Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 78
  1. #61
    . Maska e elda
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    turqi
    Postime
    569
    Jeta.

    Te kuptoj kur shkruan qe per ate njeri ke ndjenja dhe se ai per ty eshte gjithçka dhe ka te gjitha ato cilesi qe do te doje qe ti kishte bashkshorti yt,degjo ti ndoshta je edhe me e madhe se ne dhe ke edhe me shume pervoje nga jeta por si mendon ti qe per nje dashuri apo flirt ia vlen qe te shkaterrosh familjen tende dhe aq me teper jeten e nje femije te pafajshem vetem e vetem ne ndjekjen e nje aventure??
    Ti mendon se ai njeri ty do te bente te lumtur????
    Po femija jot ....lumturia e tij nuk ka rendesi per ty??
    Jeta realiteti eshte krejt ndryshe ...............
    Si nje mikja jote(ndonese nuk me njeh)dua te te jap nje keshille dhe gjithashtu dua te te bej nje lutje..E di te gjithe jemi te terhequr nga misteret ndoshta edhe zhgenjejme veteveten ndonjehere ,ushqejme iluzione te kota,te pavlera...
    Kurre mos mendo qe kjo dashuri do te sjelle lumturine ,perkundrazi kjo dashuri ndoshta eshte ajo e cila do te shkaterroje jeten ,familjen te cilen njeriu nuk e nderton lehte...
    Te lutem hiq dore Jeta......

  2. #62
    100%...Shqiptare Maska e Monica
    Anëtarësuar
    24-05-2003
    Vendndodhja
    New York, USA
    Postime
    39
    Jeta me vjen mire qe e paske hedhur hapin e madh dhe i ke thene fund asaj shoqerie, je kthyer ne jeten e perditshme dhe te bukur familjare....me burrin dhe femijen/jet

    Thjesht nje koment....
    Koha ben te sajen, jeto me te tashmen dhe kurre me te djeshmen...

    Pac fat!
    The best and most beautiful things in the world cant be seen or even touched, They must be felt with the heart!

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Lol, e para e punes, me vjen per te qeshur me te shumtet prej jush. Njerezit “modern”, por kjo jeta nuk me duket ne terezi mua hic. Jo ‘se ka lene burrin’, ‘jo nuk e do ajo ate cunin’ etje etj. Po ku ka me keq se aq sa donte te bente? Ajo aq sa mundej e ka bere. Ka rene ne dashuri me ate cunin, me tej nuk mundet te bej se nuk e ka afer. Pra kjo e ka tradhetuar burrin e saj aq sa ka pasur mundesi.

    Kisha vetem nje pyetje per ta bere me te qarte edhe per te tjeret dhe per t’i ndihmuar at ate bejne gjykimin e situates. Jeta, pse nuk e ke shtuar aty se ju gjithashtu keni shkembyer foto???

    Sic e shikon e bej fakt te kryer qe ju keni kembyer foto. Dhe per kte ve doren ne zjarr. Mos guxo te thuash jo. Ti nuk e meriton kte vemendje nga te gjithe ne ne radhe te pare.

    Ti ktu nuk erdhe per mendimin tone por per aprovim per ate qe doje te beje. Nese doje mendim ti ja kerkoje ate burrit tend i cili do te efektohet ne radhe te pare nga veprimet e tua.

    U fute ne chat, ok. Vazhdo bisedo, nuk ka nanje gje te keqe me kte. Por njeriu nuk bie ne dashuri brenda nates, kur e ke se si po shkonte muhabeti, hapje krahun. Por ti nuk pate forcen e karakterit ta beje kte gje dhe ishe teper e gatshme te haroje babain e femise tende dhe te krijoje vend ne zemer per dike tjeter. Nese punet me burrin nuk te shkojne mire atehere zgjidhi problemet nje nga nje. Mendohu nje here nese do te kalosh jeten me burrin tend dhe haroje kte tjetrin per nje moment. Zije se nuk ekziston. Nese ti nuk je e lumtur me burrin tend atehere ndahu. Nuk po sugjeroj te besh dicka qe eshte kundra deshires tende. Jam kundra mendimit qe te rrish me dike per hir te familjes, mendoj se vjen vete ne radhe te pare. Por me sa kuptoj, kjo nuk eshte ceshtja jote. Ti doje te mbaje dy kunguj nen sqetulla. Dhe po te ishit afer do doje ti mbaje ne vend tjeter. Dhe sic te kane thene parafolesit. Kjo gje ka per te ndodhur prape e prape.

    Une ne chat futem shpesh, dhe 9/10 te rasteve tallem me femrat, dhe ajo qe me cudit eshte se sa shpejt genjehen kto femra, dhe jane ato te parat qe japin e-mailin e tyre dhe te kerkojne foton. Ti Jeta, e fut veten ne kategorine e ktyre adoleshenteve?

    Edhe ai tjetri qe te kuptonte aq mire, pa mendohu cik, sa njeri i mire mund te jet dikush qe eshte i gatshem te prish nje familje? Se personalisht nuk do te guxoja ta mendoja te beja dicka te tille. Fajin nuk e ke ti, se ti je mendjelehte dhe aq di e aq ben, nese e pranon qe je mendjelehte e fluturon me presh ne ***** atehere nuk ke faj. Ndryshe, nese e konsideron veten si individ me llogjike - mblidh trute e kokes se t’paskan marre malet.

    Ne pozicionin tend nuk vij dot pasi nuk jam femer. Po te isha burri jot, nuk e lejoja veten te bija aq poshte duke te lene ty te bije ne kto dilemma dhe te drejtoheshe neper forume. Te thoshja ‘dale se te ndihmoj une te besh zgjidhjen e duhur’. Merr cik robat, te hypja ne makine, te coj tek shpia e tyt’ati e i thoshja ktij te fundit, merre vajzen e mbaje vete. Dhe do te lija ty te shpjegoje si e pse.

    Nejse, shpresoj dhe te uroj fat ne te ardhmen. Shkurt desha te te thoshja; mos e prish lumturine e burrit e te familjes tende. Por nese duhet te kembesh lumturine tende qe te harish ate te burrit atehere shko per tenden.

    Une jam prishur dy here me te dashuren time deri ne piken ku do ndaheshim. Net e dyja rastet ika per pushime per nje jave. Kjo na jep te dyve kohe te kthjellohemi dhe te kuptojme se si do jemi pa njeri tjetrin.

    Kte mendoj se duhet te besh. Ke per ta ndier mungesen e burrit.
    be good

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e luiza_2003
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Postime
    33

    Thumbs down

    Akrobat shume me vrull ishe shprehur ketu, po kujdes kur tallesh me ato femrat , se bota rrotullohet si pune e rrotes , dhe te gjitha keto do te ndodhin ty donje dite.Mendo mire se c'flet.
    I speak the truth,not so much as i would,but as much as I dare:and I dare a little more, as I grow older.

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    mir'
    be good

  6. #66
    ~@~ROZ@F@~@~ Maska e DhArMa
    Anëtarësuar
    01-06-2003
    Vendndodhja
    22031
    Postime
    98
    Postuar më parë nga jetaaa
    Flm te gjithve per mendimet e keshillat tuaja i vlersoj jashte mase
    e me vjen mire qe pothuaj te gjithe ju e vlersoni familjen shume
    pasi eshte gjeja me e rendsishme ne jete,po do sygjeroja ato qe nuk e kane hedhur ate hap akoma te mendohen mire perpara se te bejne dicka te tille e sidomos ate te moshes se re e mos te mendojne se dashuria per nje njeri mund te linde pasi te lidhesh ose te martohesh me te si rasti im.
    Jeta me vjen keq per ty qe ndodhesh ne nje situate te tille, ke thene fjale me vend. Shumica e femrave shqiptare ndodhen ne martesa te ketilla, jane martuar te reja, me shkusi, me ane te familjes, nuk e kane provuar kurre dashurine.
    Kjo jet eshte shume e gjate ta kalosh me nje njeri qe nuk ta don zemra, edhe nuk ka asnje justifikim ne bote qe nje person te jete ne nje martese pa dashuri. Ato qe thone duhet te rrish me tet shoq vetem per hir te fmive, eshte dicka absurde, sepse po nuk qene te lumtur prinderit nuk ka si te jete fmija i lumtur.

  7. #67
    ~@~ROZ@F@~@~ Maska e DhArMa
    Anëtarësuar
    01-06-2003
    Vendndodhja
    22031
    Postime
    98
    Jane me fat ato qe e kuptojne kete gje shpejt pa pase fmi, edhe ato qe kane mundesi te zgjedhin ne jete bashkeshortin/en e tyre ashtu sic ja don zemra.

    Ps: ketyre "njoftjeve" te chatit sikur i ka ik koha
    Whoever said money can't buy happiness simply didn't know where to go shopping!

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    "Jeta me vjen keq per ty qe ndodhesh ne nje situate te tille, ke thene fjale me vend. Shumica e femrave shqiptare ndodhen ne martesa te ketilla, jane martuar te reja, me shkusi, me ane te familjes, nuk e kane provuar kurre dashurine.
    Kjo jet eshte shume e gjate ta kalosh me nje njeri qe nuk ta don zemra, edhe nuk ka asnje justifikim ne bote qe nje person te jete ne nje martese pa dashuri. Ato qe thone duhet te rrish me tet shoq vetem per hir te fmive, eshte dicka absurde, sepse po nuk qene te lumtur prinderit nuk ka si te jete fmija i lumtur. "

    Ksaj po qe i them qarje halli dhe koment shume ngushellues. Sinqerisht, kjo qe ke thene hariti thelle e preku mua e jo me Jeten. Nderkohe qe e lexova u mundova ta imagjinoj se si do te tingellonte po ta kishe thene me goje, dhe nje ze shume qetesues me erdhi ne mendje.
    be good

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Zanë Kosove
    Anëtarësuar
    04-01-2003
    Postime
    157

    O bo bo.. . te martuarit jashe kohe ...!!! sa keq e gabim ju qe akoma do i nenshtrohe

    MOS I TAKO ASKUJT DHE MOS E LIDH ASKEND PËR VETE

    Prandaj mos u frikoni. Droja juaj është me vend: çka mendoni për atë kur dashuria shkon, por çka do të vje në vend të saj është pafundësia, infiniti. Do të jeni në gjendje të duani pa u kyçur emocionalisht. Do të jeni në gjendje të duani shumë persona, ngase të duash vetëm një person është ta mbash veten të varfër. Një person mund t'ju jep vetëm një sasi të caktuar të dashurisë, por të duash shumë persona? Do të magjepseni kur secili person ju jepë një ndjenjë të re, këngë të re, ekstazë të re. Njerëzit nuk duhet të jenë posesiv. Posesiviteti e shkatërron dashurinë, dhe poashtu nuk duhet të jenë pronë e dikuj, ngase edhe ajo e shkatërron dashurinë tuaj.
    Gjithë krijesat njerëzore meritojnë të duhen. Nuk është nevoja të lidhesh vetëm për një person gjith jetën. Kjo është njëra nga arsyet se pse gjithë njerëzit nëpër botë duken aq të mërzitur. Pse smund të qeshin? Pse smund të vallëzojnë? Ngase janë të lidhur me zingjirë të padukshëm: martesa, familja, burri, gruaja, fëmijët. Janë të mbushur me shumë detyra të gjitha llojeve, obligime, sakrifica. Dhe ti kërkon nga ata të buzëqeshen apo të qeshen dhe të vallëzojnë dhe të argëtohen. Kërkon diçka të pamundur. Bëje dashurinë e njerëzve të lirë, bëji njerëzit jo-posesivë. Këtë mund ta bëjë secili vetëm nëse përmes meditimit zbulon të qenurit e vet. Këtu nuk ka asgjë çka të ushtrohet.
    Unë nuk them, "Sonte shko te ndonjë grua tjetër vetëm sa për të ushtruar." Nuk do të fitosh asgjë, përkundrazi do ta humbësh gruan tënde. Dhe në mëngjes do të dukesh si teveqel. Nuk është fjala për praksë këtu, por është çështja e të zbuluarit se ti je, të qenurit tënd. Me këtë zbulim të të qenurit përcjell kualitetin e dashurisë së përzemërt impresionale. Dhe ti thjesht dashuron. Dhe ajo zgjerohet. Së pari është krijesa njerëzore, pastaj së shpejti kafshët, zogjët, drunjët, malet, yjet. Vje dita kur gjithë ekzistenca është dashuria, loçka jote. Ky është potenciali ynë. Dhe çdokush që nuk e relizon këtë, është duke e shpenzuar kot jetën e vet.
    Po, duhesh t'i humbasësh disa gjëra, por ato janë të pavlefshme. Në anën tjetër do të përfiton aq shumë sa që kurrë më nuk do të mendosh se çka ke humbur. Dashuria e pastër e përzemërt dhe impresionale, që mund të depërtojë në të qenurit e secilit - është rezultat i meditativitetit, heshtjes, qetësisë, i zhytjes thellë përbrenda ekzistencës sate. Thjesht, po përpiqem t'ju bind juve. Mos u frikësoni të humbni atë që e keni.

    Osho, Nga vdekja në pavdekësi
    God grant me the serenity to accept the things I cannot change; The courage to change the things I can;
    and the wisdom to know the difference.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e luiza_2003
    Anëtarësuar
    15-02-2003
    Postime
    33

    Thumbs down

    Nuk e kuptoj , pse akoma kjo teme, eshte ne vazhdim .Jeta e ka mbyllur me kohe kete teme , kurse te tjeret po mundohen akoma te japin mendimet e tyre.
    I speak the truth,not so much as i would,but as much as I dare:and I dare a little more, as I grow older.

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Numri i shqiptarëve në Beograd
    Nga Faik në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  3. Artet e Bukura të Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:59
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •