-
Eleni Foureira
E bukur & e talentuar, rrezellitėse & vullkanike - ELENI, shqiptarja qė do tė pėrfaqėsojė Qipron kėtė vit nė “Eurovision”.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-05-2018 mė 14:35
-
-
Pėr: Eleni Foureira
Eurovizion 2018 - Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira bėjnė simbolin e shqiponjės
Tė gjithė jemi nė pritje pėr tė pėrjetuar emocionet qė “Eurovizioni”’ dhuron. Festivali kėtė vit mbahet nė Lisbonė tė Portugalisė.
Ndryshe nga vitet e kaluara, pjesėmarrės do tė jenė 3 shqiptarė: Eugent Bushpepa i cili do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė, Ermal Meta qė do pėrfaqėsojė Italinė dhe shqiptarja Eleni Foureira pėrfaqėsuese e Qipros.
Vetėm pak ditė para mbajtjes sė Festivalit Evropian, Eugent Bushpepa ka publikuar njė foto nė Instagram me Eleni Foureira duke bėrė tė dy simbolin e shqiponjės. Nuk ka munguar edhe komenti i tij pėr bukuroshen, e cila sipas tij do tė shkėlqejė nė skenėn e “Eurovizionit”.
Gazeta 55
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-01-2021 mė 23:14
-
-
Pėr: Eleni Foureira
Eleni Foureira: Mezi pres ta ndez skenėn
Butrint Avdyli - " Telegraf " - Prill 2018
Festivali “Eurovison Song Contest ” kėtė vit po bėhet gati tė “pushtohet” nga shqiptarėt, e kjo pasi janė plot tre sosh nė konkurrim.
Pėrveē Eugent Bushpepės qė prezanton Shqipėrinė dhe Ermal Metės qė bashkė me Fabrizio Moron pėrfaqėsojnė Italinė, nė skenė do tė ngjitet edhe kėngėtarja shqiptare, Eleni Foureira, e cila kėtė vit nė “Eurovision” pėrfaqėson Qipron.
E lindur nė Shqipėri, Eleni qysh nė fėmijėrinė e saj u largua pėr nė Greqi sė bashku me familjen, vend i cili do t’i hapte dyert e suksesit, duke u shndėrruar nė njė ndėr kėngėtaret mė tė mira pop tė kėtij vendi.
“Fuego” ėshtė kėnga, me tė cilėn ajo do tė pėrfaqėsojė ishullin e Qipros nė “Eurovisionin” e kėtij viti qė mbahet nė Maj.
Eleni vjen nė njė intervistė ekskluzive pėr Telegrafin direkt nga Greqia, pėr tė rrėfyer mė shumė rreth pėrgatitjeve qė po bėn pėr nė “Eurovision”, skenėn e sė cilit pritet ta pushtojė me energjinė dhe performancėn e saj.
“Jam shumė e entuziazmuar dhe falėnderuese qė Qipro mė ka zgjedhur mua pėr ta pėrfaqėsuar nė ‘Eurovision 2018’. Ndjehem e nderuar dhe do tė jap mė tė mirėn time nė skenė. Pėrgatitjet janė shumė intensive, sidomos pėr faktin se jemi mė pak se njė muaj larg kompeticionit, dhe mezi po pres qė tė dalė nė skenė me ‘Fuego'”, tha Eleni Foureira pėr Telegrafin.
E njėjta, ka vazhduar rrėfimin e saj duke treguar se pse kėnga e saj titullohet “Fuego”, dhe ēfarė ėshtė domethėnia e saj.
“Kėnga pėrshkruan njė fuqi tė pandalshme tė njė personi qė ka punuar kaq shumė pėr ta bėrė ėndrrėn e tij realitet, dhe se duke besuar vėrtet mund tė arrish tė gjitha synimet tua. Ēdokush nga ne ka njė zjarr brenda shpirtit”, tregon tutje kėngėtarja shqiptare.
Skena e “Eurovisonit” ka ditur tė sjellė ēdo vit performanca nga mė tė ndryshmet, e krejt kjo varet nga puna dhe pėrkushtimi i secilit konkurrent, dhe shtetit garues pėrkatėsisht. Eleni thotė se nė skenėn e festivalit nuk do tė jetė e vetme, pasi pas saj do tė jenė njė trupė baleti, qė do tė ofrojnė njė performancė tė ‘zjarrtė’.
“Nė skenė nuk do te jem vetėm. Jemi njė ekip prej gjashtė personash. Njė vokalist mashkull nė prapaskenė (back-vokal) dhe janė katėr balerina qė do tė performojnė, dhe sigurisht do tė mbėshtesin interpretimin tim”, ka thėnė Foureira pėr Telegrafin.
E lumtur qė nuk do tė jetė shqiptarja e vetme, por qė nė skenė do tė jenė edhe dy tė tjerė, ajo thotė se shpreson ta prekė finalen, ndėrsa festivalin e “Eurovionit”, e sheh si njė mundėsi tė mirė promovimi.
“Mesazhi qė unė do tė jepja nė lidhje me festivalin ‘Eurovisioni’ ėshtė qė: pėr mua ėshtė njė spektakėl muzikor shumė i mirė, mė i madhi nė botė dhe ndjehem e lumtur qė do tė jem pjesė e tij. Do tė jap mė tė mirėn time dhe shpresoj qė do tė vendos njė ‘Fuego’ tė madhe nė skenėn e ‘Eurovisionit’ nė Lisbonė”, ka pėrfunduar Eleni Foureira pėr Telegrafin.
“Eurovision 2018” mbahet nė datat 8, 10 dhe 12 maj, ndėrsa nė Natėn e Parė Gjysmėfinale, pėrkatėsisht mė 8 maj garojnė Shqipėria, qė pėrfaqėsohet nga Eugent Bushpepa, dhe Qipro, shtet tė cilin e prezanton kėngėtarja shqiptare, Eleni Foureira. /Telegrafi/
https://telegrafi.com/ekskluzive-rre...a-ndez-skenen/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 03-05-2018 mė 16:19
-
-
-
-
Pėr: Eleni Foureira
Nje nga SKUADRAT me te mira te ketij viti !
Eshte rradha e QIPROS sivjet ? Mbas rekordit te Portugalise, stafeta I ka kaluar Qipros ....... Te presim FINALEN !
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 04-05-2018 mė 12:45
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:
-
Pėr: Eleni Foureira
Do mė pėlqente tė ishte nė treshe pasi fituesi gjithmonė ndihmohet nga fqinjėt qė ka sepse gjithmonė kėshtu ka ndodhur..
-
-
Pėr: Eleni Foureira
Besoj se Eleni do jete ne TOP 3 te Gjysem Finales se Pare ! LIVE eshte mahnitese !
Ēdo gje eshte e mundur ne Eurovizionin e Sivjetshem ! Pse jo dhe fituese e GJF 1 !
12 Points e Shqiperise kujt do t'i takojne ne Gjyem Finalen e Pare - Qipros, Greqise, Maqedonise, Izraelit apo Estonise ?
12 Piket e mia shkojne per Elenin !
Lazo , cilen sheh si fituese te Gjysem Finales se Pare ?
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 04-05-2018 mė 18:22
-
-
-
-
-
-
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt