Më shumë ushtarë amerikanë po mbërrijnë në Shqipëri për stërvitjen më të madhe ushtarake
Më shumë ushtarë amerikanë po mbërrijnë në Shqipëri për nisjen e stërvitjes “Defender Europe 21”, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor që përfshin 26 vende pjesëmarrëse.
Ambasada e SHBA-së shprehet se “gjatë stërvitjes ushtarët do trajnohen së bashku në të gjithë Shqipërinë dhe Europën për të kryer operacione të ndryshme, duke filluar nga luftimet e simuluara e deri te ndihma humanitare”.
Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane dhe është në vazhdën e partneritetit të fortë strategjik që vendi ynë ka me SHBA-në, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) do të drejtojë paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21” dhe pjesë e kësaj pakete do të jetë pjesëmarrja e forcave të vendeve aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj.
Koha Jone
Krijoni Kontakt