Close
Faqja 31 prej 91 FillimFillim ... 2129303132334181 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 901
  1. #301
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    LEXO: JETO MIJËRA JETË!

    Hapni një libër, keni hyrë në një univers.…

    Të lexuarit është një aktivitet që të përtërin: citimet dhe aforizmat në librat e zgjedhur e shprehin këtë gjë në mënyrë të përsosur. Të shfletosh faqet e një libri, do të thotë të kridhesh në një histori të re, do të thotë të sulesh me vërtik në një aventurë, të njohësh personazhe, që, nëse historia është e këndshme, do të mbeten për shumë kohë në kujtesën tonë. Po ashtu, diçka e tillë mund të nënkuptojë ndryshimin e këndvështrimit në lidhje me synimet, sepse librat nuk janë thjesht argëtim, por janë mjete për të mësuar, për të njohur gjëra të reja, për të thelluar ca të tjera dhe për të eksperimentuar./Konica.al

    Leximi është t’i japësh hapësirë ​​imagjinatës dhe të jetosh një mijë jetë, nëse citojmë Italo Kalvinon, i cili shkroi disa nga fjalët më të vërteta për këtë temë: “Ata që nuk lexojnë, kur të kenë mbushur të 70-at do të kenë jetuar vetëm një jetë: të tyren. Ai që lexon, do të ketë jetuar 5,000 vjet: që kur Kaini vrau Abelin, kur Renzo u martua me Luçian, kur Leopardi admironte pafundësinë… sepse leximi është një përjetësi në drejtim të kundërt”. Ndoshta nuk ka citim më të mirë për t’ia bashkëngjitur një prej “superfuqive” të librave. Megjithatë, ekzistojnë shumë shprehje për librat: fjali të jetësuara nga pena e shkrimtarëve të mëdhenj. Kolosët e penës u kanë dhënë jetë shumë shprehive në libra, prej nga dalin indirekt mendimet e tyre, të cilat janë kontribute tejet të çmuara, pasi përmbajnë vetë domethënien e bukurisë së leximit, të shprehur nga këndvështrimi i mendjeve të ndryshme që i kanë dhënë aq shumë botës së librit. Frazat në librat e shkrimtarëve të mëdhenj janë perla të vogla urtësie, të dobishme për të na kujtuar dobinë e leximit dhe se sa e rëndësishme është t’u kushtojmë kohë librave.

    Pa marrë parasysh zhanrin: çdo vëllim ka diçka për të na përcjellë, nëse është një ese, një romancë dashurie, një trillim apo një roman policor. Po citojmë disa shprehje nga librat e shkrimtarëve të mëdhenj: citate dhe aforizma, që na bëjnë të reflektojmë mbi dhuratën e thellë, që çdo histori mund të na ofrojë:

    – Një librari nuk është thjesht një dyqan, është një ftesë për fjalëpakët dhe ëndërrimtarët, një vend i fshehtë dhe i magjepsur, ku mund të humbasim dhe të kthehemi në një shekull tjetër dhe të arrijmë një dimension tjetër. (Fabrizio Caramagna).

    – Aspekti vërtet i rëndësishëm i leximit është, se ai nxit një familjaritet rastësor me procesin e të shkruarit; shkel në vendin e shkrimtarit me të gjitha dokumentet pak a shumë në rregull. (Stephen King)

    – Kur ndiheni keq, kur ndiheni të mbaruar, kur jeni të sigurt se nuk do t’ia dilni, hapni një libër dhe lexojeni deri në fund. Nëse ende nuk ndiheni më mirë, atëherë merrni një tjetër dhe filloni nga e para. (Stephen King)

    – Pak libra e ndryshojnë jetën. Kur e shndërrojnë, është përgjithmonë, hapen dyer që nuk imagjinoheshin më parë, hyn dhe nuk kthehesh më pas. (Christian Bobin)

    – Librat janë kudo; dhe na ngopin përherë me të njëjtën ndjesi aventure. Librat e dorës së dytë janë libra të egër, libra të pastrehë; ata janë mbledhur në grumbuj të mëdhenj pendësh të larmishme dhe kanë një hijeshi që u mungon vëllimeve të zbutura të bibliotekës. (Virginia Woolf)

    – Librat kanë qenë zogjtë dhe foletë e mia, kafshët e mia, streha ime dhe fshati im; biblioteka ishte bota e mbyllur në një pasqyrë; e një pasqyre me thellësi të pafundme, me shumëllojshmëri dhe paparashikueshmëri. (Jean-Paul Sartre)

    – Nuk kam pasur kurrë një dhimbje, që një orë leximi të mos ma ketë fashitur. (Charles Montesquieu)

    – Kur një lexues lexon, ai lexon vetë. Vepra e shkrimtarit është një lloj instrumenti optik, që ai i ofron lexuesit për ta lejuar atë të dallojë atë që, pa një libër, mund të mos kishte parë kurrë në vetvete. (Marsel Proust)

    – Ata që më lënë pa frymë janë librat, të cilët kur i mbaron së lexuari dhe gjithçka që vijon, do të doje që autori të ishte miku yt më i mirë dhe që mund ta telefonoje sa herë që të dëshiroje. (JD Salinger)

    – Librat, ata nuk të braktisin kurrë. Ti me siguri i braktis herë pas here, librat, ndoshta edhe i tradhton, por ata nuk ta kthejnë kurrë shpinën: në heshtje të plotë dhe me përulësi fisnike, të presin në raft. (Amos Oz)

    – Leximi është një marrëdhënie me veten dhe jo vetëm me librin, me botën tonë të brendshme përmes botës që na hap libri. (Italo Calvino)

    – Tek unë, dëshira për libra është e padiskutueshme. Jo për t’i zotëruar apo lexuar, por për t’i parë, për të më bindur për ekzistencën e tyre në vitrinën e një librashitësi. Është sikur ky dëshirim të vinte nga stomaku. (Franz Kafka)

    – Ndoshta nuk ka ditë të adoleshencës sonë të jetuar me aq plotësi, sa ato që menduam se do t’i kalonim pa i jetuar, ato të kaluara në shoqërinë e librit tonë të preferuar. (Marsel Proust)

    – Ishte si njëlloj ndjesie, sepse teksa njerëzit shkojnë e vijnë, lindin dhe vdesin, përkundrazi librat shijojnë përjetësinë. Kur isha i vogël, kur u rrita doja të bëhesha libër. Jo një shkrimtar, një libër: sepse njerëzit mund të vriten si milingonat. Edhe një shkrimtar, nuk është e vështirë ta vrasësh. Ndërsa një libër, edhe nëse shkatërrohet në mënyrë metodike, një kopje ka të ngjarë të mbetet dhe të ruajë jetëgjatësinë e saj, një jetë e përjetshme dhe e heshtur në një raft të harruar në një bibliotekë të largët në Reikjavik, Valladolid, Vankuver. (Amos Oz)

    – Nuk ka anije aq të shpejtë sa një libër, që të na çojë në vende të largëta, as kuaj si një faqe poezie që ngrihet lart – edhe të varfrit mund ta bëjnë këtë kalim pa tarifë – kaq i përkorë është transporti i shpirtit. (Emily Dickinson)

    – Ka nga ata që e kalojnë jetën duke lexuar, pa mundur të shkojnë përtej leximit, mbeten të mbërthyer në faqe, nuk e kuptojnë se fjalët janë vetëm gurë të vendosur përtej rrymës së një lumi, ata janë aty vetëm për të na bërë të arrijmë në bregun tjetër, i rëndësishëm është bregu tjetër. (Jose Saramago)

    – A e kuptoni tani pse i urreni dhe u frikësoheni librave? Sepse zbulojnë poret në fytyrën e jetës. Njerëzit e shkujdesur duan vetëm fytyra hënëplote, fytyra dylli, fytyra pa pore, pa qime dhe pa shprehje. (Ray Bradbury)/Konica.al


    Konica.al

    https://konica.al/2022/10/hapni-nje-...e-nje-univers/

  2. #302
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Deformimet e akumuluara ne shume jete te kaluara nuk mund te zhduken me nje te rene te lapsit , eleminimet e ketyre deformimeve kerkojne nje kultivim te vazhdueshem te konoshences , nje devocion pa interes , dhe nje pune apo aksion te pandalur

    Bota pret nga ty nje pune te jashtezakonshme , keshtu pra qe nuk duhet te qendrosh inert si nje zhabe ne nje pellg uji te qelbur nen mahnitjen e stanjacionit, prandaj zgjohu,ngrihu,realizohu.

    Shrii Shrii Anandamurtijii

  3. #303
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Eleanor Roosevelt: “Është shumë më mirë të ndezësh një qiri se sa ta mallkosh errësirën”

    “Duhet guxim për të dashuruar, por dhimbja përmes dashurisë është një zjarr pastrues gjë të cilën ata që dashurojnë në përgjithësi e dijn. Ne të gjithë njohim njerëz të cilët aq shumë frikësohen nga dhimbja sa që mbyllen brenda vetes dhe nuk japin asgjë, nuk marrin asgjë dhe në këtë mënyrë tkurren deri sa jetën e bëjnë thjeshtë një vdekje që jeton.”

    “Pavarësisht se sa e thjeshtë është një femër, nëse e vërteta dhe ndershmëria janë të shkruara në fytyrën e saj, ajo do të jetë e bukur.”

    “Unë besoj që secili mund ta mposht frikën duke i bërë gjërat që gjithmonë ka pasur frikë ti bëjë.”

    “Është shumë më mirë të ndezësh një qiri se sa ta mallkosh errësirën.”

    “Kurrë mos u mërzit dhe kurrë nuk do të bëhesh i mërzitshëm.”


    Kujtojmë se bëhen 138 vite nga lindja e Eleanor Rooseveltit, ish-zonja e parë e SHBA-ve.

    Anna Eleanor Roosevelt ishte një figurë, diplomate dhe aktiviste politike Amerikane.

    Ajo shërbeu si zonja e parë e Shteteve të Bashkuara nga Marsi 1933 deri në Prill 1945, gjatë katër mandateve të burrit të saj Presidentit Franklin D. Roosevelt në detyrë.

    Roosevelt shërbeu si Delegate e Shteteve të Bashkuara në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Presidenti Harry S. Truman më vonë e quajti atë “Zonja e Parë e Botës” në shenjë nderimi për arritjet e saj të të drejtave të njeriut.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/elean...h-erresiren-2/

  4. #304
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Duke qenë i ndershëm nuk ke për të pasur shokë të shumtë, por gjithmonë do të kesh shokët e saktë”

    Bota e humbi John Lennon që në 1980-ën, por muzika dhe poezia e tij jetojnë ende në zemrat tona. Fjalët e tij për dashurinë, jetën, dhe paqen që dekada më parë i la për ne, tingëllojnë ende kuptimplota dhe na nxisin drejt një versioni më të mirë të vetes dhe të së ardhmes tonë.

    Ne duam t’u kujtojmë ndjekësve tanë për këtë muzikant gjenial dhe ëndërrimtar madhështor thëniet më të fuqishme të tij:


    “Jetojmë në një botë ku duhet të strukemi që të bëjmë dashuri, ndërkohë që dhuna praktikohet ditën për diell.”

    “Kur shkoja në shkollë, ata më pyesnin çfarë dëshiroja të bëhesh kur të rritesha. Unë shkrujta “i lumtur”. Ata më thanë se nuk e kisha kuptuar detyrën, dhe unë u thashë se ju s’keni kuptuar jetën.”

    “Duke qenë i ndershëm nuk ke për të pasur shokë të shumtë, por gjithmonë do të kesh shokët e saktë.”

    “Nuk ka rëndësi kë dashuroni, ku dashuroni, pse dashuroni, kur dhe si dashuroni, rëndësi ka që dashuroni.”

    “Nëse të gjithë do ta dëshironin paqen aq as dëshirojnë një set të ri televiziv, atëherë paqja do mbretëronte.”

    “Të përpiqesh t’u pëlqesh të gjithëve është e pamundur – nëse e bën, do përfundosh në një midis ku asnjërit s’i pëlqen. Duhet të marrësh vendimin për atë që mendon se është më e mira për ty, dhe bëjë atë.”

    “Si zakonisht, qëndron një grua madhështore, prapa çdo idioti.”

    “Vetëm duke provuar rrobat e të tjerëve e kuptojmë përmasën tonë.”

    “Kur bën diçka fisnike dhe të bukur e askush nuk e vëren, mos u trishto. Për diellin, çdo mëngjes është i bukur, edhe pse audienca fle gjumë ende.”

    “Gjithçka do të shkojë në vendin e vet në fund. Nëse gjërat nuk janë në vendin e tyre, atëherë s’ka ardhur fundi.”

    “Një ëndërr që e ëndërron i vetëm, është vetëm një ëndërr. Një ëndërr që e ëndërrojmë së bashku, është realitet.”

    “Paqja nuk është diçka për të cilën ne lutemi dhe urojmë; është diçka që bëhet, diçka që je, dhe diçka që jepet.”


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/theni...hoket-e-sakte/

  5. #305
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Kur fakulteti yt mendor konjitiv-njohes behet i holle aq shume saqe arrin te shikosh BRAHMA-ZOTIN (Konoshencen Supreme) ne te gjitha entitetet e manifestuara,atehere dhe vetem atehere mundesh te marresh persiper dhe te kesh nje rrol sinjifikativ dhe domethenes ne boten praktike , vetem ne kete stad arrin te kuptosh qe asnje dhe askush ne kete univers nuk eshte superior apo inferior sepse te gjithe pa dallim jane bijte dhe bijat e Babait Suprem Absolut ZOTIT

    Shrii Shrii Anandamurti

  6. #306
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Vetëdija Supreme e ka fshehur veten brenda mendjes suaj. Ai është i fshehur pas perdes së "Uni-t" tuaj. Ju nuk keni nevojë të shkoni në malet Himalaya për të zbuluar ATE që fshihet pas "EGO-S" tuaj.

    A ka nevojë njeriu për një pasqyrë qe te shikoje byzylykun në dorën e tij?

    Supremi-ZOT, është brenda jush. Duhet vetëm heqja e perdes të egos tuaj.

    Shrii Shrii Anandamurti

  7. #307
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Forma e fundit dhe më e rrezikshme e shfrytëzimit ekonomik është shfrytëzimi fashist. Për të kërkuar mbështetje kombëtare për të justifikuar shfrytëzimin e tyre, imperialistët popullarizojnë teorinë e nacionalizmit. Ata e cilësojnë shfrytëzimin e tyre si racional dhe kushtetues dhe të bazuar në interesat kombëtare. Imperialistët britanikë, për të legjitimuar shfrytëzimin e tyre, përqafuan teorinë nacionaliste.

    Duke ndjekur shembullin e britanikëve, Musolini në Itali dhe Hitleri në Gjermani morën të njëjtën rrugë. Kur u krijua imperializmi komunist pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi sovjetik Jozef Stalin propagandoi konceptin e supremacisë sllave. Në mënyrë të ngjashme, udhëheqësi kinez Mao Ce Dun ka ndërtuar epërsinë kineze.

    Sapo një fuqi imperialiste transformohet në një fuqi fashiste, ajo zgjeron tentakulat e saj për të shtypur psikikisht dhe kulturalisht një popull të mundur. Për të përjetësuar shfrytëzimin e papenguar ekonomik, shfrytëzimi psikik fillon pothuajse njëkohësisht. Kur shfrytëzimi psikik përdoret për shfrytëzim të mëtejshëm ekonomik, quhet “shfrytëzimi psikoekonomik”.

    Në fillim, shfrytëzuesit fashistë zgjedhin një komunitet të dobët që banon në një rajon të pasur me burime natyrore. Fashistët shkulin shoqërisht dhe kulturalisht komunitetin e viktimizuar duke i imponuar një gjuhë dhe kulturë të huaj. Meqenëse popullata vendase nuk mund t'i shprehë lehtësisht ndjenjat e tyre individuale dhe kolektive në një gjuhë të huaj, ata zhvillojnë një psikologji disfatiste dhe një kompleks inferioriteti ndaj shfrytëzuesve.

    Kjo psikologji disfatiste shkatërron shpirtin natyror dhe vullnetin për luftë të popullatës vendase dhe fashistët e shfrytëzojnë me mjeshtëri këtë mundësi të artë.

    Interesi parësor i shfrytëzuesve fashistë është që gradualisht të thithin vitalitetin e komunitetit lokal, në mënyrë që ata të plaçkitin dhe shrytezojne burimet e tyre natyrore, por nëse është e nevojshme do ta fshijnë edhe komunitetin lokal nga faqja e dheut.

    Shrii Shrii Anandamurti

  8. #308
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    "Edhe kur ju mendoni për Zotin si një armik, ju përfshiheni apo jeni te lidhur në Të. Në të vërtetë, mendja jonë aktivizohet më shumë për të menduar për dikë nga zemërimi dhe urrejtja sesa nga prirjet pozitive. Kur kemi një grindje me dikë, ne vazhdojmë të mendojmë se Herën tjetër kur ta takojmë atë person, do ti themi këtë apo atë. Prandaj, Zoti do të arrihet ne te dyja rastet edhe nëse e doni apo nese e urreni Atë.

    Ravana ( nje personazh antik )vazhdimisht e mendonte Ramën si armikun e tij dhe për këtë arsye ai gjithashtu arriti shpëtimin përmes duarve të tij.

    Por thjesht dëgjimi i shkrimeve te shenjta ose bisedave nuk do të sjellë rezultatet e dëshiruara."

    Shrii Shrii Anandamurti jii

  9. #309
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Keto jane 10 karakteristikat dhe cilesite qe duhet te kete nje person i realizuar ose qe synon te realizohet shpirterisht apo qe I ngjitet shtegut per tu bere apo per te qene i plote (dharma):

    Dhrti (i duruar), Ksama (te fale), dhamah ( autokontroll ), asteva (te mos vjedhe ) ,shaoka (te jete i paster) , indriyanigraha ( te kete kontroll mbi organet ) , dhii ( te kete intelekt miredashes) ,vidya ( konoshence spirituale) ,satyam (dashuri per te verteten) dhe akrodha (te mos zemerohet)

    Shrii Shrii Anandamurti

  10. #310
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Marcel Proust: Bota nuk u krijua një herë, por sa herë që vinte një artist origjinal

    Sot janë mbushur 100 vite nga vdekja e Marcel Proust.

    Aforizma nga Marcel Proust:


    Ne duhet të jemi mirënjohës ndaj njerëzve që na bëjnë të lumtur. Ata janë kopshtarët e zhytur në mundime dhe mendime, që e bëjnë shpirtin tonë të lulëzojë.

    Muzika është ndoshta shembulli më unik i asaj që mund të ketë qenë hyjnore, nëse nuk do të kishte ardhur shpikja e gjuhës, formimi i fjalëve, analiza e ideve, komunikimi i shpirtrave.

    Lumturia është e dobishme për trupin, por është dhimbja që zhvillon fuqitë e mendjes.

    Shpesh është mungesa e imagjinatës që e ndalon njeriun të vuajë shumë. Mos ndaloni së kërkuari atë dëshironi ose do të përfundoni duke dashur atë që arrini të gjeni.

    Në realitet, çdo lexues është çfarë ai po lexon, lexuesi i vetvetes.

    Puna e shkrimtarit është thjesht një lloj instrumenti optik, i cili i ofron lexuesit të mundësojë që ai të dallojë se çfarë është ai, pa këtë libër.

    Bota nuk u krijua një herë, por sa herë që vinte një artist origjinal.

    Ne punojmë vazhdimisht për të formuar jetën tonë, por pavarësisht nga vetë kopjimi, ne dizejnojmë tiparet e personit që jemi dhe jo atij që do të donim të ishim.

    Në dashuri nuk mund të ketë qetësi, sepse përparësia e fituar nuk është gjë tjetër veçse një pikënisje e re për dëshirat e reja.

    Librat e vërtetë duhet të jenë fëmijë jo të dritës dhe mashtrimit, por të errësirës dhe heshtjes.

    Leximi na mëson të rrisim vlerën e jetës, një vlerë që ne nuk kemi qenë në gjendje ta vlerësojmë dhe madhështinë e së cilës e realizojmë vetëm falë librit.

    Ju nuk e doni askënd kur jeni i dashuruar.

    Gjithmonë përpiquni të mbani një copë parajse mbi jetën tuaj.

    Le t’ua lëmë gratë e bukura burrave pa imagjinatë.

    Leximi është ajo mrekulli e frytshme e komunikimit në mes të vetmisë.

    Ne vuajmë nga vuajtjet vetëm duke e provuar atë në mënyrë të plotë.


    Përgatiti dhe përktheu: Albert Vataj. / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/marce...t-origjinal-3/

Faqja 31 prej 91 FillimFillim ... 2129303132334181 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Shprehje
    Nga Eureka në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-01-2015, 14:46
  3. Shprehje të bukura në shqip
    Nga anaksimenus në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 371
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 11:02
  4. Njerëz të mëdhenj
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2007, 15:54
  5. Shprehje....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •