Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,231
    Postimet nė Bllog
    4

    1 shtator, fillon viti i ri kalendarik kishtar

    Fillimi i Vitit Kishtar

    Emri:  ceb4ceb7cebcceb9cebfcf85cf81ceb3ceb9ceb1-3.jpg

Shikime: 66

Madhėsia:  122.1 KB

    Ndonėse 1 shtatori ėshtė konsideruar si fillimi i Vitit Kishtar, prapėseprapė, sipas kalendarit tė Kishės Orthodhokse, qendra reale liturgjike e ciklit vjetor tė adhurimit, ėshtė festa e Ngjalljes sė Krishtit. Tė gjithė elementėt e devotshmėrisė orthodhokse drejtohen e burojnė prej Pashkės, kremtimit tė Pashkės sė Re tė Krishterė. Madje edhe “festat e palėvizshme” tė Kishės, si Krishtlinda e Uji i Bekuar, tė cilat kremtohen sipas njė date fikse nė kalendar, e marrin formėn e tyre liturgjike dhe frymėzimin prej festės sė Pashkės. Cilki i adhurimit Paskal fillon me periudhėn e Kreshmės sė Madhe, paraprirė nga tė Dielat para kreshmės. Rregulli i adhurimit tė Kreshmės sė Madhe e pėrmbush vetveten nė Javėn e Madhe dhe nė Ditėn e Madhe tė Ngjalljes sė Krishtit. Mbas Pashkės janė pesėdhjetė ditėt e kremtimit paskal, deri nė festėn e Rushajeve (Pentekostisė). Ēdo javė e vitit ėshtė konsideruar nė Kishė si njė e “Dielė pas Rushajeve”. Javėt numėrohen nė kėtė mėnyrė (E Diela e Parė, e Dytė etj.), pėrderisa tė fillojė periudha para kreshmės, gjatė sė cilės javėt marrin emrin e pėrmbajtjes kryesore tė adhurimit, duke pasur parasysh kthimin vjetor tė Pashkės.

    Pėr ciklin e adhurimit Paskal ka dy libra tė veēantė liturgjikė, Triodi dhe Pesėdhjetorja. Quhet Triod, sepse ka “tre ode”, tė cilat kėndohen shpesh gjatė shėrbesave tė kėsaj periudhe. Tė dielat dhe javėt qė pasojnė Rushajet, kanė gjithashtu njė libėr tė veēantė, qė quhet Oktoeku, qė literalisht do tė thotė “tetė tingujt (tonet)”. Oktoeku pėrmban shėrbesat pėr ēdo ditė tė javės. E Diela, gjithmonė i ėshtė kushtuar Ngjalljes sė Krishtit. Tė Mėrkurat dhe tė Premtet pėrkujtojnė vuajtjet dhe Kryqėzimin e Krishtit. Tema e sė Hėnės ėshtė pėr engjėjt, “fuqitė pa trup”. E Marta i ėshtė kushtuar Joan Pagėzorit, e Enjtja apostujve dhe Shėn Nikollės dhe e Shtuna Hyjlindėses dhe pėrkujtimit tė tė vdekurve. Ēdo ditė e javės, fillon me vigjiljen (Mbrėmėsoren e Madhe tė sė Shtunės) e Ditės sė Zotit dhe shėrbesat kėndohen nė tė njėjtin “tingull (ton)” ose melodi muzikore. Janė tetė seri shėrbesash, nė tetė “tinguj” tė ndryshme (nga ku vjen edhe emri Oktoeku) dhe kėndohen me radhė gjatė tėrė vitit. Kėshtu, nė tė Dielėn e 2-tė pas Rushajeve duhet tė jetė Tingulli i 1-rė; tė Dielėn e 3-tė mbas Rushajeve, Tingulli i 2-tė; tė Dielėn e 4-tė mbas Rushajeve, Tingulli i 3-tė e kėshtu me radhė, deri nė tė Dielėn e 10-tė, ku fillon pėrsėri Tingulli i 1-rė. Ky cikėl “tingujsh” ėshtė pėr tė gjitha javėt e vitit, ndonėse, kur afrohet periudha e Kreshmės sė Madhe, theksi bie pėrsėri nė pėrgatitjen e kremtimit tė Pashkės.

    Pėrveē ciklit tė adhurimit Paskal me javėt “pas Rushajeve”, nė ēdo ditė tė vitit pėrkujtohen disa shenjtorė ose ngjarje tė shenjta. Ēdo muaj ka njė libėr tė veēantė, qė quhet Mujori (Mineon), i cili pėrmban shėrbesėn e veēantė tė ēdo dite tė atij muaji. Solemniteti i ditės ėshtė nė proporcion me rėndėsinė dhe popullaritetin e shenjtorėve ose ngjarjeve qė pėrkujtohen atė ditė. Kisha ka dymbėdhjetė festa tė mėdha, tė cilat kremtohen universalisht: Lindja, Epifania (Uji i Bekuar), Paraqitja e Zotit nė Tempull (Ipapandia), dhe Shpėrfytyrimi i Krishtit; Lindja, Ungjillizimi, Paraqitja nė Tempull dhe Fjetja e Shėn Marisė; Lartėsimi i Kryqit; dhe, nga cikli Paskal, festa e Hyrjes sė Zotit nė Jerusalem, festa e Ngjitjes sė Zotit (Shestja) dhe festa e Rushajeve. Pashka nuk numėrohet ndėr dymbėdhjetė festat e mėdha tė Kishės, meqenėse ajo ėshtė konsideruar si “festa e festave”.

    Nė Kisha tė ndryshme orthodhokse festohen ditė tė ndryshme tė vitit, sipas rėndėsisė sė tyre tė veēantė qė ato kanė nė ato Kisha. Kėshtu, dita e Shėn Sergjit kremtohet madhėrishėm nė Rusi, Shėn Spiridhoni nė Greqi, Shėn Hermani nė Amerikė, etj. Disa ditė tė tjera, si ajo e Shėn Pietrit e Pavlit, Shėn Nikollės, Shėn Gjergjit dhe Shėn Mėhillit kanė njė popullaritet universal nė tėrė Kishat. Festa e Krishtlindjes ka gjithashtu ciklin e saj tė lutjes, modeluar sipas atij tė Pashkės. Ka pėrpara njė Kreshmė dyzetėditėshe dhe njė festė kremtimi pas. Festa e Fjetjes sė Shėn Marisė dhe ajo e Shėn Pietrit dhe Pavlit, gjithashtu paraprihen nga njė kreshmė, por mė e shkurtėr. Shumica e festave tė mėdha kanė njė pėrgatitje liturgjike para-feste, si edhe njė lavdėrim pas-feste. Kjo do tė thotė qė festa parakujtohet dhe lavdėrohet nė shėrbesat liturgjike tė Kishės pėrpara asaj dhe gjithashtu kremtohet me kėngė e lutje pėr disa ditė pas asaj.

    Festat e Mėdha tė Kishės:

    08 Shtator – Lindja e Hyjlindėses Mari
    14 Shtator – Lartėsimi i Kryqit
    21 Nėntor – Paraqitja nė Tempull e Hyjlindėses Mari
    25 Dhjetor – Lindja e Krishtit
    06 Janar – Pagėzimi i Krishtit (Epifania, Uji i Bekuar)
    02 Shkurt – Paraqitja e Krishtit nė Tempull
    25 Shkurt – Ungjillizimi i Hyjlindėses Mari
    06 Gusht – Shpėrfytyrimi i Krishtit
    15 Gusht – Fjetja e Hyjlindėses Mari

    Llogaritur sipas ekuinoksit pranveror dhe Pashkės judaike:

    E Diela e Dafinės – Hyrja nė Jerusalem
    PASHKA – NGJALLJA E KRISHTIT
    Ngjitja nė qiej e Krishtit (Shestja)
    Rushajet – Zbritja e Shpirtit tė Shenjtė

    KOASH

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    27,231
    Postimet nė Bllog
    4

    Pėr: 1 shtator, fillon viti i ri kalendarik kishtar


Tema tė Ngjashme

  1. 11 Shtator 2001 - 11 Shtator 2012!
    Nga tani_26 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 11-09-2012, 13:08
  2. Hėna blu, fenomeni i rrallė kalendarik ndodh sot
    Nga [HD] nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-09-2012, 06:52
  3. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-09-2008, 12:00
  4. 13 shtator fillon Ramazani
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 14-09-2007, 03:43
  5. ADHURIMI - Kapitulli IV: Viti Kishtar
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 01-04-2005, 01:58

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •