Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16

Tema: Rutina !

  1. #1
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    Exclamation Rutina !

    E urrej kete fjale . Ndoshta ngaqe cdo dite e me teper po behem skllav i saj. Kisha aftesi ta shmangia por tani kurbeti po na e ben cdo dite e me te pranishme. Variacionaliteti na privohet nga kushtet e ndryshme edhe pse deshiren e kemi te madhe.

    A ju pelqen rutina e perditshme ? ..Mua jo .

    Si e shmangni ate ?

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    Re: Rutina!

    Ke te drejt Deus eshte bere nje jete shume monotone. E dim shume mire pa kaluar dita se cfare do bejm e si do vej dita jone e merzitshme.. nuk jemi keq.. thjesht sjemi te kenaqur... Nuk presim ndonje suprize.. apo dicka tjeter te ndodhe. Por mendoj se mund ta shmangim po te duam.. thjesht ndonjehere dembelosemi ose presim te ndodhi dicka por as vete se dim se per cfare presim. Se di ne rastin tim keshtu ndodh.

    ps: Happiness is like a kiss! You must share it to enjoy it!
    Be yourself and you will always be in fashion.

  3. #3
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Bota keshtu eshte krijuar Genc qe te jete rutine ne materie dhe te jete e pasur dhe e bukur ne shpirtin e njeriut .Prandaj nese ti nuk i jep ushqimin shpirtit dhe e le ate menjeane dhe kujdesesh per qejfet e trupit padyshim qe do te merzitesh dhe do te behet rutine .Prandaj nese materien e ben mjet per te arritur kenaqesi shpirterore te betohem ne Zotin se kurre ska per tu dukur rutine kjo bote.
    Me respekt Klevi

  4. #4
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Rutina eshte si pluhuri qe po s'e shkunde te mbyt!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623

    Re: Rutina !

    Postuar mė parė nga Deus
    E urrej kete fjale. (...njehere spo e merrja vesh c'fare kuptimi kishte kjo fjale lool)
    A ju pelqen rutina e perditshme ? ..Mua jo .
    Si e shmangni ate ?
    Sigurisht qe s'me pelqen rutina e perditshme. Sahere qe jam ne mezin e simestrit te shkolles mezi pres qe te vijne provimet e fundit qe te filloj klasa te reja dhe te ndrryshme. Shume here kur merzitem dhe s'kam ku te dal nga shpia, ve ne televizor emisionin "Nete Vere" dhe rri e shikoj ate, ndonjehere shikoj kasetat e familjes "family videos".
    Kur kam kohe te dal, marr motren dhe vellain dhe dalim nga plazhi. Ose luaj voleiboll dhe tenis. (beach voleiboll eshte me shume qef te luash)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga s0ni : 23-11-2003 mė 16:40

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Rutina..
    Nje nga gjerat me te bukura e punes qe bej eshte qe nuk jam per me teper se nje jave ne te njejtin vend.
    Nuk arrij te koncepoj jeten time ne te njejtin vend i mbyllur midis mureve.
    rutin eshte vdekja e ngadalte e shpirtit dhe invencionit.Truri stakohet dhe bien avash ne letarg..
    nuk ben per mua..
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  7. #7
    E Lirė! Maska e KaLTerSi
    Anėtarėsuar
    27-10-2003
    Vendndodhja
    NYC.
    Postime
    850
    Pershendetje Wolfi,
    Ditet javore kane tashme nje program stabel per mua pune-shkolle-shtepi dhe koha e lire mes ketyre eshte aq minimale sa nuk te del ti perkushtohesh plotesishte vetes tende. Nje gje pozitive ka ky program pasi ne te treja ndalesat e mija gjerat jane me ngarkese intensive dhe ne nje fare menyre nuk me duket shume rutine sa me duket ngarkim. Per pjesen derrmuese qe punojne paralelisht me shkollimin ky eshte nje orar i imponuar pa shume hapesire per ndryshim.
    Megjithate ia leme fundjaves se lire ndonje eveniment sensacional te enderruar gjate javes.

    Lexim te mbare lexuesve,

    Kaltersi.
    Toleranca, eleksiri i lirisė.

  8. #8
    Authentic Maska e DeuS
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    " Uji qe nuk leviz , qelbet " - thote Populli

    Keshtu eshte edhe puna e rutines . Nje shprehje e njejte kjo me ate qe ka permendur e respektuara Mina. Nganjehere sado i afte te jesh per ta shmangur , te bejne kushtet ta kesh prezente.

    Psh , tani per tani , nuk kam asnje te drejte ne kete shtet . Punoj me letra fallco ( jo italiane etj ) dhe nuk marr asnje ndihme nga shteti qe prej 3 vjetesh. Nuk kam te drejte as te hap nje llogari bankare , as te aplikoj per patente ( dhe shqiptaren internacionale nuk ma pranojne dhe me kane cuar ne gjygj per mungese te patentes ) , as te marr nje kredi per te hapur nje bisnes , as te filloj universitetin , perfundimisht ASNJE TE DREJTE !
    Cfare ndodh tani ? Shkoj ne pune ne darke ( se punet e tjera i kemi lene me kohe , nuk shtyhet jeta me pislliqe ) , kur shkoj e vi ne autostrade rri gjithe siklet se mund te me qelloje te flej ne rajonin me ta afert ate nate , cohem ne mengjes dhe dal te pij nje kafe dhe ate e pij me lloj lloj robsh qe as nuk me lidh ndonje gje ne bote dhe as me shko muhabeti fare ( dmth kot hesapi ) , bej nja dy tre loje bilardo ( prape me lloj lloj monstrash ) , i hyp makines dhe shkoj ne ndonje qytet tjeter sa per variacion dhe prape ne shtepi per te pritur orarin e punes. Perfundimisht ideja eshte qe qendroj ne kete shtet vetem ne shprese te dokumentave dhe per te filluar nje universitet. Te shtunave takoj ca kusherinj te mite dhe nja dy cuna qe i kam njohur qe ne Tirane dhe kaq muhabeti.
    Ideja eshte qe nganjehere njeriu privohet dhe eshte i detyruar te behet skllav i rutines. Ka njerez te cileve rutina u pelqen jasht mase . Ka sepse kam njohur . Ndoshta edhe mua do me pelqente , por ama e shikoj veten larg gjithckaje qe une presupozoj qe duhej te me rrethonte ne keto momente.

    Klevis , nuk te kundershtoj dot se pak a shume ke te drejte !

  9. #9
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Psh , tani per tani , nuk kam asnje te drejte ne kete shtet . Punoj me letra fallco ( jo italiane etj ) dhe nuk marr asnje ndihme nga shteti qe prej 3 vjetesh. Nuk kam te drejte as te hap nje llogari bankare , as te aplikoj per patente ( dhe shqiptaren internacionale nuk ma pranojne dhe me kane cuar ne gjygj per mungese te patentes ) , as te marr nje kredi per te hapur nje bisnes , as te filloj universitetin , perfundimisht ASNJE TE DREJTE !
    ---------------------------
    Kjo eshte teme me vete. Shqiptaret jane pa identitet edhe ne shtetin e vet. Te qendrosh ketu eshte rrezik. Te tentosh te largohesh me identitet tjeter, per nje jete me te mire te plasin brenda. Vize nuk te jep kush. Te marresh arratine me skafe e gomone eshte aventure qe perfundon keq.
    Rutina eshte e keqja me e vogel per shqiptarin!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Postuar mė parė nga Mina
    Rutina eshte si pluhuri qe po s'e shkunde te mbyt!
    kshu thua ti?
    po he te shohim njeher.............ky eshte tymi im................tre vjet jasht atheut............studjoj...............punoj qe te kem dy lek ne xhep se jam student (qe mos qofsha:-) se sdu ti bie ne qafe familjes, se boll ikam rene...............nga kjo detyrohem te futem ne rutinen e shpifur: shkolle pune shpi, studime, gjum....................me trego pak cfar te perdor per te shkundur kete tymin!!!!!!!!!!!!!

    mina ne te tere e dime qe rutina eshte si tymi por po themi a na pelqen apo jo e per mua eshte bullshiiiiiiiiiiiit, na falni per fjalorin!

    gjith te mirat te gjitheve!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga white_snake : 27-11-2003 mė 08:16

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •