Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Ish-socialisti i Ramës Ardit Kërtusha: Në Durrës është blerë masivisht vota

    Ish-kreu i FRESSH Durrës, Ardit Kërtusha, tha në një intervistë televizive se në këtë qark votat janë blerë në mënyrë masive dhe se asnjë shqiptar nuk duhet ta pranojë këtë rezultat.

    Emri:  kertusha-770x426.jpg

Shikime: 149

Madhësia:  26.0 KB

    Kërtusha tha për Fax Neës se në qarkun e Durrësit është blerë një sasi e madhe e votave pasi vetë ai dhe grupi i tij ka denoncuar raste. Ai shtoi se aksioni politik i PD-së është që të ndalohet blerja e votës.

    “Është koha e maskarenjve të gjithë shqiptarët do e kuptojnë në kohën e vështirë ku po jetojmë. Angazhimi im është në shërbim të qytetarëve dhe rinisë shqiptare pavarësisht bindjeve të tyre. Të gjithë ata që thonin që këtu nuk rrihet më, më kanë ardhur mesazhe pa fund nga administrate që ftonin për të marrë pjesë te sheshi në festë.

    Unë jam skeptik për sa i përket shifrave dhe në QV ne vumë re një pjesëmarrje të lartë, por ndalimi kanadezit dhe unë mendoj që nuk është pasqyruar numri real i tyre.

    Kjo varfëri, skamje që ky pushtet i ka futur ka bërë që të shesin votën dinjitetin e tyre. Kemi parë deputetë ministra ish ministra që blenë vota, kjo tregon se mund të krahasohet Shqipëria me vendet e Afrikës.

    Janë denoncuar të gjitha parregullsitë dhe me grupkontrollet tona janë ndjekur hap pas hapi.

    Është gjithë kjo katrahurë blerje votash dhe kjo varfëri u tregua masivisht në këto zgjedhje. Të çorientuar politikisht nga pandemia dhe tërmeti u detyruan të shesin votën dhe me këtë është treguar se nuk ka më bastione.

    Të ndodhemi para këtij fenomeni, krimi të organizuar, jemi të pafuqishëm të bëjmë bilanc real, sepse nuk ishin zgjedhje reale.

    Aksioni i radhës është të vihen para drejtësisë kjo blerje e votës kemi parë në qytetin e Durrësit është bërë një punë kolosale për blerjen e votës. Ishte e paparashikueshme kjo rjedhje masive e qytetarëve që të shisnin votën, aksioni i vetëm politik është të ndalohet politik blerja.

    Asnjë shqiptar nuk duhet ta pranojë këtë rezultat, të gjithë ne kemi mbështetje pa fund nga socialist të zhgënjyer dhe nuk dalin % e sakta të qytetarëve dhe për mendimin tim kjo është një qeveri afatshkurtër.”, u shpreh Kërtusha.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish-socialisti i Ramës Ardit Kërtusha: Në Durrës është blerë masivisht vota

    Ish-zyrtari i PS në Durrës mbështet hapur PD: Nuk ishte vendim i lehtë. Në degët e PS njerëz me të shkuar kriminale. Basha do i sjellë vendit normalitet

    Emri:  kertusha-interviste.jpg

Shikime: 95

Madhësia:  20.1 KB

    Ardit Kërtusha, një nga dy ish-zyrtarët socialistë të qytetit të Durrësit, të cilët braktisën PS, dhe dolën në mbështetje të hapur të Partisë Demokratike, shprehet në një intervistë për News24 se ky vendim s’ka qenë aspak i lehtë. Ai e quan atë një veprim patriotik, i cili u bë për të mirën e vendit, dhe për të kontribuar sipas tij në rrotacionin e pushtetit.

    Sipas Kërtushës, Vangjush Dako edhe pse jo publikisht, po punon për Partinë Socialiste. Shqetësuese për të riun, situata paraqitet, edhe në degët e PS, në Durrës, ku janë aktivizuar persona me të shkuar kriminale.

    Ish-kreu i FRESH thotë se pas vendimit të tyre për të mbështetur PD, kanë nisur edhe presionet e lëvizjet në zonat që ata kanë influencë. Ish-zyrtari socialist shprehet i bindur, se një lider si Lulzim Basha, do i sjellë vendit normalitet, zhvillim e anëtarësim në BE.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish-socialisti i Ramës Ardit Kërtusha: Në Durrës është blerë masivisht vota

    Nje akt i madh qytetarie!

    Ardit Kërtusha, edhe pse me bindje politike mund të jetë i majtë, kur përballet me të keqen dhe kontigjentin kriminal që ka pushtuar partinë dhe qytetin e tij, ai nuk ka se si të bëhet palë me të dhe e denoncon.

    Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për akte të tilla reflektimi dhe qytetarie!

    Duhet ta clirojmë Shqipërinë nga e keqja Edi Rama dhe sistemi i narko-shtetit që ai ka ngritur në atë vend në dekadën e fundit. Pasi ta bëjmë këtë, do të mund të flasim për demokraci dhe zgjedhje të lira e demokratike, e të debatojmë idetë e programet politike.

    Albo

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Ish-socialisti i Ramës Ardit Kërtusha: Në Durrës është blerë masivisht vota

    Ne Shqiperi blerja e votes me leke ndikon ne nje perqindje shume te vogel. Zgjedhjet fitohen me vendet e punes ne shtet,aty eshte korrupsioni me i madh persa i perket votes. Natyrisht qe per korrupsionin me vendet e punes nuk e pranon dhe nuk flet anje parti,sepse pa kete korrupsion me vendet e punes si PD dhe si PS do ishin parti normale me nga 10-20 % perqind te votuesve.
    Edhe sot me kujtohen fjalet e famshme te shokut Sali kur e thoshte me mburrje qe :" Administrata publike duhet te jete politike !" Dhe ja arriti qellimit qerratai e beri administraten publike gati per tre mandatet e Rames . Po nejse keto gjera demokratet i kuptojne gjithmone me vonese,dhe kalojn kot ne shit-blerje dhe dekriminalizime.
    Hiqi te drejten socialisteve te vendosin njerez ne administraten publike dhe e shikojme se sa perqind shkon PS,dhe nje nga arsyet qe nuk lejojne voten e emigranteve ne Shqiperi eshte pikerisht ky mos kontrollim qe kane me shqiptaret qe jetojne jashte.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    Neteorm (27-04-2021)

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish-socialisti i Ramës Ardit Kërtusha: Në Durrës është blerë masivisht vota

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ne Shqiperi blerja e votes me leke ndikon ne nje perqindje shume te vogel. Zgjedhjet fitohen me vendet e punes ne shtet,aty eshte korrupsioni me i madh persa i perket votes. Natyrisht qe per korrupsionin me vendet e punes nuk e pranon dhe nuk flet anje parti,sepse pa kete korrupsion me vendet e punes si PD dhe si PS do ishin parti normale me nga 10-20 % perqind te votuesve.
    Edhe sot me kujtohen fjalet e famshme te shokut Sali kur e thoshte me mburrje qe :" Administrata publike duhet te jete politike !" Dhe ja arriti qellimit qerratai e beri administraten publike gati per tre mandatet e Rames . Po nejse keto gjera demokratet i kuptojne gjithmone me vonese,dhe kalojn kot ne shit-blerje dhe dekriminalizime.
    Hiqi te drejten socialisteve te vendosin njerez ne administraten publike dhe e shikojme se sa perqind shkon PS,dhe nje nga arsyet qe nuk lejojne voten e emigranteve ne Shqiperi eshte pikerisht ky mos kontrollim qe kane me shqiptaret qe jetojne jashte.
    100,000 vende te reja pune ne administraten publike kish shtuar Edi Rama para zgjedhjeve. Duke qene piktor ne profesion, dhe duke mos kuptuar si funksionon ekonomia private e nje vendi, ai nuk e kupton qe duke shtuar rradhet e administrates, eshte duke rritur baren e taksave mbi qytetaret dhe bizneset private te vendit, eshte duke e rrenuar aftesine e qeverise per te marre borxh para ne tregun privat kur ti je duke rritur borxhin e jashtem. Pra punesimi ne administrate, eshte FIRMA PIRAMIDALE E EDI RAMES qe nuk ka per te fundosur vetem qeverine e tij, ka per te fundosur gjithe ekonomine e atij vendi.

    Edi Rama kryeminister, do te thote qe fenomeni i shpopullimit, qe u vertetua nga pjesmarrja me e ulet ne keto zgjedhje ne 30 vjet, do te coje ne largimin e shqiptareve te ndershem e me vlera nga ai vend, dhe ngeljen vetem te krundeve te shoqerise, jeta e te cileve varet nga nje pune ne shtet, apo bujk me meditje ne parcelat e hashashit.

    Edi Rama kete zanat e mesoi nga Ilir Meta, qe sapo doli ne pension politik ne keto zgjedhje. Demokratet asnjehere nuk e kane aplikuar kete model. Berisha si kryeminister e shkurtoi dhe nuk e rriti administraten publike. Shqiptaret nuk vuajne vetem nga mosnjohja e demokracise, por vuajne edhe nga nje kulture e ulet e ekonomise private te tregut. Nuk e kuptojne se nje administrate e fryre mbahet nga barra me taksa e gjoba te shtetit ne kurriz te tyre qe ua bejne jeten te pamundur.

    Albo

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,512

    Për: Ish-socialisti i Ramës Ardit Kërtusha: Në Durrës është blerë masivisht vota

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Po ta perseris : Pyetjes qe i bene Sali Berishes sepse perdorte mesuesit ne zgjedhje shoku Sali u pergjigj qe :Administrata publike eshte politike.

    Megjithate pse PD nuk flet per administraten shteterore se si perdoret per zgjedhjet ? Pse nuk e permend fare,por flet kot per blerje masive e perdorim kriminelesh ? Pse nuk e shikon si problem ?

    Imagjino sikur te kishe nje Parti normale,dhe nuk po them ketu qe te premtonte uljen e administrates publike,por te pakten te garantonte qe nuk do kishte me pushime nga puna sa here ndryshohej qeveria dhe qe asnje militant nuk do punesohej.

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,457
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ish-socialisti i Ramës Ardit Kërtusha: Në Durrës është blerë masivisht vota

    Sali Berisha nuk ka thene qe administrata publike eshte politike, por qe ministrat e qeverise se tij duhet te jene persona politike, qe mbajne pergjegjesi para elektoratit te tyre per politikat ne qeeverisje. Dhe Berisha edhe sot e kesaj dite e ze ne goje faktin, si arritje te qeverise se tij, qe shkurtoi me 20% gjithe administraten publike te vendit, duke ulur keshtu barren mbi taksapaguesit shqiptare. Dhe e beri kete gje kur qeveriste me LSI e Ilir Metes, politika e vetme e te cilit ishte: "voten per nje vend pune".

    Basha nuk flet direkt per administraten publike, pasi kujton se do te beje qe 280,000 punonjesit e administrates publike do te votojne per kundershtarin. Nuk do qe te thote se do te shkurtojme administraten publike pasi ne mendjen e tij, kujton se do te humbi ato 280,000 vota. Harron, qe jane 1,720,000 shqiptare te tjere qe jane duke paguar me taksat e tyre per kete administrate te fryre. Kur e pyeten ne fushate tek Opinion, u mjaftua vetem me: "Askush nuk duhet te kete frike se do te humbi vendin e punes ne administrate per aq kohe sa jane kompetente ne punen e tyre. Do te heqim vetem ata qe nuk jane kompetente. Dhe administrata perbehet nga njerez me bindje politike te ndryshme."

    Sic te thashe me lart, punesimet ne administrate, dhe kriza e pensioneve te brezit te tranzicionit qe po arrin moshen e pensionit, kane per te fundosur buxhetin dhe qeverine e Rames. Shqiptaret e rinj po ikin nga ai vend, investitoret e huaj i ka perzene me dhune nga ai vend, ngelet vetem paraja e droges. Edhe ate do t'ia presin nderkombetaret, e do te ngelet me gisht ne goje. Shqiptaret jane muaj, jo vite, larg perballjes me kete krize ekonomike, ku qeveria shqiptare nuk do te kete para te paguaje as pensionet e pagat e buxhetoreve. Dhe si piktor qe eshte, zgjidhja per te do te jete urdher per Banken e Shqiperise te printoje me shume leke, qe do te sjelli rritjen e menjehershme te inflacionit, rritjen e gjithe cmimeve te mallrave te importit, renia e fuqise blerese te lekut ne raport me valutat e huaja, dhe berja e jeteses e pamundur ne ate vend per ate popull. Kur shqiptaret ta kuptojne kete gje, Skenderbeun kane per ta varur tek Ura e Lanes...

    Zorraxhinjte kthellohen nga mendja vetem kur nuk e ngopin dot me zorren e tyre me buke.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-04-2021 më 10:06

Tema të Ngjashme

  1. Dibër: PS kapet përsëri duke blerë vota
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 23-04-2021, 11:34
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2019, 15:09
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2017, 14:46
  4. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-06-2017, 18:02
  5. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 26-10-2012, 04:24

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •