Close
Faqja 11 prej 93 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 930
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Praktika Shpirterore eshte komplet ndryshe nga religjioni sepse i meson njerzit te avancojne dhe nderkohe qe ecin perpara ne te njejten kohe edhe zhdukin pa meshire gjithe pengesat qe pengojne progresin njerzor , kualitetet e spiritualitetit dhe praktikes shpirterore jane :

    -analiza e holle
    -forca ideologjike
    -shkelqimi i kurajos

    Shrii Shrii Anandamurti
    Ndryshuar për herë të fundit nga ATMAN : 17-09-2021 më 15:49

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Nuk e arrin dhe nuk e realizon kurre ATE (ZOTIN) nepermjet studimit tend ,inteklektit , apo krenarise se semure per diturine e fituar.

    Duhet ta arrish dhe realizosh nepermjet ideacionit kostant, sentimentit te embel devocional,si dhe deshires intensive shpirterore.

    - Shrii Shrii Anandamurti

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    “Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha betejat, pasi të mbarojnë betejën e fundit mes tyre”


    Kjo është thënia simbol e Mit’hat Frashërit, alias Lumo Skëndo, e thënë në vitet ’30 kur shkëlqeu një plejadë dhe traditë letrare, por dhe elitare në Shqipëri.

    Mit’hat Frashëri u lind më 25 mars 1880 në Janinë; vdiq më 3 tetor 1949 në Nju-Jork, SHBA.

    Ishte i biri i Abdyl Frashërit dhe nipi i Sami Frashërit dhe Naim Frashërit.

    Ai e njohu shumë pak babain e tij dhe u rrit nën kujdesin e Samiut dhe Naimit.

    Ai është konsideruar si njëri nga intelektualët më të shquar të brezit të vet. Gjatë pesë dekadave të sundimit komunist, ai mbeti i hetuar dhe u quajt “reaksionar”, “tradhtar” etj.

    E vetmja tradhti që kishte bërë ishte ajo ndaj ideologjisë komuniste dhe ideologëve të saj…

    Pa u zgjatur shumë te veprimtaria letrare dhe patriotike e Mit’hat Frashërit, e cila studiohet që në shkollë dhe interneti “gëlon” me to, më poshtë gjeni disa nga thëniet e tij më të spikatura për shqiptarët, që duket se do të mbeten gjithnjë aktuale; sado shekuj kalojnë.

    Ja çfarë thotë Mit’hat Frashëri për shqiptarët:

    1- Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plot vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij: i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër.

    2- Shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq. Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve.

    3- Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinës dhe zjarri i padurimit

    4- Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër.

    5- Hiqe veten si pak të mençur dhe pak të ditur. Mendjemadhësia na ka çmendur gjer më sot.

    6- Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës t’i themi të bardhë dhe të zezës – të zezë.

    7- Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.

    8- Shqiptari, duke mos qenë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe independencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një jetë indipendente.

    9- Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqiptari rrëfehen me atë mani që ka secilido të marrë emrin e fshatit ose të qytetit si emër familjeje. Kur piqen dy shqiptarë, pas gëzimit të parë, pyetja esenciale është: nga të kemi zotëri?

    10 – Shumë herë ideali për shqiptarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë. Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë veç sukseset e lehta.

    11- Vetëm një proverb të mirë di: ”Trimi i mirë me shokë shumë”. Por kur mendoj fjalën e Ali Pashës: dy shqiptarë janë shumë! Atëherë kam dëshirë ta kthej proverbin: ”Trimi i mirë me shokë…pak!”

    12 – Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë.

    13 – Mos u hidhëro po të shkoj tjetri para, edhe pse nuk ndenje dot në krye. Zilia na ka lënë të panderuar.

    14 – Shpesh herë zemërimi ynë vjen jo se kemi të drejtë, po se kemi faj dhe na vjen ligsht që na e shohin të tjerët.

    15 – Dhembja më e madhe është pikëllimi i brendshëm, jo ai qe rrëfehet.



    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/shqip...it-mes-tyre-2/

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Te gjithe bashkvuajtes dhe te gjithe bashkfajtor.

    Nuk e di se eshte e bukur por eshte thenie qe shpegon nje 30 vjeçar deri tani,dhe ka mundesi qe te shpegoje edhe shume vite te tjera. (Autori,nje komunist psikopat)

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Komponenti ideologjik i mendjes individuale qe vjen nga insipirimi fillestar per te arritur perthithjen (apo zhytjen dhe tretjen ) kozmike , Quhet "Etike"
    Cdo aspekt i etikes kendon kengen e pafundesise edhe ne ato raste kur eshte ne mes te mjeteve apo limiteve te kufizuara sic eshte etika.

    Shrii Shrii Anandamurti

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Eshte shume e rendesishme te zgjedhesh mire shoqerine tende sepse nje shoqeri e mire te con ne perparim mendor dhe shpirteror ,ndersa nje shoqeri e keqe te con ne degradim dhe shkaterrim ..

    Shrii Shrii Anandamurti

  7. #107
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Te gjithe bashkvuajtes dhe te gjithe bashkfajtor.

    Nuk e di se eshte e bukur por eshte thenie qe shpegon nje 30 vjeçar deri tani,dhe ka mundesi qe te shpegoje edhe shume vite te tjera. (Autori,nje komunist psikopat)
    ne kushtet ku ndodhej shqiperia nuk kishte rruge tjeter

    Ne gjermanine lindore jane mbyllur dosjet per 99 vjet sepse qellimi nuk eshte te krijohej nje lufte e re klasash apo nje gjueti e re shtrigash,por te ndertohej gjermania , ndersa historine le ta bejne historianet

    Edhe ai qe eshte sot kryeminister eshte nipi i spiro kolekes anetar i byrose politike , dhe ka qene i privilegjuar si cun blloku, qe edhe tani si ish cun blloku kryeminister bredh edhe me makine 500 mije dollareshe

    kto nuk jane problemete e verteta qe i duhen shqiperise sot ,por jane problemet social ekonomike dhe financiare ,sepse nuk ka asnje vend ne europe ku 86 % e popullsise te kerkoje te largohet nga vendi i vet ,dhe per kete fakt te frikshem nuk besoj e ka fajin sala i cili ka kohe qe eshte larguar nga pushteti

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Citim Postuar më parë nga ATMAN Lexo Postimin
    ne kushtet ku ndodhej shqiperia nuk kishte rruge tjeter

    Ne gjermanine lindore jane mbyllur dosjet per 99 vjet sepse qellimi nuk eshte te krijohej nje lufte e re klasash apo nje gjueti e re shtrigash,por te ndertohej gjermania , ndersa historine le ta bejne historianet

    Edhe ai qe eshte sot kryeminister eshte nipi i spiro kolekes anetar i byrose politike , dhe ka qene i privilegjuar si cun blloku, qe edhe tani si ish cun blloku kryeminister bredh edhe me makine 500 mije dollareshe

    kto nuk jane problemete e verteta qe i duhen shqiperise sot ,por jane problemet social ekonomike dhe financiare ,sepse nuk ka asnje vend ne europe ku 86 % e popullsise te kerkoje te largohet nga vendi i vet ,dhe per kete fakt te frikshem nuk besoj e ka fajin sala i cili ka kohe qe eshte larguar nga pushteti
    Pse sot ka ndryshuar mendim Sali Berisha ? Edhe sot po ta pyesesh per dosjet prap nuk do ti hapi .Me sa di une qe ne vitin 1991 parlamenti ne gjermani votoi ligjin per hapjen e dosjeve. Edhe tek Spiro Koleka dhe fisi e nipi i tije prap Sali Berisha ndaloi qe te diheshin te vertetat dhe te beheshin gjyqet.

    Meqe nuk te pelqeu kjo thenia e Berishes po te them nje thenie nga "pishtari" i demokracise Azem Hajdari. Kur i thane Azemit pse nuk hapen dosjet ? Pergjigja e Azemit qe epike : " Pse baben tim do fus ne burg une !"

    Rrenjet e te gjitha problemeve ekonomike,financiare,politike,morale etj etj i kane rrenjet pikerisht tek shprehja te gjithe bashkvuajtes e te gjithe bashkfajtor.

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,061

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Nuk ka asgje me te lehte per ta kontrolluar se sa nje person jo i lumtur qe jeton ne frike

    Nuk ka asgje me te pakontrollueshme se sa nje person i lumtur qe jeton ne entuziazem

  10. #110
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    17,145

    Për: thënie të bukura dhe shprehje nga njerëz të mëdhenj

    Ç'TRISHTIM... I ËMBËL

    Dashurohu me vjeshtën: bëhu poet!


    Për sa kohë që ka vjeshtë, nuk do të kem duar të mjaftueshme, kanavacë dhe ngjyra, për të pikturuar bukurinë që shoh.

    Sot fillon zyrtarisht vjeshta. Konsideruar si sezoni si më romantik dhe më poetik, i aftë të na japë peizazhe që të lënë pa frymë me ngjyra unike. Më 22 shtator duhet t’i themi lamtumirë verës dhe të mirëpresim vjeshtën. Kjo stinë, atmosfera e së cilës na sjell gjithmonë pak melankoli për stinën e verës, ka frymëzuar jo pak artistë, të magjepsur nga bukuria e natyrës: toka vishet me tonalitete të ngrohta dhe gjethet fillojnë të popullojnë rrugët dhe pyjet tona. Ne i rikthehemi jetës së përditshme, në ato çastet e ngrohta nën batanije. Rikthehemi ngadalë për ta braktisur veten në folenë tonë të vogël të shtëpisë, të mbrojtur nga erërat e para. Qytetet rimarrin ritmin e tyre.

    Fraza e sotme është një fjali e marrë nga Van Gogu, i cili me stilin e tij të pagabueshëm dhe jashtëzakonisht personal, gjithmonë e ka pikturuar natyrën me fuqi evokuese ekstreme. Piktura e tij karakterizohet nga ngjyra të ndezura, thuajse të pazakonta, çka dëshmojnë për vizionin e gjallë të artistit. Sytë e tij dinin të shihnin përtej, ata mund të shihnin gjëra që të tjerët nuk ishin në gjendje t’i shihnin. Për këtë, edhe objektet më të thjeshta, mbartnin një patos të fortë. Shpirti i tij i munduar u pasqyrua në bimë, në pemët e troshitura nga era, në natyrën e ndriçuar nga shkëlqimi i yjeve.


    Aforizma

    Një libër me poezi është një vjeshtë e vdekur: vargjet janë gjethe të zeza në tokën e bardhë, kurse zëri që i lexon është flladi i erës që i zhyt në zemrat, në skutat e brendshme.

    Federiko Garsia Lorka


    Si një rrugicë vjeshte: sapo gjithçka fshihet, ajo përsëri mbulohet me gjethe të pastra.

    Franc Kafka


    Vjeshta është stina më e trishtë e vitit; perëndimi është ora më e trishtë e ditës: në atë stinë, në atë orë, dielli i afrohet varrit madhështor për ta parë veten si djali i parëlindur i Krijuesit. Në mesditë, ai i mbledh tërë rrezet për t’i vërvitur furishëm për të ndezur natyrën, por aty nga mbrëmja jeta venitet, mirësia shpërndahet dhe ai tani është i lumtur të derdhë gjithë shkëlqimin e tij për hemisferën që e rrethon. Dhe kubeja e qiellit, pasi ka braktisur mantelin blu, prarohet nga drita hyjnore, në atë mënyrë që shekulli të përthithë rrezatimin e shpirtit të madh që e ka dominuar./Konica.al

    Francesko Domenico Guerrazzi


    Nëse një pemë nuk i ka treguar lulet në pranverë, do të jetë e kotë të kërkosh frytet e saj në vjeshtë.

    Valter Skot


    Dua një vjeshtë të kuqe si dashuria, të verdhë si dielli, ende i ngrohtë në qiell, portokalli si perëndimet e diellit të ndriçuara në fund të ditës, vjollcë si kokrrat e rrushit që përtypim. Unë dua një vjeshtë për të zbuluar, përjetuar, shijuar.

    Stephen Littleword


    Vjeshta është pranvera e dimrit.

    Henri dë Tuluz Lautrec


    Vjeshta është pranverë e dytë, teksa çdo gjethe është lule.

    Albert Kamy


    Jeta rifillon nga freskia e vjeshtës.

    Skot Fitzxherald


    Konica.al

    https://konica.al/2021/09/dashurohu-...ten-behu-poet/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 22-09-2021 më 11:05

Faqja 11 prej 93 FillimFillim ... 9101112132161 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Aktoret e medhenj
    Nga Kryeplaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 27-03-2024, 06:17
  2. Shprehje
    Nga Eureka në forumin Prezantoni veten në forum
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-01-2015, 14:46
  3. Shprehje të bukura në shqip
    Nga anaksimenus në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 371
    Postimi i Fundit: 04-06-2012, 11:02
  4. Njerëz të mëdhenj
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-10-2007, 15:54
  5. Shprehje....
    Nga Dita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 03-03-2003, 13:01

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •