Close
Faqja 20 prej 93 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 925
  1. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,056

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Loja Kozmike e Supremit Zot



    Ne kete univers ka vetem nje entitet te vetem,ne aparence jemi shume ,por ne esence jemi vetem nje ,njeshi manifestohet ne shume,(e unum pluribus) edhe pse krijimi i ketij universi eshte i shumezuar ,substanca e tij eshte nje dhe vetem nje

    Perse ky krijim nga njeshi tek shumesi???

    Pergjigja eshte e njohur vetem tek Krijuesi ,Zoti Suprem

    Filozofet kerkojne ti pergjigjen kesaj pyetje ,por deshtojne,deri ku mundet te arrije nje tru mikroskopik individual me fibrat e tij nervore te vogla?

    edhe nese perdor gjithe fuqite e veta mentale nuk mund tja dali mbane

    Menyra ne te cilen pergjigjet devoti kesaj pyetje eshte e ndryshme ;ai hyn ne mendjen e Supremit unifikohet me ATE dhe mendja e tij mbushet me konoshence dhe behet zoterues te sekreteve te supremit ZOT

    Devotet thone se Zoti eshte SUPREM ,kendojne lavdine dhe madheshtine e Tij dhe perhapin gjithe aksionet e TIJ ,ja perse Zoti thote : „devotet e mi jane me te medhenj se une“

    Njerzit e zakonshem thone:

    O Suprem jemi te lodhur nga loja jote kozmike (liila) e per cfare duhet??? Jemi te gjithe duke u munduar, dhe TI e quan kete loja jote

    Ndersa Devoti ne te kundert e mbron Zotin keshtu duke thene :

    Supremi im,Zoti ishte komplet vetem perpara krijimit ,Supremi ishte i paqete perpara krijimit,nuk mundej te dashuronte dhe te zemerohej me asnje ,keshtu qe krijimi ishte nje domosdoshmeri ,AI ka krijuar gjithe keto forma nepermjet shumezimit te vetvetes se tij ,kur Supremi ishte vetem kishte fuqine te shikonte ,por nuk kishte asgje qe te shihte,tani qe i ka dhene jete ketij krijimi shikon gjithshka qe ai mendon,nese ne qe jemi manifestimi i tij ndjehemi te paqete brenda ne krijimin e tij,jemi te bekuar sepse po e shpetojme Supremin tone nga paqetesia e nje ekstremi dhe vetmie te thelle

    Kjo eshte menyra ne te cilen nje devot e shikon sekretin e krijimit:

    jemi te gjithe pjese e kesaj qenje Supreme,AI po loz me vetveten nepermjet gjithe formave tona te krijuara: kjo eshte nje loje hyjnore;AI po loz kukafshehti me vetveten

    kerkojeni ne unin tuaj me te thelle dhe aty do te gjeni mbretin e mbreterve,emri i ketij eshte sfrorcimi gjate praktikes tuaj shpirterore (sadhana)

    Nese nuk e kerkoni brenda jush mos valle deshironi ta kerkoni ndoshta jashte jush???

    Po ku do shkoni kur dihet qe AI eshte kudo ne cdo vend dhe rreth e qark te ketij universi

    Nuk mund te ikni nga AI,sepse eshte brenda dhe jashte ,ne unin tuaj,dhe ne te gjithe kete univers te madh,vetem AI eshte ENTITET i vetem qe pershkon dhe dominon te gjitha format

    Duke menduar vetem per ATE (Supremin) clirohesh nga te gjitha tipet e skllaverise,si frika,injoranca,ankthi,etj, dhe kush eshte i lire nga skllaveria behet ai vete Suprem ,duke e njohur (Ate) behesh vete AI ,kjo eshte menyra (meditimi) qe te behesh si Ai ,duke u bere ky entitet i vetem,duke pershkruar(trashendentuar) te gjitha format

    TE BESH PRAKTIKE SHPIRTERORE PER TU BERE NJESH ME KETE ENTITET TE VETEM ,ESHTE NJE E DREJTE E LINDUR E SEJCILIT QE ASKUSH NUK MUND TJA JU MOHOJE ,LARGOJINI TE GJITHA PENGESAT NE ECJEN TUAJ QE JU CON TE BEHENI NJE ME ATE,MOS KINI NDROJTJE NGA ASNJE,ZOTI ESHTE ME JU,DO JU UDHEHEQI PERPARA DHE FITORJA DO TE JETE E JUAJA

    Shri Shri Ananda Murtiji

  2. #192
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,096

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    40 thënie që ua kthejnë vetëvlerësimin

    “Kurrë nuk është tepër vonë për të qenë ajo që ju mund të ishit” – George Eliot

    “Është e habitshme se sa persona kalojnë përmes jetës, pa e pranuar asnjëherë, se ndjenjat e tyre ndaj njerëzve të tjerë, përcaktohen kryesisht nga ndjenjat e tyre ndaj vetvetes, dhe në qoftë se nuk jeni të kënaqur në veten tuaj, nuk mund ndjeheni rehat as me të tjerët” – Sidney J . Harris

    “Dita më e mirë e jetës tuaj, është ajo në të cilën vendosni që jeta juaj është vetëm e juaja. Pa falje apo justifikime. Askush ku të mbështeteni, apo fajësoni. Dhurata është e juaja – ajo është një udhëtim i mahnitshëm – dhe vetëm ju jeni përgjegjës për cilësinë e tij. Kjo është dita kur fillon me të vërtetë jeta juaj”- Bob Moavad

    “Ai që beson tek vetja, nuk ka pse bind të tjerët. Ai që është i kënaqur me veten, nuk ka nevojë për miratimin e të tjerëve. Atë që e pranon veten e tij ashtu si është, e gjithë bota do ta pranojë” – Lao-Tzu

    “NUk ka rëndësi si ju thërrasin, rëndësi ka cilës thirrje ju i përgjigjeni” – V. C Fields

    “Askush nuk ju bën dot të ndiheni inferiorë, pa miratimin tuaj” – Eleanor Roosevelt

    “Kurrë mos e ul kokën. Gjithmonë mbaje lart. Shihe botën drejt e në sy” – Helen Keller

    “Shumë njerëz e mbiçmojnë atë që nuk janë dhe e nënvlerësojnë atë që janë” – Malcolm S. Forbes

    “Për të vendosur respektin real ndaj vetes, ne duhet të përqëndrohemi në sukseset tona dhe të harrojmë dështimet dhe negativen në jetën tonë” – Denis Uaitley

    “Asnjëherë mos u trembni që të heshtni. Kurrë mos lejoni që të bëheni një viktimë. Mos pranoni përkufizimin e askujt për jetën tuaj, por përkufizojeni vetë veten tuaj” – Harvey Fierstein

    “Për sa kohë që ju shikoni nga dikush tjetër për të vleftësuar se kush jeni, duke kërkuar miratimin e tyre, ju jeni nisur drejt katastrofës. Duhet të jeni të tërë dhe të plotë në veten tuaj. Askush nuk jua jep dot këtë. Ju duhet të dini kush jeni. Ajo që thonë të tjerët është e parëndësishme” – Nic Sheff

    “Unë nuk miratoj tërësisht disa nga gjërat që kam bërë, apo që jam, apo që kam qenë. Por unë jam unë. Zoti e di, unë jam unë” – Elizabeth Taylor

    “Çdo gjë që ndodh me ju është reflektim i asaj që ju besoni në lidhje me veten tuaj. Ne nuk mund të bëj më mirë, se sa niveli ynë i respektit për veten. Ne nuk mund të tërheqim nga vetja jonë, më shumë se sa ajo që mendojmë se vlejmë” – Iyanla Vanzant

    “Ajo që ne perceptojnë për veten është në masë të madhe, një reflektim se si do të përfundojmë duke e jetuar jetën tonë” – Stephen Richards

    ”Nëse ju nuk e dini atë që doni, kurrë nuk do ta gjeni atë. Nëse nuk e dini se çfarë meritoni, gjithmonë do të kënaqeni me më pak. Do të lëvizni pa objektiv, krejt të mpirë, në zonën tuaj të rehatisë, duke pyetur se si vallë jeta juaj përfundoi këtu. Jeta fillon tani, jeto, dasho, qesh dhe le të shkëlqejë drita juaj” – Rob Liano

    “Fisnike dhe e madhe. E guximshme dhe e vendosur. Besnike dhe e patrembur. Kjo është ajo që jeni dhe që keni qenë gjithmonë. Dhe dijeni që mund të ndryshojë jetën tuaj, sepse vetëdijësimi për këtë gjë, mbart një besim që nuk mund të dyfishohet në ndonjë mënyrë tjetër” – Sheri L. Deu

    “Jeta nuk është e lehtë për asnjë nga ne. Edhe? Ne duhet të kemi këmbëngulje dhe mbi të gjitha besim në veten tonë. Ne duhet të besojmë se jemi të talentuar për diçka, dhe se kjo gjë, me çfarëdo kostoje, duhet të arrihet” – Marie Curie

    “Mos prisni derisa çdo gjë të jetë thjeshtë e drejtë. Kurrë nuk do të jetë e përkryer. Do të ketë gjithmonë sfida, pengesa dhe kushte më pak se të përsosura. Edhe çfarë? Fillo tani. Me çdo hap që bëni, do të rriteni gjithnjë e më të fortë, më të aftë, me më shumë vetë-besim dhe do të jeni padyshim, më të suksesshëm” – Mark Victor Hansen

    “Mos guxoni, qoftë edhe për një sekondë, të rrethoheni me njerëz që nuk janë të vetëdijshëm për madhështinë tuaj” – Jo Blackuell-Preston

    “Mos i zhgënjeni pritshmëritë. Dilni dhe bëni diçka të jashtëzakonshme” – Uendy Uasserstein

    “Qoftë nëse mendon se mundesh, qoftë nëse mendon që nuk mundesh, ke të drejtë” – Henry Ford

    “Më duhej të rritesha, që ta doja trupin tim. Nuk kisha një imazh të mirë për veten time, në fillim. Më në fund, kuptova që ose do ta urrej, ose do ta dua veten. Dhe zgjodha ta dua. Dhe pastaj, gjithcka buroi prej aty. Gjërat që mendoja se nuk ishin tërheqëse, u bënë seksi. Vetëbesimi të bën seksi” – Queen Latifah

    “Do të doja të të tregoja, kur je vetëm apo në errësirë, dritën e mrekullueshme të qenies tënde” – Hafiz

    “Ne jemi, secili, të talentuar në një mënyrë unike dhe të rëndësishme. Është privilegji ynë dhe aventura jonë për të zbuluar vetë dritën tonë të veçantë” – Mary Dunbar

    “Të jesh e bukur, do të thotë të jesh vetvetja. Ju nuk duhet të pranoheni nga të tjerët. Ju duhet të pranoni veten tuaj” – Thich Nhat Hanh

    “Nëse jeni fshehur e maskuar për një kohë të gjatë, do të jetë e vështirë për pasqyrën që t’ju njohë. Në fund të ditës, shpresoj që të bëheni personi që të tjerët nuk presin që të jeni” – Dodinsky

    “Të gjitha gjërat e mrekullueshme janë arritur nga ata që guxuan të besojnë se diçka brenda tyre ishte superiore ndaj rrethanave” – Bruce Barton

    “Duke qenë vetvetja, ju vendosni diçka të mrekullueshme në botë, që nuk ishte aty më parë” – Edvin Elliot

    “Gëzoju trupit tënd. Përdore atë në çdo mënyrë që mundesh. Mos kij frikë prej tij ose çfarë mendojnë të tjerët për të. Është instrumenti më i madh do të zotërosh ndonjëherë” – Mary Schmich

    “Ju jeni aq të mahnitshme, sa e lini veten të jeni. Më lejoni të përsëris: Ju jeni aq të mahnitshme, sa e lini veten të jeni” – Elizabeth Alraune

    “Ju jeni e mrekullueshme. E vlefshme. Me vlerë. E dashur. Jo sepse të tjerët mendojnë kështu. Vetëvlerësimi vjen nga vetëm një burim: vetvetja” – Karen Salmansohn.

    “Që në fillimi ju thuhet që të krahasoni veten me të tjerët. Kjo është sëmundja më e madhe; ajo është si një kancer që shpie në shkatërrimin e shpirtit tuaj, sepse çdo individ është unik, dhe krahasimi nuk është i mundur. Unë jam vetëm unë dhe ju jeni vetëm vetja juaj. Nuk ka asnjë tjetër në botë me të cilin mund të krahasoheni” – Osho“Dikur kisha frikë se njerëzit do të thonin: E cila mendon se është ajo? Tani kam kurajën të ngrihem e të them: Kjo jam unë” – Oprah Uinfrey

    “Ji vetvetja. Nëse nënvlerësoni veten për të kënaqur njerëzit, ose që përshtateni, ose që të mos fyeni askënd, ju humbni fuqinë, pasionin, lirinë dhe gëzimin e të qenit unike. Është shumë më e lehtë të duash veten, kur ju jeni duke qenë vetvetja” – Dan Coppersmith

    “Një herë që ne besojmë në veten tonë, ne mund të riskojmë për kuriozitetin, çudinë, kënaqësinë spontane, apo cdo përvojë që zbulon shpirtin e njeriut” – E. Cummings

    “Ti ose qëndron brenda historisë tënde dhe e zotëron atë, ose qëndron jashtë dhe mundohesh shumë për të gjetur vlerën tënde” – Brene Broun

    “Përqafimi i vetvetes rrezaton një bukuri natyrore që nuk mund të zbehet apo injorohet. Duhet të jesh me vetëbesim, i pazbutur, i fuqishëm” – Steve Maraboli

    “Të duash të jesh dikush tjetër, është një shpërdorim i personit që je” – Kurt Cobain

    “Pranoni gjithçka në lidhje me veten tuaj – Dua të them, çdo gjë. Ju jeni ju, dhe ky është fillimi dhe mbarimi. Asnjë kërkesë falje, asnjë keqardhje” – Clark Moustakas

    “Frika jonë më e thellë nuk është se jemi të pamjaftueshëm. Frika jonë më e thellë është se jemi të fuqishëm, përtej cdo mase. Eshtë drita jonë, jo errësira jonë, që na tremb më shumë. Ne pyesim veten: Kush jam unë, që të jem brilante, e mrekullueshme, e talentuar? POr pyetja është: Kush je ti, që të mos jesh? Je një fëmijë i Zotit. Nëse e zvogëlon vetveten, nuk i shërben botës. Ne të gjithë duhet të shkëlqejmë, ashtu si fëmijët. Dhe ndërsa e lëmë dritën tonë të shndërrijë, ne me vetëdije u japim të tjerëve lejë të bëjnë të njëjtën gjë. Teksa clirohemi nga frika jonë, prania jonë automatikisht cliron të tjerët” – Marianne Uilliamson


    https://ekonomiaonline.com/lifestyle...etevleresimin/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-01-2022 më 23:54

  3. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,056

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Nje lutje

    Nje lutje per Koshiences Supreme.... bej gjithshka qe shikon te arsyeshme dhe te mire per mua, une nuk e di se ne cfare eshte dhe kush eshte e mire per mua, ndersa TI po e di

    O Zot te lutem mbaje vigjilent veshtrimin tend mbi mua ne menyre te atille qe une te veproj vetem sipas deshiresh dhe vullnetit tend

    Shrii Shrii Anandamurti

  4. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,056

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Unifikoje,identifikoje mendjen tende me ATE dhe do te kuptosh qe edhe tek objektet me te vogla je ti, ti je oqeani paqesor,universi qe eshte manifestimi i energjise kozmike do te shfaqet si manifestimi yt , universi qe eshte loja e Zotit i jep edhe nje bekim ekstazik , ti medito per ATE dhe AI do te meditoje per ty

    Shrii Shrii Anandamurti

  5. #195
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,096

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Disa thënie nga Albert Ajnshtajni


    “Qëndroju larg njerëzve negativë. Ata kanë nga një problem për çdo zgjidhje”.

    “Një person i zgjuar e zgjidh një problem. Një person i mençur e shmang atë”.

    “Çdo njeri mund të dijë. Çështja është të kuptosh”.

    “Jeta është njësoj si të ngasësh një biçikletë. Për të mbajtur balancën, duhet të vazhdosh të lëvizësh”.

    “Shenja e vërtetë e inteligjencës nuk është njohuria, por imagjinata”.

    “Nëse do të jetosh një jetë të lumtur, lidhe atë me një qëllim, jo me njerëzit apo objektet”.

    “Sa më shumë njohuri, aq më pak egoizëm. Sa më pak njohuri, aq më shumë egoizëm”.

    “Unë mundem” është 100 herë më e rëndësishme, se sa koeficienti i inteligjencës”.

    “Mundësitë qëndrojnë në mes të çdo vështirësie”.

    “Marrëzia është të bësh të njëjtën gjë vazhdimisht e vazhdimisht dhe të presësh rezultate të ndryshme”.

    “Fillimisht duhet t’i mësosh rregullat e lojës, dhe më pas të luash më mirë se gjithë të tjerët”.

    “Përpiquni të mos bëheni njerëz të suksesit, në vend që të bëheni njerëz të vlerave”.

    “Njësia matëse e inteligjencës është aftësia për të ndryshuar”.

    “Logjika mund të të çojë nga A-ja tek B-ja. Imagjinata do të të çojë kudo”.

    “Çdokush është një gjeni, por nëse ti e gjykon një peshk nga aftësia e tij për t’u ngjitur në një pemë, atëherë ai do ta kalojë gjithë jetën e tij duke besuar së është budalla”.

    “Dikush që ndjek turmën, me shumë mundësi nuk mund të shkojë dot më larg se turma. Ata që ecin të vetëm, mund ta gjejnë veten në vende, në të cilat askush nuk ka qenë më parë”.

    “Ke dy mënyra për ta jetuar jetën tënde. Njëra është duke besuar se asgjë nuk është një mrekulli dhe tjetra sikur gjithçka është një mrekulli”.


    Bota Sot

    https://www.botasot.info/kultura/173...rt-ajnshtajni/

  6. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,056

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Per femren


    Nje forme tjeter padrejtesie sociale eshte edhe diskriminimi midis sekseve, shume te zakonshme jane rastet ku nje seks konsiderohet me inferior se sa seksi tjeter, ne pjesen me te madhe te botes femrat jane te konsideruara si prone private e meshkujve te destinuara per kenaqesine e tij, ne shume vende edhe te ashtuquajtura te avancuara femrat nuk marin pjese ne shume aspekte kryesore te jetes te ketyre vendeve, ndersa ne shume vende te tjera jane konsideruara te padenja per ceremoni te ndryshme si ato spirituale,sociale,religjoze, etj,

    ashtu si edhe ne pjesen me te madhe te qenjeve jetesore edhe ne shoqerine njerzore femrat jane me te dobeta fizikisht se meshkujt, por kjo nuk nuk do te thote se ato jane inferiore ne vleren e tyre sociale ne perputhje me meshkujt, meshkuj egoiste per me shume e kane shfrytezuar ne maksimum dobesine fizike te femrave, edhe pse keta persona deklarojne publikisht qe femrat perbejne nje komunitet nenash , ne realitet i kane kthyer femrat ne komunitet delesh shtepiake, ne cdo sfere te jetes meshkuj te tille kane kufizuar ne menyre esenciale te drejtat e femrave, ose i kane mbajtur plotesisht ne sherbim te kapricove te tyre, dhe ekstravagancave mashkullore

    nese gjysma e shoqerise eshte e zhytur ne inerci dhe paragjykim , gjysma tjeter do torturohet padyshim ne ecjen e vet duke mbajtur mbi shpatulla peshen e rende te kesaj padrejtesie sociale, pra si ne jeten individuale dhe ate kolektive, pastertia dhe virtyti eshte i domosdoshem si per femrat ashtu edhe per meshkujt , dhe per kete duhet nje vizion i paster spiritual , por ky vizion eshte i pamundur per sa kohe te ekzistoje padrejtesia midis sekseve

    shume persona mbeshtesin tezen qe pak gra te zgjedhura si deputete dhe ministre , apo ambasadore, etj , mund te sherbejne si shembull ne jete per barazi midis femrave dhe meshkujve

    por a eshte korrekt ky kend veshtrim??

    vetem nje sistem i drejte edukativ eshte mjeti i vetem pet te nxitur dhe vendosur progresin , nje grua e nje vendi e zgjedhur ministre apo ambasadore e atij vendi nuk eshte shenje reale qe te tregoje kushtet e verteta te gjendjes se femres se atij vendi, te elevosh dinjitetin e femrave ne shoqerine e sotme nuk eshte nje gje e lehte dhe e nje veshtiresie te vogel

    cdo person duhet te kuptoje qe per mbajtjen cdo lloj organizimi familjaro-social , duhet te jete nje bashkepunim i ngushte midis sejcilit individ si te jete mashkull apo femer, njerzimi nuk eshte inert dhe i palevizshem, dhe relacionet midis qenjeve njerzore mvaren nga dicka me shume se sa bashkepunimi i thjeshte, dhe ky bashkepunin ne vend qe te jete i tipit skllav-padron, duhet te ndertohet ne nje atmosfere pelqimi, bujarie, perzemersie, midis qenjeve njerzore te lira , duhet te jete nje bashkepunim i kordinuar dhe kursesi i nen urdheruar

    nuk ka asnje mundesi qe shoqeria te perparoje persa kohe qe kushtet e femres nuk rregullohen

    nje zog nuk mund te fluturoje me nje krah te vetem

    Shrii Shrii Anandamurti

  7. #197
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,096

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Nëse do të njohësh udhën para teje, pyet ato që po kthehen”

    26 thënie të mençura nga urtësia kineze


    1. Pak mosdurim dhe prishen plane të mëdha.

    2. E folura nuk e gatuan orizin.

    3. Një buzëqeshje të fal 10 vite jetë.

    4. Mos ki frikë të rritesh ngadalë, ki frikë kur s’po rritesh fare.

    5. Ai që pyet bëhet budalla për 5 minuta, ai që s’pyet mbetet i tillë tërë jetën.

    6. Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën.

    7. Një mendje e mbyllur është si nji libër i mbyllur, një copë druri.

    8. Gjilpëra nuk ka maje në të dyja anët.

    9. Një rënie të bën më të mençur.

    10. Më mashtro një herë, të të vijë turp. Më mashtron për herë të dytë, të më vijë turp.

    11. Mësuesi hap derën. Ti hyn me këmbët tuaja.

    12. Jepi një njeriu një peshk dhe e ushqen për një ditë. Mësoji atij të peshkojë dhe e ushqen për gjithë jetën.

    13. Nëse do të njohësh udhën para teje, pyet ato që po kthehen.

    14. Përvoja është një krehër që natyra na jep kur jemi qerosë.

    15. Një njeri i mençur bën zgjedhjet e tij, një injorant ndjek opinionin publik.

    16. Nëse je i durueshëm në momentin e nervave, do t’u ikësh qindra ditëve të mërzitura.

    17. Të shohësh diçka një herë, është më mirë se ta tregojnë 100 herë.

    18. Një person që thotë që nuk realizohet, s’duhet ta pengojë atë që po e realizon.

    19. Më thuaj dhe do ta harroj. Më trego dhe mbase e mbaj mend, më përfshij dhe e kuptoj.

    20. Ka shumë rrugë të ndryshme deri në majen e malit, por pamje nga atje lart është e njëjtë.

    21. Kur dikush ndan me ju një gjë të çmuar keni detyrimin moral që ta ndani edhe ju me të tjerë.

    22. Lehtë është të sundosh mbretërinë, vështirë është te sundosh familjen.

    23. Merru me fajet e të tjerëve, po aq butësisht sa edhe me të tuat.

    24. Plaga që shkaktohet nga miku, asnjëherë nuk shërohet.

    25. Të të mos vijë keq nëse nuk të njohin njerëzit, por përkundrazi – që nuk i njeh ti ata.

    26. Asnjëherë njeriut nuk i nevojitet më shumë mençuri, sesa atëherë kur ka punë me mendjelehtët.


    Kult Plus

    https://www.kultplus.com/lajme/nese-...qe-po-kthehen/

  8. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,056

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Menyra me e mire per qenjet njerzore qe te shkeputen nga gabimet e tyre eshte qe te kujtojne gjithmone se jane bijte e Entitetit Suprem Absolut

    Edhe nese e gjithe bota me hidhet kunder dhe me trajton si nje individ mizerabel dhe me rrefuzon , pa asnje dyshim une kam nje vend ne prehrin e Entitetit Suprem ,kjo eshte nje e drejte e imja e lindur

    Per kete arsye ne asnje rrethane qenjet njerzore nuk duhet te lejojne deformime apo nderhyrje ne relacionin e tyre Me Entitetin Suprem Absolut

    P.R. Sarkar

  9. #199
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,056

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    (Nga kenget e njerzimit te ri)

    Behu i dashur o Zot,Behu i dashur

    Te na shpetosh nga burgu i erresires

    Stolise kete bote me me shume nga bukuria tende

    Beji te gjithe te vallezojne me ritmin dhe hijeshine tende

    Mbushi syte e te gjitheve me me shume nga shkelqimi yt

    Misheroje me shume mendjen shkakesore me kenget e tua

    Zgjeroje me shume mendjen kolektive me virtytet e tua

    Ne ideacionin tend perthithe mendjen e te gjitheve

    Larg nesh me xhentilese - te lutem - mos u largo kurre




    Shri Shri Ananda Murtiji

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,056

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    I gjithe inspirimi dhe frymezimi i nje personi qe praktikon dharma - spiritualitet ,i vjen nga Saguna Brahma - Entiteti Suprem Kozmik nepermjet bekimit te Tij , per kete motiv ose e thene me mire kjo eshte arsyeja kryesore qe nje person eshte gjithmone ne borxh me Saguna Brahma - Kontrollori Suprem Kozmik ,ose shqip Zoti i Madh

    Shrii Shrii A'nandamu'rti.

Faqja 20 prej 93 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Shprehje
    Nga Eureka në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-01-2015, 14:46
  3. Shprehje të bukura në shqip
    Nga anaksimenus në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 371
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 11:02
  4. Njerëz të mëdhenj
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2007, 15:54
  5. Shprehje....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •