Historia më e madhe e mashtrimit në Turqi/ Arrestohet në Shqipëri themeluesi i ‘THODEX’, ja çfarë ka deklaruar në polici
Faruk Fatih Özer, themelues i platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, i cili ishte arratisur nga Turqia për t’u strehuar në Shqipëri pasi ka vjedhur 2 miliardë euro është arrestuar nga autoritetet shqiptare.
News 24 raporton se Turqia është duke i kërkuar Shqipërisë ekstradimin e shtetasit turk. Ky i fundit në dëshminë që ka dhënë për autoritetet shqiptare nuk e ka pranuar akuzën e mashtrimit. Ky rast është trajtuar nga autoritetet turke si mashtrimi më i madh në historinë e Turqisë.
Mbrëmjen e djeshme ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu zhvilloi një telefonatë me homologun shqiptar Bledi Çuçi për kapjen e Özer-it.
Hetimi nga autoritetet turke
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e Turqisë tha se prokuroria turke në Stamboll i dërgoi një kërkesë policisë për lëshimin e një njoftimi të kuq dje në mbrëmje për Özer-in, themeluesin e bursës së shkëmbimit të kriptomonedhave Thodex, i cili u arratis drejt Shqipërisë.
Faruk Fatih Özer dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona nëpërmjet platformës Thodex, bursë kriptovalutash e themeluar në vitin 2017 në Turqi.
Dje në Prokurorinë Republikane në Stamboll u paraqit një padi penale, kurse më vonë filloi hetimi kundër Özer-it, i cili dyshohet për krimin e “mashtrimit të kualifikuar”.
Raporti kundër tij thotë se ka pasur një problem me tërheqjen e parave në llogaritë bankare në bursë për shtatë ditë dhe se bursa u mbyll plotësisht më vonë.
Gjithashtu u theksua se faqja në internet “www.thodex.com” nuk është në dispozicion për dy ditë. Kjo është një faqe që ka rreth 400.000 përdorues, përfshirë 390.000 përdorues që tregtonin në mënyrë aktive kriptovaluta dhe financonin investime.
Përdorues të shumtë të Thodex-it kanë postuar në mediat sociale se nuk kanë qasje në bursë dhe se nuk kanë mundur të transferojnë paratë e tyre në llogari për disa kohë.
Pasi përdoruesit u ankuan se nuk kishin qasje në para në bursë, kompania u prononcua dy ditë më parë, duke shpjeguar se “të gjitha problemet do të zgjidhen pas 6 orësh të mirëmbajtjes së planifikuar”. Pas kësaj, platforma njoftoi përsëri duke deklaruar se kësaj here punimet e mirëmbajtjes do të zgjasnin 4-5 ditë.
Özer dyshohet të jetë arratisur nga Turqia më 20 prill.
Policia turke vale arrestimesh
Policia turke ka vënë në pranga 62 persona në lidhje me hetimin për mbylljen e një platforme të tregtisë së kriptomonedhave dhe pas arratisjes së Faruk Fatih Özer, themeluesit të THODEX.
Prokuroria Publike e Stambollit njoftoi dje se një hetim ka filluar në Thodex lidhur me pretendimet se platforma ka shkaktuar trishtim të madh për shumë qytetarë. Organi i hetimit të krimit financiar MASAK bllokoi llogaritë e kompanisë të mërkurën dhe nisi një hetim, tha një burim i MASAK.
Panorama
Krijoni Kontakt