Dita e 19 tetorit duhej te ishte nje dite reflektimi ,falje dhe misioni per te ndihmuar.E premtja shenonte 4 vjetorin e lumturimit te Nene Terezes ,misionares me origjine shqipetare.Kjo dite eshte bere pushim nga te gjitha institucionet shteterore,perfshi ketu dhe ato kulturore.Nje dite pushim ka mjaftuar per ta konsideruar si feste.Asgje tjeter nuk eshte bere.As ndonje aktivitet modest sa per te kujtuar ate dite te vitit 2003 kur lajmi i lumturimit u percoll me buje te madhe.Ministria e Kultures ka qene pushim si gjithe institutucionet e tjera,nderkohe qe edhe tek busti i saj,vendosur ne nje cep te heshtur te Universitetit te Tiranes nuk ka patur asnje vizite.Vetem ne Shkoder jane degjuar tinguj muzike,interpretuar nga orkestra simfonike,e cila ne kete dite eshte rikthyer ne skene pas 17 vjetesh.Nene Tereza,bamiresja,nobelistja shqipetare u Lumturua me 19 Tetor 2003 ne Vatikan nga Papa Gjon Pali 2."Ne emer te te varferve e te dashurise per zotin" ishte motivi qe mijera besmitare e dhjetera personalitete te mblidheshin ne festimet e organizuara ne sheshin e Shen Pjetrit me kete rast.Pjesemarresit qe mendohej te ishin 300.000 midis te cileve 3000 te semure dhe te pastrehe,te mbledhur nen autoritetin apostolik te Papes, festonin hapin e pare te hedhur drejt shenjterimit te saj.
Krijoni Kontakt