Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Detaje mbi vrasjen e Pjerin Xhuvanit/ Dyshohet si shkak i sherrit shpërndarja e parave për vota, e plagosur edhe një efektive e “Shqiponjave”

    Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me krimin e rëndë që tronditi sot Elbasanin, ku militanti i PS-së Pjerin Xhuvani u vra me armë zjarri në lagjen “5 maji”.



    Raportohet se kanë mbetur 3 persona të plagosur, mes të cilëve edhe dhëndri i Pjerin Xhuvanit dhe një punonjëse e forcave “Shqiponja”, e cila ka marrë plagë në këmbë. Efektivja Xhensila Sota ndodhej me shërbim në zonë në momentin e ngjarjes.

    Emri:  ekspo.jpg

Shikime: 935

Madhësia:  23.9 KB

    Grupi që dyshohet se fshihet pas ngjarjes së rëndë është identifikuar, dhe policia po punon për kapjen e tyre. Nga dëshmitë e para nga vendngjarja mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri dhe është qëlluar nga dy armë të ndryshme.

    Pritet që ata të merren në pyetje për të dhënë më shumë informacione rreth krimit.

    Ndërkaq drejt Elbasanit janë nisur Forcat RENEA. Pjerin Xhuvani u vra pas një përplasjeje me armë që ndodhi në lagjen “5 maji”. Dyshohet se shkak është bërë shpërndarja e parave për blerjen e votave.

    Xhuvani prej kohësh nuk e ushtronte aktivitetin si mjek dhe së fundmi ishte angazhuar në zgjedhje me Partinë Socialiste.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    FOTO/ Vrasja në Elbasan, konflikti nisi pas denoncimit për ‘furgonin që shpërndante para’, ja momenti kur u pikas

    Skedarët e Bashkëngjitur 176603

    Ky është momenti që ka qenë dhe pikënisja e konfliktit në Elbasan që çoi në vrasjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve. Një furgon është pikasur si i dyshimtë dhe që shpërndante para dhe për këtë arsye është njoftuar policia e Elbasanit.

    Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se sot rreth mesditës PD ka sinjalizuar policinë se një automjet pa targa që sipas tyre po shpërndante para dhe në këtë automjet kishte karta ID të votuesve dhe fletë votimi po qarkullonte në qytet. Më pas Arbër Paplekaj i ngarkuar me punë nga PD për të mbrojtur votën dhe pjesë e shtabit të PD në Elbasan ka shkuar për të ndaluar furgonin dhe më pas ka ndodhur konflikti.

    Balkanweb

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit në Elbasan, arrestohet autori, ish-efektiv i RENEA-s. Gazetarja: Pjesë e shtabit elektoral të Gazmend Bardhit (EMRI)

    Emri:  VRASJA-NE-ELBASAN544444-1536x864.jpg

Shikime: 1123

Madhësia:  43.0 KB

    Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani sot në Elbasan. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Arbër Paplekan. Sipas Lalës, Papleka është ish-efektiv i RENEA-s.

    Ndërkohë që janë plagosur katër persona të tjerë, mes tyre një efektive e forcave “Shqiponja” me inicialet Xh. S. dhe dhëndri i viktimës.

    Të plagosur kanë mbetur krahas polices kanë mbetur edhe tre persona të tjerë me inicialet, E.P, E.V dhe P.V.

    Sipas burime zyrtare të policisë dhe prokurorisë, ish-efektiv i forcave të RENA-s, dyshohet se ka hapur zjarr ndaj Xhuvanit, i cili thuhet se po qarkullonte në një automjet pa targa, ndërkohë që ka lënë të vdekur viktimën.

    Mësohet se ndaj tij janë shtënë 8 plumba, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Gazetarja raporton se autori i dyshuar i vrasjes që tronditi sot Elbasanin është pjesë e shtabit elektoral të kandidatit për deputet të PD, Gazmend Bardhi. Viktima e ngjarjes së sotme është personazh me shumë dritëhije. Ai u denoncua nga PD për incidentin në Ditën e Verës, kur zoti Basha dhe Rama shkuan në Elbasan, ku sipas bluve Xhuvani ishte mbështes i PS-së. Më herët ai ka qenë përkrahës i LSI-së, ndërsa kohët e fundit kishte kaluar me PS-në.

    Balkanweb
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-04-2021 më 11:04

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Vrasja në Elbasan/ Gazment Bardhi: Makina me para e karta identiteti. Janë shtabi elektoral i Taulant Ballës

    ELBASAN
    Sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, ka reaguar në një prononcim për mediat pak pas vrasjes në Elbasan.

    “Aty i kishit, pse s’i kapet, kapeni me median (u drejtohet policeve). Nuk kam shumë informacion, makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para e drejtuar nga prej ekspenontëve të krimti të organizuar dhe vendngjarjen e shikoni vetë. Kaq kam për të thënë, janë një grup personash, shtabi elektoral i vetëm elektoral i Taulant Ballës në qytetin e Elbasanit.”- u shpreh Bardhi.



    Një furgon është pikasur si i dyshimtë dhe që shpërndante para dhe për këtë arsye është njoftuar policia e Elbasanit. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWb” se sot rreth mesditës PD ka sinjalizuar policinë se një automjet pa targa që sipas tyre po shpërndante para dhe në këtë automjet kishte karta ID të votuesve dhe fletë votimi po qarkullonte në qytet.

    Më pas Arbër Paplekaj i ngarkuar me punë nga PD për të mbrojtur votën dhe pjesë e shtabit të PD në Elbasan ka shkuar për të ndaluar furgonin dhe më pas ka ndodhur konflikti.

    (BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Dalin emrat/ Kush janë 4 të plagosurit në përplasjen e Elbasanit

    Zbardhen emrat e personave të plagosur gjatë përplasjes me armë në Elbasan.Pavlo Vuksani është personi i katërt që mbeti i plagosur në ngjarjen tronditëse të Elbasanit, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Emiljano Prenga është personi i tretë që mbeti i plagosur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit pas përplasjes me armë mes mbështetësve PD-PS. Mësohet se Prenga është dhëndrri i viktimës Pjerin Xhuvani që u ekzekutua ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.

    Janë plagosur:

    Emiljan Prenga, 39 vjeç

    Pavlo Vuksani, 50 vjeç

    Eltjon Bodinaku, 32 vjeç

    Xhensila Sota, 27 vjeçe ( punonjëse e policisë).

    Ka mbetur i vrarë, Pjerin Xhuvani

    Lapsi

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Lexoni edhe temen e incidentit ne Elbasan, diten e veres: https://www.forumishqiptar.com/threa...C3%ABris%C3%AB
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Me radio policie në dorë – PAMJET e fundit të Xhuvanit në mitingun e Ramës

    Emri:  9e38fc4f-9c82-4d60-a8fc-4fac91e00403.jpg

Shikime: 734

Madhësia:  22.9 KB

    Mapo siguron pamje nga momentet e fundit në publik të 56-vjeçarit Pjerin Xhuvani, që u vra sot nga ish-efektivi i Reneas, Arbër Papleka, në lagjen “5 Maji”, Elbasan.

    Dje ai ishte i pranishëm në mitingun e kryeministrit Edi Rama, që u zhvillua në stadiumin e qytetit.

    Sikundër mund të shihet edhe në foto, Xhuvani mbante një radio policie në dorë, detaj ky që tregon se 56-vjeçari ishte pjesë e rrethit të ngushtë të socialistëve në qarkun e Elbasanit.

    Risjellim në vëmendje se kryeministri Edi Rama e ka mohuar me ngulm lidhjen e Pjerin Xhuvanit me Partinë Socialiste kur PD-ja e denoncoi si eksponent krimi pranë kësaj force politike, por gjithashtu si një nga organizatorët e përplasjes së ndodhur Ditën e Verës në Elbasan.

    “Ku lidhem unë me këtë grup? Unë nuk e di kush janë këta njerëz. Nuk më interesojnë kush janë. Nuk janë aty për mua…Janë 10 rrugaçë që u përplasën atje”, – u shpreh para pak kohësh Rama në një studio televizive kur u pyet grupin që u përplas më 14 Mars me simpatizantët e PD-së.

    MAPO

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Zëri i Amerikës për Elbasanin: Autori ka deklaruar se ka vepruar për vetëmbrojtje

    Emri:  voa-ngjarja.jpg

Shikime: 808

Madhësia:  24.8 KB

    Në Shqipëri, Pjerin Xhuvani, 56 vjeç, i cili mendohet se është angazhuar në mbështetje të fushatës e Partisë Socialiste mbeti sot i vrarë në qytetin e Elbasanit.

    Policia njofton se është vënë në pranga autori i dyshuar i vrasjes, Arbër Papleka, i angazhuar në fushatën e Partisë Demokratike. Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve dhe një punonjëse e policisë, e cila sipas njoftimit zyrtar, po përpiqej të parandalonte krimin.


    Mbetet e paqartë dinamika e ngjarjes. Dyshohet se mbështetës të Partisë Demokratike kanë bllokuar automjetin me të cilin lëvizte Xhuvani, dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë, pasi dyshonin se ai po lëvizte me para për të blerë vota.

    Sipas të dhënave ende jo zyrtare, mes palëve ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes, Papleka ka deklaruar në polici se ai ka vepruar në kushtet e vetmbrojtjes.

    Xhuvani ishte denoncuar dhe më parë nga Partia Demokratike, si pjesë e konfliktit mes mbështetësve të saj dhe atyre të Partisë Socialiste në Elbasan gjatë festës së Ditës së Verës.

    Sipas policisë “janë shoqëruar në Drejtoritë Vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, disa persona të dyshuar se kanë dijeni apo lidhje me ngjarjen”.

    Reagon ambasada amerikane

    Në një deklaratë të për ngjarjen e ndodhur në Elbasan, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri i bën “thirrje zyrtarëve të zbatimit të ligjit të hetojnë këtë incident sa më shpejt dhe në mënyrë të plotë, të identifikojnë autorët dhe t’i dënojnë me të gjithë forcën e ligjit. Ata që përfshihen në dhunë të tillë duhet të ndëshkohen”.

    Deklarata bën të ditur më pas se ambasadorja Yuri Kim “i ka kërkuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike Basha të ushtrojnë vetëpërmbajtje – dhe të udhëheqin në të njëjtën mënyrë – ndërsa çështja është duke u hetuar. Veprimet tona duhet të bazohen në fakte, jo në frikë apo thashetheme. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit, ne përsërisim deklaratën tonë të 26 marsit duke bërë thirrje që udhëheqësit – ata që janë në pushtet dhe ata që kërkojnë pushtet – të refuzojnë qartazi dhunën. Ambasada Amerikane do të vazhdojë të monitorojë situatën nga afër”, përfundon deklarata.

    VOA

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani

    Dinamika e ngjarjes/ Banda e Suel Çelës qëlloi shtabin e PD-së

    Një përplasje me armë ka tronditur Elbasanin, ku eksponentë kriminalë, të njohur si grupi i Suel Çelës, janë kapur nga shtabi elektoral i Gazment Bardhit janë kapur me një makinë, që shpërndante para për blerjen e votës. Nga kjo përplasje ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa janë plagosur katër persona, mes të cilëve dhe një punonjëse policie.

    Vetëm katër ditë para zgjedhjeve, një përplasje me armë ka tronditur Elbasanin, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ndërsa katër të tjerë u plagosën, mes tyre dhe një punonjëse policie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14.00 në lagjen “5 Maji” në Elbasan, zonë e cila njihet për influencën që ka aty grupi kriminal i Çelajve.

    Raportohet se ka qenë kandidati i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi,i cili ka ndaluar një automjet me para dhe karta identiteti që po bënte shitblerjen e votave, ku më pas kanë njoftuar shërbimet e policisë. Në mjetin me para mësohet se ka qenë dhe Klement Xhaferri, një eksponent i njohur kriminal, si pjesë e grupit të Suel Çelës, i cili njihet si mbështetës i Taulant Ballës.

    Policia është vonuar për të shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa mes palëve kanë nisur fillimisht debatet verbale e më pas situata ka degjeneruar në konfrontime fizike. Gjatë përplasjes, personat që ishin në automjetin me para dhe karta identiteti kanë hapur zjarr në drejtim të mbështetësve të Partisë Demokratike, duke plagosur dy persona, konkretisht Emiljan Prenga, 39 vjeç, Pavlo Vuksani, 50 vjeç.

    Kalimtarët janë tmerruar dhe janë munduar të largohen nga vendi i ngjarjes. Madje, banorët shprehen se e gjithë përplasja ka ndodhur në prani të dy drejtuesve lokalë të policisë.

    Në këtë moment, mbështetësit e PD janë kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje. Konkretisht, Arbër Papleka ka nxjerrë armën personale që kishte me leje. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes ka mbërritur për mbështetjen e eksponentëve kriminalë të Partisë Socialiste edhe Pjerin Xhuvani me dhëndrin e tij, persona të njohur për policinë dhe që sulmuan simpatizantët e Partisë Demokratike për Ditën e Verës më 14 mars në Elbasan.

    Në ato momente mësohet se ka mbërritur dhe një patrullë e repartit Shqiponja, ndërsa të shtënat kanë vijuar nga ana e grupit që shpërndante para. Pikërisht nga këto të shtëna mendohet se ka mbetur i vrarë edhe Pjerin Xhuvani, 46 vjeç dhe janë plagosur punonjësja e policisë Xhensila Sota, 27 vjeçe.

    Burime policore thonë se Klement Xhaferri është shpallur në kërkim, por zyrtarisht policia hesht përballë të fortëve që tronditën Elbasanin.

    Emrat e Suel Çelës dhe Klement Xhaferrit u përfshinë në vitin 2017 dhe në sulmin ndaj policisë, kur me një mjet Audi goditën mjetin e nëndrejtorit të policisë Elbasan Gjergj Oshafi. Por vetëm disa muaj më vonë, ata u shpallën të pafajshëm për shkak të mbrojtjes së fortë që kishin nga mazhoranca.

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Elbasan: Blinte vota për socialistët, vritet Pjerin Xhuvani


Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Manipulimi, 23 mijë vota fiktive më shumë në Vlorë dhe Elbasan
    Nga mesuesi_1 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 26-06-2015, 13:13
  2. Blinte femrat 4000 euro në Shqipëri, i bënte prostituta në Itali.
    Nga benseven11 në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-06-2015, 18:22
  3. Elbasan, vritet 49-vjecari, një në pranga
    Nga stern në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-11-2011, 11:09
  4. Arrestohet Pjerin Ndreu, ish-drejtori i policisë së Tiranës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 18:35
  5. Arrestohet Pjerin Ndreu
    Nga Genti^Itali në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2004, 06:45

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •