Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Shqipëri: Fillon proçesi i numërimit të votave

    Zgjedhjet 2021, përfundon numërimi i votave në bashkinë e parë, dalin rezultatet

    Emri:  kzaz.jpg

Shikime: 122

Madhësia:  41.5 KB

    Në disa qendra s’ka nisur ende procesi i numërimit për ndonjë arsye apo një tjetër, por në bashkinë e Pustecit janë numëruar të gjitha votat.

    Për gati 2 orë janë numëruar 7 kutitë e bashkisë më të vogël, e cila ndodhet në qarkun e Korçës dhe pas rezultateve të publikuara nga KQZ, kryeson Partia Socialiste.

    Sipas shifrave zyrtare, 868 vota ka marrë partia e mazhorancës, ndërsa 473 qytetarë kanë votuar për Partinë Demokratike dhe 168 vota kanë shkuar për LSI-në.

    Sipas korrespondentit të Euronews në Korçë, Xhensil Shkëmbi, kanë qenë 73 vota të pavlefshme në bashkinë e Pustecit.

    Pra, Pusteci bëhet i pari që sjell rezultatet në zgjedhjet parlamentare 2021.

    EuroNews.Al

  2. #2
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Shqipëri: Fillon proçesi i numërimit të votave

    Janë numëruar 1514 kuti nga 5196 në total në të gjithë vendin (deri në orën 09:45) dhe fituese në shumicën e qarqeve të vendit rezulton Partia Socialiste.

    Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson në 9 qarqe dhe PD në 3 mandate.

    Konkretisht në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka marrë 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI 1 mandat.

    Në Qarkun e Dibrës, PS ka 3 mandate dhe PD 2 mandate.

    Në Qarkun e Durrësit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate.

    Në Qarkun e Elbasanit, PS ka 9 mandate dhe PD 5 mandate deputeti.

    Në Qarkun e Fierit, PS ka 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

    Në Qarkun e Gjirokastrës, PS ka 3 mandate dhe PD 1 mandat.

    Në Qarkun e Korçës, PS ka 6 mandate dhe PD 5 mandate.

    Në Qarkun e Kukësit, PS ka 1 mandat dhe PD 2 mandate.

    Në Qarkun e Lezhës, PS ka 3 mandate dhe PD 4 mandate.

    Në Qarkun e Shkodrës, PS ka 4 mandate, PD 5 mandate, PSD 1 mandat dhe LSI 1 mandat.

    Në Qarkun e Tiranës, PS ka 19 mandate, PD 14 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

    Në Qarkun e Vlorës, PS ka 8 mandate dhe PS 4 mandate.

    Redaksia web tvklan.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Fillon proçesi i numërimit të votave

    Mbyllet procesi në Pukë, bashkinë e merr PS, 1,435 vota më pak se në 2017

    Emri:  -640-0-60869f02cc55f.png

Shikime: 85

Madhësia:  483.8 KB

    Është mbyllur procesi i votimit në Pukë. Në Pukë gjithsej kanë qenë 20 kuti ku në përfundim të procesit të numërimit rezulton se:

    PS ka marrë 2820 vota

    PD ka marrë 2216 vota

    LSI ka marrë 279 vota

    PSD ka marrë 569 vota

    Bindja Demokratike 20 vota

    340 vota kanë dalë të pavlefshme.

    Në krahasim me vitin 2017 PS ka marrë më pak 1,435 vota më pak, ndërkohë PD ka marrë 884 më shumë. Sakaq LSI në krahasim me vitin 2017 ka marrë 300 vota më pak


    Zgjedhjet në 2017

    LSI: 597 vota

    PD: 1.332

    PS: 4.255

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Fillon proçesi i numërimit të votave

    Përmeti mbetet i majtë, por PS humbi vota në krahasim me 2017

    Është mbyllur procesi i votimit në Përmet në qarkun e Gjirokastrës. Gjithsej kanë qenë 24 kuti votimi ku në përfundim ka rezultuar se:

    Partia Socialiste ka marrë 3466 vota.

    Partia Demokratike ka marrë 1939 vota.

    Lëvizja Socialiste për Integrim ka marrë 527 vota.

    Në krahasim me 2017, PS është rreth 400 vota më pak. Rezultati në 2017 për këtë bashki ishte: PS, 3857, PD 2004 vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, 1433 vota.

    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Fillon proçesi i numërimit të votave

    Mbyllet Hasi: PD merr dyfishin e votave nga PS

    Ka përfunduar procesi i numërimin në Has të Kukësit.

    Partia Demokratike ka siguruar 4776 vota, ndërkohë Partia Socialiste merr 2671 vota.

    Ndërkohë LSI mori 14 vota.

    “PD po rekuperon humbjet që pati pas 2009, por ende nuk është e qartë nëse do të prodhojë mandate më shumë për të ardhur në qeveri” analizon gazetari i Ora News, Everest Dedaj.

    Ndërkohë në krahasim me 2017 PD ka marrë më shumë 704 vota, ndërkohë PS ka marrë më 723 vota më pak. Sakaq LSI-ja ka pasur një rënie drastike duke marrë 434 vota më pak se 4 vite më parë


    Rezultati i zgjedhjeve në 2017:

    PD: 4.072 vota

    PS: 3.394 vota

    LSI: 453 vota

    ORA NEWS

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Fillon proçesi i numërimit të votave

    Tiranë/ PS mori Njësinë 10 por humb vota në krahasim me 2017, PD shënoi rritje 30%

    Publikohet rezultati përfundimtar në njësinë numër 10 në Tiranë. Për herë të parë në Shipëri në këtë njësi votimi është bërë në mënyrë elektronike.

    Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi “live” ka dhënë rezultatin në njësinë numër 10. Fituese në këtë njësi është Partia Socialiste me më shumë se 6000 vota, e ndjekur nga PD me 4550.

    Rezultati

    PS 6007 vota

    PD 4550

    LSI 628

    PSD 208

    Boiken Abazi 179



    PS ka pësuar rënie në krahasim me vitin 2017 duke marrë 200 vota më pak.

    Ndërkohë PD ka njohur rritje me 30 përqind, duke shënuar 1200 vota më shumë se në vitin 2017.

    Zgjedhjet e vitit 2017

    PS: 6263 vota

    PD: 3267 vota

    LSI: 1344 vota

    ORA NEWS

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Fillon proçesi i numërimit të votave

    Mbyllet procesi i numërimit në Skrapar, PS del forcë e parë. Ja sa vota morën PD dhe LSI

    Partia Socialiste ka kryesuar me votat në Skrapar. Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se nga numërimi i 23 qendrave të votimit PS fitoi 3547 vota, ndërsa 776 PD.

    Ndërkohë, LSI ka marrë 2174.

    Sipas të dhënave që vijnë nga KZAZ 68 në Skrapar, në zgjedhjet e që u zhvillua dje, morën pjesë 7057 zgjedhës, nga të cilat vota ishin të vlefshme 6630 dhe 472 të pavlefshme.

    Balkanweb

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Fillon proçesi i numërimit të votave

    PD merr Klosin, PS 319 vota më pak se në 2017, mbetet pas LSI

    KLOS- Ka përfunduar procesi i votimit në Klos të Dibrës.

    Në Klos, fituese ka rezultuar Partia Demokratike e cila ka marrë 2738 vota, Partia Socialiste 3702 vota dhe LSI me vetëm 171 vota. PD ka marrë 36 vota më tepër se PS.

    Rezultati:

    PD: 3738 vota
    PS: 3702 vota
    LSI: 171 vota.

    Ndërkohë në krahasim më vitin 2017, PS ka marrë 319 vota më pak se në 2017, ndërsa PD 968 më shumë. Përsa i përket Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka marrë 1620 vota më pak.


    Rezultati i zgjedhjeve në 2017:

    PS: 3.312
    PD: 2.770
    LSI: 1.791

    ORA NEWS

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Fillon proçesi i numërimit të votave

    Përfundon numërimi në Tropojë, Partia Demokratike fiton bindshëm

    Procesi i numërimit është mbyllur edhe në Tropojë, ku raportohet se fitues ka dalë Partia Demokratike me 6443 vota ose 66.37%.

    Një fitore e thellë mund të konsiderohet ndaj Partisë Socialiste, e cila ka mundur të sigurojë vetëm 3094 vota ose 31.87%.

    Emri:  tropoje1.jpg

Shikime: 76

Madhësia:  21.8 KB

    Koha Jonë

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Fillon proçesi i numërimit të votave

    PS merr Dropullin, LSI del e dyta

    Ka përfunduar procesi i numërimit për subjektet poltike në 37 Qendrat e Votimit në bashkinë Dropull të Gjirokastrës.

    Partia SOcialiste ka rezultuar fituese me 1531 vota, e ndjekur nga LSI me 599 vota dhe PD me 592 vota.

    Rezultati:

    PS 1531

    PD 592

    LSI 599

    Ndërkohë në krahasim më vitin 2017, PS ka marrë 17 vota më pak, ndërsa PD 445 më pak. Përsa i përket Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka marrë 2323 vota më pak.

    PS 1.514

    PD1.037

    LSI 2.922

    ORA NEWS

  11. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,327
    Postimet në Bllog
    7

    Për: Shqipëri: Fillon proçesi i numërimit të votave

    Hap pas hapi/ Mbyllet numërimi në disa vende, ja si ndahen mes tyre PS dhe PD

    Në dymbëdhjetë bashki të vendit është mbyllur procesi i numërimit dhe PS ka arritur fitoren në tetë prej tyre.

    Këto janë 12 vendet ku është mbyllur procesi i votimit:

    Kolonjë PS

    Tropojë PD

    Përmet PS

    Has – Fushë Arrëz PD

    Himarë PS

    Pustec PS

    Këlcyrë PS

    Pukë PS

    Ballsh PS

    Cërrik PS

    Mirditë PD

    Klos PD

  12. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Fillon proçesi i numërimit të votave

    Demokratët fitojnë pas shumë vitesh bindshëm në Mirditë

    Është mbyllur procesi i votimit në KZAZ nr.14 në Mirditë.

    Pas shumë vitesh Partia Demokratike ka fituar këtë bashki me 5915 vota, ndjekur nga PS me 4864 vota dhe LSI me 1143 vota.

    Rezultati:

    PD 5915

    PS 4864

    LSI 1143

    Drejtuesi poltik i PD, Mark Marku tha: "PD sipas të dhënave ka fituar me 1045 vota mbi Partinë Socialiste. Po të kemi parasysh faktin që kemi qenë minus 1700 vota në zgjedhjet e kaluara, ne kemi fituar mbi 3000 vota.Ne kemi fituar qytetet, kemi fituar në çdo qendër. Vetëm në Lezhë 4 apo 5 kuti votimi kemi dalë me minus. Ky është një nga rezultatet më të thella që kemi pasur historikisht në Mirditë.Kjo ka ardhur nga mënyra se si ne kemi komunikuar me qytetarët, si e kemi bërë fushatën, dhe padyshim nga aktivizimi i gjithë strukturave të PD. Ka qenë një mobilizim i përgjithshëm për të rrëzuar Ramën."

    ORA NEWS

  13. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Fillon proçesi i numërimit të votave

    PS merr Belshin, PD rritje me 1788 vota, rënie LSI

    Ka përfunduar procesi i numërimit për subjektet poltike në Qendrat e Votimit në bashkinë Belsh të Elbasanit.

    Partia Socialiste ka rezultuar fituese me 5552vota, e ndjekur nga PD me 3946 vota dhe LSI me 145 vota.

    Rezultati:

    PS 5552

    PD 3946

    LSI 145

    Ndërkohë në krahasim më vitin 2017, PS ka marrë 202 vota më pak, ndërsa PD 1788 vota më shumë. Përsa i përket Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka marrë 1532 vota më pak.


    Rezultati 2017:

    PS 5.754

    PD 2.158

    LSI 1.677

    ORA NEWS

  14. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,454
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Shqipëri: Fillon proçesi i numërimit të votave

    Mbyllet pa surpriza numërimi në Tepelenë, PS fiton thellë

    Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë Tepelenë. S’ka dyshim që PS-ja ka dalë fituese në një zonë që njihet si bastion i së majtës. Konkretisht socialistët kanë marrmi këtu 3433 vota. PD 1431 vota dhe LSI veetëm 750 vota. Në rang qarku PS kryeson me mbi 50% të votave duke siguruar deri më tani 3 mandate deputetësh. Aktualisht kanë mbetur rreth 30 kuti pa u numëruar në KZAZ-në e Bashkisë Gjirokastër

    Lapsi

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2017, 21:30
  2. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 03-04-2017, 08:29
  3. Opinion-Shqipëri: "Infrastruktura shpirtërore e një procesi zgjedhor
    Nga projekti21_dk në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2011, 16:08
  4. Celibashi pranon skandalin e numërimit të votave
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 19:28
  5. Torturat ne Irak-fillon proçesi kunder 3 marines
    Nga leci në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 24-06-2004, 05:51

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •