Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin edhe më 2020

    Shqipëria u rendit e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë, në raport me mesataren e BE-së edhe për vitin 2020.

    Sipas të dhënave të Eurostat, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) për Frymë në Shqipëri ishte sa 31% e mesatares së BE-së në vitin 2020 i njëjti nivel si viti i mëparshëm, ndërkohë që vendet e tjera të Rajonit bënë më shumë progres në drejtim të konvergjencës (rritja me ritme më të shpejta se shtetet europiane, me qëllim që të arrihet sa më shpejt mesatarja e BE-së).

    Pas Shqipërisë, më të ulëta i ka të ardhurat Bosnjë-Hercegovina, me 33% të mesatares së BE-së, nga 32% një vit më parë, duke zgjeruar diferencën me 2 pikë përqindje me vendin tonë.

    Progresin më të lartë e shënoi Serbia, të ardhurat për frymë të së cilës ishin sa 43% e mesatare së BE-së nga 41% që ishin në 2019.

    Maqedonia ruajti të njëjtin nivel, në 38% të mesatares së BE-së, ndërsa të ardhurat për frymë të Malit të Zi ishin sa 46% e mesatare se BE duke shënuan 4 pikë përqindje në krahasim me 2019, teksa Mali i Zi ishte shteti me rënien më të madhe të PBB-së në 2020-n, me rreth -10%..

    Shqipëria gjithashtu me konsumin më të ulët për frymë

    Shqipëria u rendit e fundit edhe në një tregues tjetër, atë të konsumit individual për frymë (AIC), i cili është një matës i mirëqenies materiale të familjarëve dhe u referohet të gjitha të mirave dhe shërbimeve që konsumohen nga familjarët (sipas standardeve të barazisë së fuqisë blerëse).

    Për Shqipërinë, ky tregues ishte sa 40% e mesatare se BE-së në vitin 2020, duke shënuan nivelin më të ulët në Europë dhe Rajon, me rritje prej 1 pikë përqindje nga viti i mëparshëm.

    Pas Shqipërisë më të ulët këtë tregues e ka Bonja, me 43% (rritje 2 pikë përqindje), Maqedonia e Veriut, me 44% (+2 pikë përqindje). Progresin më të madh e bëri Serbia, (nga 49% në 52%). Serbia është vendi që shënoi dhe ecurinë më të mirë ekonomike në rajon në vitin e pandemisë, me një rënie prej 1%.

    Ndonëse Shqipëria ishte e dyta pas Serbisë me performancën më të mirë ekonomike (tkurrje -3.3%), sërish kjo nuk është arritur të reflektohet në treguesit e mirëqenies, në raport me vendet e tjera të rajonit.

    Mali i Zi mbetet shteti me konsumin më të lartë për frymë, prej 61% të mesatares së BE-së (1 pikë përqindje më shumë se vitin e mëparshëm).

    Europa

    Në vitin 2020, konsumi për frymë i shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) ndryshonte nga 61% në 131% të mesatares së BE-së në të gjithë 27 Shtetet Anëtare.

    Në vitin 2020, nëntë shtete anëtare regjistruan konsumin për frymë mbi mesataren e BE-së. Niveli më i lartë në BE u regjistrua në Luksemburg, 31% mbi mesataren e BE, pasuar nga Gjermania (23% më shumë) dhe Danimarka (21% më shumë). Holanda, Austria, Finlanda, Belgjika, Suedia dhe Franca regjistruan nivele ndërmjet 5% dhe 20% mbi mesataren e BE-së.

    Në trembëdhjetë Shtete Anëtare, konsumi për frymë ishte nën mesataren e BE-së. Në Qipro, Itali, Lituani dhe Irlandë nivelet e konsumit ishin 10% ose më pak se mesatarja e BE-së, ndërsa Spanja, Çekia, Portugalia, Malta, Polonia dhe Sllovenia ishin midis 11% dhe 20% më poshtë se mesatarja e BE-së . Rumania, Estonia dhe Greqia ishin midis 21% dhe 25% nën mesataren e BE.
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin edhe më 2020

    Nxirr edhe ndonjë lajm të mirë o Duke, për Shqipërinë jo për politikanët po për vëndin se kshu do na largosh edhe ata turistë që na vinë lol

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin edhe më 2020

    ska problem fare kemi lider me brekushe neve

    Emri:  205747895_10158288310807514_6417738691800971663_n.jpg

Shikime: 368

Madhësia:  38.4 KB

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin edhe më 2020

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    ska problem fare kemi lider me brekushe neve

    Emri:  205747895_10158288310807514_6417738691800971663_n.jpg

Shikime: 368

Madhësia:  38.4 KB

    Mos i shiko gunën po shikoj punën, thot pooulli.

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin edhe më 2020

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Nxirr edhe ndonjë lajm të mirë o Duke, për Shqipërinë jo për politikanët po për vëndin se kshu do na largosh edhe ata turistë që na vinë lol
    Nese do ishin dynd turistet ketu tek forumi per te marr vesh se ç’ndodh ne Shqiperi, Rama do e kishte mbyll me kohe kete forum.
    Ndaj rri i qete per kete pjese…
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,922

    Për: Shqipëria, e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin edhe më 2020

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin

    Mos i shiko gunën po shikoj punën, thot pooulli.
    Kur njeriu eshte bosh brenda vetes ben cte jete e mundur per te terhequr vemendjen e te tjereve me ekstravagancat e semura mendore te botes se jashtme (mendore)

    (Në këto takime zyrtare ku shkon me atlete e me çitjane nuk shkon si djali i Kristaqit por si kryeministri i vendit.)
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 25-06-2021 më 17:33

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-09-2015, 01:28
  2. CIA: Shqipëria e varfër, PBB për frymë 8,200 USD
    Nga Wordless në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2014, 06:23
  3. Të fundit në Europë edhe për arsimin
    Nga Edvin83 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2010, 14:29
  4. Shqipëria e fundit në Europë, për përdorimin e internetit
    Nga strange në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 17-04-2009, 12:19
  5. Perdorimi i internetit... Shqiperia e fundit ne Europe
    Nga Qyfyre në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-04-2008, 10:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •