Qė nė moshė tė vogėl ajo u shqua nga talenti i rrallė pėr muzikėn dhe zėrin e saj tė mrekullueshėm, zė i cili tėrhoqi vėmendjen e profesor Kozmos, pedagog i muzikės nė Liceun Kombėtar tė Korēės. Nė moshėn 14-vjeēare, Merita Sokoli nisi tė kėndonte si soliste nė Radio Experimental Tirana. Nė koncertet e shumta nė Tiranė dhe Korēė, nė kėngėt popullore,

Emri:  Beja-2.jpg

Shikime: 11

Madhėsia:  29.3 KB

Merita shoqėrohej nė piano nga Pjetėr Dungu, ndėrsa nė kėngėt klasike shoqėrohej nga Tonin Guraziu.

Nė vitin 1939, Merita shkoi pėr studime nė Itali, nė Akademinė Nacionale tė Santa Cecilia, nė Romė, institucion nė tė cilin kishin studiuar edhe tė famshmit, Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Ennio Morricone, Franco Donatoni, Preng Jakova, etj.

Studimet e saj pėrfunduan nė gusht tė vitit 1944, me pedagogun Ricardo Stracati, duke marrė edhe mėsime private nga Mark Antoni, pedagog i tė famshmit Mario del Monaco.

Merita ėshtė ndėr aktore e para shqiptare, me rol kryesor sė bashku me Kristaq Antoniun, nė filmin e parė shqiptar me metrazh tė shkurtėr “Takim nė Liqen”, i cili u xhirua nė Shkodėr dhe nė Manastirin e Shėn Naumit nė Pogradec, nė vitin 1942, por qė u shfaq vetėm nė Itali.

Gjatė pushimeve tė shkollės ajo angazhohej gjithmonė me aktivitete artistike nė Tiranė dhe Korēė. Pasi u kishte hyrė nė zemėr, korēarėt e quanin “Bilbili i Qytetit”.

Nė vitin 1943, dha njė koncert recital nė kinema “Majestik” me kėngė popullore me qėllim bamirėsie. Merita Sokoli ishte me rezultate tė shkėlqyera nė shkollė dhe pėr tė mbrojtur diplomėn kishte zgjedhur dhe po punonte me arien “Bohema”, diplomė qė ajo nuk mundi ta mbronte pėr arsye tė sė ashtuquajturės “Luftė”, qė solli si rezultat mbylljen e rrugėve.

Nė vitin 1944, kėndoi nė Radio Tirana sė bashku me Tefta Tashkon, Marie Krajen, Viktori Xhaēkėn, etj. Nė vitin 1945, me talentin e rrallė qė dispononte u aktivizua edhe nė Teatrin Popullor, pėrkrahė emrave tė njohur qė kanė bėrė histori, si Naim Frashėrit, Lazėr Filipit, Prokop Mimės, Liza Vorfit, etj. Por momentet e bukura dhe me shumė perspektivė qė Merita po niste u ndėrprenė nė mes nga regjimi komunist i sapoinstaluar.

Nė maj tė vitit 1947, ajo u arrestua sė bashku me tė bashkėshortin, Tika Tezha dhe e dėnuan me burgim pėr agjitacion e propagandė si “armike tė popullit”.

Bashkėpunėtorėt artistikė e dinin pafajėsinė e saj, por askush nuk guxonte tė fliste, po ta bėnte do ta pasonte atė nė qeli. Torturat dhe mundimet e tmerrshme nė burg i kaloi sė bashku me kundėrshtaret tjera tė pushtetit, Sabiha Kasimati, Rita Koci, Musine Kokalari, Diti Biēaku, etj. Tmerri i burgut, dėbimeve dhe internimeve e shoqėruan tėrė jetėn sė bashku me tė shoqin dhe djalin e vetėm, Didin.

Pas daljes nga burgu e internuan nė Kavajė sė bashku me familjen. Merita jetoi me qira nė lagjen nr. 5 dhe punoi nė Ndėrmarrjen Komunale nė Kavajė. Nė Kavajė, ajo nderohej nga tė gjithė, e njohėn mirė prandaj e deshėn aq shumė.

Merita jetoi nė Kavajė deri nė vitin 1993, kohė kur emigroi nė Amerikė me tė birin dhe familjen e saj, por vuante nga tronditje mendore qė ia shkaktuan zhurma e makinave dhe sirena e policisė, zhurmė e cila e bėnte gjithmonė tė rijetonte momentin e arrestimit.

Merita nė fund tė jetės sė saj u jetė e sėmurė nga kanceri i mushkėrive dhe vdiq mė 4 nėntor tė vitit 2007.

AlbFem