-
kerkuesi
POLLO: NANO FOLI DJE PER JASHTETOKESORET
Kryeministri Nano dje i dha popullit Shqiptar sihariqin e lumtur se per 15 vjet varferia do te eliminohet, ndersa Prodhimi i Brendshem do te dyfishohet. Uroj qe ne vitin 2018 te jemi te gjithe bashke, perfshire dhe Fatosin per te konstatuar me gezim keto suksese.
Por mua me shqeteson fakti se Kryeministri i Shqiperise nuk shprehu asgje konkrete se cfare do te beje qeveria ne dy muajt, 12 muajt apo dy vjetet e ardhshem.
Edhe ato qe u thane dje ne fjalim dukej sikur ishin shkruar ne kullen e fildishte e per veshet e jashte tokesoreve.
* Zoti Kryeminister parashikon qe kete vit rritjen e Prodhimit te Brendeshem Bruto (GDP) te ngreje ne 6%, duke harruar se Guvernatori i Bankes se Shqiperise ka parashikuar gjysmen e kesaj shifre.
* Zoti Kryeminister pretendon se klima e permiresuar e biznesit solli vjet 28% rritje te investimit privat. Nuk po e gjejme dot se si eshte perllogaritur kjo shifer, por te gjithe e mbajme mend studimin e Bankes Boterore para disa javesh qe nxirrte qarte se si i nxihet jeta biznesit gjate:
1. licensimit,
2. kreditimit,
3. tatimit,
Per te mos permendur ketu vrasjet e pengmarrjet e koheve te fundit
* Zoti Kryeminister foli per permiresim te furnizimit me energji elektrike. Ne se e ka fjalen per Shqiperine, ai duhet te sqaroje perse qytetaret dhe biznesmenet mblidhen me pankarta ne dore: "paguajme 100%, drita kemi 40%". Perse raporti i BE-se nuk sheh ende ndonje shprese per reformimin e KESH.
*Sa per varferine dhe zhvillimin njerezor, fjala e Kryeministrit vjen vertet nga ndonje planet tjeter, sidomos per ata mijera njerez qe muajt e fundit i jane shtuar atyre qe marrin buke me liste.
Tirane, me 24 prill 2003
Partia Demokrate
Zyra e Shtypit
Rr. M. Shyri Nr. 47
AL-Tirane
Tel/Fax. (04) 269107
..........................
.........................
E mo ekonomista ku keni humb?
-
-
i pavarur
Dhe pse nuk jam simpatizant i politikes se PD-se kohet e fundit mendoj qe kane shume te drejte ne te gjitha pikat qe ngrejne.
Fatos Nano qe kur ka marre qeverine ne dore nuk ka bere pothuajse asnje reforme ekonomike apo administrative.
Po te lexoje te ashtuquajturin program ekonomik te zhvillimit te vendit te qeverise Nano 5 nuk jo vetem qe nuk kishte asnje shpjegim te qarte per arritjen e objektivave te paraqitura por keto objektiva ishin te gjitha evazive dhe te pashifruara!
Popullit dhe komunitetit te biznesit ne Shqiperi nuk i eshte dhene asnje shenje e qarte nga qeveria Nano ku te shprehet vullneti per te nxitur investimet dhe zhvillimin ne Shqiperi!
Nje pjese te fajit ne kete rast e ka dhe opozita e cila duhet te interpeloje me konkretisht nepermjet parlamentit qeverine Nano dhe ti hape syte popullit per realitetin e ekonomise shqiptare aktualisht.
-
-
i/e regjistruar
Po se mose ka folur ndonjehere per tokesoret.Ai dhe kur flete si meret veshe se cfare thote.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt