Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Pesë rreziqet e mandatit të tretë

    Nga Andi Bushati

    Zgjedhjet e 25 prillit vërtetuan edhe njëherë, jo vetëm pamundësinë e përmbysjes së sistemit, por edhe atë të rotacionit të kukullave që janë në krye të tij. Ato flakën tej iluzionin e ndryshimit me votë të një regjimi autokratik dhe sanksionuan fillimin e letargjisë së gjatë nën sundimin e një njeriu.

    Po ti shohim një e nga një, të gjithë faktorët e kontrollit dhe drejtpeshimit të pushtetit kanë tendencë që të jenë në regres.

    Kështu DREJTESIA, propaganda rreth reformimit të së cilës i ka shpenzuar të gjitha bateritë, nuk do të ketë shanc të ngrejë më kokë. Në një piramidë autokratike do të ishte idiotësi të imagjinoje një prokurori dhe gjyqësor të pavarur.

    Ata, të gjithë sëbashku, tani do të jenë të detyruar të zhveshin edhe maskën e paanësisë.

    Provat e fillestare tashmë i kemi para syve. Menjëherë pas zgjedhjeve, me konfirmimin e zgjatjes së pushtetit të Ramës, kosa e ndëshkimeve po bie, ose mbi kundërshtarët politikë, ose mbi personazhet e anatameuar prej tij. Askush nuk është aq naiv që të mos i shohë të lidhura me fatin e 25 prillit sekuestrimet e pronave të gjyqtarëve të lartë, dënimin për Adriatik Llallën, apo rihapjen e çështjes së Fatmir Mediut për Gërdecin.

    Natyrisht, që të bëra në kohën e duhur, ato do të ishin të mirëseardhura, por përkimi i tyre me momentin e triumfit të rilindjes është një ogur i keq. Ai tregon se drejtësia është futur në rrugën pakthim të nënshtrimit përfundimtar ndaj politikës. Pra pikërisht në të kundërtën e asaj për të cilën u pretendua se do të reformohej.

    Edhe MEDIAT nuk janë në gjendje më të mirë. E kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndonjë tentativë të minutave të fundit për të kapur organe si AMA me sharlatanët e parlamentit të vjetër, ndërkohë që shqiptarët kanë kthyer në kuvend opozitën reale. Thelbi i nënshtrimit konsiston në heshtjen e turpshme të mediave të mëdha ndaj akuzave që rëndojnë mbi pushtetin.

    Nuk është një tezë e re, por mjafton të përmendësh faktin se asnjë nga programet televizive të mbrëmjes nuk ka këllqe të bëjë temë të tij kryesore debatin (shikoni pra, theshtë debatin jo investigimin e fakteve) nëse u ble vota, por vazhdojnë të merren vetëm me fatin e Bashës apo të Metës, duke dëshmuar se makineria e propagandës është vënë në funksion të shplarjes masive të trurit.

    TV kryesore, pa përjashtim, janë bërë altoporlantë të mesazheve qeveritare, zërat kritikë seriozë janë gjithnjë e më të pakët dhe kudo ekziston një konsensus për të pranuar rendin aktual të gjërave.

    Në këto kushte, askush nuk do të guxojë më të transmetojë, kronika si ato për dasmën e Veliajt, që bëri televizioni tashmë i mbyllur Agon Channell, apo emisione si ato për skandalin e unazës së re, që sollën pezullimin e gjatë të “Të paekspozuarve”.

    Një goditje të rëndë kanë marrë edhe LEVIZJET QYTETARE. 25 prilli u ka prerë krahët të gjithë atyre që mendonin se kishte vlerë të denoncoje korrupsionin dhe të militoje për ruajtjen e trashëgimisë, si në rastin e Teatrit Kombëtar. Studentët e universiteteve që dolën në rrugë, kuksianët që shkallmuan traun e autostradës së veriut, banorët e Astirit që regjistruan një nga rezistencat më të gjata në vend, adoleshentët që dogjën dhe shkatërruan në emër të moshatarit të tyre Klodian Rasha, kanë kuptuar, më në fund, se angazhimi i tyre vlen shumë më pak se një thes me para që mund të harxhojnë në pak kohë Toma edhe Qifja.

    Nuk do të jetë çudi që ky lloj zhvlerësimi i militantizmit qytetar të pa politizuar, do të ketë pasoja afatgjata dhe do ndikojë në pllakosjen e apatisë dhe nënshtrimit, të cilat janë të rrënjosura prej kohësh në instiktet shqiptare të mbijetesës.

    Eshtë paradoksale të mendosh se edhe DIPLOMATET e vendeve kryesore të perëndimit e kanë zbehur fuqinë e tyre të arbitrit drejtëpeshues, që kanë ushtruar deri në mesin e viteve 2000. Po të shohësh deklaratat dhe qëndrimet e tyre të fundit, shqetësimi që lexohet qartë ka të bëjë me ruajtjen e stabilokracisë dhe me presionet ndaj opozitës, për pranimin e një loje nga e cila ajo ka dalë e vjedhur. Shprehjet se PD duhet të futet në parlament, të shoqëruara me mesazhet shantazhuese ndaj Berishës dhe Metës e tregojnë qartë këtë. Dhe kjo nuk është një praktikë e re. Ata nuk janë këtu për ti rënë murit me kokë. Nuk i takon atyre të përmbysin regjimet tona. Madje historia tregon të kundërtën. Emisarët perendimorë ishin shumë më tepër kritikë me Erdoganin, kur ai shfaqi shenjat e para të vrasjes së demokracisë, sesa janë sot. Kur nuk e shpëtojnë dot shtetin e së drejtës, ata përpiqen thjeshtë të mbajnë në këmbë fasadën e tij. Këtë po bëjnë edhe në Shqipëri në mënyrën më komike të mundshme.

    Bashkë me elementët e mësipërm ka vdekur njëkohësisht edhe shpresa e korigjimit nga BRENDA PS. Natyrisht, këtu fjala nuk është për një puç pallati në radhët e rilindjes që do të kriste karrigen e Ramës. Por edhe iluzioni i disa zërave që do të përpiqeshin të thërrisnin në kufijtë e arsyes arratisjet autoritare të liderit tashmë është i kotë. Përjashtimi i Ditmir Bushatit që guxoi të ngrinte zërin kundër ndarjes së Kosovës, apo poshtërimi i Pandeli Majkos, që një herë të vetme doli nga reshti, për të mos votuar shembjen e teatrit, nuk lë më vend për dyshime. I vetmi që i rrezistoi rrufeve ndëshkuese të liderit, ishte Fatmir Xhafaj. Por me sa duket ai është përjashtimi që përforcon regullin.

    PS tani është kopeja e individëve të nënshtruar, që jo vetëm nuk ngjall asnjë shpresë, qoftë edhe për korigjime të vogla, por që sa më shumë kohë të kalojë, do të gëlojë nga klonë të erionvelizuar.

    Pra, 25 prilli, nuk është vetëm data e mandatit të tretë. As vetëm një episod i manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votës, nga ato që kemi parë rëndom. Ai është shumë më tepër se kaq. Ai shënon një pikë kthese. Atë kur shoqëria ka humbur pothuajse të gjitha levat e kotrollit, valvulat e shkarkimit dhe aftësinë korigjuese ndaj një regjimi që po e çon drejt humnerës. Nëse kur erdhën në pushtet, Rama dhe PS premtuan ri-lindjen e vendit dhe demokracisë, tani është momenti kur po i zhysin ato, andej nga patën dalë.

    ©Lapsi.al
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 27-05-2021 më 05:00
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Pesë rreziqet e mandatit të tretë

    Kjo ishte qeveria me e lehte per tu rrezuar me vote. Natyrisht kush kerkon qe kete qeveri ta rrezoje me vote Basha,Meta e Berisha ma ha mendja se nuk e ka kuptuar qe nuk kerkon permbysje por kerkon zevendesimin e Rames me Bashen. Ate rotacionin e famshem qe na solli Meten President e Gramoz Ruçin kryetar Parlamenti.

    Edhe per perendimin ! Kaq e veshtire eshte ta kuptoni se Rama eshte figure me e pranuar se Berisha ! Thjesht sepse s'ka vrare. Ma ha menja se nuk duhet ndonje zgjuarsi e madhe per ta kuptuar dhe kjo eshte arsyeja kryesore qe socialistet jane maxhorance ne Shqiperi. Nje PD pa Berishen do ishte gjithmone superiore kundrejt socialisteve sepse do ishte me ne fund nje parti politike dhe ideologjike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 27-05-2021 më 10:57

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pesë rreziqet e mandatit të tretë

    Dukesh qe je shkeputur gjate nga Shqiperia. Edhe nese Nene Tereza do shpallte kandidaturen per deputete, i del dikush perballe qe s’e njeh askush e t’i rremben (ashtu siç di vetem ai) 20-30 mije vota.
    Sa per info njerezit ne autobuze, bare, restorante, tek dentisti, ne ambjentet e punes, neper rruge e kudo levizin masivisht pa maske e prane njeri-tjetrit. Kjo deri ne 10 te darkes. Dhe Shefi Urgjences Kombetare na tha mbreme se eshte ende heret per zbutjen e masave anti-covid! Cilat masa???
    Dhe e di perse e ben, sepse gjithe rinia e Tiranes dyndet masivisht 7 dite te javes, mbas ores 10 te nates tek klubet e Tom Doshit & co. 500€ vota i ka kushtuar Tomes e perveç korridoreve te droges, monopolizon edhe xhiron e klubeve te nates. Jep 2 e merr 5 mbrapshte, kjo eshte filozofia e rilindjes, ku ne keto kushte edhe Nene Terezen me Zef Pllumin do t’i mundte lehte!!!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Pesë rreziqet e mandatit të tretë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Dhe e di perse e ben, sepse gjithe rinia e Tiranes dyndet masivisht 7 dite te javes, mbas ores 10 te nates tek klubet e Tom Doshit & co. 500€ vota i ka kushtuar Tomes e perveç korridoreve te droges, monopolizon edhe xhiron e klubeve te nates. Jep 2 e merr 5 mbrapshte, kjo eshte filozofia e rilindjes, ku ne keto kushte edhe Nene Terezen me Zef Pllumin do t’i mundte lehte!!!
    Të qeshim a të qajmë më këto filozofira..

  5. #5
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pesë rreziqet e mandatit të tretë

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Të qeshim a të qajmë më këto filozofira..
    Nese une bej filozofira ti dhe duartrokitesit e bemave te rilindjes beni sofizma. Nejse flm per komplimentin dhe nese ke ndonje kunder argument ne lidhje me temen, bujrum...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Pesë rreziqet e mandatit të tretë

    Rreziqe mund te kete ne kete mandat, por kurre rreziqe te luftes civile se sala ne 97, sa gjak rendon mbi kete person, cilin shpall amerika te padeshiruar vetem diktatoret me ordinere, ...basha s`ja vlen se eshte thjesht klon i tij...., dhe pastaj ne flisni per rreziqet e Rames...na gjeni nje me te mire t`a votojme
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Pesë rreziqet e mandatit të tretë

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Rreziqe mund te kete ne kete mandat, por kurre rreziqe te luftes civile se sala ne 97, sa gjak rendon mbi kete person, cilin shpall amerika te padeshiruar vetem diktatoret me ordinere, ...basha s`ja vlen se eshte thjesht klon i tij...., dhe pastaj ne flisni per rreziqet e Rames...na gjeni nje me te mire t`a votojme
    Liria e mediave, drejtesia e pavarur, shoqerite civile te pakapura, sherbejne ne demokratizimin e nje vendi. Mirepo sklleverit e rilindjes qe e gjykojne mese normale detyren e patronazhisteve, nuk kane asnje problem nese keto kontrollohen nga nje individ i vetem!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  8. #8
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Pesë rreziqet e mandatit të tretë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Nese une bej filozofira ti dhe duartrokitesit e bemave te rilindjes beni sofizma. Nejse flm per komplimentin dhe nese ke ndonje kunder argument ne lidhje me temen, bujrum...
    Nese e ke ndjekur forumin rregullisht, do e kesh kuptuar qe kam shume vite qe ua kam lene te tjereve kete punen e duartrokitjes mbi qeverine, pasi personalisht jam kundra cdo sistemi pd-ps-lsi pasi te treja jane jashqitje per kete vend. (Teme tjeter kjo)

    Kete pjesen e shitblerjes se votes qe eshte e vertete nuk diskutohet, po pse nuk flitet ku PD LSI doli hapur duke blere vota ne zona ku nuk mernin dot asnje deputet, po kapet si karrem Tomi me shoket e tij.

  9. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Pesë rreziqet e mandatit të tretë

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Liria e mediave, drejtesia e pavarur, shoqerite civile te pakapura, sherbejne ne demokratizimin e nje vendi. Mirepo sklleverit e rilindjes qe e gjykojne mese normale detyren e patronazhisteve, nuk kane asnje problem nese keto kontrollohen nga nje individ i vetem!
    Lirine e mediave nuk mund ta kuptojne ata qe dogjen gazeten koha jone ne vitin 1997, ata qe kane ne baze te tyre tribalizmin dhe lidhjet fisnore me te fortet e tropojes (qe i kane dhe bodigarde), skleverit jane ata qe i jane nenshtruar sales e lulit dhe po pergatiten te vjedhin votat e anetaresise sic kane bere gjithmone, ata qe vrane ne gerdec, ne 21 janar dhe keni paturpesine te akuzoni per shkelje demokracie
    Duaje te afermin tend si veten

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,969
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pesë rreziqet e mandatit të tretë

    Si tha Margaret Thatcher 40 vjet me pare: "Problemi me socializmin eshte se vjen nje moment dhe mbarojne parate e te tjereve per ti prishur!" Edi Rama e zbrazi arken e shtetit shqiptar ne keto zgjedhje. Dhe jo vetem kaq, por qindra miliona euro qe i mori hua per pandemine, ai i perdori per fushate. Parrulla "Duhet te qendrojme ne pushtet me cdo cmim!" dhe nese humbasim "Le tu leme nje grope te madhe atyre qe vine pas nesh". Sot shqiptaret gezojne qe fale fushates, moren ca leke me shume ne pensione, rroga buxhetoresh, apo ndonje leje legalizimi per pronen e tyre. Ajo qe nuk e dine, por do ta mesojne se shpejti, eshte qe shteti shqiptar ka falimentuar. Nuk ka para me per te shlyer detyrimet e veta, si per te mbajtur nje administrate te fryre burokratike me parrullen "nje vend pune ne kembim te votes", edhe per te shlyer ato borxhet, kestet e para te te cilave duhet te paguhen se shpejti.

    Firma piramidale e Sudes eshte lule para firmes piramidale me emrin shteti shqiptar, qe Edi Rama ka ngritur ne kembe. Dhe kur e verteta te dali ne shesh, pasi ato bankat e huaja te mos marrin kestet e kredise qe xhiruan, shqiptaret e budallepsur nga lufta per mbijetese, do te shperthejne vrerrin e tyre ndaj Edi Rames dhe gjithe njerezve qe i shkojne nga pas. Dhe pastaj le te gjeje nje bunker te futet Edi Rama me 40 hajdutet e tij ne ate vend me emrin Shqiperi. Prandaj eshte shume i preokupuar i shkreti qe ti shtier te gjitha mediat ne dore, qe e verteta te mos dali ne shesh qe shteti ka falimentuar. Dhe ngeli duke i bere thirrje Bashes, te cilin edhe pse na e mundi ne zgjedhje, prape insiston qe ta futi ne qeverine e tij, si nje menyre per t'ia lene fajin e keqqeverisjes ne dere opozites.

    Kur ata 180,000 buxhetore, te mos marrin me rrogat e tyre. Dhe kur ata qindra mijera pensioniste te mos terheqin me dot pensionet e tyre. Dhe kur inflacioni i lekut shqiptar fillon e ngrihet e nuk ka te ndalur, shqiptaret do te fillojne e te kthjellohen nga mendja e tyre. Dhe ate dite, te gjithe ata qe nuk votuan per Edi Ramen, do tu thone: "Puthuni me Edi Ramen!"

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 29-05-2021 më 01:38

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rreziqet e modelit Rama.
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 138
    Postimi i Fundit: 14-10-2011, 15:25
  2. DPA: Rreziqet nga zgjedhja e Pacollit
    Nga Disa në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2011, 06:03
  3. Blerim Kuqi heq dore nga paga per 4 vite te mandatit te tij
    Nga Kasumi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-03-2010, 16:47
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 05:20
  5. Rreziqet e ekumenizmit...
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 07-06-2004, 13:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •