Close
Faqja 37 prej 91 FillimFillim ... 2735363738394787 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 901
  1. #361
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ne kohen e sotme problemet e renda te njerzimit burojne jo vetem nga mungesa i drites shpirterore ,por edhe nga mungesa e kuptimit te duhur te fenomeneve shoqerore ,gjate historise se gjate te ekzistences njerzore rreth 1 milion vjecare ,njerzimi nuk ka qene i afte te ndertoje nje shoqeri te vertete ,qe te perballoje nevojat ne rritje te anetareve te saj
    Shoqeria (ne sanskrisht samaja)eshte percaktuar si levizja shumatore e nje grupi njerzish drejt nje qellimi kozmik,shpirti i shoqerise eshte si ai i nje grupi pelegrinesh ,ne qoftese nje pelegrin semuret ,te tjeret nuk do ta lene ne ane te rruges ,por do te gjejne menyrat per ta kuruar ,edhe pse i gjithe grupi i pelegrineve duhet te ngadalesoje hapin ,edhe shoqeria duhet te kete nje shpirt te tille ,te mos lejoje qe asnje individ te mbese prapa ne marshimin drejt qellimit
    Ne baze te ketij percaktimi, njerzimi nuk ka ndertuar akoma ate qe mund te quhet SHOQERI
    Ka tre gjera te domosdoshme per ndertimin e nje shoqerie te vertete njerzore

    1-shoqeria duhet te kujdeset per ekzistencen e vet (ASTI)

    2-te kete nje menyre qe te zhvillohet(BHATI)

    3-dhe te kete nje qellim per te arritur (BRAHMA)

    ekzistenca perfshin gjithashtu sisteme te duhura per nevojat jetike baze si :

    -ushqimi
    -veshmbathja
    -strehimi
    -arsimi
    -kujdesi mjekesor

    zhvillimet e fundit te njohurise njerzore tekniko-shkencore bejne te mundur garantimin e nevojave baze te te gjithe njerzve,por vetedija shoqerore ka mbetur prapa ne krahasim me perparimin teknollogjik,per nje pjese te madhe te popullsise se botes eshte vene ne dyshim deri edhe ekzistenca e tyre ,per te perballuar kete problem te madh planetar shrii shrii anandamurti ka themeluar nje filosofi te quajtur SISTEMI I DOBISE PROGRESIVE ose P.R.O.U.T.

    per zhvidhimin e shoqerise ka gjashte faktore ose gjashte kolona qe e ruajne fort strukturen e saj,kur studiojme historine ne habitemi se si nje civilizim zevendeson nje tjeter ,ose se si disa pushtues u asimiluan nga civilizimi qe ata po perpiqeshin te pushtonin
    pergjigjia gjendet ne faktin se disa civilizime kane qene vecanerisht te forte ne disa nga gjashte faktoret qe do rendisim me poshte ,dhe se psikologjia e tyre kolektive ishte e afte te kapercente ate te rivaleve te tyre

    1-ideologjia shpirterore
    shoqeria ka nevose per nje perceptim te universit dhe te vendit qe ze njerzimi ne te,njerzit duhet te dine se cila eshte origina e tyre si dhe qellimin drejt te cilit po levizin
    shoqerite primitive kane lloj mitesh te krijimit ,dhe shoqeri te tjera kane religjione te ndryshme per tu perballuar me keto ceshtje

    2-praktika shpirterore
    ky faktor ploteson faktorin e pare,pra nuk mjafton tu thuash njerzve se ata mund te arrijne nje gjendje te caktuar te qenjes,por duhet edhe ti pajisesh ata me mjetet praktike per te realizuar mundesite me te larta ,disa shoqeri kane lutje dhe rituale te cilat praktikohen nga nje pjese e gjere njerzish,gjeja me e mire do te ishte te te kishim nje praktike te racionale dhe shkencore ,qe te mund ti mesohej sa me shume njerzve,sepse zhvillimi mendor i sa me shume njerzve qe te jete e mundur me ane te edukimit te duhur dhe praktikes shpirterore duhet te jete nje nga themelet e nje shoqerie sublime

    3-sistemi social-ekonomik
    te gjitha shoqerite duhet te vendosin se si do ti perdorin burimet e tyre te kufizuara ,jane krijuar sisteme te ndryshme si fashizmi,nazismi,marksizmi(komunizmi),kapitalizmi, por problemet themelore te shoqerise nuk jane trajtuar sic duhet ,sic kemi permendur me lart PROUT ofron nje sistem social-ekonomik te bazuar tek spiritualiteti si nje zevendesues te sistemeve te tanishme te cilat nuk kane permbushur shpresat e njerzve

    4-vizioni shoqeror
    pa nje vizion te duhur shoqeror edhe idete me te mira social-ekonomike mund te mos materjalizohen,konkretizohen,nje kendveshtrim i shendoshe eshte atehere kur nje njeri i shikon krijesat e tjera sikur te ishin vellezerit dhe motrat e tij ,nje ndjenje e tille vellazerie nuk mund te realizohet pa bere praktike shpirterore ,e cila mund ta cliroje mendjen nga ndjenjat e ngushta , sepse pjesa me e madhe e trazirave te sotme vijne nga nje kendveshtrim i gabuar shoqeror

    5-shkrimi i shenjte
    ne sankrisht shkrimi i shenjte quhet SHASTRA qe do te thote –ajo qe te cliron nepermjet disiplines
    te gjitha shoqerite kane kode sjelljeje te paraqitura ne mesimet e anetareve te saj me te ndricuar ,keto kode udheheqin dhe frymezojne pjesen tjeter te shoqerise
    per sa kohe keto kode peputhen me vlerat themelore njerzore dhe me thelbin e natyres njerzore DHARMA atehere shoqeria zhvidhohet ne menyre te shendoshe

    6-mesuesi (udheheqesi shpirteror)
    faktori i fundit eshte mesuesi ,i cili eshte misherimi i vlerave te shoqerise ,mesuesit jane udheheqes social-shpirterore, prania e te cileve eshte jetesore ,esenciale,per zbatimin e filozofise shpirterore mbi te cilen ajo shoqeri eshte ngritur

    ne qoftese nje shoqeri eshte e forte ne keto gjashte faktore te zhvillimit atehere kjo shoqeri mund te levizi drejt qellimit kozmik,lumturise hyjnore,dhe vetem keshtu ne kete rast shoqeria do te jetoje gjate ,per me teper ato grupe shoqerore qe i kane keto gjashte faktore do te jene ne gjendje te krijojne udheheqes shpirterore SADVIPRA te cilet do mund te ndihmojne njerzimin te kaperceje cdo pengese qe i del perpara

    persa i perket qellimit kozmik apo lumturise hyjnore,nuk eshte e mundur qe te gjithe ta arrijne ne te njejten kohe ,megjithate qellimi kozmik duhet te jete paresor dhe shoqerite duhet te levizin ne ate drejtim ,ky ideal kozmik eshte i vetmi ideal i cili mund te ndihmoje njerzimin per tu bashkuar dhe per te qendruar keshtu per te gjitha koherat dhe epokat qe do vijne………

    Shrii Shrii Anandamurti

  2. #362
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Nje nder faktoret e rendeshishem ne zhvidhimin e nje shoqerie eshte kendveshtrimi i duhur social ,ne te kaluaren civilizime te shumta jane dobesuar dhe jane shembur ose zhdukur fare per arsye se nje klase e caktuar shoqerore ose nje grup shoqeror e konsideronte nje klase ose nje grup tjeter si inferior dhe i trajtonin si skllever ,ne ditet e sotme nje nga te metat e medha te civilizimit modern eshte se nuk ka rrespekt dhe dashuri reciproke midis njerzve ,nje rrace lufton nje tjeter rrace ,nje grup gjuhesor lufton nje tjeter grup gjuhesor ,nje religjon lufton nje tjeter religjon,e keshtu me rradhe……,ndarjet ne shoqerine e sotme jane te pafundme dhe po ja marin frymen jetesore civilizimit tone

    Jo vetem qe ka nje mungese te rrespektit rreciprok midis njerzve ,por njerzit kane humbur vleresimin dhe pergjegjesine edhe ndaj kafsheve ,bimeve,etj,te cilat ndodhen ne kete planet bashke me ne ,shkaterimi pa arsye qe ne njerzit i bejme jetes bimore dhe shtazore ,ndotja e ajrit,tokes ,detit,dhe hapesires,kerrcenojne te demtojne seriozisht ekosistemin e tokes duke e bere ate te pa pershtatshem per te gjitha format e jetes

    Neo-humanizmi vjen nga kuptimi i natyres njerezore themelore DHARMA te qenjeve njerzore ,jeta njerzore ka tre aspekte themelore qe nuk mund te injorohen nga askush,dhe keto jane aspekti

    -fizik
    -psiqik
    -shpirteror

    ne lidhje me aspektin fizik shkenca e biologjise ka zbuluar shume nga funksionet e trupit te njeriut ,megjithate deri me sot nevojat psiko-spirituale te njerzve nuk jane kuptuar plotesisht ,megjithe perpjekjet e kerkuesve te shpirtit
    mundesite me te medha te natyres njerzore kerkojne qe mendja te jete e lire ,te zgjerohet ,dhe te shkoje drejt vetedijes supreme (zotit) ,kur ndodh kjo gje ,qenja njerzore zhvillon dashurine per vetedijen supreme,dhe per te gjitha qenjet e tjera te krijimit qe jane njerzit ,kafshet,bimet,etj,dashuria per vetedijen supreme duhet te konsiderohet si thesari me i madh i njerzimit,pa kete ndjenje jeta behet boshe dhe e pa kuptimte
    ne ditet e sotme njerzimi nuk ka arritur te ndertoje nje filosofi te pershtatshme te jetes ,keshtu qe shoqeria qe kemi ndertuar nuk eshte ne perputhje dhe ne harmoni me deshirate brendshme te zemres se njeriut ,sot materjalizmi ka pushtuar cdo pjese te jetes njerzore dhe po shkaterron ndjenjen e devocionit te shoqerise njerzore ,si rezulltat i kesaj mungese te ekuilibrit ne mes te nevojave te brendshme te njerzve dhe te realitetit te jashtem kemi kete mjerim ,ankth,semundje mendore,nervore,etj,ne shoqerine e diteve te sotme
    zgjidhja per te rregulluar kete dis-ekuiliber eshte nje filosofi e cila harmonizon nevojat e brendshme te njerzimit me kerkesat e botes se jashtme materjale ,qe te zbatohet nje filosofi e tille duhet qe te njohim faktoret te cilet kercenojne thesarin me te madh shpirteror qe ka njerzimi DEVOCIONIN

    jane tre ndjenja njezore te cilat pengojne zgjerimin e mendjes njerzore drejt realizimit spiritual dhe drejt universializmit

    1-gjeo-sentimenti

    kur nje njeri eshte fiksuar me vendin e tij te lindjes kjo gje quhet gjeo-sentiment ,ne te kaluaren por edhe ne ditet e sotme shume njerez shqetesohen vetem per vendin e tyre ,si pasoje e kesaj dashurie per vendin e tyre linden tek keta njerez ndjesi te tilla si gjeo-politika,gjeo-religjioni,gjeo-ekonomia,gjeo-patriotizmi,etj,politikanet kane shkaktuar shume luftra te pergjakshme duke perdorur gjeo-patriotizmin, per te nxitur masat popullore ,kolionalizmi i te shkuares dhe neo-kolionalizmi i diteve te sotme ,nuk jane gje tjeter por vecse nje forme e gjeo-ekonomise
    (le te zhvillojme vendin tone ,edhe pse kjo gje behet ne kurriz te vendeve te tjera)ky eshte nje slogan i gjeo-ekonomise

    2-social-sentimenti

    nje ndjenje tjeter qe ka demtuar njerzimin quhet social-sentimenti ne kete rast njerzit e perqendrojne kujdesin e tyre mbi grupin shoqeror te cilit i pekasin ,mund te jet ky nje grup kombetar ,gjuhesor,ose fetar ,etj,megjithate kur kjo ndjenje nganjehere eshte me e madhe dhe espansive se gjeo-sentimenti ,(kur grupi eshte me i madh)ajo krijon nje vetedije te grupit e cila bie ne kundershtim me ndjenjat e grupeve te tjera ,lufterat fetare te se kaluares dhe se tashmes jane shkaktuar nga kjo ndjenje shoqerore qe quhet social-sentiment

    3-humanizmi

    se fundi zgjerimi i mendjes njerzore pengohet edhe nga nje ndjenje tjeter ne dukje e mire qe eshte "humanizmi" ,dashuria dhe rrespekti per qenjet njerzore ose humanizmi duhet te ishte nje ndjenje fisnike e cila bashkon njerzimin duke lartesuar mendjet e te gjithe njerzve ,megjithate humanizmi i zakonshem ka disa te meta,qe jane:
    -e para eshte se ky humanizem nuk perfshin kafshet dhe bimet ,njerzit flasin per "te drejtat e njeriut"por vazhdojne te shkelin te drejtat e kafsheve dhe te bimeve per te ekzistuar
    -e dyta nje mangesi tjeter e humanizmit eshte se duke mos pasur nje shtrat shpirteror ,ai shpesh degjeneron ne pseudo-humanizem ,per shembull te ashtuquajtura vende te zhvidhuara japin ndihma per vendet me pak te zhvilluara ne emer te humanizmit ,por prapa shpine korporatat dhe multinacionalet te po ketyre vendeve shfrytezojne pasurite e vendeve me pak te zhvilluara ,duke krijuar varferi dhe shkaterrime masive ekologjike ne kerkim te perfitimit te pa skrupullt

    gjeo-sentimenti,social-sentimenti,dhe pseudo-humanizmi, mund te luftohet vetem atehere kur njerzit te kene te mprehur aftesine e logjikes ,mendimi logjik eshte nje mjet shume i cmuar qe njerzit zoterojne ,nepermjet studimit dhe perdorimit te mendjes njerzit duhet te shohin pertej ndjenjave gjeografike te propoganduara nga demagoget

    ndjenjat sociale mund te luftohen edhe duke ju permbajtur parimit te barazise sociale SAMA-SAMAJA-TATTVA tek njerzit shquhen dy psikologji te ndryshme
    -disa njerez jetojne vetem per kenaqesine e tyre egoiste dhe nuk mendojne kurre per nevojat dhe te drejtat e te tjereve

    nje kendveshtrim me pozitiv kane ata njerez te cilet jane te vendosur te ecin drejt vetedijes supreme,dhe gjate rruges se tyre ata punojne dhe perpiqen qe te zhdukin pabarazite sociale te cilat ndajne njerzimin
    PROUT thote se PERPJEKJA PER TJU AFRUAR REALITETIT TE FUNDEM DUKE KRIJUAR NJE SHOQERI TE LIRE NGA TE GJITHA PABARAZITE SOCIALE KU SEJCILI ANETAR I RRACES NJERZORE LEVIZ NE UNISON ME TE TJERET QUHET SAMA-SAMAJA-TATTVA
    Pra ndjenjat dhe ndarjet sociale mund te kapercehen nepermjet kendveshtrimit spiritual qe ndodhet ne SAMA-SAMAJA-TATTVA ,celesi i zhdukjes se pabarazise sociale eshte mendesia proto-spirituale, e cila eshte perpjekja per ta drejtuar mendjen drejt nje objekti-subjekti spiritual (VETEDIJA SUPREME )kur ky lloj parimi behet parimi i jetes njerzore atehere dhe vetem atehere ndjenjat dhe padrejtesite sociale mposhten kollaj
    Ne kete menyre qe te shmangen difektet e ndjenjave pseudo-humaniste ne fillim njerzit duhet te pranojne se te gjitha krijesat kane vlere ekzistenciale ,kjo gje do te thote se te gjitha krijesat kane te drejte te jetojne dhe te zhvillohen sipas natyres se tyre,njerzit duhet te marin masa qe edhe habitatet e kafsheve dhe te bimeve te cilat duken ne pamje te pare sikur nuk jane te dobishme per njeriun te mos shkaterrohen
    Per te luftuar pseudo-humanizmin ,ne duhet te jemi te motivuar nga spiritualiteti,humanizmi nuk duhet te mbese nje koncept abstrakt,por duhet te ushqehet me rreke dashurie,kur nje njeri ben praktike shpirterore brenda tij rritet dashuria per te gjitha qenjet ,dhe kur kjo gje manifestohet ne jeten individuale dhe sociale atehere spiritualiteti behet mision i gjithe njerzimit dhe universialiteti arrihet

    Vetem neo-humanizmi eshte zgjidhja e problemeve te botes ,sepse udheheqesit e sotem fetare ,politike dhe sociale jane perpjekur te pengojne perparimin e njerzimit me ane te dogmave si pseudo-humanizmi,pseudo-spiritualiteti,dhe me masa te pa sinqerta dhe gjysmake per rreformim

    Vetem kur njerzimi te pranoje vetedijen supreme si qellim te jetes dhe te levizin si nje trup i vetem drejt ketij qellimi ,atehere do te kapercehen te gjitha pengesat cilado qofshin ato

    Shrii Shrii Anandamurti

  3. #363
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Nje nga faktoret e domosdoshem ne zhvillimin e nje shoqerie te shendetshme eshte ekzistenca e nje sistemi te pershtatshem social-ekonomik ,ne cdo epoke njerzve u eshte dashur te meren me pyetjen se : si te perdoren dhe shperndahen burimet dhe risorset e kesaj bote ?

    Per me teper ,shoqeria ka nevoje te rregulloje nje sistem qeverisjeje qe te permbushe nevojat ne rritje te anetareve te saj ,pergjigjet qe nje shoqeri u jep ketyre shqetesimive reflektohen ne vlerat social-ekonomike qe ajo shoqeri ndjek
    Sot ka dy sisteme qe modelojne perqasjen mbare-boterore te ekonomise dhe te politikes ,vetem pak shtete akoma vazhdojne te ndjekin sisteme politike dhe ekonomike qe mbeshteten ne marksizem(komunizem) ndersa pjesa tjeter kane sisteme te bazuar ne kapitalizem ,ajo qe po behet gjithmone me e qarte eshte se as komunizmi dhe as kapitalizmi nuk plotesojne gjithe nevojat e shoqerise dhe ka ardhur koha per paraqitjen e ideve te reja social-ekonomike qe te permbushin nevojat dhe kerkesat e njerzimit

    PROUT eshte unik ne boten e sotme dhe eshte bazuar me shume ne konceptin shpirteror se sa ate material ,te njerzimit dhe universit ,ideja se te gjitha objektet e gjalla dhe jo te gjalla jane pjese e nje vetedijesie supreme te cilat duhen trajtuar si pjeseza te se teres integrale ,eshte thelbi i PROUT

    Ashtu si kapitalizmi dhe komunizmi dolen ne nje kohe kur fizikanet dhe filozofet kishin pikepamje materialiste dhe mekaniciste per boten ,PROUT po shfaqet ne kohen kur njerzimi ka filluar te pranoje kendveshtrimin gjithe-perfshires e shpirteror te universit

    PROUT kjo baze gjitheperfshirese dhe shpirterore ndihmon ne percaktimin e nje panorame te re ekonomike-politike-historike-socoale, dhe ofron shpresen dhe zgjidhjen qe njerzimi mund te gjeje nje rrugedalje nga kriza e sotme social-ekonomike-politike
    Per te kuptuar PROUT duhet te shpjegohet kuptimi i fjaleve ,progres ,perdorim,teori,nepermjet te cilave percaktohet kjo teori e re ,sipas prout progresi ne kuptimin e tij te vertete ndodh vetem ne rrafshin shpirteror sepse vetem aty dikush mund te levize drejt nje qellimi pa provokuar kunder veprim ,ne sferen fizike ne nje ane ka "zhvillim" si p.sh. shpikja e automobilit ,por kjo gje eshte shoqeruar nga prirje kunder vepruese sic eshte ndotja e ambjentit ,mjedisit,apo aksidentet dhe plagosjet ne aksidente
    Ne sferen psiqike ose mendore ka gjithashtu zhvillime ,si p.sh. rritja e informacionit tek njerzit ne kohet moderne ,por perseri me rezulltate negative te tilla si stimi i stresit ,komplekset psiqike dhe semundje mendore dhe nervore te cilat shoqerojne keto zhvillime

    Ideja e progresit e percaktuar nga PROUT ,eshte qe njerzit te pershtatin veten me zhvillimet ndryshuese ne boten fizike dhe psiqike ,ndersa ecin drejt nje qellimi shpirteror

    Perdorimi nenkupton qe burimet e (botes) universit te perdoren per mireqenjen dhe lumturine e te gjitheve dhe jo vetem te nje pakice

    Perdorimi i burimeve duhet te zbatohet gjithashtu edhe per potencialet metafizike,shpirterore dhe psiqike ,te cilat jane anashkaluar ose injoruar ne shume sisteme dhe perqasje te tjera social-ekonomike ,disa teori te tilla jane zhvilluar nga hipokrite te cilet asnjehere nuk kane patur si qellim ta materjalizojne teorine e tyre,ndersa te tjerat sisteme jane perpunuar nga racionaliste te cilet jane kenaqur duke jetuar ne nje bote abstrakte dhe keshtu pra keto teori nuk kane pasur ndonje perdorim me vlere praktike per masat e njerzve dhe shoqerine

    PROUT pohon se sistemi me i mire eshte ai qe bazohet ne nje vleresim te kujdeshem te ngjarjeve ne bote dhe i cili ka aftesine per tju pershtatur kushteve ne ndryshim

    PROUT pra bashkon konceptet e progresit dhe te perdorimit me dobi ne nje sistem qe eshte bazuar ne pese parime baze :

    1-asnje individ nuk duhet te lejohet te akumuloje pasuri materjale dhe finanziare pa leje te qarte ose aprovimin e shoqerise
    ky parim godet ne dobesine themelore te kapitalizmit i cili lejon qe pak individe te mbledhin pasuri edhe pse nje gje e tille sjell mjerimin e milionave njerzve ,ky parim percakton qarte idene e konceptit social ne problemet ekonomike ,ky parim percakton qarte dhe kerkon kufizim te pasurise se individeve qe tek e fundit duhet te kete nje mase ,por ky parim nuk kerkon kufizime ne sferen mendore dhe shpirterore ,sepse sfera mendore dhe shpirterore eshte nje thesar i pafund qe nuk duhet penguar ,ne komunizem ky ndryshim i madh midis sferes fizike dhe psiqike nuk ishte kuptuar ,dhe pikerisht kufizimet e rrepta mbi lirine e besimit dhe mendimit cuan ne renien e shume sistemeve te bazuar ne kete teori

    2-duhet te behet nje perdorim maksimal dhe shperndarje racionale e te gjithe potencialeve tokesore ,pertej-tokesore dhe shpirterore ne (bote) univers

    ky parim e nxit shoqerine te beje qe te perdore te gjitha burimet e botes dhe universit per te kanaqur nevojat njerzore,"shperndarje racionale" nenkupton qe nevojat minimale te te gjitheve duhet te garantohen ,por ata individe te cilet kane dhene kontribute te vecanta per shoqerine duhet te perfitojne shperblime speciale per te bere qe te nxiten ne punet e tyre dhe te tjereve per te kontribuar me shume ne shoqeri
    "shperndarje racionale" nuk do te thote shperndarje e barabarte

    3-duhet nje perdorim maksimal i tere potencialeve fizike,metafizike,dhe shpirterore te individit dhe te kolektivit ne shoqerine njerzore

    ky parim i referohet perdorimit te burimeve njerzore ,dhe thekson qe nje shoqeri e shendoshe duhet te zhvilloje potencialet e te gjithe njerzve
    duke i mohuar shtresave te gjera te njerzimit shanset per zhvillim edukativ dhe ekonomik shoqeria e sotme nuk eshte duke perdorur mire burimet e cmuara njerzore
    ky parim gjithashtu terheq vemendjen per nevojen e ekuilibrit midis te mires kolektive dhe te mires individuale

    4-duhet nje pershtatje e duhur midis perdorimeve fizike ,metafizike,tokesore,dhe pertej tokesore dhe shpirterore

    ketu PROUT thote se shoqeria duhet te frymezoje njerzit qe te punojne per te miren individuale dhe kolektive ,dhe kerkon qe te krijohen rezerva keshtu qe te gjithe nepermjet punes se pershtatshme te mund te fitojne dhe te plotesojne nevojat minimale
    ky parim gjithashtu i ben thirrje shoqerise qe te perdore me korrektesi dhuntite relativisht te rralla sic eshte spiritualiteti

    5-metoda e perdorimit duhet te behet ne perputhje me ndryshimet ne kohe hapesire dhe person,dhe perdorimi duhet te jete i nje natyre progresive

    ky parim i siguron shoqerise nje menyre pershtatjeje ndaj rrethanave te ndryshueshme dhe gjithashtu kerkon nga njerzimi te zhvilloje kerkime shkencore ,te udhehequra nga parimet e neo-humanizmit me qellimin per te sjelle mireqenje per te gjithe

    Shrii Shrii Anandamurti

  4. #364
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,022

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Sa më e bukur paraqitja, aq më i thellë mashtrimi’’

    William Shakespeare konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, por njëkohësisht ai është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

    Ishte komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.

    Ndërkaq ne kemi përmbledhur disa thënie të pavdekshme të dramaturgut më të madh të të gjitha kohërave:


    ‘’Për të njohur mirë të tjerët duhet më parë të njohësh vetveten’’

    ‘’Mungesa jote ndihet më shumë se prania e kujtdo tjetër’’

    ‘’Frikacakët vdesin mijëra herë, ndërsa guximtarët e provojnë shijen e vdekjes një herë të vetme’’

    ‘’Sa më e bukur paraqitja, aq më i thellë mashtrimi’’

    ‘’Duaji të gjithë, besoju pak vetave e mos i bëj keq njeriu’’

    ‘’Ka ç’të thotë luani, kur përreth tij ka veç gomrë që pëllasin’’

    ‘’Dashuria e vërtetë fillon kur jemi të gatshëm të japim gjithçka pa kërkuar asgjë’’

    ‘’Shumë zhurmë për asgjë’’

    ‘’Nuk ke ç’të zgjedhësh mes mollëve të kalbura’’

    ‘’Është gjë e mirë të zotërosh një forcë gjigantësh, por është tirani nëse e përdor si gjigant’’

    ‘’Fatkeqësia i bën njerëzit ta ndajnë shtratin me partnerë të çuditshëm’’

    ‘’Nëse dikush do të bënte një vit pushim, argëtimi do të ishte po aq stresues sa puna’’

    ‘’Unë e konsideroj botën për atë që është: një teatër ku secili duhet të recitojë pjesën e tij’’

    ‘’Poezia më e vërtetë është ajo më fallcoja’’

    ‘’Njerëzit ia mbyllin derën në fytyrë një dielli që perëndon’’

    ‘’Asnjë virtyt nuk mund të krahasohet me nevojën’’

    ‘’A nuk e di që jam femër? Kur mendoj duhet të flas’’

    ‘’Ne mund t’i mbyllim hesapet me të shkuarën, por e shkuara s’i mbyll hesapet me ne’’

    ‘’Nuk ka pasur kurrë një filozof që të mund të duronte dhimbjen e dhëmbëve qetësisht’’

    ‘’Bukuria i tundon hajdutët më shumë se ari’’

    ‘’Brishtësi, emri yt është femër’’


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/sa-me...lle-mashtrimi/

  5. #365
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    "Struktura e mendjes njerzore përcaktohet nga natyra e objektit të saj. Nëse objekti psikik është i papërpunuar, boshllëqet ndër-atomike brenda mendjes zvogëlohen në madhësi dhe mendja përfundimisht do të refuzojë të pranojë asgjë përveç saj. Për këtë arsye, përkrahësit e izmave-dogmave bruto bëhen të paaftë për të pranuar idetë racionale të të tjerëve dhe duke mbyllur sytë dhe mbyllur veshët, ata përpiqen të kapen pas ritualeve të tyre irracionale. Përceptueshmëria e tyre psikike humbet për shkak të mbivendosjes. Ata nuk ndiejnë nevojën që forca Vidyá(e verteta) të tejkalojë forcën Avidyá (fallco).Keta njerez thonë: "Pse duhet të shqetësohem për gjëra kaq delikate. Jam shumë i lumtur siç jam." Njerëz të tillë, të zhytur në materializëm, me siguri do të rilindin në trupa të papërpunuar materiale”

    Burimi :Ananda Marga

  6. #366
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,022

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Thënie mbi Jetën nga Arthur Schopenhauer


    “Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurtë.”

    “Kur e bleni një libër, ju në mënyrë optimiste mendoni se po e bleni edhe kohën për ta lexuar atë.”

    “Njerëzit e mëdhenj janë sikur shqiponjat; ata i ndërtojnë folet e tyre në lartësitë e vetmuara.”

    “Të gjitha të vërtetat e mëdha kalojnë nëpër tre faza: fillimisht ato përqeshen, pastaj ato kundërshtohen dhunshëm dhe në fund ato pranohen si vetë – evidente.”


    “Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlenë edhe për lavdinë.”

    “Dhembshuria për kafshët është e lidhur ngushtë me mirësin e karakterit, dhe mund të pohohet me siguri se ai që është mizor me kafshët, nuk mund të jetë kurrë njeri i mirë.”

    “Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”

    “Një njeri mund të jetë vetja vetëm për aq kohë sa ai është i vetëm; dhe nëse ai nuk e don vetminë, ai nuk do ta dojë as lirinë; sepse vetëm atëherë kur ai është i vetëm, ai është vërtetë i lirë.”

    “Asgjë nuk mund të jetë e bukur pa të vërtetën.”

    “Zakonisht është humbja ajo që na bënë ta dim vlerën e gjërave.”

    “Një shkallë e lartë e intelektit priret ta bëjë njeriun të pashoqërueshëm.”

    ““Natyra e tregon se me rritjen e inteligjencës vjen e rritur edhe aftësia për të ndjerë dhimbje dhe se vetëm në shkallën më të lartë të inteligjencës, dhimbja e arrit pikën e saj supreme.”

    ““Doktori e sheh të gjithë dobësinë e njeriut, gjykatësi e sheh të gjithë ligësinë dhe teologu të gjithë budallallëkun e tij.”

    “Talenti e godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta godas. Gjeniu e godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta shoh.”

    “Ne rrallë mendojmë për atë që e kemi, ndërsa shpesh për atë që na mungon.”

    “Njerëzit e zakonshëm thjesht mendojnë se si duhet ta shpenzojnë kohën e tyre; I talentuari tenton ta përdor atë.”


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/theni...-schopenhauer/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 02-04-2023 më 20:10

  7. #367
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Publikuar ne:

    Ánanda Vacanámrtam Pjesa 31



    Çfarë është abhidhyána?

    Parama Puruśa_ZOTI është qëllimi im. Përpiqem të arrij Parama Puruśa, domethënë bëj sádhaná-Praktike shpirterore. Ju e dini se emri tjetër i Parama Puruśa është Liilámaya [loja kozmike]. Ju do të gjeni Parama Puruśa nëse e doni Atë me gjithe zemër. Por Ai luan një lojë me ju kukafshehti. Nëse Ai nuk luan me ju, ju nuk do të merrni ánanda [lumturine e pafundme]. Një person duhet të vrapojë andej-këtej pas Tij dhe të mendojë: "Çfarë po ndodh, çfarë po ndodh?" Kjo është denim.

    Parama Puruśa-ZOTI është qëllimi juaj. Ju do të realizoheni në Parama Puruśa. Nëse Parama Puruśa kapet lehtësisht në zemrën tuaj, atëherë ky është vullneti i Parama Puruśa.

    Nëse Parama Puruśa ikën nga ju, atëherë çfarë duhet të bëni?

    Nëse mendoni, "Parama Puruśa nuk më do mua", dhe kthehesh mbrapa, atëherë je i mundur nga Parama Puruśa. Por nëse Parama Puruśa ikën dhe ju e ndiqni Atë, nëse thoni, "Unë nuk do ta lë të shkojë, nuk do të tërhiqem derisa ta kap", kjo është abhidhyána.

    Tasyábhidhyánát yojanát tattvabhávát;

    Bhúyashcánte Vishvamáyánivrittih.

    [Nëpërmjet abhidhyána-s, nëpërmjet shoqërimit dhe realizimit te Supremin dhe përmes tattvabháva-s (gjysmë-meditimi mbi Supremin ndërsa jeni në mes të veprimit-aksionit dhe punes), njeriu mund të kapërcejë magjinë e fuqishme të Vishvamáyá - Máyá universale.]

    Ju duhet të bëni abhidhyána.

    “Edhe nëse Parama Puruśa-ZOTI thotë se unë jam një mëkatar ose një poshtër i konfirmuar, unë nuk do ta lë Atë. Sido që të jem, mëkatar, budalla, i poshtër, do ta ndjek. Unë do të vrapoj dhe do të vrapoj pas Tij. Në fund të fundit, sa mund të vrapojë Ai? Unë me siguri do ta kap Atë.”

    Kjo është abhidhyána.

    Më pas vjen árádhaná. Çfarë është árádhaná?

    Ne e dimë se është mikrokozmosi-njeriu që bën sádhaná-praktike shpirterore në të gjitha aspektet. Tani kjo sádhaná është bërë për të arritur Parama Puruśa, për të arritur Desideratumin Suprem. Dhe kur në procesin e sádhaná-praktikantit shpirteror arrin një fazë të caktuar, atëherë ky individid e harron veten plotësisht. Ndonjëherë ndodh që një person që vrapon pas Tij në abhidhyána përfundimisht harron veten. Kjo njihet si árádhaná.

    Kjo ndodh edhe në sfera të tjera të jetës. Në lojëra dhe sporte, mund të ketë disa djem dhe vajza që në entuziazmin e tyre të tepruar ne loje bejne këmbët e tyre të mavijosura - por ata nuk shqetësohen për këtë. Edhe në muzikë, ka disa njerëz që zhyten plotësisht në muzikë, duke harruar gjithçka tjetër, madje edhe vaktet e te ngrenit dhe gjithshka te tyre.

    Nëse, duke bërë abhidhyána në Parama Puruśa, dikush e harron veten në një mënyrë të ngjashme, kjo njihet si árádhaná.




    Burimi: Abhidhyána dhe Árádhaná



    Shrii Shrii Anandamurti

  8. #368
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Publikuar ne:

    Ánanda Vacanámrtam Pjesa 1



    Ky kozmos është vibracional-vibrues. Kjo botë fizike, e njohur si Prapaiṋca (botë quinquelementale), ekziston vetëm brenda fushës së substancës mendore dhe mbi-mendore. Dridhjet vibracionale janë të shumta, por jo të pafundme. Po të ishin të pafundme, edhe krijimi do të kishte qenë i pafund. Vërtetë, ato janë të shumta, por jo të pafundme. Ekzistojnë tre ngjyra kryesore - e bardha, e kuqe dhe e zezë. E bardha tregon parimin sensitiv, e kuqja ndryshimin dhe e zeza parimin statik. Njëshi SUPREM Puruśa krijon ngjyra. Me këto ngjyra, Ai tërheq. Nëse nuk do të kishte tërheqje, qeniet e krijuara nuk do të gëzonin ekzistencën e tyre.

    Ya ekoʼvarńo bahudhá shakti yogád varńánanekán nihitártha dadháti

    Vicaeti cánte vishvamádao sa devah sa no buddhyá shubhayá saḿyunaktu

    Kur shkaku i shumësit është një, kjo është noumenale. Kjo botë e shprehur është fenomenale.

    Pse është krijuar kjo botë shumëngjyrëshe?

    Është bere për shkak se njerëzit e kësaj bote përndryshe mund të mos kënaqeshin dhe të qëndronin në të.

    Fëmija qan; pastaj nëna e furnizon me lodra, në mënyrë që të vazhdojë të luajë me to. Për të bërë lodra, janë krijuar ngjyrat e kesaj Bote.

    Por cili është qëllimi, qëllimi aktual? Shkaku i saj, motivi i saj i brendshëm, i di vetëm Ai. Nëse zbulohet, sekreti do të zbulohet edhe AI.

    Atëherë cila është ideja? Nëse dihet apo zbulohet ajo që ishte e fshehtë, njerëzit do të përpiqen të jenë të lirë; ata nuk do të përpiqen të mbeten me ngjyrat e krijimit.

    Këto shprehje vibruese janë në atë Supremin ZOT. Vetëm nga ky Suprem dalin këto dridhje vibracionale plot ngjyra. Nëse e gjurmojmë këtë dridhje përpara dhe mbrapa, gjejmë vetëm Thelbin Suprem, si në fillim ashtu edhe në mbarim.

    “Intelekti ynë të mos largohet nga Entiteti Suprem” (dhe e mira shpirtërore) duhet të jetë lutja jonë e vetme.



    Burimi: Sekreti pas ngjyrave


    Shrii Shrii Anandamurti


  9. #369
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Publikuar ne:

    Ánanda Vacanámrtam Pjesa 4


    "Eka eva suhrda dharma nidhane apyanutatiyah" -

    "Dharma është e vetmja suhrda (një lloj shoku i ngushte) që mbetet me ju edhe pas vdekjes suaj."

    Në gjuhen Saḿskrite ka disa terma për fjalën angleze "mik".

    Atyágo sahano bandhu

    Sadaevánumatam suhrda

    Ekaḿ kriyaḿ bhaven mitram

    Samapráńah sakhá smrtah.

    "Atyágo sahano bandhu" - personi që nuk mund të tolerojë ndarjen nga ju është një "bandhu". Kur lidhja e dashurisë është aq e madhe saqe një person nuk mund të tolerojë dot asnjë ndarje nga ju, ai ose ajo quhet bandhu MIK i NGUSHTE i juaj. Kravata quhet bandhanam në Saḿskrta. Është aq i fortë sa që personi nuk mund të qëndrojë larg jush, nuk mund të tolerojë ndarjen nga ju.

    Në këtë botë kushdo dhe cilido mund ta tolerojë ndarjen nga ju. Kur një person vdes, çfarë ndjenjash do të shfaqin nëna dhe babai, vëllezërit dhe motrat e tij? Ata do të qajnë me zë të lartë, por pas dy-tre ditësh normaliteti do të kthehet. Ata do të rifillojnë detyrat e tyre normale të zakonshme. Dhe pas disa ditësh më shumë ose disa muajsh apo vitesh ata do ta harrojnë personin. Në shoqëritë ku martesa e një të vejushe pranohet nga njerëzit, e veja do të rimartohet. Në Indi, në shoqërinë hindu të klasës së lartë, martesa e një të vejushe nuk pranohet, por në një pjesë të madhe të botës, madje edhe në Indi në disa raste, martesa e një të veje pranohet nga të tjerët. Pra, nuk mund të thuash se ndonjë nga të afërmit e tu është bandu (miku juaj i vertete) juaj. Askush nuk është bandhu, apo miku juaj, në këtë drejtim apo kendveshtrim.

    Sipas zakonit indian, prindërit që kanë vetëm një djalë mund të adoptojnë një fëmijë tjetër, i cili më pas quhet bandhu. Por Jagat Bandhu është i vetmi Bandhu-mik i vërtetë. Parama Puruśa-Zoti është i vetmi bandhu i vërtetë. Ai ju ka dashur në të kaluarën; Ai do t'ju dojë në të ardhmen. Ai vetëm është Bandhu-miku juaj i ngushte. Emri i tij është Jagat Bandhu.

    Një term tjetër për fjalen mik është "suhrda". Suhrda do të thotë "ata me të cilët nuk ka pasur dhe nuk ka kurrë ndonjë dallim apo diference mendimi". Në sferën e kësaj bote ka gjithmonë dallime në mendime me gruan ose bashkëshortin, nënën ose babanë tuaj. Por në rastin e Parama Puruśa, Ai tund me kokë dhe jep pëlqimin e Tij për çdo gjë që bëni; dhe Ai vazhdon të tundë me kokë.

    Pse vazhdon Ai me këtë tundje me kokë?

    Ai është një mik i vërtetë. Në sferën fizike Ai nuk bën asgjë, dhe në sferën psikike Ai ju jep udhëzime. Në sferën fizike Ai nuk bën asgjë drejtpërdrejt; kjo është arsyeja pse Ai është suhrda për njeriun e keq dhe për njeriun e mirë. Ai është gjithmonë suhrda.

    “Eka eva suhrda nidhane apyanuyatiyah” – Ai është i vetmi suhrda që mbetet me ju edhe pas vdekjes suaj.

    Pas vdekjes suaj miqtë tuaj do t'ju çojnë në tokën e djegies apo ne varreze. Pas djegies, trupi kthehet në hi. Miqtë tuaj do të spërkasin pak ujë mbi hirin e pirës së funeralit dhe më pas do të kthehen në shtëpi. Për sa kohë që janë në terrenin e djegies, ata ju kujtojnë. Pas kësaj ata ju harrojnë.

    Por dharma-spiritualiteti mbetet me ju edhe pas vdekjes suaj dhe ajo që keni bërë për dharma-spiritualitetin në këtë botë nuk harrohet kurrë. Prandaj, në jetën tuaj të kësaj bote, ju duhet t'i forconi duart e dharmas dhe në botë, dharma do t'ju forcojë. Pra, është detyrë e intelektualëve dhe njerëzve inteligjentë të forcojnë duart e dharma (spiritualitetit). Nëse ju forconi duart e miqve tuaj, miqtë tuaj do t'ju forcojnë dhe ndihmojne edhe në rast nevoje urgjente.

    "Mitram". Kur natyra e detyrës së dy personave është e njëjtë, ata janë mitram. Supozoni se janë dy mjekë, dy kërkues, dy biznesmenë. Ata quhen mitraḿ, sepse natyra e detyrës është e njëjtë. Dy hajdutë quhen edhe mitram. Në Saḿskrta, fjala "mitra", kur përdoret në gjininë mashkullore, do të thotë "diell". Kur përdoret në gjininë asnjanëse do të thotë "koleg". Në gjininë asnjanëse termi është mitram.

    Në rastin e sakhá-it, pozicioni është se ka dy trupa fizikë, por trupi mendor është i njëjtë sepse ka kaq shumë dashuri. Njerëz të tillë quhen sakhá. Pra, askush tjetër përveç Parama Puruśa-Zotit nuk mund të jetë sakhá. Krśńa ishte sakhá i Arjuna-s.

    Kështu në këtë botë, nga këto katër fjalë për mik, vetëm Parama Puruśa mund të jetë bandhu, suhrda dhe sakhá. Në këtë botë relative mund të gjesh vetëm një mitram, jo një bandhu, suhrda ose sakhá. Për Të mund të përdorni fjalën bandhu, suhrda ose sakhá: Ai i madhi Zot është gjithçka juaj. Ju nuk mund të bëni pa Të. Marrëdhënia juaj me Parama Puruśa është si marrëdhënia e një peshku me ujin. Pra, është e kotë ta harrosh Atë; përpiquni ta kujtoni gjithmonë Atë. Ky kujtim i Tij përherë, në të gjitha sferat dhe të gjitha shtresat e jetës, quhet “dhruvásmrti” memorje kostante. Mos harroni këtë për asnjë moment. Me anë të sádhaná-së suaj, përpiquni të zhvilloni dhruvásmrti dhe të jeni njësh me Të te MADHIN ZOT, dhe në paqe, në pafundësi.



    Burimi: Miku juaj i vërtetë

    Shri Shri Anandamurtiji
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 04-04-2023 më 07:17

  10. #370
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Karma Brahmeti, karma bahu kurviita”.

    Puna është Brahma dhe kështu qe bëni gjithnjë e më shumë dhe akoma më shumë punë. Në Vedat thuhet se në këtë botë të dukshme, qeniet njerëzore arrijnë Parama Puruśa-Realizimin Suprem në formën e veprimit. Prandaj duhet bërë gjithnjë e më shumë punë. Një person që është i papunë dhe i frikësohet punës dhe është i pushtuar plotësisht nga letargjia, është vetëm një barrë e rende për tokën. Në Vedat, përmendet një personazh i veçantë i quajtur Rohit. Rohit ishte një dijetar i madh, por duke lexuar vazhdimisht shkrimet e shenjta ai ishte bërë një person jashtëzakonisht i papunë deri në fund të studimit të tij. Ai madje ndaloi së lëvizuri. Ky lloj i njerëzve joaktivë nuk mund të bëjë asnjë punë të mirë për shoqërinë; përkundrazi ato bëhen barrë për shoqërinë.

    Babai i Rohit nuk ishte i ditur me shkolle, por ai ishte njeri i mençur ne pervojen e jetes. Ai e këshilloi djalin e tij: “Shiko Rohit, gjithçka në këtë botë ka origjinën nga veprimi.

    Çfarë është veprimi (puna)?

    Ndryshimi i pozicionit të objekteve është veprim. Çfarëdo që ka ndodhur në këtë univers ka ndodhur duke ndryshuar pozicionin e objekteve të ndryshme. Çfarëdo bukurie dhe tërheqjeje që ka në këtë botë, e gjitha është e tille për shkak të ndryshimit të pozicionit të objekteve të ndryshme. Kur qeniet njerëzore largohen nga kjo botë, kjo e vërtetë mbetet. Arsyeja është se njerëzit nuk qëndrojnë në një gjendje për një kohë të gjatë dhe as nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë. Ai që është plakur mendon: "Epo, unë jam plak, është më mirë të largohem nga bota." Më pas, megjithatë, kur diçka nga kjo botë e tërheq përsëri, ai thotë: "Epo, duhet të vazhdoj të jetoj në këtë botë. për disa ditë të tjera.` Pas kësaj tërheqjeje për botën, shkenca e veprimit është në punë. Prandaj, ai që i frikësohet punës dhe dëshiron të qëndrojë larg punës është një entitet i pajetë dhe joaktiv. Nuk ka rëndësi nëse njerëz të tillë mbeten apo jo në këtë tokë apo jo”.

    Kështu babai i Rohit i tha: “Kur një person punon pa u lodhur aq shumë sa që djersa të rrjedh nga koka te këmbët, i gjithë trupi i tij bëhet i bukur. Njerëz të tillë nuk kanë shoke te ngjashem dhe të barabartë në botë. Edhe Indra, mbreti i perëndive, ka mall për miqësinë e tyre”.

    Ai që ka humbur dharman (cilesine) e lëvizjes është praktikisht i vdekur. Natyra e vërtetë e një qenieje të gjallë është dinamizmi. Staticizmi (qendrimi ne vend numero) është shenjë e vdekjes. Prandaj ai që ka humbur dinamizmin, ritmi i përparimit të tij degradon dhe ata gradualisht humbasin cilësitë e tyre njerëzore. Në fund të fundit ata kthehen drejt shtazësisë, të zhytur në vese. Pra, mos u bëni si Jad́a-Bharata, domethënë një objekt i pajetë. Qëllimi i vetëm i jetës suaj duhet të jetë të ecni përpara. Pra vazhdoni të punoni; përmbushni përgjegjësitë tuaja duke punuar dhe vazhdoni të punoni, edhe kur jeni duke vdekur.

    Fati i një personi që fle, gjithashtu flen me te. Këtu "të flesh" nuk do të thotë të flesh në kuptimin e kësaj bote, por do të thotë të qëndrosh i mbështjellë në errësirë. Në një gjendje të tillë njeriu zotëron trupin fizik të një qenieje njerëzore, por veprimet e tij nuk janë si ato të një qenieje njerëzore. Edhe mendimet psikike të ketyre tipave njerzish nuk janë si ato të një qenieje njerëzore. Kur njeriu ngrihet nga gjumi, i lind edhe pasuria. Ai që është ngritur, do të zbulojë se i ka lindur edhe pasuria. Dhe kur një person fillon të lëvizë me synim drejt qëllimit të tij, fati i tij gjithashtu fillon të lëvizë me te. “Pra, mos u sill si budalla, Rohit. Vazhdo, vazhdo, vazhdo. Mantra e vetme e jetës suaj duhet të jetë të ecni përpara.”

    Kalih shayáno bhavati sandihánastu Dvápara;

    Uttiśt́han Tretá bhavati Krtaḿ sampadyate carań.

    [Një person që abstenon nga puna dhe nuk dëshiron të lëvizë, jeton në Kali Yuga; ai që sapo është zgjuar nga gjumi është në Dvápara Yuga; ai që është ngritur është në Tretá Yuga; dhe kur dikush ka filluar të lëvizë dhe te punoje, atëherë Satya Yuga ka hyrë në jetën e atij personi.]

    Cilat janë yugat - Kali Yuga, Dvápara Yuga, Tretá Yuga dhe Satya Yuga?

    Prapashtesa ghaiṋ i shtohet rrënjës se Foljes yuj në gjuhen Saḿskrite dhe formohet fjala yuga. Yuga nënkupton një periudhë të caktuar kohe. Nëse një objekt i afrohet një objekti tjetër, ai njihet edhe si një yuga. Fjala yoga e ka origjinën nga rrënja-folje yuiṋj. Yuga do të thotë "nyje kritike", domethënë një ndryshim i veçantë i kohës nga një periudhë e veçantë në një periudhë tjetër. Në gjuhen Sanskrite kjo njihet si yugasandhi.

    Historia tregon se njerëzimi ka ecur përpara në këtë mënyrë. Kapitulli i parë i historisë njerëzore ishte epoka e errët, epoka e shúdras; pastaj erdhi epoka e kśatriya [luftëtarëve], e ndjekur nga epoka e vipras [intelektualëve] dhe më në fund epoka e vaeshya [kapitalistëve]. Secili prej këtyre kalimeve nga epoka e mëparshme në ate pasardhese njihej si yugasandhi. Në të njëjtën mënyrë, këto katër faza të jetës njerëzore – Kali, Dvápara, Tretá dhe Satya – janë nyje kritike.

    Kali Yuga përshkruhet në shkrimet e shenjta si gjendja kur jeta e njerëzve, mendimet njerëzore dhe madje ekzistenca mbeten të mbështjella në errësirë dhe çdo ndjenjë e maturisë dhe pjekurise humbet. Një person në këtë gjendje thuhet se është duke fjetur. Megjithatë, kur ndërgjegjja e dikujt zgjohet dhe ata fillojnë të ndiejnë se çfarë duhet të bëjnë, çfarë është e duhura, çfarë duhet të bëjnë për shoqërinë, kjo njihet në shkrimet e shenjta si Dvápara Yuga. Kur, pasi zgjohen nga gjumi dhe hapin sytë, njerëzit shohin veten dhe mendojnë se duhet të ngrihen, se nuk duhet të qëndrojnë joaktivë, se kanë përgjegjësi të mëdha që duhet të zbatohen dhe te kryhen siç duhet, kjo gjendje njihet si Tretá Yuga në gjuhën e shkrimeve të shenjta. Kur ata në fakt fillojnë të ecin përpara, kjo njihet si Satya Yuga.

    Ky është shpjegimi i Kali, Dvápara, Tretá dhe Satya Yuga. Ka edhe shpjegime të tjera, por ato nuk janë të pranueshme pasi janë mitologjike dhe nuk bazohen në logjikë dhe racionalitet.

    Kështu babai i Rohit tha: "Rohit, vazhdo dhe puno". Po kështu unë ju them “Vazhdo me punën tënde – kjo do të jetë mirë për ty dhe gjithashtu mirë për shoqërinë. Jo nga sot, por pikërisht nga ky moment, hidhuni në botën e veprimit dhe hapni rrugën drejt mirëqenies suaj”.


    Shri Shri Anandamurtiji

    Burimi: Veprimi çon në progres

    Publikuar ne:

    Ananda Marga Karma Sannyása

    Ánanda Vacanámrtam Pjesa 13

Faqja 37 prej 91 FillimFillim ... 2735363738394787 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Shprehje
    Nga Eureka në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-01-2015, 14:46
  3. Shprehje të bukura në shqip
    Nga anaksimenus në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 371
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 11:02
  4. Njerëz të mëdhenj
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2007, 15:54
  5. Shprehje....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •