Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 45
  1. #11
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. Redi faleminderit per sjarimin e pergjigjen. te me falni se me te vertet nuk e mbaja mend. me behet qefi qe ketu merr pjes nje peron e personalitet i till, me te vertet me behet qefi. e shperesoje te mesojme ndo pak, nga Agim Doci e nga kushdo qe ka ate nivel si i atij.
    me shume respekt
    eda
    P.S se nga njehere te duket vetja sikur flet vetm me kalamaj.

  2. #12
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146

    x agim doçin

    mund te jete nje koinçidence
    por une pak a shume te mbaj mend
    para 8vjetesh kur merreshe me bisnes
    dhe pikerisht me peshkimin kur vije ne shengjin me
    nje subaru blu kur patet sjelle ato dy anijet nga ortona.
    apo gabohem???

  3. #13
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146

    x EDA H

    ME SA PO SHOH EDHE TI SHKRUAN POEZI
    dhe duke pare (syçkat e saj,buzkat e saj etj etj)dua te
    them qe je mjaft bashkekohore,TENDENCIOZE
    DHE DO TE BEJA NJE PYETJE
    QUHESH eda APO edi
    CIAO {figo}

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Postime
    11
    AGIM DOCI

    Ide fantastike qe e keni prezantuar ne kete forum
    eshte fantastik, realist , bashkekohor, e cmoj shume poezine e tij
    dhe vete ate si personalitet, nese doni me shume per te mund tju flas nje dite tjeter.
    Ate poezine (oshoke vdeksha nga kenga.......)
    eshte kenge labe, qe une vdes per te e pelqej shume dhe e dini si e kendoj kengen labe , e qaj fare, me vertete e kam e dua shume kengen labe.

    Rrofte laberia

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Të dashur BASHKËFORUMAS!
    SOT PO JU DËRGOJ NJË POEZI SATERIKE! NESËR JU PREMTOJ SE DO JU DËRGOJ TËGJITHË JETËN TIME ME SHKRIM! TË GJITHA MERITAT E MIJA NË FUSHËN KRIJUESE DHE PËR TË GJITHA GJËRAT QË MUND TË JENI TË INTERESUAR TË DINI!
    JU LUTEM MË FALNI SEPSE MBASI PUNOVA RRETH 194 MINUTA ME PËRGJIGJE, ME TITUJ E KËNGËVE QË KAM BËRË, ME çmimet dhe tituj e fituar gjatë jetës sime si i shkolluar - DIKUSH "ma vodhi" kutinë ME TË GJITHA ATO QË KISHA SHKRUAR! Nejse! Nesër do ju shkruaj gjërë e gjatë!
    Kur të dëgjoni këngët më të sukseshme dhe më të bukurat që i kanë kënduar P. Simaku, I. Libohova, Auerela Gaçe, Leonora Jakupi, Arif Vladi, Manjola Nallbani, Lejdina Celo, Redon Makashi e Bledar Sejko, Ermira Babaliu, Morena Reka, Shyhrete Behuli, Shkurte Fejza, Ilir Shaqiri, Rovena Dilo, Luan Zhegu, Hysni Zela, Zeliha Sina, KUR TË LEXONI QË 647 KANGËT MË TË BUKURA DHE MË TË FUQISHMET PËR HERONJTË E KOMBIT NË KOSOVË I KAM SHKRUAR unë si autor poezishë dhe tekstesh, ndoshta do të mendoni "PO KY A KA MË PËR BEHLULIN!?"
    SOT LEXONI BALLADËN E PLESHTIT DHE TAKOHEMI NESËR!!!



    Ballada e Pleshtit


    Në çdo lesh, të bardhe a të zi,
    Pleshtit nuk i vjen mërzi.
    A je qen, apo njeri
    Por gjen vend për mrekulli.

    Ndonse kruhesh pa ja nda
    Gjithsekush një plesht e ka!
    Bile thonë se rraca e pleshtit
    Mbijeton vetëm prej leshit.

    Kam ndigju se ka do pleshta
    Që zen rrushi nepër vreshta
    Ka dhe pleshta nepër lopë
    Pleshta plehu në çdo gropë.

    Unë ksaj here kam mendu
    Për do pleshta të tjerë me shkru
    Për këtë rracë tejet mizore
    Që bezdisë rracën njerzore!

    Askërkush nuk dëshiron
    Ta ketë pleshtin nepër shtat
    Sepse pleshti frekuenton
    Në veçanti leshin e gjatë.

    Ndaj dhe rruhen mbahen pastër
    Mos me e rritë leshin ma shumë
    Sepse pleshti s’mban me hater
    Je në qytet, a je në katund.

    Me i ra shkurt pra miqt e mij
    Po u tregoj një histori
    Që i ka ndodhe pleshtit qyqar
    Tuj shetit kombin shqiptar.

    Pra ky plesht kishte ndigju
    Se në Ballkan, qefli me u kru
    Janë shqiptaret në troje të veta
    Që për lesh s’u dhimbset jeta!

    …Filloj pleshti punë për s’mbarit
    Me zgjedhë leshin ndër shqiptarë
    Iu fut mjekrës së Kryetarit
    Mjekërkuqit, lesh pa larë!

    Por nuk mundi të qëndronte
    As një dite në mjekër të tij
    Sepse leshi kundërmonte
    Wischy, brandy dhe raki!

    Ku të futej pleshti i ngratë!?
    Lesh të dredhun kanë dhe gratë.
    Ndaj u fut në Qeveri
    Që t’a zgjidhë hallin e tij!?

    Sallë luksoze, e mikrofon
    Kryeministër kokë bidon
    Por pranë tij një leshraverdhë
    Floku i saj, me dorë ish dredhë.

    Ah! - tha pleshti,- të qofsha falë
    Se prej teje s’kam me dalë!
    Dhe u fut në mes të shalëve
    Që ma mirë t’u ruhej fjalëve!

    Frrup! Frrup! Frrup mezi arriti
    Iu ngroh zemra, iu ngroh shpirti!
    çfarë arome, oh ç’ deodorant!
    Ndonse shumë interesant!

    Aj soj vendit i preferuar
    Për dreq leshin e kish rruar!
    Ndaj dhe Pleshti mbet i habitur
    Që ai vend, s’kish lesh të rritur!

    Ban vaki,- mendoj i shkreti,
    Ndoshta këto… i ka pushteti!
    Dhe e zuri pa e kuptuar
    Gjumi i embël, në lesh të rruar!

    Pa kaluar as gjysëm e natës
    Sheh një endërr i turbulluar
    Që leshverdhës, oh të ngratës
    I vjen mjekrra lesh pa rruar…

    I del gjumi plesht fatziut
    Dhe gjen vehten për çudi
    M’u tek mjekrra e njeriut
    Wischy, Brandy e Raki!

    Dreq o punë, - tha, - po këtu isha
    Ndaj kërkova transferim!
    Vërtet leshin nuk e kisha!
    Ama kisha Qeverin!

    S’e kuptonte plesht hajvani
    Se ku ishte në fakt sekreti!
    Për një plesht digjet jorgani
    Rruhet leshi! Por jo Pushteti!

    Ndaj ky plesht qe u zhgenjye
    Dhe kujtoj se gjet xhehnetin.
    Nga kish ardhur na u kthye
    Se nuk kruhej dot me Pushtetin!


    çdo NGJASHMËRI ME PERSONA QË janë në krye të ndonji Partie, apo mbulojnë ndonji post ministerial - ËSHTË KREJT I RASTËSISHËM! Nuk e kam fjalën për fatos nanon, ilir metën dhe Arta Leshverdhën e politikës së jashtëme! Ju betohem për kokën e Namik Dokles, për kokën e të gjithë atyre që udhëhoqën Revolucionin Demokratik Greko-Slav të Vonuar (në vitin 1997) - duke e lënë Shqipërinë përfundimisht me çështjen kombëtare NË OPOZITË!!!
    Agim Doçi

  6. #16
    Audio Engineer Maska e KACAKU
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    599
    Kam qeshur shume me kete poezi satirike,me te vertete e goditur.
    Me siguri qe kur te botohet kjo ne shqiperi,Agim Doci do te dali i paafte si Koco Devole me shoke...
    Satira ndaj politikes,vetem ne Shqiperi nuk pranohet,sepse pasardhesit e privuesve te fjales se lire nuk kane ndonje gje me teper...

  7. #17
    te mendohem Maska e {FIGO}
    Anëtarësuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    eu
    Postime
    146

    hallall x baladen

    hallall profesor x baladen e pleshtit!!!
    siç i thone andej nga ne KUJT I DJEGIN LE TA MAJNE!!!
    POR KISHA NJE PYETJE e kush eshte mjekrra kuptohet ,po leshverdha duhet te jete e para
    se kjo tjetra tani e ka leshin e zi.
    Harrova qe kane dale bojnat dhe ne SHQIPERI ESHTE MODE NDERRIMI I NGJYRAVE
    Ps e kam edhe une baladen e te jatit te mjekrres
    Vitet shkuan kombi shqiptar
    nxorri ne drite nje magjistar
    kish nxjerre ky komb princa e mbreter
    porsi DULLEN nuk kish pas xjerr tjeter
    mend e gomarit na i dha me zor
    ky ma i forti prestigjator
    sa na udhehoqi ne ky kodosh
    ishim te lumtur me barkun bosh.
    Ngrinte shkopin magjistari
    si kadaif na dukej bari
    nder fusha kolloste shqiptari porsi lopa dhe gomari.
    Aq e forte ishte magjia saqe
    mish pule dukej turshia.

    Gazeta thote se SHQIPERIA
    po luan mendsh nga lumturia
    POR E VERTETA ESHTE KREJT NDRYSHE
    PO NGORDHIN UNIT MOJ GAZETE KLYSHE !!!

    Mund te duket si perralle nga e kaluara por ...

  8. #18
    njeshi Maska e Joe Black
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    18
    Ky emer i rrit prestigjin komunitetit tone.
    Edhe une i uroj mireseardhjen zotit Doçi.
    Simply the best

  9. #19
    Demokrat-Bordi-Drejtues Maska e RoboCop2
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Founder #Shqiperia, Lider i Sherbimeve dhe Anëtar i Grupit Abuzimet ne Stafin Ircop Albasoul.Com Italie-Rome-me zemer mes jushe e bukura shoqeri!!!Albasoul Vitamin Qê Pa Te S'do Jetoja Dote!!!
    Postime
    136

    Exclamation Un labe, e ti malsor,me me njoft e ke pak zore!!

    Dikur rinim, qeshnim, vuanim flas per ty e per mua! se te tretin na i muarn,kush e mori? kush e vrau!! hemmmmmmm!!askush famen sja ndalon,emrin e tij nga do e degjon,se mes nesh Azemi rrone!

    Esht e thjesht Agim me mnjoh!Dikur ti me flisje: "Pume"

    Sa here une e ti,nga endrat e shefit jemi nis atje ku ai puthte vendin, atje ku ne ngritem bustin,e pinim ujin e ftohte te bjeshkes,atje ku ai e mbante ne protofolin e tije foton!!

    Pra te nderuarin "Dervish te Luzhes"

    S'haroj ditet ne fushate,cermenik e bulqizak.

    Eh mer Agim sa na ka mare malli,lam shtepit, shoqerin e mbresat por jo kurre ne s'humbim shpresat,se PD po rinohet e PS po i drejtohet,dy jan rruget e shpetimit,ajo e fitores dhe e flijimit.

    Me kujtohesh kur te merte gjumi ne foristrade, me kujtohen si te jen sot ato dite, besoj me kaq te kujtohem kush jame!

    Hoqa gradat ika jashte,per te mos u bere preh e krimit te organizuar,ti e pe vet arrestimin tim te bujshem ne korce ne 1996,e pe akuzen qe me bene!!Arm mbajtje pa leje!!! heeeeeee qesharake une oficer i gardes se republikes arme pa leje!!! shoqerusi Meksit,i Musarajt,i Azem Hajdarit!! eh mer Gimce na coptun, e na largun,por PD ne kurre smohum, me perqafime te uroj te shpalosesh ktu njohurite dhe bagazhin tende te letersise se pa shtershme dhe te uroj ty dhe Familjes tende,fate e jete sa me te qete,u pafshim shpejte ne Shqiperi kur do te valvitet flamuri blu i PD.

    Pershendetje personale ju Agim, e Zonja T.....a,nga une P.M

    Dhe se virtual nepermjet ekranesh,por dashuria e respekti shoqeror me ringjallin nje ndjenje si tu kem perball ktu prane.


    Me respekte DRAGO.(AlbaGuard).
    Ndryshuar për herë të fundit nga RoboCop2 : 02-07-2002 më 07:04
    Burri të mbytë ose ta falë, i ligu as të mbytë as tê falë!!

  10. #20
    Moderatore Maska e Shanon
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    milano
    Postime
    386
    erush me bere me qajt lol he mo dhe ti sa e vret mendjen po ben palle ti atje en france e ia fut kot tani se te mori malli lol.
    me ka marrew malli per lazanja do mi cosh me poste loooooool
    kiss

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Një shtet paralel që po kërcënon shoqërinë shqiptare
    Nga DYDRINAS në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 17:22
  2. Feja shkatërron shoqërinë (studim)
    Nga Atheist në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 26-06-2008, 03:51
  3. Cmendoni per shoqerine shqiptare ne krahasim me ate te huajen???
    Nga selina_21 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 07:21
  4. Femra ne shoqerine shqiptare!
    Nga Redi në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 22-10-2004, 10:12
  5. Femra në shoqërinë Shqiptare.
    Nga kolombi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-09-2004, 19:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •