Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 71
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Sali Berisha nuk eshte vetem lideri historik ne pension i PD-se, por eshte edhe njeriu fjala e te cilit mbart me shume jehone e peshe ne gjithe boten shqiptare, ne rajon, e me gjere. Arsyeja perse sulmohet Sali Berisha, nuk ka te beje me PD-ne e lidershipin e saj. Ka te beje me planet e atyre qe duan te bejne histori duke ndryshuar harten e Ballkanit. Dhe Berishen e bejne me faj pasi nuk u ndriti plani e mareveshja per "shkembim territoresh me Serbine" ne Kosove, qe ishte de-fakto nje ndarje e Kosoves. Tani nuk duan te ndryshojne kufijte vetem ne Kosove, duan te ndryshojne ne gjithe Ballkanin. Prandaj dhe ushtaret amerikane i gjen te zbarkuar ne Shqiperi e Kosove keto dite, duke bere stervitjet ushtarake me te medha ne Evrope qe nga Lufta ee Dyte Boterore.

    Sulmi i amerikaneve ndaj Berishes, ia rrit vlerat atij ne syte e shqiptareve, nuk ia ul. Dhe eshte nje konfirmim i influences qe Berisha ka ne hapesiren shqiptare dhe me gjere. Amerikanet nuk sulmojne zorraxhinjte si Edi Rama qe jane njerez pa dinjitet, jane gati te shesin edhe nene e babe, grua e femije, per te shpetuar koken e tyre. Dhe mesazhi eshte i qarte: anestezi para operacionit te pacientit. Mos na prish planet qe do te veme ne levizje, pasi nuk do te tolerojme. Dhe i bien deres, qe te degjoje edhe dritarja. Te gjithe zorraxhinte e politikes shqiptaree jane duke u dridhur e nuk kane goje te flasin pasi mesuan lajmin ndaj Berishes. Pasi e dine qe sulmi ndaj nje pensionisti politik, ka per qellim tu fusi atyre friken ne bark. Sot Berisha, neser Rama, Meta, Basha.

    Evropianet kane planet e tyre per Ballkanin pasi Jugosllavine e krijoi Anglia e Franca, e jo Amerika. Prandaj Edi Rama u paraqit tek Makroni ne France, por nuk e hapi gojen te tregonte se cfare u diskutua atje. Amerikanet duan te perdorin Ballkanin si nje karem per te rifituar influencen e tyre te humbur ne Evrope. Prishja e mareveshjes se Gjermanise me Rusine per gazin, dhe mareveshja e Berishes kur ishte ne pushtet me azeret per projektin TAP, eshte objekti final i amerikaneve. Amerikanet nuk duan te shohin zgjerimin e influences ruse ne Evrope ne kurriz te influences amerikane. Duan qe evropianet te blejne gazin natyror amerikan, e jo rus. Dhe perdorin Ballkanin e Shqiperine si dere ne kete Ballkan, per te bere nje lufte te ftohte me spond me interesat e evropianeve.

    Ju duket sikur cdo gje e kane vene ne vije, por harrojne ate qe thashe me lart: Njerezit bejne plane. Zoti qesh! Zoti ka planet e veta per Ballkanin, dhe amerikanet, evropianet, ruset, serbet, shqiptaret, kroatet, bullgaret, greket, rumunet, turqit ne fund do te dorezohen pasi rezultati final do te jete ai qe ka vendosur Ai lart.

    Lutuni qe dhimbjet e lindjes te mos jene te forta...

    Albo
    Albo amon ! Vetem me problemet a çeshtjet nderkombetare mos i lidhni ngjarjet se nuk kane te bejne fare. Eshte muabet koti,jo ndrimi i kufijve te Kosoves,jo Sorosi e jo futja kot. Shqiperia eshte shteti qe ka me pak ndikim ne Ballkan mbase mundet te barazohemi vetem me Bosnjen edhe Kosova qe eshte gjysem shteti persa i perket faktorit nderkombetar ka me shume peshe se Shqiperia...per faktin se kane nje klase politike dhe populli ka njefare ideale,kane njefare aparati shteteror te pavarur,kane njefare ushtrie dhe arijne te bejne zgjedhje te lira ku shprehet vullneti i popullit... ( gjera keto qe Sali Berishes ne 30 vjet nuk i kane shkuar ndermend ). Pra edhe per syte e botes Shqiperia eshte nje katund ku katundaret qe kane vjedhur jane te gjithe te shantazhueshem ndersa katundaret e tjere ose lypin,kerkojne lemoshe, ose kerkojne te ikin nga ai katund. Keshtu si roli i Rames dhe me shume ai i Berishes jane zero,nuk ndikojne asnji dhe asgje ne aspektin nderkombetar. Te vetmin ndikim qe ka Berisha e ka me "katunarin digjital" ku ka aritur ta shveftesoje dhe denancimin dhe e ka kthyer diçka mes shpifjes dhe gallates.

    Qe do vihej ne kete pike nuk kishte diskutim sepse reforma ne drejtesi po ben hapa mbrapa.Jo qe nuk ka denime per korrupsion por korrupsioni dhe krimi po ritet gjithashtu edhe nuk ka as stabilitet politik dhe krizat politike gjithnje e po riten.Dhe si pergjegjes per mosrealizimin e kesaj reforme (e kam thene qe kur ishte LU-ja) do dilte PD,dhe meqe tek PD eshte Berisha qe komandon u godit ai. Eshte e thjeshte,amerikanet shikojne tek Berisha kundershtrin kryesor te reformes ne drejtesi,shikojne kohen dhe mendojne qe po u pre koka trupi bie vete. Natyrisht qe kjo nderhyrje te kete sukses mbas Berishes radhen e ka Rama me Meten e Bashen...
    Por amon mos vazhdoni me keto parullat Enveriste (qe edhe i shkojn Berishes) qe fajin na e kane imperialistet amerikane dhe kapitalizmi (i Sorosit).
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 24-05-2021 më 08:19

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Albo amon ! Vetem me problemet a çeshtjet nderkombetare mos i lidhni ngjarjet se nuk kane te bejne fare. Eshte muabet koti,jo ndrimi i kufijve te Kosoves,jo Sorosi e jo futja kot. Shqiperia eshte shteti qe ka me pak ndikim ne Ballkan mbase mundet te barazohemi vetem me Bosnjen edhe Kosova qe eshte gjysem shteti persa i perket faktorit nderkombetar ka me shume peshe se Shqiperia...per faktin se kane nje klase politike dhe populli ka njefare ideale,kane njefare aparati shteteror te pavarur,kane njefare ushtrie dhe arijne te bejne zgjedhje te lira ku shprehet vullneti i popullit... ( gjera keto qe Sali Berishes ne 30 vjet nuk i kane shkuar ndermend ).
    Hollywood beri nje film per Shqiperine me titull "Wag the Dog" (Tundja Bishtin Qenit). Skenari i filmit ishte i tille, ku keshilltare politike te presidentit te Amerikes, krijonin konflikte ne nje vend te panjohur e te cuditshem si Shqiperia, si nje menyre per te larguar vemendjen e opinionit publik vendas nga problemet e brendshme te presidentit ne Shtepine e Bardhe. Per aq kohe sa mediat dhe bota ishte e preokupuar me ate qe ndodhte ne Shqiperine e panjohur, do ta hiqnin vemendjen nga problemet e presidentit amerikan.

    Populli amerikan nuk genjehet aq lehte sa genjehen shqiptaret me zgjedhjet e tyre. Dhe kur e verteta te certifikohet qe Biden u zgjodh president me vota te vjedhura, mjere ata qe ishin pjese e atij skenari ose punojne sot per administraten e tij... Arizona eshte shteti i pare qe do te perfundoje dhe publikoje ne pak jave raportin e procesit te verifikimit shkencor te cdo vote te vlefshme/pavlefshme te hedhur ne qarkun me te madh te shtetit te Arizones. Pas Arizones, ne rradhe jane nje duzine shtetesh qe duan te bejne te njejten gje. Qe rezultati i zgjedhjeve te nentorit te permbyset, duhet te permbyset rezultati vetem 2 shtete.

    Ustallaret ne Shtepine e Bardhe, kujtojne se mund te xhirojne nje filem tjeter "Wag the Dog 2.0" ne Ballkan. Dhe duan qe jo vetem te largojne vemendjen e publikut vendas nga fiaskot e nje presidenti qe i ka ngelur kosherja bosh, por duan edhe ti mbajne ushtaret amerikane dhe ata komandatet e gjeneralet e ushtrise se tyre sa me te preokupuar ne luftra sa me larg brigjeve amerikane. Ushtaret dhe gjeneralet e tyre, kane plane te tjera.

    Kush kujton ti se do fitoje ne kete mes?

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-06-2021 më 00:12
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #53
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Ambasadorja e SHBA i kërkon Bashës që Berisha të mos jetë në parlament në shtator: PD nuk mund të hajë bar për hir të një njeriu


    TIRANË

    Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka folur për mediat pas takimit që zhvilloi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë e PD.

    Ambasadorja e SHBA tha se PD ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura, nga komunizmi dhe se do ishte ironi historike dhe po aq tragjike nëse partia do duhej të hante bar për hir të një deputeti të saj, duke iu referuar ish-kryeministrit Sali Berisha i shpallur non grata nga DASH.

    Ajo i cilësoi vendime të vështira që duhet të merren me qëllim të ardhmen. Ambasadorja Kim theksoi se është përgjegjësi që ndërsa krerët e partive do të futen në Kuvend, të shoqërohen nga deputetë që e meritojnë besimin e shqiptarëve.

    “Pata një diskutim shumë të mirë dhe të plotë me Kryetarin e PD Lulzim Basha sot. Ishte në vijim të takimit që ai pati kur Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit Phil Reeker ishte në Tiranë. Folëm për forcën e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, rolin shumë të rëndësishëm që Partia Demokratike ka luajtur në vendosjen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si dhe rëndësinë që ka që Shqipëria të qëndrojë në rrugën e saj drejt Europës. Nuk ka dyshim për rolin historik që Partia Demokratike ka luajtur, është i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm dhe, në këtë kuptim është lajm shumë i mirë që PD do të rikthehet në parlament në shtator.

    Kuptoj që PD dhe të tjerë kanë shqetësime në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit dhe të gjithë e dimë që ato shqetësime janë pasqyruar në raportin përfundimtar të nxjerrë nga ODIHR. Do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e nevojshme që institucionet përkatëse t’i trajtojnë ato shqetësime në mënyrë kuptimplotë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin këto përpjekje për të përmirësuar në mënyrë konstante zgjedhjet dhe demokracinë në Shqipëri. Teksa PD kthehet në parlament, do të jetë shumë e rëndësishme që partia në pushtet, PS, të tregojë se është serioze për t’u ngritur mbi interesat partiake për hir të vendit.

    Do të doja të theksoja gjithashtu përgjegjësinë që kanë kryertarët e partive për t’u siguruar që kur të hyjnë në atë parliament, të shoqërohen nga anëtarë që janë të denjë për të përfaqësuar Shqipërinë. Do të jetë veçanërisht e rëndësishme që edhe PD t’i mendojë këto çështje. Siç e përmenda më parë, Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura.

    Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara. E ardhmja po pret. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës. Faleminderit shumë.” deklaroi ajo.

    Balkanweb
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #54
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Berisha: Asnjë shpifje apo trillim nuk më pengon, gabon rëndë me barin që i përmend demokratëve.

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në FB për kërkesën që ambasadorja Yuri Kim i bëri Bashës ditën e sotme për ta mbajtur jashtë parlamentit.

    Njoftim shtypi!

    Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon:

    Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptare ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve.

    Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij. Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove dokumet apo fakt vetem e vetem se ato nuk ekzistojne. Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.

    Deri sot Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare.

    Domethene vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqeve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames te pa publikuara kurre ne Shqiperi.

    Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto perseri ftoj Sekretarin Blinken ti bej te gjitha publike.

    Perveç ketyre e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve.

    Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe.

    Se fundi, nuk e di nese takimi i sotem i Zj ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga denoncimi im i marreveshjes se dyshimte qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instututi East West qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje ju siguroj se sikunder deri sot do te denoncoj çdo afere te dyshimte nga cilido dhe pa asnje hezitim.

    Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet qe nuk meritojne bar por transparence! sb
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,756

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Kam menduar se "raca" me e trashe ishin komunistat por sot kur shikoj demokratet se si e mbrojne shokun Sali mendoj se nga trashesia ja kane kaluar edhe komunistave (edhe se andej e kane origjinen). Jane bere sa edhe ambasadorja amerikane tall ****** me demokratet e shkrete i kujton parrullen e famshme "ne bar do hame e nuk heqim dore nga partia e sigurimit".

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Berisha i prerë: Do të ulem krenarisht në parlament! Fola me Bashën pas deklaratave të ambasadores së SHBA, një parti meriton të mos ekzistojë nëse…



    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha konfirmon për në një intervistë për një media se do të ulet krenarisht në parlament në shtator, kësaj radhe me një motivim më të madh se herët e tjera.

    “Unë jam një deputet që do të shkoj të ulem krenarisht në vendin tim. Me një motivim më të madh se herë tjetër. Se cili është vendimi që do të marrin ambasadorët, është punë e tyre.”, u shpreh Berisha.

    Ai zbulon se sot ka folur me Bashën pas deklaratave të ambasadores së SHBA teksa thotë se as i tha gjë dhe as i kërkoi.

    ‘’Kam folur me Bashën pas deklaratave të Yuri Kim. Basha nuk më tha gjë as i kërkova gjë. Unë jam në misioni tim të besuar nga qytetarët, sepse PD nuk mund të dhunojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Unë ftoj cilindo përfaqësues të SHBA-ve dhe çdo person tjetër që të paraqesë një fakt të vërtetë kundër meje, por ato nuk ekzistojnë.’’- thotë Berisha.

    Më tej ai shton se nuk po e vendos në pozitë kryetarin e PD, por deklaron se një parti nuk meriton të ekzistojë nëse nuk qëndron mbi dinjitetin njerëzor.

    ‘’Bashën nuk po e vë në pozitë. Pozitë e vështirë për të do të ishte nëse nuk do të qëndroja për dinjitetin njerëzor. Një parti që nuk qëndron për këto parime, meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat.’’- shton ish-kryeministrin.

    (BalkanWeb)

  7. #57
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    31 vite. Na i morët të gjitha pasuritë kombëtare, ne nuk kemi fuqi tju dërgojmë atje ku keni vendin.

    Por ju vet nuk ngopeni?!! Ti thoni vetes boll më! Nuk e kuptoni që gjithçka e ka një fund ashtu siç ka fillim.

    Ti, iliri dhe rama na morët në qaf, na vratë shpresat na vratë të ardhmen, shkatërruat gjithçka që e gjetët gati, të vetmen shpres që na latë KURBETIN.

    E ku kanë fund të zezat tuaja! Duhen vite tjua numëroj me radh të treve.

    "Zoti vonon por nuk harron" thotë populli. Mbase kujtohet që ka lënë shqipëtarët në dor të banditëve për 31 vite me radh. I madhi zot tjua jap siç e meritoni, jo juve por të gjithëve.

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Citim Postuar më parë nga Neteorm Lexo Postimin
    Sala iku. Sot ai eshte kal i ngordhur. Problemi eshte se kush do ta haj pas tij.
    Eshte per te qeshur, se pas ksaj bombe atomike, kur te gjith duhet te hidheshin perpjet. Ka ren nje qetesi nje heshtje nje plogeshti nje zbythje, te ata qe e kan mbeshtet dhe e kan adhuruar. Ate qe deri para pak diteve ishte nje baloz, sot eshte nje kal i ngordhur qe si hyn ne pune askujt.
    ,,,,,,po sikur e gjitha kjo te jete nje LOJE,,,,,,dmth,,, i korruptuar por i paprekshem (ashtu si Mediu MB) ,,,nuk ka ma bukur sesa politikat e djathta ti baje nji parti e majte

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    Nga DASH, FBI e CIA/ Yuri Kim tregon se kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Berishën: Faktet nuk mund të bëhen publike, mbi 200 zyrtarë të tjerë…

    Yuri Kim deklaroi se shpallja non grata e Sali Berishës erdhi pasi u mblodhën prova nga shumë institucione.

    “Nuk është vetëm DASH. Përfshihen agjenci si Departamenti i Thesarit, FBI, CIA. Përfshihen një gamë ekspertësh për të parë faktet. Së pari, për të mbledhur faktet dhe pastaj për të shqyrtuar faktet, dhe pastaj ndërtimi i një dosjeje që Sekretari i Shtetit të ketë besim ta nënshkruajë,” – u shpreh ambasadorja.

    Kim sqaroi se procesi për shpalljen non grata të dikujt merr vite dhe nuk bëhet brenda ditës e as nga një individ i vetëm.

    “Më shumë se 200 persona janë dizenjuar nga Departamenti i Shtetit për përfshirje në korrupsion domethënës. Të gjitha ato raste kalojnë një proces shumë rigoroz shqyrtimi nga një numër agjencish,” – deklaroi ambasadorja.

    Sipas saj nuk ka asnjë provë që mund të bëhet publike në asnjë proces gjyqësor.

    “Në asnjë rast nuk paraqesim një dosje provash. Nuk është ky procesi,” – tha Kim e cila insistoi disa herë se pavarësisht se Berisha ka hapur një proces gjyqësor në Paris për këtë çështje, atje nuk do të ketë asnjë deklarim nga SHBA.

    Ambasadorja theksoi se shpallja non grata e ish-kreut të PD-së u bë bazuar në fakte dhe përfshiu shumë agjenci të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Në maj të vitit të kaluar sekretari i DASH, Antony Blinken, bëri me dije se Berishës dhe familjarëve të tij nuk do t’u lejohet pajisja me vizë për në Shtetet e Bashkuara. Ky vendim sipas Blinken u mor nga Uashingtoni zyrtar “për akte korruptive që cenojnë demokracinë në Shqipëri”.

    (BalkanWeb)

  10. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet në Bllog
    22

    Për: SHBA: Sali Berisha dhe familja e tij shpallen ‘nongrata’

    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prof Dr. Sali Berisha
    Nga white-knight në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 14-12-2014, 17:26
  2. Pse e do më tej pushtetin Sali Berisha?
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 28-12-2011, 16:53
  3. Ku eshte Sali Berisha dhe qeveria?!
    Nga iliria e para në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 02-11-2011, 23:41
  4. Kush je ti Sali Berisha?
    Nga shoku_tanku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 15-12-2010, 11:09
  5. Sali Berisha në HardTalk të BBC-së
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 26-05-2008, 13:16

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •