emancipimi për shoqërinë shqiptare, duke hapur dritaret e vogla drejt zhvillimit, sepse përkthimi nuk është vetëm gjuhë, ndjesi, mendim, por edhe zhvillim”, u shpreh drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli.

    Sipas saj, “përkthimi, komunikimi mes gjuhëve ka qenë një prioritet i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit që në ditët e saj të para. Programet e përkthimit, por dhe kooperimet ndërkombëtare, kanë pasur vetëm një synim, të bëjnë të pranishëm librin dhe kulturën shqiptare në gjuhë e kultura të tjera”. Rexhep Hida, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, u shpreh se ka nevojë për nisma të tjera konkrete për të rritur ndikimin e librit shqip në botë.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/qkll-...hyesit-e-rinj/

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar sirena_adria për postimin:

    Neteorm (30-09-2021)

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,005

    Për: 30 Shtatori - Dita Ndërkombëtare e Përkthimit



    Dita Ndërkombëtare e Përkthimit - Edmond Tupe

    Shtator 2021

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,005

    Për: 30 Shtatori - Dita Ndërkombëtare e Përkthimit



    Dita botërore e përkthimit / Brenda vitit 2021 do të ngrihet Institucioni i Urdhrit të Përkthyesit

    Shtator 2020

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,005

    Për: 30 Shtatori - Dita Ndërkombëtare e Përkthimit



    Dita Ndërkombëtare e Përkthimit - Edmond Tupja ( Përkthyes, Shkrimtar )

    7pa5, Vizion Plus / Shtator 2020

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,005

    Për: 30 Shtatori - Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

    Kuteli në profilin e përkthyesit

    Nga Petraq Kolevica

    Që në maj 1939, është i pari që ia bëri të njohur lexuesit shqiptar poetin e madh kombëtar të Rumanisë, Mihail Emineskun, duke botuar librin me 24 poezi të përkthyera prej tij sëbashku me një përshkrim të krijimtarisë dhe biografisë së poetit ku ka guximin të mbrojë idenë, deri diku të argumentuar, mbi prejardhjen shqiptare të kolosit rumun, prej të cilit, poezinë e parë e kishte përkthyer e botuar që në moshën njëzet e dy vjeçare.

    Katër vjet më vonë, përmes flakës së Luftës së Dytë Botërore dhe përvojës së vet të hidhur në atë luftë, është i pari që ia bëri të njohur lexuesit shqiptar të madhin poet të Ukrahinës, Taras Shevçenko.

    Të kësaj kohe janë dhe vërejtet e tij të çmuara mbi saktësinë apo vlerat e përkthimeve si dhe mbi pastërtinë e gjuhës shqipe. Nga këto fjalë të thëna prej tij na ndajnë rreth 9 dekada, por më duket se sot janë edhe më të vlefshme:

    “Duhet të themi se ne na duhen shqipërime, jo përkthime fjalë për fjalë. Ata që kanë dëshirë për të pasuruar shqipen me kryeveprat e letraturës së përbotëshme, lipset të zgjedhën rrugën e parë dhe jo të dytën”.

    – (Në përkthimet) kemi penda varfanjake e sidomos kaleme anonimë që nuk njohën ligjet e shqipes edhe, shumë herë, as gjuhën nga e cila mburon vepra. Shumë përkthime, ku shqipja ka dalë e therrur me gisht”.

    – “Dhe do t’u lutesha atyre që bëjnë ligje, të shtojnë një paragraf të ri në Kodin Penal për ndëshkimin e gjith atyre, të cilët, me që kanë një makinë shkrimi e një përkthim greqisht ose italisht të bërë pas një teksti frëngjisht, tallen me shqipen e me lëçitësin shqiptar”.

    – “Shtypi ka një mision të rëndë dhe një përgjegjësi në raport me këtë mision. Për ndryshe shtypi, editori, bëhet përgjegjës krah për krah me përkthenjësin, si shkatëronjës të gjuhës”.

    Mbi këto parime të qarta e të shëndosha e pati bazuar, qysh herët e deri në fund, punën e vet si përkthyes dhe me gjithë sa nxori nga dora, na dha shembuj të paarritshëm përkushtimi e cilësie të lartë.

    Siç dihet, në të gjithë “kampin e socializmit” të atëhershëm, kur pllakosën akullnajat e diktaturës komuniste, disa shkrimtarë të talentuar nuk bënë pakt me djallin, po gjetën strehë te përkthimet dhe shkrimet për fëmijë. Kështu p.sh. në Rusi, Samuel Marshaku përktheu Robert Bërs-in e shkrimtarë të tjerë dhe bëri shkrime të këndshme për fëmijë. Valeri Brjusovi përktheu poezinë klasike armene. Boris Pasternaku, ndërsa punonte fshehtas Zhivagon e tij, përkthente pjesën e dytë, aq të vështirë, të Faustit të J.V. Gëte – dhe pjesë nga Shekspiri.

    Dhe tek ne, shkrimtarët që kishin pasur vepra origjinale para luftës dhe kishin bërë emër, pasi shpëtuan gjallë nga tajfuni Xoxe, gjetën strehë gjithashtu te përkthimet dhe shkrimet për fëmijë. Lasgushi bëri punën kolosale të përkthimit të “Eugjen Oniegin-it” dhe të gjithë atyre poezive nga Hajne, Gëte, Mickieviç, Bërn etj. Mitrush Kuteli bëri përkthimet për të cilat do të flasim më poshtë. Këtu dua të vë në dukje diçka të rëndësishme që tregon se sa më e ashpër ka qenë diktatura tek ne dhe se sa më e egër ishte cmira, ambicja, madje, ligësia e kolegëve.

    Në Rusi, d.m.th. në ish Bashkimin Sovjetik, V. Brjusovi, S. Marshaku dhe B. Pasternaku morën çmimet më të larta të asaj kohe në vendin e tyre për ato përkthime që bënë.

    Tek ne, për asnjërin prej atij brezi të shquar përkthyesish të cilët ishin shtyllat e vetme që mbajtën më këmbë kulturën shqiptare, nuk u dha asnjë çmim. As atëhere për së gjalli, as sot, pas vdekjes. Mitrush Kuteli i dalë pas dy vjet burgimi të rëndë, i papranuar, madje i dëbuar, si ekonomist, i sharë, i përbuzur e i përtallur si shkrimtar, me se ta nxirrte bukën e gojës, për vete e për ata që kishte mbi kurriz, ky njohës i disa gjuhëve të huaja?

    Dhe Mitrush Kuteli, me kularin e rëndë të normës së atëhershme, për pesëmbëdhjetë vjet me radhë (1952-1967) lëvroi e branisi çjornozjomin e pafundmë të përkthimeve. Nga rusishtja përktheu mbi njëzet vëllime, nga rumanishtja (katër a pesë) vëllime, përktheu disa vëllime me prozë turke, kineze, persiane, arabe, mongole, polake, mblodhi e përktheu përralla të popujve të ndryshëm si dhe poezi të Elyarit dhe P. Nerudës (vëllimi “Zgjohu druvar”). Të gjitha këto bëjnë mbi shtatë mijë faqe librash të shtypura me gërma të vogla.

    Nuk duhet të harrojmë ama, se gjatë kësaj kohe, ai bëri dhe libra me shkrime origjinale të pranueshme për atë kohë si p.sh. “Pylli i gështenjave”, “Xinxifilloja”, “Tregime të moçme shqiptare” dhe “Në një cep të Ilirisë së poshtme” dhe poemën “Rrjedhin lumenjtë” që sëbashku bëjnë më shumë se njëmijë faqe. Gjithkush e kupton nga këto pak shifra të thata, se çfarë pune të rëndë ka bërë ai njeri aq i sëmurë!

    Për cilësinë e lartë të përkthimeve të Mitrush Kutelit kanë folur e flasin me admirim të gjithë, veçanërisht për përkthimin e librit “Frymë të vdekura” (apo shpirtra të vdekur) të N. Gogolit, po ndonjë studim i mirëfilltë ende nuk është bërë. Kultura shqiptare këtu ka një borxh siç ka dhe për mosbërjen e një studimi mbi vlerësimin apo rëndësinë e shtatëmbëdhjetë librave e broshurave me shkrime ekonomike të Dhimitri Paskos-ekonomist.

    Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) ishte ekonomist i shquar, përkthyes i rrallë, por mbi të gjitha, ai do të mbetet si shkrimtar shqiptar, në një nga vendet e krejit e të nderit të letërsisë shqipe, mjeshtër i veçantë i prozës dhe i fjalës shqipe.



    /Gazeta Liberale

    https://liberale.al/kuteli-ne-profilin-e-perkthyesit/

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,005

    Për: 30 Shtatori - Dita Ndërkombëtare e Përkthimit



    Edmond Tupe: Ripërkthimi i kryeveprave t'u besohet përkthyesve të sprovuar

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,005

    Për: 30 Shtatori - Dita Ndërkombëtare e Përkthimit

    ‘Ka poetë që s’dinë të përkthejnë, ashtu siç ka poetë që s’dinë të bëjnë poezi’

    Nga Lasgush Poradeci


    S’ka gjuhë që s’mund të përkthejë, por ka poetë që s’dinë të përkthejnë, ashtu siç ka poetë që s’dinë të bëjnë poezi.

    Po a ka gjuhë më pak poetike se frëngjishtja që i ka të gjitha fjalët oksitone? Po mos ka qenë pengesë kjo gjuhë që të nxjerrë poetë aq të mëdhenj? Po a ka gjuhë më pak poetike se anglishtja, me gjithë ato fjalë monosilabike? Po mos ka qenë pengesë kjo gjuhë për ata poetë të mëdhenj të Anglisë?

    Ku pyet poeti! Dhe ca më pak s’pyet poeti shqiptar! Se shqipja ka mundësira të pakufishme për të krijuar dhe për të përkthyer. Ajo ka fjalë të shkurtra, të gjata, oksitone, paraoksitone, proparaoksitone, ç’të duash ka! Nga mundësitë që krijon gjuha shqipe ua kalon shumë gjuhërave të botës dhe mund të krahësohet me gjermanishten. Prandaj s’ka faj gjuha, po ku është poeti?

    (Marrë nga profili i Marie Poradeci)


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/ka-po...bejne-poezi-2/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 03-01-2022 më 17:25

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. 8 Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas
    Nga sirena_adria në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-03-2022, 12:31
  2. OKB: 5 shtatori, Dite Nderkombetare per Nene Terezen
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-12-2012, 15:47
  3. 18 dhjetori - Dita Ndërkombëtare e Emigracionit
    Nga Albo në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2011, 12:26
  4. Sot dita nderkombetare e Tokes.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-04-2008, 17:41
  5. 24 prilli -dita nderkombetare e tokes
    Nga hope31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-04-2005, 13:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •