Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Emri:  database-i-ps-slider-1024x576.jpg

Shikime: 2012

Madhësia:  38.7 KB

    Çdo parti politike tenton që të hartojë një regjistër sa më real të votuesve të saj potencialë ditën e zgjedhjeve, për të krijuar një projeksion të përafërt mbi rezultatin. Me këtë qëllim krijohen lista me emra votuesish që kanë lidhje me strukturat. Këto lista organizohen, sipas Qendrave të Votimit dhe në bazë të llogaritjeve krijohet një objektiv i përafërt i rezultatit.

    Por nën ethet e “mandatit të tretë” në 25 Prill, Partia Socialiste e ka çuar gjurmimin e votuesve në një nivel tjetër, duke i kaluar caqet e ligjshmërisë.

    Në zyrat elektorale të PS-së është vënë në dispozicion një sistem të dhënash, që ngre dyshime të forta për përdorimin e database shtetërore të E-Albania në funksion të partisë në pushtet.

    Lapsi.al ka arritur ta sigurojë këtë database ku janë të përfshira të dhëna konfidenciale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identitetit, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim të përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikisht është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit.

    Në dokumentin e siguruar nga Lapsi.al, qështë afërsisht 234 MB, përkatësia politike e secilit është përshkruar shkurt me PO ose me JO në një kollonë, nga personat që janë pjesë e skemës së “patronazhit”.

    “Patronazhistët” quhen ndryshe anëtarët e PS-së që përmes kontakteve, telefonatave apo të njohurve të përbashkët krijojnë një ide të përafërt të bindjeve politike të secilit prej nesh. Sistemi i patronazhit është përdorur edhe në zgjedhje të kaluara, por diferenca për “mandatin e tretë” është se, dikur të dhënat për votuesit potencialë mblidheshin në mënyrë vullnetare, kurse në database që përdor sot Partia Socialiste ka informacione sensitive tonat, që po keqpërdoren për fushatën zgjedhore.

    Në database, përmbajtja e të cilit përbën vepër penale, janë të dhënat për 910 mijë qytetarë të Tiranës të cilët nuk i kanë dorëzuar me vullnetin e tyre informacionet për Partinë Socialiste, por ato i janë vjedhur secilit prej nesh, që nga numrat e telefonit, numri ID i kartës së identitetit apo vendi i punës etj.

    Lapsi.al mësoi se njësoj siç ky dokument është shpërndarë në kompjuterat e selisë së PS të Tiranës, ku bëhet përpunimi i të dhënave, e njëjta procedurë antiligjore ndodh në selitë e degëve të PS në qarqet e tjera, duke e shpërndarë këtë skemë pune për të gjithë votuesit e Shqipërisë.

    Nga një verifikim i thjeshtë, rezulton se të dhënat e qytetarëve janë azhornuar në muajt e fundit. Gjatë kohës së pandemisë, E-Albania ka qenë një ndër aplikacionet jetike, kur secili prej nesh është detyruar ta përdorë për një qëllim apo një tjetër. Gjithsesi disponimi i të dhënave personale nga PS mund të jetë bërë edhe nga institucionet e tjera shtetërore.

    Krijimi dhe përdorimi i këtij Database për qëllime elektorale është provë se për të fituar zgjedhjet, Rilindja nuk po ndalet në kufijtë e ligjit dhe nuk ka skrupuj të vjedhë të dhënat përsonale për cilindo.

    Sistemi i të dhënave përfshin informacione për ministra, familjarë të tyre, drejtorë të Rilindjes, prokurorë, avokatë, gjyqtarë, policë, gazetarë të të gjitha mediave në Tiranë, aktorë të angazhuar apo jo në politikë, personazhe të shoqërisë civile dhe të jetës publike, të gjithë nën vëzhgimin syrit magjik, që sheh përtej ligjit.

    Për ta parë vetë mënyrën se si është organizuar database, Lapsi.al po publikon të dhëna të pjesshme për disa emra të njohur të jetës publike, duke nisur nga vetë drejtuesit e portalit.

    Emri:  Andi-Bushati-e1618130585540.jpg

Shikime: 1989

Madhësia:  21.2 KB
    Emri:  Bushati.jpg

Shikime: 1953

Madhësia:  7.8 KB

    Emri:  Shkullaku-1-570x410.jpg

Shikime: 1881

Madhësia:  26.8 KB
    Emri:  armand-shkullaku.jpg

Shikime: 1917

Madhësia:  7.5 KB

    Më poshtë do të gjeni disa të tjerë personazhe publike sipas raportimit që i kanë bërë patronazhistët e Partisë Socialiste në Database që përdoret për fushatën e 25 Prillit, ku janë edhe të dhëna konfidenciale që disponohen nga institucionet shtetërore.

    Emri:  fatos-lubonja-768x454-1-1.jpg

Shikime: 1846

Madhësia:  29.0 KB
    Emri:  lubonja.jpg

Shikime: 1853

Madhësia:  6.6 KB

    Emri:  unnamed.png

Shikime: 1859

Madhësia:  187.0 KB
    Emri:  blendi.jpg

Shikime: 1807

Madhësia:  7.7 KB

    Lapsi.al
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 12-04-2021 më 09:29

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Kulmi/ Rilindja i vuri patronazhist edhe shefit të Shërbimit Informativ Shtetëror

    Emri:  Desktop94-1024x576.jpg

Shikime: 1802

Madhësia:  40.4 KB

    Pa diskutim, asnjë prej nesh nuk ka qenë i përjashtuar nga database me të dhënat konfidenciale për qytetarët e Tiranës, që ka akumuluar Partia Socialiste për të fituar mandatin e tretë. Madje i nervozuar nga lajmi i Lapsi.al, Taulant Balla e quajti databazën e të dhënave “të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit”.

    Por duke parë informacionet sistematike për 910 mijë qytetarë të Tiranës, të gjitha të përmbledhura në një dokument, Lapsi.al raportoi se të dhënat konfidenciale nuk janë arritur duke përpiluar informacione nga takimet derë më derë, por janë grabitur nga institucionet shtetërore dhe mbi bazën e tyre është punuar për të nxjerrë bindjet e njërit apo tjetrit votues, sipas një skeme monitorimi që ndryshe në PS, quhet “patronazhimi”.

    Duke qenë se lista është marrë shabllon nga institucionet shtetërore dhe iu është shpërndarë militantëve të Partisë, këta nuk janë ndalur as kur njerëzit që duhej të patronazhonin kishin një staturë, për të cilën duhej menduar dy herë para se të raportonin.

    Ky është rasti i punonjësve të Shërbimit Informativ Shtetëror, disa prej emrave të të cilëve gjenden në database që përdor Partia Socialiste për fushatën e 25 Prillit bashkë me të dhënat e tyre personale dhe përshkrimin e bindjes politike për secilin.

    Në kollonën ku raportohet vendi i punës, për punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror që verifikoi Lapsi.al, nuk është shënuar institucioni ku punojnë, por Partia nuk i ka kursyer për të dhënat e tjera konfidenciale, njësoj si për ne të tjerët.

    Kulmi arrin në patronazhin për shefin e SHISH, Helidon Bendo, përballë të cilit patronazhistja me emrin Marjana Ndraka ka raportuar se ai ka preferenca për PS dhe se ai mund të konsiderohet votues i sigurtë për PS.

    Në raportimin për shefin e SHISH janë të gjitha të dhënat si numër telefoni, numri i kartës së identitetit, qendra e votimit, etj, por nuk është shënuar vendi i punës.

    Të raportosh edhe për shefin e Shërbimit Informativ Shtetëror, ky është një rekord i paimagjinueshëm në gjurmimin e votave, që vetëm Rilindja mund ta ketë thyer në historinë e asaj që Taulant Balla e quajti “punë në terren”. Por në anën tjetër, ky është edhe një dëshmi tronditëse, se si Rilindja e ka kthyer shtetin në një leckë dhe e keqpërdor sa herë t’i duhet për nevojat e saj personale. Megjithatë siç do të thoshte një patronazhiste e PS, “ditën e zgjedhjeve, edhe vota e shefit, edhe vota ime, prap të njëjtën vlerë kanë”.

    Emri:  Desktop95.jpg

Shikime: 1702

Madhësia:  16.1 KB

    Lapsi.al

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Meta: SPAK të hetojë keqpërdorimin dhe vjedhjen e të dhënave personale të shqiptarëve nga PS

    Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me skandalin për përdorimin e të dhënave personale nga Partia Socialiste përmes portalit e-Albania. Nga Pogradeci, kreu i shtetit kërkoi nga SPAK dhe institucionet e drejtësisë të hetojnë për vjedhjen e të dhënave të qytetarëve nga ana e Partisë Socialiste. Gjatë fjalës së tij, Meta e ka akuzuar PS-në se ka bërë një gjest të papranueshëm dhe të poshtër.

    “Është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër, e çdo norme dhe çdo morali për të vendosur bazën e të dhënave personale të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë në dispozicion të një force politike që ka kapur shtetin dhe nuk pranon të lërë pushtetin, dhe përdor forma të tilla të poshtra, përmes të cilave bën presion qytetarëve shqiptar me qëllim frikësimin e tyre. Koha kur shqiptarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar përgjithmonë, data e fundit ishte 2 marsi. Tani fillon koha kur, qeveria që do të vijë, jo kjo që ka ikur, edhe nga mendja përveç të tjerave, do të ketë frikë nga populli, askush nuk do të cenojë dhe dhunojë të drejtat e qytetarëve shqiptarë”, tha Meta.

    Lapsi.al

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Publikimi i të dhënave personale/ Vasjari: Do të ishte skandal! Aty ka emra gjykatësish, prokurorësh apo dhe kreut të SHISH me preferencat politike

    Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka deklaruar se në rast se publikimi i të dhënave personale nga e-Albania për të kaluar në duart e zyrtarëve të PS është e vërtetë, do të ishte skandar i paparë në këto 30 vite.

    Sipas Vasjarit, në databazën në fjalë ka emra gjykatësish, prokurorësh apo dhe kreut të SHISH me preferencat politike përbri.

    Për analistin Kushtetuta është shumë e qartë në rastin e të dhënave personale, pasi në databazë ka dhe të dhëna sensitive.



    ‘’Edhe njëherë, e para gjë që do them është benifit i dyshimit, sepse çështja është shumë e rëndë. Nëse do ishte e vërtetë, PS do të ishte kapur në flagrancë antikushtetuese skandaloze. Kushtetuta është shumë e qartë, ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

    Por edhe shumë e rëndë për kurrikulën demokratike të PS. Nëse një institucion ka stransferuar të dhëna, dhe ia ka përcjellë partisë që sot ka pushtetin, do ishte skandaloze. Niveli i demokracisë është regres.

    Do ishte vërtet kapje e institucioneve. Nukduhet përmes paligjshmërisë të justifikojmë një paligjshmëri. Këtë e thashë në fillim e them tani. Në ata databazë, ka të dhëna sensitive. Për orientime politike për ata 910 mijë veta. Nëse do e shtyjmë më tej, databazi thellon dhe kris në mënyrë të rrezikshme disa figura që në një rrethanë tjetër, se duhet ta nënvizoj këtë, aty ka emra gjykatësish, prokurorësh, emri i kreut të SHISH. Janë shënuar preferencat e tyre politike. Do mjaftonte ky si fakt, do ishte skandal i paparë në këto 30 vite.

    Nëse përballemi, gjëja më e tmerrshme nëse do e trajtonim si gjë normale. S’po flasim vetëm për të dhëna, çështja e një të dhëne, por nivelin e demokracisë. Portali që e nxori këtë, ta bënte transparent të gjithin, dhe rrugët për ta kërkuar ligjërisht janë të pafundme. Bëra një analizë në parim, ligjore, si e kuptoj unë, por po e mbyll, po i vë kapak. Do të doja mos ishte e vërtetë. ‘’- tha Vasjari.

    (BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenc

    Shkullaku: Marrja e të dhënave nga e-Albania për fushatë tregon se shteti ka rënë

    Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve, të cilat qarkulluan dje në media, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit. Hetimi nisi pasi në media u publikuan të dhëna e e-Albania për qytetarët. Marrja e këtyre të dhënave sipas analistit Armand Shkullaku tregon se shteti ka rënë pasi janë thyer “muret” e arkivës së shtetit.

    I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se ky aksion ka nisur prej 6 muajsh dhe se janë mbi 200 persona të cilët punojnë për marrjen e këtyre të dhënave.

    “Historia nuk daton në këto dy ditë dhe gjithë kjo që ka ndodhur nuk është aksion fushate, ne kemi 6 muaj që jemi sinjalizuar nga njerëz në PS të cilët kanë qenë të shqetësuar për faktin që nga serverat e PS dhe Bashkisë hyhej në arkivat e e-Albania. Janë mbi 200 e ca njerëz që merren me marrjen e të dhënave. Ajo që ishte shokuese për ne ishte që nuk mundej askush të hynte në arkivat e shtetit për të marrë të dhëna personale. Kjo të çon në mendimin që depozitimi në e-Albania i të dhënave ka shërbyer për këtë gjë. Të gjitha këto të dhëna janë në duart e disa të rinjve që i përdorin në zgjedhjet e PS. Dikush e ka marrë riskun përsipër sepse ishte një skandal. Aty ka të dhëna të njerëzve që duhet të jenë konfidenciale. Vura re sot që disa media pro qeverisë po mundohen ta zvogëlojnë këtë sot. Marrja e të dhënave nga arkiva e shtetit tregon se shteti ka rënë. Edhe Facebook apo rrjete të tjera patën rrjedhje të dhënash, por u ngrit gjithë bota dhe u morën masa. Të dhënat janë numër telefoni, vendi i punës, numri i identifikimit dhe vendbanimi. Nëse dikush futet në të dhënat e një shteti dhe I merr ato atëherë quhet që shteti ka rënë”, tha Shkullaku.

    Koha Jonë

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Selia e PS përgjon qytetarët si dikur Sigurimi i Shtetit

    Në Tiranë, PS-ja ka marrë të dhënat personale, numër identiteti, numër telefoni, adresë banimi dhe vendin e punës të paktën 920 mijë qytetarëve nga mosha 18 veç deri në 99 vjeç. Këto të dhëna përpunohen në zyrat elektorale të PS dhe çdo qytetar klasifikohet si votues i bindur i PS, i pasigurt dhe apo si votues i opozitës. Kjo është metodë fashiste pasi nuk mund të marrësh të dhënat personale të qytetarit e ti përdoresh për presion politik apo për ti thënë nesër se “ti ishe me opozitën dhe nuk ka punë për ty!”

    Prej ditës së dielë portali lapsi.al i drejtuar nga gazetarët Armand Shkullaku dhe Andi Bushati ka publikuar dokumente që tregojnë se zyrat elektorale të PS përdorin material konfidencial për të ndikuar te votuesit. Konkretisht, në Tiranë PS ka marrë të dhënat personale, numër identiteti, numër telefoni, adresë banimi dhe vendin e punës të paktën 920 mijë qytetarëve nga mosha 18 veç deri në 99 vjeç. Këto të dhëna përpunohen në zyrat elektorale të PS dhe çdo qytetar klasifikohet si votues i bindur i PS, i pasigurt dhe apo si votues i opozitës. Çdo qytetar në këtë listë ka një person që e monitoron dhe që është ngarkuar nga PS me detyrën për t’i ndryshuar bindje politike nga votues i opozitës në votues të PS, natyrishtme metoda presioni apo pazaresh. Personi që kryen monitorimin e votuesit është quajtur në PS me emrin patronazhist.

    Në bazën e të dhënave në Rilindje figurojnë të gjithë qytetarët e Tiranës, duke nisur intelektualë, artistë, gazetarë, punonjësit e administratës, prokurorë, policë, gjyqtarë, prokurorët e SPAK deri te kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Kushdo që ka mbushur moshën e votimit ka një dosje në selinë e Partisë Socialiste ku përpunohet informacioni mbi sjelljen e tij politike. Kjo metodë sjellje, pavarësisht emrave që u vendos PS, bazë të dhënash dhe patronazhim, mund të krahasohet vetëm me modelet e sigurimit të shtetit. Personi që kryen patronazhin në shumicën e rasteve nuk njihet nga votuesi dhe procesi i ndikimit politik nuk është i ligjshëm. Praktikisht patronazhisti është njëlloj si operativi i zonës në strukturën e Sigurimit të Shtetit që kontrollonte sjelljen politike të qytetarëve dhe jepte direktivat për trajtimin që duhej bërë në çdo rast. Drejtues të PS, deri më sot, kanë mbajtur qëndrime kontraktiktore për këtë listë. Fillimisht, sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla deklaroi se lista ishte një element i zakonshëm pune edhe në PD. Ndërsa një ditë më parë, Sekretari Organizativ i PS, Arben Pëllumbi tha se listat që dalë në media nuk ka lidhje me Partinë Socialiste. Që ky dokument ka lidhje me PS-së e tregon një detaj i rëndësishëm. Emrat e personave që kryejnë procesin e patronazhit janë të gjithë zyrtarë të administratës, socialistë të deklaruar dhe njerëz që njihen historikisht si përfaqësues të strukturave të PS. Përdorimi i të dhënave të qytetarëve është një shkelje e rëndë ligjore që tregon se shteti është vënë në shërbim të pushtetit të një partie politike.

    Numri i telefonit, adresa e shtëpisë, numri i identitetit, vendi i punës janë të dhëna që një qytetar nuk i dorëzon vetë në një parti politike. Këto të dhëna nuk mblidhen as nga rrjetet sociale dhe as nga kontaktet në terren. I vetmi vend ku këto të dhëna gjenden janë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe E-Albania, të dyja institucione në varësi të qeverisë. Në ligjin për funksionimin e këtyre institucioneve, nxjerrja e të dhënave të qytetarëve siç ka ndodhur në rastin e dosjes së PS, është shpërdorim detyre dhe vepër penale që ndëshkohet. Fakti që PS ka marrë të dhënat e gjithë qytetarëve duke përfshirë dhe ato të kreut të SHISH dhe të SPAK, prokurorëve dhe gjyqtarëve, madje duke përcaktuar dhe mënyrën sesi ata votojnë është një skandal që trondit themelet e shtetit. Një parti politike ka arritur të krijojë një mekanizëm që nuk shërben vetëm për të identifikuar votuesit, por edhe për të manipuluar zgjedhjet. Sepse nëse një burokrat partie i PS ka numrin e telefonit dhe vendin e punës së një punonjësi në administratë, e ka shumë të thjeshtë që t’i ushtrojë presion duke e kërcënuar për pushim nga puna në këmbim të votës për partinë.

    Skandali duhet hetuar së pari për vjedhjen e të dhënave dhe shantazhin model komunist ndaj qytetarëve duke hetuar institucionet që kanë dhënë informacionet. Së dyti, ky skandal është skema më flagrante e manipulimit masiv të zgjedhjeve. Prokurorët që ishin vetë pjesë e dosjes së PS janë detyrimin ligjor dhe moral t’i shkojnë hetojnë deri në fund këtij hetimi dhe të ndëshkojnë autorët.

    SPAK ka shansin dhe rastin për të treguar publikut se sa i pavarur mbetet nga qeveria. Në çdo vend normal demokratik do kishte rënë qeveria dhe arrestimet nga prokuroria do ishin kryelajm dite.

    Mili Xhani

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Rudina Jasini:

    Juriste dhe lektore pranë Universitetit të Oxfordit për të Drejtën Ndërkombëtare Penale dhe Të Drejtat e Njeriut, shkruan për rastin e dyshuar të përdorimit të të dhënave të portalit E-Albania nga maxhoranca në pushtet:

    Sot per here te pare mesova jo vetem termin por edhe lidhur me konceptin e "patronazhistit".
    Nuk e di se si po trajtohet kjo vjedhje dhe shperndarje e te dhenave personale te mijerave individeve ne Shqiperi, por di qe kjo do te perbente nje shkelje shume te rende te te drejtave dhe lirive individuale per te cilen ne cdo shtet demokratik do te kishte nje ndjekje penale.
    Potencialisht cdo individ i cenuar nga kjo shkelje mund te kerkoj ndjekje penale, por do te doja te shihja juristet me te mire te vendit ta ngrinin kete ceshtje si "class action" pasi kjo shkelje ne mendimin tim perben nje nga abuzimet dhe cenimet me te renda te te drejtave te individit ne Shqiperi.
    Shume mund te mendojne se tashme ne boten e teknologjise, ne i jemi dorezuar ketij realiteti ku te dhenat tona regjistrohen ne shume platforma online, por kjo kurresesi nuk nenkupton qe individe, kompani apo parti te kene te drejten te abuzojne me te dhenat personale per te krijuar nje rrjet mbikqyrjeje dhe ndjekjeje. Shkurt ky eshte nje abuzim i paster dhe nje veper penale e rende!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    Ditmir Bushati: Jemi vend i NATO-s, si vidhen të dhënat personale dhe nuk heton askush

    sh-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se është shqetësues fakti i përdorimit të të dhënave personale. Sipas tij, duhet të ketë një hetim administrativ për të zbardhur se cili nga zyrtarët mund t’i kenë nxjerrë këto të dhëna.

    “Mendoj që duhet të jemi progresistë në vlera, sidomos për mua që militoj në një parti të qendrës së majtë, ku hyn edhe mbrojtja e të dhënave personale. Ka një debat të madh, mirëpo do preferoj që të gjithë të ishim të shqetësuar. Më vjen keq që nuk ka nisur asnjë hetim administrativ.

    Nuk di të jetë zhvilluar një mbledhje e sigurisë kombëtare për këtë çështje dhe besoj se duhet të ishte shqetësimi “numër 1” për qeverinë dhe çdo zyrtar të shtetit shqiptar. Është një çështje që ka impakt mbi ekonominë. Në rast se Luftansa do të vendosë zyrat e saj në Shqipëri do të transferojë edhe të dhënat e punonjësve të saj.

    Pra, mungesa e mekanizmave mbrojtës mund të penalizojë edhe mundësinë që një vend të thithë investime të huaja. Kur unë kam vizituar Izraelin, më tha kryeministri izraelit sa inxhinierë keni. Tha biznesi i të dhënave është biznesi më fitimprurës në botë.

    Lufta nuk bëhet më me armë. Dhe ne jemi një vend anëtar i NATO-s nuk mund të mohojmë një shqetësim. Të gjithë ata që mbledhin të dhënat duhet të pezullohen deri në përfundim të hetimit dhe në fund drejtësia duhet të thotë fjalën e vet. Drejtësia nuk mund të përdoret si justifikim për të mos iu përgjigjur një shqetësimi të tillë publik.

    Edhe unë kam pasur të dhëna por jo ato personale, sepse çdo parti bën listën që mendon se i ka votues” – tha Bushati në një bisedë me ndjekësit e tij në Instagram.

    Lapsi

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    SPAK thërret gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, por nuk arreston drejtuesit e Rilindjes për skandalin

    Prokuroria e Posaçmë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka thirrur gazetarët e njohur Andi Bushati dhe Armand Shkullaku, drejtues të portalit Lapsi.al, lidhur me hetimin për të dhënat e 920 mijë votuesve që përdoreshin nga Partia Socialiste.
    SPAK ka kërkuar bllokimin e serverit të Lapsi.al për një periudhë disamujore, me qëllim hetimin e dokumenteve dhe publikimet që janë bërë nga gazetarët për dosjen e të dhënave që përdorte Partia Socialiste për të ndikuar të votuesit.
    Mënyra sesi po kryen hetimin SPAK dhe prokurorët duket si një tallje me skandalin më të madh që është publikuar për një parti politike. Ky mbetet skandal që do të rrëzonte çdo kryeministër. Por duket se po luhet të shpëtohet Rama dhe të merren me median që e publikoi.

    Lapsi.al botoi, duke respektuar kriteret e gazetarisë, lajmin se në zyrat e PS ekziston një bazë të dhënash, ku gjithë qytetarët e Tiranës rezultojnë të përgjuar nga strukturat e PS. Këto të dhëna mund të jenë marrë nga PS nga disa institucione: E-Albania, Drejtoria e Gjendjes Civile, Drejtoria e Tatimeve, etj.
    Pra shkelja nuk është e medias që publikoi lajmin, por e Partisë Socialiste që ka vjedhur të dhënat nga institucionet shtetërore. SPAK duhet të kishte nisur hetimet jo nëse ekziston apo jo bazë e tillë të dhënash, sepse ajo dihet, por kush ia ka dhënë informacionet personale të qytetarëve, Partisë Socialiste. SPAK duhet të hetonte PS dhe jo mediat për “nxjerrje të të dhënave vetjake”.
    Hetimi dhe sekuestrimi duhet të kishte nisur në zyrat e PS, në zyrat e qeverisë dhe shtabeve elektorale të partisë në pushtet. Vjedhja e të dhënave nga institucionet shtetërore është bërë me urdhër politik dhe këtë duhet të zbulojë SPAK.

    Faktin që kanë mbledhur të dhëna si PS e tha edhe ministrja e shtetit Elisa Spiropali te emisioni Top Talk. Ajo tha se kemi të dhëna të tilla por nuk kemi shkelje ligjore. Pse nuk e therret ministren, SPAK-u, pasi TOP CHANNEL e ka të regjistruar pohimin e saj. Pas Elisa Spiropalit SPAK-u do të dalë te Kryeministri.
    Hetimi ndaj gazetarëve është presion ndaj medias dhe tentativë të për mbyllur skandalin.

    NË FOTO/Dokumenti i SPAK për gazetarët dhe drejtuesit e Lapsi.al

    Emri:  SPAK-Andi-Bushati-3.jpg

Shikime: 2077

Madhësia:  52.9 KB

    Emri:  SPAK-Andi-Bushati-2.jpg

Shikime: 1873

Madhësia:  42.9 KB

    Emri:  SPAK-Andi-Bushati-1.jpg

Shikime: 1712

Madhësia:  51.3 KB

    Koha Jonë

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindja Komuniste: Database me të dhëna personale konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

    12 organizata të Shoqërisë Civile: Ndëshkim ligjor për zyrtarët përgjegjës të përfshirë në skandalin e databazës së PS-së

    Emri:  rama-e-albania-votime-750x375.jpg

Shikime: 3100

Madhësia:  26.8 KB

    12 organizata të shoqërisë civile reagojnë lidhur me skandalin e publikimit dhe të keqpërdorimit të të dhënave personale të qytetarëve dhe kërkojnë nga organet ligjzbatuese hetim të plotë dhe ndëshkim ligjor për zyrtarët përgjegjës.

    “Ruajtja e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë si numri personal i identifikimit, ditëlindja dhe vendlindja, banesa dhe numri celular përbëjnë shkelje të rëndë të privatësisë së qytetarëve dhe administrimi i tyre për qëllime elektorale krijon një precedent të dëmshëm përdorimi të këtyre informacioneve për përfitim personal…shprehim mbështetjen tonë për organet ligjzbatuese, për kryerjen e një hetimi korrekt, të drejtë dhe të paanshëm”, theksojnë organizatat e Shoqërisë Civile në reagimin e tyre të përbashkët për mediat.

    Emri:  reagimi.jpg

Shikime: 1555

Madhësia:  65.6 KB

    Koha Jonë

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A i ka mbjellë vërtet 100 mijë pemë Bashkia e Tiranës?
    Nga Duke_Of_Arberia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 03-04-2018, 01:00
  2. Qeveria e Rilindjes Komuniste ndërton një bunker në mes të Tiranës
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 04-02-2016, 19:55
  3. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-10-2015, 19:48
  4. Vdes Rilindja e Frashërllinjve. Lind Rilindja e Hashashllinjve.
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-09-2015, 17:24
  5. Enveri, 100 mijë USD në vit partive komuniste të Botës.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-11-2004, 10:36

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •