Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 78
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2003
    Postime
    4

    SI TE VEPROJ?

    I/ E dashur psikolog, gjithashtu edhe miq te forumit kam nje hall e quaj ose mbase po e krijoj vete nuk e di?
    Para ca muajve kam njohur nje cun ne chat e si chati te gjithe ju e dine biseda te nxjerr ne bisede po kemi kriju lidhje njeri me tjetrin mund te them me shume se shok si ai per mua, edhe une per ate pra kena ndjenja per njeri tjetrin po problemi qendron se une jam e martuar e kam edhe femije .
    Mbase shume nga ju kur te lexoni deri ketu do ti jepnit pergjigje shume shpejt ketij problemi po per mua nuk eshte e lehte nuk e di si te veproj pasi nuk me hiqet nga mendja ai edhe vetit ja bej kete pyetje pse?
    Edhe me burrin e kam bisedur nuk eshte se ja kam mbajtur sekret
    mundohet edhe ai te me kuptoje ashtu them une ,po nuk i kam treguar se vazhdoj akoma te mbaj lidhje me te flasin ne tel ose me e_mail e di edhe vete se mbase gabim bej po e ndjej te nevojshme te flas me te sikur gjej vetveten tek ai.
    Pres pergjigjet tuaja
    me respekt jeta

  2. #2
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Pa dashur aspak te te gjykoj them se keto lloj lidhjesh krijohen ne nje moment zbrazetie shpirterore. Ty patjeter te mungon ajo qe ke kerkuar ne kete lidhje te re. Duhet te mendosh nese do te kete te ardhme kjo lidhje. Perpiqu te mos investosh shume ne kete drejtim sepse do te lesh pas dore te tjera gjera te rendesishme. Duhet te dish qe shoku u chatit nje dite do te kerkoje patjeter takim fizik me ty. Ti mund te ushqesh gjithe jeten ndjenje per te dhe te ndihesh mire edhe nga ky pozicion sepse e tille eshte natyra e femres, ndersa meshkujt kerkojne ta prekin gjene. Jane me materialiste ne kete drejtim. Mendohu mire dhe llogarit se cfar fiton dhe cfar humbet.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Nuk eshte e vertete qe femra ka karakter te dobet. Disa femra mund te jene te tilla. Historia njerezore na tregon qe shume gra kane mbyllur jeten e tyre per t'u sherbyer femijeve kur kane humbur bashkeshortin, ndersa burrat per hir te nje dashurie i kane braktisur femijet.
    Nismetarja e temes kerkon mendime prej nesh dhe jo ofendime. Te pakten vleresoni sinqeritetin e saj.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-03-2003
    Vendndodhja
    NEW JERSEY
    Postime
    15
    Zemra une puqem me menimin e Minas. Ajo ka shume te drejte sepse ti mbase tek ky qe ke gjet ne chat ke gjetur ato qe ke kerku ke bashkeshorti yt i cili mase nuk i ka. Por ki kujdes sepse kto lidhje te lejne me gisht ne goje. Ai i chatit mase kerkon gjo tjeter dhe kaq ik se nuk te njof mo. E ke parasysh se ca jom tu te thon. Nuk ja vlen per nji mashkull me lon bure e femije. Ku e di tin qe ky i cili ke njof nuk o si puna e DAJAKUT qe nuk di me u sqaru por e shkef pushken qy ke supi . Keshtu pra edhe ai cuni i chatit mund te te quaj fyshekzjar.
    Te kuptoj dhe te uroj fat. Pergjigjen time mos ma mer per ters por eshte thjesht opinioni i nji 21 vjecareje.
    GOOD LUCK SHPIRTI
    Te puc fort
    Bye
    BURRI KA QENE DIKUR
    SIMBOLI I TROJES
    POR TANI KA KATANDIS
    FSHESA E ZOJES!!!!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Une kam 2-3 vjet qe kam njohur nje djale ne chat dhe akoma flasim shume shpesh ne telefon, mbasi hy me rralle tani ne chat. Une nuk e jam e martuar. Me ate djale kam biseduar gjithcka dhe eshte i vetmi qe me duket se me keshillon dhe di gjera qe vetem une di. E kam me teper se shok, por me pak se te dashur. Zura te dashur me pas dhe sa here zihesha me te mirrja ne telefon ate djalin dhe vetem ai me dukej se ma dinte hallin dhe vetem ate degjoja. Por duhet te marresh me mend se ai djale nuk flet vetem me ty flet dhe me te tjera ne chat. Nejse erdhi koha ta takoja pasi i ra rruga nga qyteti im dhe cfare bera nuk dola ta takoja, sepse per here te pare e ndieva vertete se ate e doja vetem per "a shoulder to cry on" pra ta kisha nje shok qe te me degjoje gezimet dhe hidherimet e mia dhe mendova se nuk doja te prishja lidhjen time me te dashurin tim per te. Dhe mendoj qe veprova mire. Keshtu qe me kalimin e kohes, pasi ti thuash ti, nese nuk i ke thene, se ti je e martuar ke femije etj, dhe ai do te largohet dhe ti do vritesh ne zemer, sepse e di se cfare ndien tani.
    Gjithe te mirat.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-04-2003
    Postime
    4
    Te dashur miq faleminderit per pergjigjet tuaja, i vlersoj shume
    e di edhe vete se nuk prishet dicka per tu ndertur nje gje tjeter mbase do me sjelle mua si person me shume gezim, po do shkateroje gjithe te tjeret qe i dua ate e mendoj shume here
    Sa per ty DAJAKU me te vertete se cdo njeri ka te drejte te mendoje si te doje,e ti gjykoje njerezit ne ate menyre qe i duket me e drejt,po do thoja qe me njerez si puna jote nuk ja vlen ti kthesh pergjigje as une nuk e kam vene ne mend ta zgjas me ty.
    flm edhe nje here Nina, devis&Mona per mendimet tuaja
    me respekt jeta

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    06-10-2002
    Vendndodhja
    France
    Postime
    35
    Jetaaa.

    Me pelqen shume ciltersia e sinqeriteti juaj. Per mendimin tim ne cdo cift ka uljet e ngritjet e veta, jeta vaj nuk kalohet.
    Ne raste se burri juaj ju trajton mire e mbi te gjitha ju kupton e ju vlereson edhe si shoqe e jo vetem si grua, eshte shume pozitive fakti qe e bisedon me te ndjenjen e re, po cilen ndjenje valle ?
    Nuk ju gjykoj aspak, sepse deri sa ju kerkoni mendimet tona e se fundi te konkludoni vete, ju ja keni prere rrugen cdo lloj paragjykimi medioker.
    Ka shume martesa e shume ndarje, i zoti e di se ku i pikon catia.
    Ne raste se tek burri te mungojne gjera qe nuk jane esenciale, gjeje rrugen e mundesine te ringjallesh tek ai ate qe ti kerkon, ai tjetri shoku i chatit, nuk ka asnje ngarkese e pergjegjesi mbi supet e tija me ju, ai flet e bisedon me ju per jeten "ROZE", mund te jete, por edhe ju shtiret engjelli i jetes e ju terheq sic ju ka terhequr nje pjese te zemres tuaj - nese me lejoni ta quaj keshtu - por nese e takoni ate qofte edhe nje here e bisedoni perballe me te do te shifni se perballe shume gjera nuk jane si ne kete ekran, nga eksperienca ime ne kete chat, jua them se ka plote qe hiqen si engjej e engjellushe por ... te uroj qe shoqerine virtuale mbaje e lere vetem aty, ne nje shoqeri virtuale, gjej me shume deshire ne vetevehte te rifreskosh e gjesh ne jeten bashkeshortore ato qe si ke gjet deri me sot, persosmeri nuk ka ne asnje cift.
    Njeriu nga natyra eshte kerkues i cdo gjeje te re, peshojeni vete se cfare kerkoni te arrini e se cfare leni pas.

    Me respekt - FENWICK

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Mendoj se burri juaj nuk tregon vemendjen e duhur ndaj jush ashtu sic mund ta kete treguar me pare dhe kjo ka bere qe ti ta kerkosh vemendjen tek te tjere. Femra eshte si puna e lules, po nuk i more ere ose te tregosh perkujdesje per te, ajo vyshket shume shpejt. Ate vemendje dhe ato fjale qe ti nuk i degjon me nga burri juaj, i degjon nga goja e dikujt tjeter qe nuk te ndodhet prane.

    Kjo nuk e ka emrin dashuri dhe ato qe ti quan "ndjenja" nuk jane ndjenja dashurie, jane thjeshte ndenja respekti per ate person qe te lejon ti hapesh per gjithcka. Ne chat njerezit njihen dhe nuk dashurohen. Dashuria lind kur takohen fizikisht dhe shpenzojne kohe se bashku pasi vetem ne ate menyre virtualja shkrihet me realen dhe u jepen fund iluzioneve qe mund te kene lindur me kohen.

    Cfare duhet te besh?

    Eshte e lehte tu japesh mend te tjereve per problemet e tyre, kur nuk je ai qe e vuan vete problemin. Keshilla ime do te merrte formen e dy pyetjeve qe vetem ti mund tu japesh pergjigje:

    1. A je ende e dashuruar me burrin tuaj? Reflekto pak mbi maredhenien tende bashkeshortore gjate gjithe viteve qe ju keni qene martuar, sa e lumtur ke qene, kur je lenduar, perse je lenduar etj.

    2. A deshiron ta takosh mikun tuaj te ri dhe ne cfare rrethana do te doje ta takoje? Do te pelqeje ta takoje vetem privatisht apo do te kishe deshire ta prezantoje gjithe familjes si shoku juaj. Te pelqen mendimi ta takosh ate dhe pse valle te pelqen ai person.

    Perpara se te marresh nje hap te ri, duhet te kthesh me pare koken pas dhe te shikosh ate qe po jeton tani. Ti ke nje familje, ke femije dhe familja eshte gjeja me me vlere per njeriun ne jete. Nese ti zgjedh ti japesh qofte dhe nje shans maredhenieve me mikun e ri duke e takuar ate, duhet te kuptosh qe pa dashur po shkaterron familjen tuaj.

    Reflekto mbi keto gjera dhe te jesh e bindur qe askush nuk do te japi nje formule magjike per te zgjidhur kete problem, ti do te jesh ajo qe do ti japesh zgjidhje.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    SPHINX
    Anëtarësuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835
    Jeta ty te pelqejne ato qe te vijne pas mendjes dhe perpiqen te justifikojne mendimet dhe veprimet e tua.
    Une di te te them kete gje nga kjo lidhje dikush do te lendohet sa shume apo sa pak nuk e di. Ne rradhe te pare dhe me e rendesishme do lendohet femija, pra mendo per femijen ne rradhe te pare qe nuk te ka asnje faj, pastaj per burrin dhe veten. Nuk e di je e krishtere, myslimane a ndonje fe tjeter po te krishteret kur martohen vene kurore dhe nje nga premtimet qe ben ne altar eshte qe do ta duash burrin deri ne vdekje: te pasur apo te varfrer, te shendoshe a te semure, ne gezim a hidherim DERISA TIU NDAJE VDEKJA. Gjithashtu nje nga porosite e Zotit per ne te krishteret eshte : Mos ki marredhenie jashte marteses.
    Ne kete mes merr parasysh dhe faktin qe mund te lendohesh shume keq dhe vete; per kete merr shembull nga "Zonja Bovari" e Floberit dhe nga "Ana Karenina" e Tolstoit, te dyja perfunduan shume keq (vdiqen me sa di une).
    Une nuk bej ndonje paralelizem tani per tani me Bovarine a Anen dhe nuk po te quaj as femer e perdale, po rruga qe ke nisur se shpejti do te te shpjere ne ato standarte dhe fundin nuk e di as une as ti. Keshtu qe bej nje KTHESE TE FUQISHME MBRAPSHT dhe lere ate shokun e chatit para se te shkaterrosh jeten e dy vetave (burrit dhe femijes) se per vete do te te duket sikur nderton dhe ecen para.

  10. #10
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    thua qe je e martuar, ke femije...

    Me thuaj te del kohe ty te futesh ne chat??? Perse futesh ne chat?
    tjeter, po valle ai djali ndihet keshtu si ty? Po valle e meriton ai te lesh ti burrin tend qe te ka kuptuar kur i ke treguar kete sekret ? Po femijen? te ndash ate familje per kaprico chati...

    Sic tha Albo ndoshta femra eshte si ajo lulja qe po si more ere vyshket shpejt...po ndonjeher disa femra jan si ato lulet qe kur i merr ere shume fillojne e bejn numra ( te hypin ne qafe )

    dhe dicka...e zeme le burrin u lidhe me ate djalin...po valle do te besoj ai djali ty? po sikur kohe me vone ti hyn prap ne chat njef dike tjeter? se s'do mend ajo ai djali do thoje ,,,kur la burrin dhe femijen heren e pare, cfar do e mbaje te lidhur me mua? lol

    Kur martohesh ,,,ndodh njeher njeher por perjete (flas per njerez qe vleresojne familjen e mbledhin mendjen njeher e mire)

    mos te kan martuar gje me zor?

    prap gabimi qendron ne fillim...ti nuk ke pse hyn en chat fare, jo me te krijosh aq mardhenie te aferta...keto gjera nuk te falen ty, sepse ke pasoja pas...

    pa dashur te lendoj Jetaaa, vetem dua te them se familja eshte me e rendesishme se gjithcka, ( do ishte ndryshe po te njifje dike ne realitet , por chat,,,come on )
    LuM i RrEmByEr

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Numri i shqiptarëve në Beograd
    Nga Faik në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  3. Artet e Bukura të Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:59
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •