Kënga Jote rrjedh nga përjetësia
Dhe bashkohet me pafundësinë;
Në melodi dhe ritme të panumërta,
Ajo endet drejt hapësirës së kaltër të pafundme.
Askush nuk e di kur filloi,
Edhe kur kapet, nuk mund të mbahet;
Në bërthamën e brendshme të mendjes, ajo vjen dhe shkon
Në një rend të pafund të përfundueshmërisë dhe pafundësisë.
Në këngët e Tua Ti je gjithmonë i pranishëm,
Ti ke zgjuar vibrime në univers;
Ti vallëzon në ritmin e një shpirti që ka arritur përmbushjen
Në ekstazën më të ëmbël hyjnore qe ekziston.
Publikuar në: Saḿgiita: Song, Dance and Instrumental Music
Shrii Shrii Anandamurtiji
Krijoni Kontakt