..... kushdo që pendohet vërtet për veprat e tij të këqija do të shpëtohet nga hiri i Perëndisë. Askush në thelb nuk është i keq. Shumicën e kohës janë rrethanat dhe mjedisi që i çojnë njerëzit në rrugë të këqija.
Shrii shrii Anandamurtijii
..... kushdo që pendohet vërtet për veprat e tij të këqija do të shpëtohet nga hiri i Perëndisë. Askush në thelb nuk është i keq. Shumicën e kohës janë rrethanat dhe mjedisi që i çojnë njerëzit në rrugë të këqija.
Shrii shrii Anandamurtijii
...për të reformuar delinkuentët dhe devijantët keqberes socialë, shoqëria do të duhet të adoptoje një qasje të ndryshme nga ajo që eshte aktualisht ne normat ndërkombëtare, ajo që duhet eshte korrigjimi dhe jo ndëshkimi, burgjet duhet te quhen qendra korrektuese, asgjë nuk po bëhet brenda burgjeve për të reformuar kriminelët. Përkundrazi, të burgosurit aty ne burgje trajtohen në mënyrë absolutisht çnjerëzore. Shumica
nga ata që kalojne kohë në burg shndërrohen në kriminelë me të ashpër dhe përbëjne një kërcënim më të madh për shoqërinë se më parë,por nëse ketyre personave do tju ishte dhënë prekja shëruese e spiritualitetit, edhe këta kriminelë mund të ishin bërë një ditë pasuri e madhe për shoqërinë. E tillë është fuqia e spiritualitetit.
Shrii shrii Anandamurtijii
Duhet pasur parasysh mire se për aq kohë qe një shoqëri njerëzore madhështore, e shëndetshme dhe universale nuk është e themeluar mirë, e gjithë kultura dhe qytetërimi i njerëzimit, sakrifica, shërbimi dhe përpjekja shpirtërore e saj nuk do të kenë asnjë vlerë.
Shrii shrii Anandamurtijii
Kapitalizmi i bën njerëzit lypës, por komunizmi i bën ata kafshë. Ai (komunizmi) i privon ata nga aftësia e tyre të të menduarit."
Shrii shrii Anandamurtijii
Nje vend mund te pushtohet me forcen e armeve por mendja jo,ata qe kane vendosur te bejne praktike shpirterore (meditim dhe sherbim social pa interes) per te pushtuar mendjen jane ushtare te vertete, qellimi praktikes shpirterore ne Ananda Marga eshte te pushtosh mendjen universale, dhe per ta arritur nje gje te tille aspirantet shpirterore duhet te aderojne dhe te pershtatin cilesite e ushtarit, duhet te kene nje vigjilence te vecante dhe rigoroze mbi unitetin dhe rregullin , nuk duhet te lejohet asnjehere qe te lindin dallime dhe ndasi te ata aspirante qe ushtrojne praktike shpirterore , uniteti duhet te ruhet edhe duke vene ne rrezik jeten tende, nuk duhet lejuar ne asnje rast qe interesi personal te pengoje interesin kolektiv.
SHRII SHRII ANANDAMURTI
Ai qe le gjithcka ne meshire te fatit,e shnderron jeten ne llotari {Tomas Fuler}
Nuk lejohen adresa Interneti ne Firme. Stafi i Forumit.
Kjo e jona eshte nje mbeshtetje subjektive dhe nje rregullim objektiv
Fusioni i lumtur midis botes objektive dhe synimit subjektiv, nderkohe qe individi leviz drejt objektivitetit Suprem duhet te mbaje edhe nje pershtatje te duhur me boten objektive , kur shoqeria njerzore te sistemohet ne kete ide Supreme.... njerzimi i te gjithe universit do te bashkohet ne ne entitet te vetem dhe ne e presim me ankth kete moment te lumtur.
Shrii shrii Anandamurtijii
Virtyti dhe vesi jane entitete te perkohshme-te kufizuar ne kohe dhe hapesire , keto gjera nuk kane te bejne fare me relacionin-devocional midis nje personi dhe Babait Suprem-Zotit, psh supozoni qe nje grup njerzish po ecen pergjate rruges dhe nje per tyre rrezohet ne nje kanal ,rrobat e tij dhe trupi do te behen pis, dhe kalimtaret e rastit do fillojne te qeshin me te, por kur Babai te shikoje birin e tij ne keto kushte cfare do beje?
Do qeshi me djalin e tij?
Jo jo jo
Ai vete do shkoje ne kanal dhe do ta marre djalin dhe do ta nxjerri jashte ,do ti pastroje rrobat me kujdes dhe pas kesaj do ti thote me dashuri : biri im duhet te besh kujdes kur ecen rruges.
Mekataret jane si ky djali qe bie brenda ne kanal; Qarte?
(P. R. SARKAR)
Kush eshte i madh ?
Per kete pyetje pergjigja eshte : ata te cilet i sherbejne te tjereve nepermjet sherbimit social pa interes , keta persona jane te cilesuar si te medhenj
Ata te cilet kane studiuar shume libra ,apo qe kane shume pasuri,ata qe kane familje prestigjioze,ata qe kane reputacion ne shoqeri,...e shume te tjera si keto,etj,etj, nuk mund te quhen te medhenj nese nuk bejne sherbim social pa interes duke i sherbyer te tjereve
Ata qe i sherbejne te tjereve jane te medhenj,te larte, dhe per te bere sherbim social pa interes, nuk ka nevoje te kesh shume para,cfaredo lloj force qe te kesh ne zoterim perdore duke i sherbyer te tjereve, nese ke trup te forte afroje duke bere sherbim fizik,nese ke para bej sherbim duke ofruar vlera monetare ,nese ke intelekt beje me intelekt duke afruar dituri,nese ke kurajo beje nepermjet kurajos,nese nuk ke asgje atehere beje duke afruar mendime te mira dhe bekime
Qenjet njerzore behet te medhenj duke duke i sherbyer te tjereve nepemjet sherbimit social pa interes, aty ku nuk ka sherbim social pa interes njerzit behen te ulet dhe meskine behet persona pa vlere
Shrii Shrii Anandamurti
Thëniet më të bukura të popullit zviceran
Proverbat janë stolia e të folurit, dhe shpesh herë ndihmojnë njerëzit të përballen me situata të ndryshme.
Ekonomia Online ka sjellë një koleksion të mençurisë së popullit zviceran.
Kur nisesh në rrugë – këshillohu me pleq, kur kthehesh në shtëpi – të rejat merri vesh nga fëmijët.
Nuk mjafton të jesh i mirë, duhet të jesh edhe me takt.
Të pasur apo të varfër, të fuqishëm apo të dobët, të gjithë janë horra dhe kopukë.
Zjarri të djeg kur je afër, ndërsa bukuria kur je larg.
Vdekja nxjerr në pah jo pak trashëgimtarë të këqinj.
Bukuria e vërtetë e një gruaje është të qënit modeste.
Duaje fqinjin tënd, por gardhin mos e rrëzo.
Fqinji i mirë është dera e parajsës, fqinji i keq është dera e ferrit.
Kur dashuria është e madhe atëherë edhe grindja është e madhe.
Kur hamë pemë të ëmbla, do të ishte që me mirënjohje t’i kujtojmë ata që i mbollën.
Kur njeh sëmundjen tënde, njeh edhe atë tjetrin.
Kush qesh me të madhe qan me të madhe.
Më shumë vlen të jetosh edhe me jetën më të mjerueshme, me familjen tënde, se të jetosh vetëm me bollëk.
Në dashuri konkurrenca nuk ka kuptim.
Në dashuri ndonjëherë fjalët nuk vlejnë, flasin sytë dhe shpirti.
Në dashuri, numri nëntë është çift.
Në dashuri njëmbëdhjetëshi është numër çift.
Ngjyra e verdhë e arit shpeshherë ia nxin shpirtin njeriut.
Për shtëpi zgjidh vendin, për lojën, shokun.
Pleqëria, ashtu si edhe fatkeqësia, nuk vjen e vetme.
Sëmundja vjen me dengje dhe ikën me thërrime.
Vetëm ai që nuk mund të flejë e di sa e gjatë është nata.
S’ka armiq të vegjël, por ka vetëm armiq.
Vdekja e llafazanëve fshihet në guhën e tyre.
Dashuria të zbukuron, inati të shëmton.
Derisa njeriu të ketë kokën mbi krahë, asgjë nuk është e humbur.
Elefanti vritet për dhëmbë fildishi, zogu për pendët.
Fati dhe talenti rrallëherë janë miq të mirë.
Gruaja e ndershme gjithmonë gjen përgjigje korrekte në pyetjet lajkatare për mashtruesit.
Ha shëllirë e turshi, por mendo për etjen që do të vijë.
Kur armiku vjen në shtëpi, atëherë edhe gratë duhet të luftojnë.
Fëmijët duaji me zemër, mirëpo edukoji me duar.
Armiku mundohet të të zbulojë të fshehtën tënde, miku të të ndreqë gabimin.
Armiku qesh kur ka marrë vesh të fshehtën tënde.
E vërteta është ajo që kalon pranë historisë dhe historia as që e vëren.
Edhe në qoftë se dera është hapur, mos hyr brenda pa leje.
Kush e fsheh gjarprin në xhep, e përgatit litarin për vete.
Njeriu i madh edhe hijen e ka të madhe kurse harabelat, sido që të kërcejnë, hije të madhe nuk bëjnë.
Nëse një gënjeshtër në fillim të sjell dobi, në fund ajo të sjell dëm. Por nëse e vërteta në fillim të sjell dëm, më vonë ajo do të dalë e dobishme.
Gazeta Express
https://www.gazetaexpress.com/thenie...llit-zviceran/
Krijoni Kontakt