“Verdikti i popullit është në kutitë e votimit”, Basha: Fitore për popullin shqiptar, fitore për Aleancën për Ndryshim

Emri:  lulzim-basha-6.jpg

Shikime: 103

Madhësia:  27.2 KB

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sot për herë të parë në një komunikim për mediat pas mbylljes së procesit të votimit.

Teksa mbështetësit e prisnin me duartrokitje dhe ovacione në kor me thirrjen; “Rama ka mbaruar punë”, Basha tha se fitorja ishte e qartë për popullin shqiptar.



“Faleminderit të gjithë qytetarëve shqiptarë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullin shqiptar, Për Aleancën për Ndryshim. Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se numëruesit dhe komisionarët do ta mbyllin me sukses këtë proces. Siç kam edhe në fushatë, në fund të këtij procesi Shqipëria fiton.”, -tha Basha.

Balkanweb