Close
Faqja 9 prej 94 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 932
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,152

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    50 shprehje frymëzuese që do ta motivojnë secilin


    “Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal, guximi për të vazhduar përpara ka rëndësi.” – Winston Churchill

    “Më mirë të dështosh me origjinalitet, se sa të kesh sukses me imitim.” – Herman Melville

    “Rruga te suksesi dhe rruga drejt dështimit janë pothuajse gjithnjë e njëjta.” – Colin Davis

    “Suksesi zakonisht u shkon atyre që janë duke e kërkuar.” – Henry Thoreau

    “Mundësitë nuk ndodhin, ne i krijojmë.” – Chris Grosser

    “Mos ki frikë të heqësh dorë nga e mira për të shkuar drejt një të mire më të madhe.” – John Rockefeller

    “Kam zbuluar se sa më shumë punoj, aq më shumë fat kam.” – Thomas Jefferson

    “Ka dy tipe njerëzish që do të thonë se nuk mund të bësh diferencën në botë: ata që kanë frikë të provojnë dhe ata që kanë frikë nga suksesi jot.” – Ray Goforth

    “Njerëzit e suksesshëm bëjnë atë që njerëzit e pasuksesshëm nuk bëjnë. Mos uro që të ishte më e lehtë, uro që ti të ishe më i mirë.” – Jim Rohn

    “Mos u bëj një njeri suksesi, bëhu një njeri vlerash.” – Albert Einstein

    “Kurrë mos iu ndaj bindjeve të nderit dhe qëllimit të mirë.” – Wiston Churchill

    “Boll ndoqe paratë, ndiq pasionin.” – Tony Hsieh

    “Sukses do të thotë të kalosh nga dështimi në dështim pa e humbur entuziazmin.” – Winston Churchill

    “Kreditet e suksesit tim ia jap këshillës më të mirë.” – GK Chesterton

    “Do të të jap një formulë për suksesin? Është e thjeshtë. Dyfisho normën e dështimit. Po mendon për dështimin si armik të suksesit. Por nuk është e gjitha. Mund të dekurajohesh nga dështimi ose të mësosh nga ai, kështu që vazhdo dhe bëj gabimet e tua. Bëj ç’të jetë e mundur. Kështu e gjen suksesin.” – Thomas Uatson

    “Nëse nuk do të rrezikosh të zakonshmen, duhet të përshtatesh me të.” – Jim Rohn

    “Ata që janë aq të çmendur sa mendojnë se do ndryshojnë botën, ata e bëjnë.” – Anonim

    “Bëj çdo ditë një gjë që të frikëson.” – Anonim

    “Progresi i vetëm është të dalësh nga zona e rehatisë.” – Muchael Bobak

    “Njerëzit që kanë sukses kanë vrull. Sa më shumë arrijnë, aq më shumë duan të arrijnë, dhe aq më shumë e gjejnë mënyrën për të arritur suksesin.” – Tony Robbins

    “Mos lër frikën e humbjes të jetë më e madhe se dëshira për të fituar.” – Robert Kuyoaski

    “Sukseset më të mëdha nuk ndodhin brenda natës, kërkojnë kohë.” – Steve Jobs

    “Testi i vërtetë nuk është si të shmangësh dështimin, sepse s’do mundesh, por si ta përballosh atë.” – Barack Obama

    “I vetmi limit për arritjet e së nesërmes, janë dyshimet e së tashmes.” – Franklin Roosvelt

    “Karakteri nuk zhvillohet me thjeshtësi, por nëpërmjet përvojës së vuajtjeve dhe gjykimit. Forcohet shpirti, rritet ambicia dhe arrihet suksesi.” – Helen Keller

    “E vetmja mënyrë për të filluar është të heqësh dorë nga të folurit dhe të fillosh ta bësh.” – Walt Disney

    “Luftëtari i suksesshëm është një njeri mesatar por i fokusuar.” – Bruce Lee

    “Nuk ka sekrete për suksesin. Është rezultat i përgatitje, punës së shumtë dhe mësimit nga dështimi.” – Colin Powell

    “Suksesi duhet të jetë i lidhur me veprimin. Njerëzit e suksesshëm vazhdojnë të lëvizin. Ata bëjnë gabime por nuk heqin dorë.” – Conrad Hilton

    “Nëse me të vërtetë do të bësh diçka do ta gjesh mënyrën. Nëse jo do të gjesh justifikim.” – Jim Rohn

    “Nuk mund të të jap formulën e suksesit, por të jap formulën e dështimit që është t’i kënaqësh të gjithë.” – Herbert Suope

    “Suksesi nuk është çelësi i lumturisë. Lumturia është çelësi i suksesit. Nëse e do atë që bën atëherë do jesh i suksesshëm.” – Albert Schveitzer

    “Suksesi nuk është thjeshtë të arrish në jetën tënde. Por edhe të inspirosh të tjerët t’ia arrijnë”– I panjohur

    “Rrëzohu 7 herë e ngrihu 8 herë.” – Proverb japoneze

    “Disa njerëz ëndërrojnë për suksesin, ndërsa të tjerët zgjohen dhe punojnë për të.” – I panjohur

    “Nëse e ëndërron mund ta arrish.” – Walt Disney

    “Ndryshimi mes asaj që je dhe asaj që do është ajo çfarë bën.” – I panjohur

    “Një njeri i suksesshëm është ai që ngre një ndërtesë me tullat që hodhën në drejtim të tij.” – David Brinkley

    “Për të patur sukses, dëshira për sukses duhet të jetë më e madhe se frika nga humbja.” – Bill Cobsy

    “Për të pasur sukses, në fillim duhet të kemi besim se ne mundemi.” – Niko Kazanzaqis

    “Shumë nga dështimet në jetë ndodhin nga njerëz që u dorëzuan duke mos ditur se sa pranë suksesit ishin.” – Thomas Edison

    “Mos u huto nga kritikat. Kujto që shumë njerëz kanë ecur vetëm për shkak të atyre që e kafshuan.” – Zig Ziglar

    “Sekreti i suksesit është ta bësh gjënë e zakonshme në mënyrën më të mirë të mundshme” – Jon Rockefeller

    “E di që je në rrugën e suksesit nëse bën punën tënde, dhe nuk pret të paguhesh për të.” – Oprah Winfrey

    “Ekziston një forcë e madhe brenda çdo njeriu, që kur lëshohet, mund të bëjë çdo dëshirë, çdo ëndërr realitet.” – Anthony Robbins

    “Sekreti i suksesit është të dish atë që askush nuk e di.” – Aristotel Onasssis

    “Dështova në mënyrën time për të pasur sukses.” – Thomas Edison

    “Asgjë të vlefshme që bëra nuk ishte aksidentalisht, as shpikjet e mia nuk erdhën aksidentalisht. Jo, kur kam vendosur se çfarë rezultati dua, punoj për të deri kur të vijë.” – Thomas Edison

    “I vetmi vend ku suksesi vjen përpara punës është vetëm në fjalor.” – Vidal Sassoon

    “Vazhdo të ecësh, shanset janë të pengohesh, ndoshta kur nuk e pret. Por nuk kam dëgjuar për një njeri të suksesshëm që të rrëzohet dhe të qëndrojë ulur.” – Charles Kettering


    https://www.kultplus.com/lajme/50-sh...vojne-secilin/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 15-08-2021 më 22:01

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kapitalistet ndahen ne tre kategori : fizike,mendore dhe shpirterore

    -ata qe akumulojne pasuri fizike jane quajtur kryesisht Kapitaliste ne pergjithesi

    -ata qe kane potencial te madh ne art,muzike,literature,teknologji,etj, por qe nuk e perdorin kete potencial individual per mireqenjen sociale - keta persona jane quajtur kapitaliste mendore

    -problemi eshte me kapitalistet shpirterore,ketyre nuk i intereson shoqeria,bejne praktike shpirterore vetem per tu realizuar shpirterisht ,shume nga keta jetojne te izoluar ne xhungla,shpella,larg njerzve dhe shoqerise
    ketyre nuk i intereson pasuria fizike,apo financiare, duan vetem shpetimin shpirteror dhe clirimin nga cikli kozmik i reinkarnacionit-rimisherimit

    -per ta arritur nje gje te tille njerzit duhet te praktikojne SHRAVANA (degjimin kostant te gjerave qe te lartesojne-shpirterisht) MANANA (te kesh mendim shpirteror kostant ne mendje) dhe NIDIDYA'SAM (meditim kostant ose te fiksosh mendjen ne qellimin tend), per te arritur keto duhet te depertosh ne thellesi brenda vetvetes tende dhe per kete eshte esenciale te kesh te zhvilluar nje vizion introvers-brendesues , nje vizion ekstrovers-i jashtem-jashte vetes nuk te jep asnje lloj ndihme per realizim apo shpetim shpirteror

    Shrii Shrii Anandamurti

    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 16-08-2021 më 14:14

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kush eshte i privuar nga edukimi shpirteror ,pretendon gjithmone te fitoje, me cdo kusht, me cdo cmim.

    (Platoni)

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Pjesa me e embel e lojes kozmike te Zotit eshte se eshte i fshehur tek te gjithe dhe te gjithe e kerkojne Ate, AI deshiron qe bijte dhe bijat tij te shkojne ne xhiro dhe loz kukafshehti me ata ,kjo loje kozmike jep kuriozitet dhe kenaqesi si per Krijuesin ashtu dhe per krijesat. Keshtu pra gjithshka dhe cdo gje eshte nje dhe vetem nje substance e vetme, nuk ka ndasi per shkak te seksit,moshes,rraces,apo dicka tjeter, te gjithe pa dallim meshkuj dhe femra ,te rinj dhe te moshuar,te bardhe apo te zinj,jane te gjithe aktore qe rrecitojne ne menyra te ndryshme rrole ne skenen kozmike te universit, format dhe rrolet e tyre jane te ndryshme por substanca e tyre dhe qellimi ngelet i njejte dhe eshte vetem NJESHI I MADH-ZOTI

    Shrii Shrii Anandamurti
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 17-08-2021 më 13:59

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Paraja eshte shpikja me e keqe qe ka bere njerzimi,por ne te njejten kohe eshte edhe materjali me i besuar per te testuar natyren e njeriut...

    LORD Buddha

  6. #86
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Politika dhe morali duhet te formone nje nyje te perbashket te nderthurur ne menyre te atille qe te jete pamundur per ti ndare ,ndersa arti duhet te jete mjeti per te lartesuar mendjet dhe zemrat pertej limiteve te materjes dhe te inspirojne njerzit qe te jetojne bashke per te bashkepunuar dhe koperuar.
    Nje lider social-politik duhet te jete nje spiritualist dhe duhet te kuptoje ne menyre te thelle vuajtjet dhe problemet e shoqerise qe e rrethon dhe gjithashtu duhet te ushqeje nje dashuri te paster e shoqeruar kjo edhe me sentimentin qe ti sherbeje njerzimit pa interes

    Shrii Shrii Anandamurti

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Gjithshka ne jete kerkon nje baze te forte dhe nje themel te sigurte :

    Nese jeta nuk ka nje baze-themel te forte mund te shkaterrohet nga nje stuhi e thjeshte

    Entiteti Suprem Absolut (Zoti) eshte baza-themel me i forte nga te gjithe



    Shrii Shrii Anandamurti

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kur qellimet jane te drejta te larta dhe te perkryera , suksesi eshte i garantuar dhe i pa-evitueshem

    Shrii Shrii Anandamurti

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Per mistikun Zoti eshte nje stad koshience ,ndersa per religjionin eshte nje entitet i jashtem me atribute,ne rastin e pare (misticizmin) njeriu e ben eksperiencen e vet duke u identifikuar me Zotin,duke u zhytur dhe tretur tek AI i MADHI-ZOT,ndersa ne rastin e dyte (te fetari-religjioz) nuk e arrin dhe nuk ka per ta njohur kurre ...

    Shrii Shrii Anandamurti

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Cdo individ leviz brenda nje cikli kozmik , nga nje stad koshience e pa zhvidhuar ne nje stad koshience te zhvidhuar dhe shume te evoluar

    Shrii Shrii Anandamurti

Faqja 9 prej 94 FillimFillim ... 78910111959 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Shprehje
    Nga Eureka në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-01-2015, 14:46
  3. Shprehje të bukura në shqip
    Nga anaksimenus në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 371
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 11:02
  4. Njerëz të mëdhenj
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2007, 15:54
  5. Shprehje....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •