Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Kryemadhi: Ja listat e votave të blera nga patronazhistët socialistë në Durrës

    Kryemadhi publikon listën e pagesave të PS për vota. Emra votuesish dhe patronazhistë kapen në krim: SPAK të hetojë



    Kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi denoncoi sot orët e vona të mbrëmjes skandalin e vjedhjes së votave në Durrës.

    Kryemadhi publikoi një listë ku shihen emra votuesish dhe të patronazhistëve të PS, ku janë përcaktuar dhe shumat që do të paguhen për çdo rast.

    Kryemadh përmendi emrat e patroanazhistëve të PS, të cilat janë zyrtarë të PS dhe institucioneve në Durrës. Këta të fundit, kanë marrë përsipër pagesën e shumave për vota.

    Tabela, me emrat e patronazistëve dhe shumat që kanë dhënë për çdo votues, sipas qendrave të votimit.

    Emri:  Lista-PS-durres-5-e1619300704960.jpg

Shikime: 385

Madhësia:  75.5 KB

    Emri:  Lista-PS-durres-3-e1619300718726.jpg

Shikime: 281

Madhësia:  71.2 KB

    Emri:  Lista-PS-durres-2-e1619300732909.jpg

Shikime: 320

Madhësia:  74.5 KB

    Emri:  Lista-PS-durres-1-e1619300745844.jpg

Shikime: 309

Madhësia:  74.7 KB

    Deklarata për mediat e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi

    Mirëmbrëma të dashur qytetarë,
    E ndjej të arsyeshme të bëj një denoncim, duke pasur parasysh që për të bërë një denoncim në SPAK duhet të dorëzojmë dokumentet me postë dhe duke qenë se nesër është ditë e diel dhe posta nuk funksionon, sapo na mbërriti një denoncim në selinë e LSI për transaksionet dhe operacionin e pagesave për blerjen e votave nga Partia Socialiste në qytetin e Durrësit.
    Ky është materiali që ka ardhur, ku patronazhistët e Partisë Socialiste kanë marrë përsipër blerjen e votave, ku janë detyruar dhe kanë shkuar kanë marrë numrat e identitetit, qendrën e votimit, vendin e punës, ku në fakt pjesa më e madhe janë të papunë dhe pensionistë dhe në krah kanë numrin e telefonit të patronazhistit dhe vlerën e parave që ka marrë.
    Në fakt janë vetëm faturat e para këto që shikoni, të cilat sapo kanë ardhur. Është i njëjti si databaza e Tiranës, ku bëhet shumë e qartë që tashmë në qytetin e Durrësit, makinat me xhama të errëta apo edhe pa targa i janë drejtuar shtëpive të personave që presin për të marrë para.
    Ne këtë denoncim tashmë do ta çojmë në Polici, në qoftë se Policia është aty, por nuk e çojmë te Policia e qytetit të Durrësit, sepse drejtori i Policisë së Durrësit, shefat e komisariateve, shefat e krimeve janë bashkëpunëtorë në krim, sepse ata janë patronazhistët e patronazhistëve të patronazhistit të Edi Ramës, prandaj këto materiale po ia bëjmë të ditur të gjithë qytetarëve. Dhe po jua bëjmë të ditur edhe patronazhistëve që shpërndajnë para, edhe atyre që shesin votën dhe të gjithë Policisë së Shtetit, Operacionales dhe këdo tjetër që nuk ka lënë njeri një Republikën e Shqipërisë që është kundër Edi Ramës, pa iu kontrolluar xhepat, pa iu kontrolluar edhe banjot dhe koshat e letrave higjienike.

    Koha Jonë

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Kryemadhi: Ja listat e votave të blera nga patronazhistët socialistë në Durrës

    E dini se çfare eshte e lezeçme ne Shqiperi se politikanet nuk i japin asnje fare peshe besueshmérise. Ngjarja edhe sikur te jete e vertete nuk do besohet per faktin se eshte denoncuar nga Monika Kryemadhi,pra do shikohet thjeshte si propagand per te bere rremuje. Do ishte llogjike qe LSI-ja te nxirrte nje zedhenes nje fytyre te re per ta bere lajmin jo vetem te besueshem por edhe si te thuash te pranueshem. Ne Shqiperi teorikisht nuk duhet te funksionoje me shprehja qe "hajduti thote; kapni hajdutin !

  3. #3
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Kryemadhi: Ja listat e votave të blera nga patronazhistët socialistë në Durrës

    Po si ka mundesi qe partia e cila e ka mekanizem shitblerjen e votes e promovon si kercenim ndaj partive te tjera. Sa jashtqitje mund te jete kjo femer, ku deputeti i saj eshte ne ndjekje penale per kete gje.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-06-2017, 13:53
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-06-2017, 21:30
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2015, 12:07
  4. Parregullsi ne listat e zgjedhesve? Asnje ankese per listat ne KQZ
    Nga flory80 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 15:23
  5. Monika Kryemadhi: Jam e zhgenjyer nga politika.
    Nga ChuChu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-11-2003, 18:20

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •