Close
Faqja 23 prej 91 FillimFillim ... 1321222324253373 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 901
  1. #221
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Faik Konica: Gjuha shqipe është sa muskuloze aq edhe e brishtë

    Faik Konica është një prej figurave më interesante të letërsisë shqiptare. Ky njeri me kulturë të lartë, eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, solli një model të ri në mendësinë shqiptare.

    Më poshtë po ju sjellim disa nga thëniet më briliante të tij:

    1. E ashpër, e vrazhdë, si populli i fuqishëm që e flet, por edhe plot shije e hijeshi, si frutat dhe lulet e malit ku flitet, gjuha shqipe – ndonëse e varfëruar nga një palëvrim shumë herë shekullor – është e aftë të shprehë, me një ndjenjë të mrekullueshme, nuancat, konceptimet më të holla e të mprehta të mendimit njerëzor. (Albania 1, 1897).

    2. Shqiptarët duan para së gjithash dritën e mendjes dhe diellin. (Albania 8, 1897).

    3. Vetëm shqiptarët e kanë ndjenjën e së bukurës aq të fuqishme sa e paguajnë me jetën e tyre kënaqësinë për të qenë vetë rrufeja mes atyre furtunave njerëzore të luftës. (Albania 3, 1897).

    4. Rilindja e gjuhës sonë është rilindje e jetës sonë kombëtare. (Albania 8, 1897).

    5. Gjuha shqipe është sa muskuloze aq edhe të brishtë. (Albania 12, 1898).

    6. Shumë duhet të punojmë ne shqiptarët, sot dhe për së shpejti; po më parë nga të gjitha, të shëndoshim dashurinë dhe vëllazërinë në mes tonë. (Albania 2, 1897).

    7. Përmirësimi ekonomik është nevoja më e shpejtë dhe më e ngutshme për vendin tonë. Është pra një detyrë urgjente që interesat ekonomike të Shqipërisë t’i paraprijnë çdo vlerësimi të karakterit politik. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

    8. Ndjenja kombëtare ka rrënjë të forta në zemrat shqiptare; dhe ndonëse më ndonjë rast, moskokëçarja dhe moskuptimi i shqiptarëve gati na shkurajojnë dhe shkurajojnë gjithë miqtë e tyre të vërtetë, duhet pranuar se ndjenja kombëtare atyre nuk u mungon, por u mungon ajo vetëdije e qëruar, aq e domosdoshme për përparimin. (Albania B, nr 2, 14, 15-30 qershor 1898).

    9. Ata që do donin t’i ngopnin shqiptarët me retorikë, në vend të urojnë zhvillimin intelektual të tyre, japin provën më të qartë të armiqësisë së tyre ndaj shqiptarëve. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

    10. Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898).

    11. Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk. (Albania10, 28 shkurt 1898).

    12. Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm; një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë. (Albania 15-30 janar 1899 C).

    13. Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj. (Albania 15-30 janar 1899 C).

    14. Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare, morale apo letrare, qoftë me bizantinët, qoftë me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm. (Albania 2, 1907).

    15. Duke u ngritur përmbi egoizmat e pafuqishëm dhe mëritë e pafrytshme vetjake, le të ulim kokat e të punojmë për formimin e një Shqipërie ku poshtërsia keqbërëse e armiqve tanë trashëgimtarë t’i lërë vendin drejtësisë dhe ndershmërisë së mëkëmbur të stërgjyshërve tanë. Boll duke krasitur degë kuturu, dhe me një vendosmëri të ftohtë por të pamëshirshme, le të japim goditjen përfundimtare në rrënjët e së keqes. (Albania 12, 1909).

    16. Sa e sa marrëzi, sa e sa poshtërsi e krime janë bërë në emër të së gjorës Shqipëri! (Albania 4, 1907).

    17. Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. (Albania 4, 1907).

    18. Një e thënë latine e Kohës së Mesme, e ndryshuar pak: Homo homini lupus – Njeriu për njeriun është ujk. Femina feminae lupior – Gruaja për gruan është më ujke. Albanus Albano lupissimus – Shqiptari për shqiptarin është fare ujk [ujk e shkuar ujkut]. (Albania, qershor 1902, nr.5).

    19. Letërsia jonë popullore është ruajtur dhe përcjellë vetëm nga gratë e fëmijët dhe nuk mund të mos merrte veçse formën naive të gjuhës së tyre. (Albania 1, 1905).

    20. Të mbetur pa unitet fetar, e vetmja lidhje që ka mbajtur shqiptarët të bashkuar ka qenë gjuha. (Albania 4, 1906).

    21. Turqit turq mbeten; të rinj a të vjetër, ata janë, siç thotë shprehja latine popullore eiusdem farinœ [të të njëjtit brum]. Në tërë perandoritë që kanë ekzistuar a ekzistojnë, janë gjendur në kombin sundues mendje bujare për të marrë në mbrojtje kombet e nënshtruara. Po a mund të përmendet që prej katër shekujsh qoftë edhe një fjalë e vetme e një turku të vetëm në favor të Shqipërisë? Kjo fjalë vërtet do të meritonte në këtë rast të shkruhej e gdhendur mbi një pllakë bronzi dhe të varej në muret e klubeve tona popullore si një relikte kurioziteti. Turqit na mohojnë edhe ato cilësi që vëzhguesit e huaj i pranojnë njëzëri… Turqit na mundën, por pa arritur të na mposhtin, edhe pasi na imponuan Muhametin e tyre. (Albania 121 , nr 12, 1909).

    22. Shqiptarët janë populli më mosbesues në botë. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

    23. Asgjë nuk i ftoh më shumë shqiptarët se t’u thuash që kanë të bëjnë me një copë injoranti që i drejton. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

    24. Populli shqiptar është mjaft i mprehtë në të kuptuar. (Kujtesë për lëvizjen kombëtare shqiptare).

    25. Grekët e shpërdorojnë si shumë heshtjen përçmuese të shqiptarëve që nuk i hanë dokrrat e tyre bajate e boshe. (artikulli “Mbi Shqipërinë”, Libre Parole).

    26. Njeriu është më i lig se egërsirat, po kur vështronj shqiptarët e Stambollit, më vjen të thom që është më i lig se gjarpri dhe miu. (Letër N. Nacos, 20 mars 1896).

    27. Palla ime është penda; atë pallë të dobët kam, me atë përpiqem t’i shërbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes [shkrimtarët bëhen, heronjtë lindin]. Ti që leve trim, bëje fora një herë jataganin për nder të Shqipërisë (F. Konica, Vepra 1, f. 155).

    28. Shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh. (Vepra 1, f. 187).

    29. Kush nuk kupton përparimin, e merr kufirin e mendjes së tij për kufirin e botës. (Vepra 1, f.198).

    30. Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. Si thonë gojë-rrumbullët tanë, kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të qenë jo kombi më i mendshmi, por thjesht një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen. (Vepra 1, f. 271).

    31. Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqejtë… sado e madhe në vetvete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, dhe shumë herë pa e ditur as vetë përse, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten. Por, ata njerëz që vriten për interes e për përralla [dokrra], ftohen dhe frikësohen në u dashtë trimëri për ndonjë mendim të bukur, për ndonjë dobi të vërtetë e të përgjithshme… Nuk kanë frikë nga plumbi, po dridhen nga Valiu! trimëria e vërtetë është ajo që vihet në shërbim të së Drejtës dhe Atdheut, në shërbim të dobisë së përgjithshme. Të tjerat punë janë punë egërsie e kafshërie, jo trimërie. (Vepra 1, f. 271-272).

    32. Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turmë e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë. (Vepra 2, 34).

    33. Shkodra është pothuaj vendi më interesant i Shqipërisë së sotme, argjendarët dhe punëtorët e tjerë të saj janë të famshëm në gjithë Europën e Jugës dhe të Lindjes… Shqiptarët janë të njohur për individualitet dhe në kostumin e tyre kombëtar ka varietete dhe ngjyra. Pothuaj çdo krahinë ka kostumet e saj të veçanta. (Shqipëria, 1930).

    34. Ta dini se ne në sy të Evropës së qytetëruar, jemi të prapambetur, dhe asgjë më shumë; ca na shajnë, ca na përqeshin, ca të pakëve u vjen keq. Hiqni dorë ju them, se u bëmë palaçot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni. Udha që shpie në nder, në liri e në shpëtim, nuk është e shtruar me lule, po me ferra; kush arrin në kulm, arrin i grisur, i djersitur, i përgjakur; dhe kur arrin në kulm, bie i vdekur nga të lodhurit, por me vetëdijen që i hapi një udhë të re popullit. (Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 213).

    35. Bëhuni burra! Rrëmbeni kazmat! Puna është më e lartë se trimëria, kazma më fisnike se palla. E mbi të gjitha heshtni! Jo fjalë, por kazmën. Jo mbledhje, por kazmën. Jo misione, por kazmën! Dhe parmendën, dhe draprin, dhe shoshën, dhe furrën. Mjaft lëvdime. E kam zemrën aq të mbushur me lot sa s’qaj dot. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 214).

    36. Gratë e Tiranës janë shakaxhesha të mëdha. (F. Konica, Vepra, SH.B. N. Frashëri, f. 317).

    37. Ka shqiptarë që sillen si këndesa të vërtetë e zemërohen posa zë të këndojë kokorikooo ndonjë tjetër si ata. Mjerisht në Shqipëri ka pak pula. Shqiptarët me mendje të nderuar s’duan e as kanë dashur njeri që del e thërret: “Unë jam!” Historia e Shqipërisë s’është përveçse vërtetimi i kësaj që themi. (F. Konica, Vepra, 3, f. 63).

    38. Është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t’i bëjnë udhë kur kalon; e fshehin nga i vetë-thëni gjyq, në iu tektë së vetë-thënës polici të bëjë sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit [ligjit], e shajnë edhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë… Për cilin vend po flas, do ta kuptoni menjëherë kur t’ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Europë. (Vepra 3, f. 169).

    39. Armiqtë e Shqipërisë janë shqiptarët, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se një faqe në histori të Evropës. Nga më të voglat trazira gjer në luftërat më të gjakta, shqiptari ka hequr hark, vërvitur kordhë a zbrazur pushkë. A ka gjë më të turpshme, më të ulët se historia e këtij kombi që, për pak të qelbur ergjent [të holla], shet mish njeriu në çdo luftë, edhe kujt s’i erdhi dëshirim nga aq qindra vjet që e shkelin dhe e kurvërojnë të huajt, s’i erdhi dëshirim të japë dy pika gjak për lirinë e vetvetes? Të donin shqiptarët lirinë e Shqipërisë lehtazi e bëjnë; por rrinë të patundur dhe kështu dëftojnë që s’e duan Shqipërinë, dëftojnë që janë armiqtë e saj. (Albania 1, vëllim A, 1897).

    40. Dua të marr shpatën e t’u çajë kokën gomarëve, edhe në vend të trurit të kllasë këtë: ç’është liria?… Më mirë të shesë pleh njeriu, se të shkruaj për shqiptarët… ç’është liria: Liria është të mundet njeriu: 1. të besojë ç’i do zemra; 2. të thotë ç’i do zemra; 3. të shkruaj ç’i do zemra; 4. të bëjë ç’i do zemra, veç jo ato që janë kundër lirisë së tjetrit njeri. Por shqiptarët, më të shumtë janë shpirtrobër… sundon në shpirtrat e tyre feja… Vëllezër shqiptarë: Mjaft rrojti e mjera Shqipëri jetën e Kurmit. Duhet edhe ajo të nisë tani të rrojë jetën e mendjes. Jeta e mendjes është të hapim tërë zemrat tona, të flasim vëllazërisht njëri kundër fjalës së tjetrit, të kuvendojmë si njerëz të qytetëruar, që mblidhen e luftojnë me fjalë [shoqërisht] për idetë e tyre… kështu do njihemi më mirë, s’do kemi mendime të fshehura, dhe do të KUPTOJMË që të tërë jemi të lidhur me dy lidhje të arta: dëshirimi i së Vërtetës dhe dëshirimi i Shqipërisë. (Albania 2, 25 prill 1897).

    41. Ç’ka të bëjë myslimanëria apo krishterëria me shqiptarësinë? Myslimani të jetë mysliman, i krishteri i krishterë; po Shqipëria është e ne të gjithëve dhe e të gjithëve është detyra të mendohemi e të bëjmë si është më mirë për të. (Albania 2, 25 prill 1897).

    42. Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve. (Vepra 3, f. 75).

    43. Duhet të mësohen shqiptarët të mos shohin prapa atdhetarit fenë e njeriut. (Vepra 3, f. 127).

    44. Ne duam të bëjmë një komb shqiptar, dhe për këtë punë kemi nevojë për bashkim të të gjitha pakicave të Shqipërisë me shumicën shqiptare. As që mund, një shqiptar që duket sot për sot i kulluar, të lëvdohet se 1000 a 2000 vjet më parë, fëmijëria e tij ish shqiptare. Ndofta po, ndofta jo. S’mund të hipim gjer te Adami a gjer te protistet e profesorit Haeckel. Si ka mijëra e mijëra shqiptarë të sllavizuar, ashtu ka pasur prej racash të tjera të tretur në racën shqipe. (Vepra 3, f. 136).

    45. Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot. (Vepra 3, f. 15).

    46. Shqiptarët e mjerë presin që Evropa të vijë sot a nesër t’i shpëtojë. Është nevojë të themi, të bërtasim të vërtetën: Evropa shqiptarët i ka për të egër e për të humbur… Le të themi pra të vërtetën, gjithnjë të vërtetën,… të përpiqemi t’i fryjmë popullit tonë pak jetë e pak guxim. (Vepra 3, f. 81).

    47. Të mos humbasim kohë të kërkojmë bashkim me anën e atyre që përpiqen të mbushin taskën, që tallen me mjerësinë e popullit shqiptar dhe që kanë vetëm një vesë: fitimin, dhe një dashuri: argjendin [paranë]. Me këta, jo vetëm bashkimi nuk bëhet, por është edhe i rrezikshëm. … Këta duhet t’i godasim pa pushim e pa mëshirë. Një miqësi me të poshtrit, nuk duam. (Vepra 3, 83).

    48. Ne jemi një komb i ftohtë, ku secilido mendon për veten e tij… Ata shqiptarë për të cilët bota thonë se janë “të egër”, shqiptarët e maleve e të pyjeve, ata s’janë të ftohtë, por përkundrazi, janë shqiptarë të mirë e do të ishin atdhetarë sikur të kish njerëz t’u jepnin të kuptonin [t’i ndërgjegjësonin]. (Vepra 3, f. 100).

    49. Dëshiri i nxehtë i grave është një sëmundje fort e rrallë në Shqipëri: e kanë vënë re të gjithë se kombi shqiptar mund të quhet i ftohtë në këtë punë. (Vepra 3, f. 143).

    50. Frika, kur është e madhe, në vend që ta mposhtë njeriun, ia forcon, ia galvanizon nervat dhe frikaçi sillet (jashtërisht) posi trim i vërtetë…. Edhe trimëria, s’është trimëri e vërtetë pa frikë: se trimi pa frikë, s’bën ndonjë punë të rëndë, të çuditshme, me vlerë a me meritim… Le t’u japim bashkatdhetarëve tanë të kuptojnë shumësinë e formave të trimërisë. Trimëria me pallë, trimëria e luftëtarit nuk është e vetmja trimëri… Është trim çdo njeri që ka zemrën të sillet sipas mendimeve të tija, të bashkojë punët me fjalët… Një formë trimërie që e kemi përditë në sy është trimëria e grave. Numri i nënave trimëresha është i habitshëm – dhe ndofta pak vende mund të lëvdohen të kenë nga ajo farë trimërie aq sa ka Shqipëria. (Vepra 3, 149-151).


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/faik-...dhe-e-brishte/

  2. #222
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Lufta është e kotë dhe e marrë, prova më mizore e idiotësisë së rracës njerëzore”

    Oriana Fallaci, ishte një gazetare italiane. Një partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore ku ajo pati një karrierë të gjatë dhe të suksesshme gazetareske. Fallaci u bë e famshme në mbarë botën për mbulimin e saj të luftës dhe revolucionit, dhe intervistat e saj me shumë liderë botërorë gjatë viteve 1960, 1970 dhe 1980, shkruan KultPlus.

    Këtu KultPlus ka përzgjedhur një nga thëniet e saj më të njohura:

    “Unë jam këtu për të dëshmuar diçka tek e cila besoj: se lufta është e kotë dhe e marrë, prova më mizore e idiotësisë së racës njerëzore”.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/lufta...ces-njerezore/

  3. #223
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Hiq dorë nga ideja për t’u bërë dikushi, sepse ti je tashmë një kryevepër”

    Thënie nga Osho

    “Nëse e dashuron një lule, mos e këput.
    Sepse nëse e këput, ajo vdes dhe pushon së qëni ajo që dashuron.
    Kështu që, nëse e do një lule, lëre të jetë.
    Dashuria nuk është zotërim.
    Dashuria është vlerësim”.

    “Përjetoje jetën në gjithë mënyrat e mundshme…
    e mirë-e keqe, e hidhur-e ëmbël, errësirë-dritë,
    verë-dimër. Përjeto gjithë dualitetet.
    Mos ki frikë nga eksperienca, sepse
    sa më shumë eksperiencë që të kesh, aq
    më i pjekur do të jesh”.

    “Trishtimi jep thellësi. Lumturia jep lartësi. Trishtimi jep rrënjë. Lumturia jep degë. Lumturia është si një pemë që ngjitet drejt qiellit, dhe trishtimi është si rrënjët që shkojnë poshtë në tokë. Të dyja nevojiten, dhe sa më lart të hskojë një pemë, aq më thellë shkon, njëkohësisht. Sa më e madhe pema, aq më të mëdha rënjët. Në fakt, janë gjithmonë në proporcion. Ky është ekuilibri i saj”.

    “Të jesh krijues do të thotë të jesh në dashuri me jetën. Ti mund të jesh krijues, vetëm nëse e do jetën mjaftueshëm, sa që të duash t’i rrisësh bukurinë, të duash të sjellësh pak më shumë muzikë, pak më shumë poezi, pak më shumë vallëzim”.

    “Miqësia është dashuria më e pastër. Eshtë forma më e lartë e dashurisë, aty ku nuk kërkohet asgjë, nuk ka kushte, ku njeriu thjesht jep dhe e shijon”.

    “Jeta fillon aty ku merr fund frika”.

    “Hiq dorë nga ideja për t’u bërë dikushi, sepse ti je tashmë një kryevepër. Nuk mund të përmirësohesh. Vetëm duhet që ta kuptosh kush je”.

    “Duke rënë në dashuri, ti mbetesh fëmijë; duke u rritur në dashuri, ti maturohesh. Me kalimin e kohës, dashuria bëhet jo një marrëdhënie, por një gjendje e qenies tënde. JO se je në dashuri – ti tani je vetë dashuria”.

    “Kurajo është një marrëdhënie dashurie me të panjohurën”.


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/hiq-d...nje-kryeveper/

  4. #224
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Te fillosh nje lufte eshte njelloj sikur te hapesh deren e nje dhome te erret ,nuk e di asnjehere cfare ka aty brenda nuk e di se cfare do te ndodhe...

    Adolf Hitler
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 08-03-2022 më 07:14

  5. #225
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,029

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Miliarda lutje jane te barabarta me nje lexim libri
    Miliarda lexime libri jane te barabarta me nje ulje ne meditim
    Miliarda meditime jane te barabarta me nje dorezim shpirteror (ne dore te Zotit)

    Nje dorezim pa kushte ne doren e Supremit Zot eshte shuma e te gjitha te mirave qe ekzistojne ne univers

  6. #226
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    10 Thënie nga njerëz të mëdhenj për të uruar mikeshat për 8 Mars

    8 marsi është rasti më i mirë për të ndarë me mikeshat fraza simpatike, argëtuese, por edhe domethënëse.


    Disa ide i gjen më poshtë:

    Margaret Thatcher, Zonjë e Hekurt e Anglisë ka thënë:

    Nëse kërkoni që në politikë të thuhet diçka, kërkojani një burri. Nëse kërkoni të bëhet diçka, kërkojani një gruaje!

    Rita Levi, një grua e fortë dhe e mprehtë ka një tjetër thënie të famshme për ditën e grave:

    Gratë që kanë ndryshuar, nuk kanë nevojë të tregojnë asgjë, e bën inteligjenca e tyre!

    Oscar Wilde mes të tjerash ka thënë:

    Gratë janë bërë për t`u dashuruar, jo për t`u kuptuar! Është e kotë të përpiqesh të deshifrosh misteret, gratë thjesht janë kështu.

    William Shakespeare i quan unike, intriguese, të domosdoshme.

    Gruaja doli nga brinja e burrit, jo nga këmbët për t`u shkelur, jo nga koka për të qenë superiore, por nga ana për të qenë të barabartë, nën krah për të qenë e mbrojtur, pranë zemrës për t`u dashur.

    Viktor Hygo ka thënë:

    Një grua nudo është një grua e armatosur.

    Dorothy Parker ka thënë:

    Gratë dhe elefantët nuk harrojnë kurrë.

    Luciano Pavarotti: Më budallaqja e grave është më inteligjentja e inteligjentes së burrave.

    Edhe Coco Chanel, stilistja legjendare franceze e modës ka përjetësuar një thënie: Një burrë mund të veshë ç`të dojë. Do të mbetet gjithmonë një aksesor grash.

    Mitiku Juan Manuel Fangio pati thënë: Gratë drejtojnë jetën tonë. Gratë dhe motorët mund të admirohen nga një perspektivë e ndryshme nga e cila është mësuar zakonisht bota e burrave.

    Konrad Lorenz: Të jesh grua është tmerrësisht e vështirë, sepse konsiston mbi të gjitha në faktin që ke të bësh me burra.


    Tiranapost.al

    https://tiranapost.al/stil-jete/10-t...8-mars-i512036

  7. #227
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    ‘Qëndro me atë që të puth shpirtin, se lëkurën ta puth kushdo’


    Janë bërë 28 vite që kur poeti i njohur, Charles Bukowski, ka vdekur, shkruan KultPlus.

    Në këtë ditë, kujtojmë një prej thënieve të tija më të njohura, që ka të bëjë me dashurinë e njerëzit.


    “Qëndro me atë që të puth shpirtin, se lëkurën ta puth kushdo”.


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/qendr...a-puth-kushdo/

  8. #228
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Kam arritur në një pikë të jetës, kur nuk më pëlqen të humbas kohë me njerëzit që më lëndojnë”

    “Nuk kam durim për disa gjëra, jo sepse jam shndërruar në arrogante, thjesht sepse kam mbërritur në një pikë të jetës sime kur nuk më pëlqen të humbas më tepër kohë me gjërat që nuk më pëlqejnë apo më lëndojnë. Nuk kam durim për cinizmin, kritikat e shfrenuara, apo kërkesat e çdo natyre. E kam humbur dëshirën për të kënaqur atë që nuk më lumturon, për të dashur atë që nuk më do, apo për t’i buzëqeshur atij që nuk më buzëqesh.

    Nuk i kushtoj asnjë minutë personave që gënjejnë, apo dëshirojnë të më manipulojnë. Kam vendosur të mos jetoj më me supozimet e të tjerëve, me hipokrizitë apo me mungesën e ndershmërisë. Nuk i mbështes konfliktet dhe as përballjet. Unë besoj në një botë me mendime të ndryshme. Për këtë arsye i shmangem personave të ngurtë dhe jo fleksibël. Nuk shoqërohem me asnjë që nuk di t’i inkurajojë apo mbështesë të tjerët. Mbi të gjitha, nuk kam aspak durim për personat që nuk e meritojnë durimin tim”. – Meryl Streep

    Të gjithë mbërrijmë në një moment të caktuar të jetës, kur nuk kemi më durim për personat hipokritë, që nuk dinë ta vlerësojnë respektin dhe mbështetjen tonë. Ky është momenti kur ne mund ta konsiderojmë vërtet veten të rritur. Rritja nuk është e lidhur vetëm me pjekurinë për të përballuar vështirësitë në jetë, por edhe për t’i njohur dhe përzgjedhur personat që të rrethojnë. Ndaj, përzgjidhni lumturinë. Mos e rrethoni veten me njerëz që ju falin energji negative. Do të përfundoni duke konsumuar veten tuaj dhe do ta kuptoni se sa zgjedhje të gabuar keni bërë. Përpara se të arrini në këtë moment, bëni zgjedhjet e duhura në momentin e duhur.


    Bota.al

    https://bota.al/kam-arritur-ne-nje-p...t-me-lendojne/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 10-03-2022 më 09:48

  9. #229
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    17 të vërteta absolute për Jetën


    1. Qëllimet e mira jo gjithmonë i justifikojnë sjelljet e këqija.

    2. Kur e planifikon diçka, argëtohesh më pak se sa kur gjërat bëhen spontanisht.

    3. Dhimbja nuk ka zgjidhje. Përjetoje deri në momentin që do të largohet.

    4. Të mos falësh dikë, të lëndon më shumë ty, se sa personin që ka gabuar.

    5. Nuk ka mënyrë se si mund ta ndihmosh dikë që nuk do të ndihmohet nga të tjerët.

    6. Është e vështirë të mbash miqësi me dikë që qëndron përherë i trishtuar apo në depresion, kur vetë je i lumtur.

    7. Të mos e njohësh plotësisht dikë, është një fakt që e bën një marrëdhënie interesante. Njësoj siç përmbledhja e një filmi që shpesh është më e mirë se vetë filmi.

    8. Çdo person që njeh, është duke kaluar një betejë, për të cilën ti nuk di asgjë. Tregohu i sjellshëm, gjithmonë.

    9. Të vendosësh të bësh diçka ndryshe nga të tjerët për t’u diferencuar prej tyre, nuk të bën unik. Unike është të vlerësosh atë që të pëlqen.

    10. Njerëzit mundohen të mos i bëjnë lëvdata të tjerëve, sepse frikësohen se kjo gjë mund t’i dëmtojë ata.

    11. Të jesh modest është komponenti më i rëndësishëm i rritjes personale.

    12. Mirësjellja është mënyra më e shpejtë për të fituar respektin e të tjerëve.

    13. Të kundërtat tërhiqen sepse kanë shumë për të mësuar nga njëra-tjetra.

    14. Nëse detyrohesh ta vendosësh në provë dashurinë e dikujt për ty, dije se nuk je e denjë për dashurinë e tij.

    15. Nëse një femër zhgënjehet vazhdimisht nga një mashkull, por sërish qëndron me të, atëherë me siguri nuk e ka kuptuar vlerën e të qenurit femër.

    16. Çdo gjë ekziston në mendjen tënde.

    17. Të ndihmosh të tjerët është gjëja më shpërblyese në botë, por edhe më pak e praktikuara.


    Gazeta Express

    https://www.gazetaexpress.com/17-te-...jne-te-gjithe/

  10. #230
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,973

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    ‘Në qoftë se doni të testoni karakterin e një njeriu jepini atij pushtet’

    Thënie frymëzuese


    Nëna më tha: “Nëse je një ushtar, do të bëhesh gjeneral. Nëse je një murg, do të bëhesh Papë”. Në vend të kësaj, unë isha piktor, dhe u bëra Pikaso. (Pablo Pikaso)

    Në mesin e vështirësisë qëndron mundësia. (Albert Ajnshtajn)

    Unë mendoj se arsimimi është fuqi. Unë mendoj se të qënit në gjendje për të komunikuar me njerëzit është fuqi. Një nga qëllimet e mia kryesore është të inkurajoj njerëzit të fuqizojnë vetveten. (Oprah Winfrey)

    Deri kur të jeni gati të dukeni qesharakë, nuk do të keni mundësinë për të qenë të mëdhenj. (Cher)

    E vetmja gjë që kam bërë dhe që nuk është zvogëluar nga fati i mirë, është se kam vazhduar të e cpërpara, kur të tjerët hoqën dorë. (Herrison Ford)

    Shumë nga dështakët, janë njerëz që nuk e kuptojnë sa pranë suksesit ishin në momentin kur hoqën dorë. (Tomas Edison)

    Qëndroni larg njerëzve që përpiqen të pakësojnë ëndrrat tuaja. Njerëzit e vegjël veprojnë gjithnjë kështu, por ata që janë realisht të mëdhenj ju bëjnë të ndiheni se edhe ju gjithashtu, mund të bëheni i madh. (Mark Twain)

    Kur njerëzit ju lëndojnë pa pushim, mendojini ata si një si letër zmerili. Ata mund t’iu gërvishtin dhe lëndojnë paksa, por në fund ju lëmoheni dhe ata do të bëhen të padobishëm. (Kris Kolfer)

    Pothuajse të gjithë njerëzit mund t’iu rezistojnë vështirësive, por në qoftë se doni të testoni karakterin e një njeriu jepini atij pushtet. (Abraham Linkoln)

    Druaj se duhet ta bëjmë botën të ndershme, para se të mund t’iu themi sinqerisht fëmijëve tanë se ndershmëria është politika më e mirë. (Xhorxh Bernard Show)

    Shtatë gjëra do të na shkatërrojnë ne njerëzve:

    Pasuria pa punë;

    Kënaqësia pa ndërgjegje;

    Dija pa karakter;

    Feja pa sakrificë;

    Politika pa parim;

    Shkenca pa humanizëm;

    Dhe biznesi pa etikë.

    (Mahatma Gandi)


    /KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/ne-qo...tij-pushtet-2/

Faqja 23 prej 91 FillimFillim ... 1321222324253373 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Shprehje
    Nga Eureka në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-01-2015, 14:46
  3. Shprehje të bukura në shqip
    Nga anaksimenus në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 371
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 11:02
  4. Njerëz të mëdhenj
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2007, 15:54
  5. Shprehje....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •