Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas

    Ja disa prej shefat e kompanisë së kontrollit të trafikut ajror “Albcontrol”, që kanë lidhje familjare me shefat e politikës:
    Norbis Qazimi, vëllai nga nëna, i deputetit Fatmir Xhafaj
    Ana Shkëmbi, mbesa e gruas së deputetit Fatmir Xhafaj
    Ledio Ruçi, djali i Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi
    Sonia Popa, anëtare Bordi, bashkëjetuese e Petrit Vasilit, Drejtore e Turizmit-Ministri
    Mirlinda Karcanaj, anëtare Bordi, shoqe e Linda Ramës dhe ortake në OJF, Drejtore e AKSHI
    Sulo Hadëri, anëtar Bordi, ish-Dekan i Fakultetit Ekonomik, që u ka dhënë “Doktoratura” e dypunësime si pedagogë, shefave të partisë.
    Genci Gjonçaj, anëtar Bordi, Sekretar i Përgjthshëm i Kuvendit
    Ardit Çollaku, anëtar Bordi shok i Olsi Ramës, Agjencia Kombëtare e Turizmit
    Redi Fino, djali i Bashkim Finos
    Stela Malaj, nusja e djalit të deputetes Nora Malaj
    Rovena Bregu, motra e Majlinda Bregut
    Florjan Gjiknuri, djali xhaxhait i (ish)ministrit Damian Gjiknurit
    Martin Sterkaj, djali deputetit Paulin Sterkaj
    Arlind Broci, djali i (ish) gjyqtarit Artan Broci
    Blerta Tusha, gruaja e Artur Bushit, kryebashkiak i Krujës
    Eneo Zguri, djali i ish kreut të KQZ, Klement Zguri
    Brisilda Spahiu (Celibashi), vajza e Nesim Spahiut, kryebashkiak i Skraparit
    Joana Bushi, ka koncesionin e shërbimeve të kontrollit në “Albcontrol”, me kompaninë “ICTS Albania-Integrated Services”, aktualisht Drejtore në ANTA-Rinas, ish-shefe kabineti e Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës, grua e Eno Bushit, Drejtor Juridik i PS dhe avokat i Kryeministrit Edi Rama.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas

    Presidenti Meta: Kontrolli i Lartë i Shtetit të nisë auditim të plotë në shoqërinë “Albcontrol”

    Nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar dhe veçanërisht rolit, që ka “Albcontrol” për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë, e lidhur direkt me sigurinë kombëtare të vendit dhe me garantimin e shërbimeve për udhëtarët dhe qytetarët shqiptarë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i është drejtuar sot zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar të fillojë pa vonesë një auditim të plotë në shoqërinë “Albcontrol” mbi:

    – mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie;
    – respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese;
    – përdorimin e fondeve publike;
    – respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe
    – çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të “Albcontrol”.

    Presidenti Meta po ndjek nga afër dhe me vëmendje zhvillimet lidhur me menaxhimin e situatës në “Abcontrol” dhe në aeroportin “Nënë Tereza”, dhe i kërkon autoriteteve respektive të marrin të gjitha masat, për të mos vënë në rrezik sigurinë e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, për të rifilluar pa vonesë funksionimin e monitorimit ajror dhe të shërbimeve aeroportuale, duke respektuar të drejtat dhe detyrimet reciproke, pa tejkaluar në mënyrë shproporcionale me reagimin e tyre, përgjegjësitë ligjore mbi këtë rast.

    Presidenti i Republikës u bën thirrje për reflektim të gjithë aktorëve të përfshirë dhe është i gatshëm në çdo moment të thërrasë urgjent një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të arsyeshme.

    Koha Jonë

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas

    Andi Bushati: Rama nuk është më subjekt analizash për gazetarë, por për psikiatër

    Gazetari Andi Bushati thotë se akuzat e Edi Ramës sot për sabotim të ardhjes së vaksinave, nga greva në aeroportin e Rinasit, nuk janë çështje analizash gazetareske, por e psikiatërve.

    “Ky nuk nuk është subjekt për analizë gazetarësh, por për diagnozë psikiatrësh: një njeri që mendon se janë mbledhur bashkë Likja dhe Sala, të cilët më pas kanë rektutuar kontrollorët ajrorë, bashkë me të cilët po organizojnë një grusht shteti, për të penguar ardhjen e vaksinave që ka ndërmjetësuar Erdogani….”,- shkruan Bushati në Facebook.

    KJ
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas

    U tha se kontrollorët shqiptarë kanë rroga të majme, ja sa paguhen kolegët e tyre në Kosovë, Serbi dhe BE

    Emri:  kulla-ajrore-750x375.jpg

Shikime: 385

Madhësia:  17.4 KB

    Kryeministri Rama dhe Ministrja Balluku në vend që të ulen në dialog për zgjidhjen e kërkesave të kontrollorëve të Rinasit, zgjodhën ti shpallin ata “armiq të popullit” që u pinë gjakun shqiptarëve me rrogat e tyre të majme por që në fakt nuk kanë lidhje me buxhetin e shtetit dhe as taksat e shqiptarëve.

    Eksperti i trafikut ajror, Dritan Goxhaj, i ftuar në Ora News, thotë se vetë Ministrja Balluku që ka drejtuar Albkontroll për 6 vite nuk është ankuar asnjëherë për pagën 6 mijë euro të saj, teksa shton se në fakt sot kontrollorët nuk marrin 2 milionë e 449 lekë siç pretendon Ministrja por 1.5 milion lekë.

    Goxhaj: Ministrja e sotme ka qenë 6 vite drejtoreshë në këtë institucion dhe nuk është ankuar ndonjëherë për rrogën e saj 6 mijë euro por sot ankohet për rrogën e kontrollorëve që nuk marrin sa thotë Ministrja. Sot kontrollorët marrin 1.5 milion lekë të vjetra. Një kontrollor në Kosovë minimalja merr 4 mijë euro, në Serbi 5 mijë euro, kurse në Itali, në Bari, kontrollorët fillojnë nga 7 mijë euro. Në vendet e tjera më të zhvilluara fillojnë 8-9 mijë euro. Kontrollorët kanë disa nivele, nga niveli më i ulët te niveli më i lartë.

    Për Goxhaj, show i një ditë më parë i qeverisë me polici dhe ushtri në Rinas ishte i panevojshëm dhe se ato që konsuiderohen fluturime të emergjencës, si rasti me vaksinat, mund të ishte realizuar edhe me kontrollorët që kanë shpallur paaftësinë pasi e kanë detyrim ligjor.

    Goxhaj: Në këto momente hapësira jonë ajrore konsiderohet e mbyllur, nuk ka fluturime për dhe nga Shqipëria, nuk ka mbikalime mbi territorin e Shqipërisë. Duke qenë se kemi 5 kontrollorë që nuk kanë pranuar të firmosin paaftësinë ata mbajnë vetëm trafikun në rast emergjencash, trafik që mund ta mbanin edhe kontrollorët e tjerë që kanë shpallur paaftësinë për arsye se shpallja e paaftësisë nuk do të thotë braktisje e vendit të punës. Rregullorja për shpalljen e paaftësisë përcakton që kontrollori duhet të paraqitet në vendin e punës por nuk ofron shërbimin. Por në raste të emergjencës ai me ligj është i detyruar të ofrojë shërbimin, emergjencat humanitare dhe shëndetësore. Qeveria dje bëri një show, çoi policinë dhe ushtrinë dhe nuk i pranoi ata kontrollorë që shkuan të merrnin turnin të hynin dhe të qëndronin në kullën e kontrollit, të ishin prezent aty dhe emergjencat do të ndodhinin ashtu siç po ndodhin tani me vaksinat. Ata do ta bënin uljen pa problem.

    Goxhaj thotë se është absurde të arrestosh dikë që proteston për të drejtat e tij.

    Goxhaj: Kemi një kontratë që kompania në mënyrë të njënashme thotë nuk dua ta respektoj.Ti do të punosh për kaq sa them unë. Këtu kërkohet vetëm respektimi i kontratës, kontrollorët nuk kanë negociuar rrogë kur kanë hyrë në punë por e ka vendosur kompania. Respektimi i kontratës është respektimi i ligjit.

    Koha Jonë

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas

    Vasili bën denoncimin e fortë: Rama po ndalon shqiptarët që jetojnë në Britani që të vijnë të votojnë

    Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka dalë me një denoncim të fortë në adresë të qeverisë “Rama”, e cila sipas tij, po pengon emigrantët shqiptarë që duan të vijnë në Shqipëri për të ushtruar të drejtën e tyre të votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

    “Qeveria e rilindjes po ndalon shqiptarët që jetojnë në Britanine e Madhe qe të vijnë të votojnë!!

    Shqiperia vazhdon te bllokoje ne menyre skandaloze sërish fluturimet me Britanine e Madhe edhe për dy javë te tjera.

    Arsyetimi absurd i koronavirusit ka zero vlere,sepse ndërkohë Britania e Madhe ka numrin më të ulët në Europë të infektimeve dhe fataliteteve dhe numrin më të lartë të vaksinimeve.

    Nderkohe qe nuk ekziston ky bllokim i fluturimeve me shtete te tjera, qe kane shifra shume me te larta te infektimit nga Coronavirusit

    Për momentin në Britanine e Madhe fluturimet ndërkombëtare janë të ndaluara me ligj, përveç rasteve të emergjencave dhe PËR TË VOTUAR NË ZGJEDHJE.

    Ndersa Qeveria Britanike i lejon shqiptarët të udhëtojmë për të ushtruar të drejtën kushtetuese Komiteti i Ekspertëve të Edi Ramës po ndalon të drejtën themelore për të zgjedhur.

    Në Britanine e Madhe ka shumë votues të opozitës, që po pengohen të votojnë.

    Komiteti i Eksperteve te Edi Rames te heqe urgjentisht bllokimin e fluturimeve me Britanine e Madhe dhe te mos vazhdoje te behet më pjese e pisllekut politik te Edi Rames se tmerruar nga humbja”, deklaron Petrit Vasili.

    Koha Jonë

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas

    Arrestimet/Unioni Europian i Kontrollorëve: Të tmerruar nga ajo që po ndodh në Shqipëri

    Unioni Europian i Kontrollorëve ka reaguar për grevën e Albcontrol në Shqipëri dhe arrestimin e 3 kontrollorëve. Sipas reagimit zyrtar, Unioni është i tmerruar nga lajmet e fundit në Shqipëri dhe i kërkon menjëherë shtetit të lirojë kontrollorët.

    Për Unionin Europian të Kontrollorëve, punonjësit e Albcontrol po protestojnë për të drejtat e tyre në një kohë kur kompania e tyre në mënyrë të njëanshme i uli rrogat dhe refuzoi t’i dëgjojë atyre çdo kërkesë që kishin.

    REAGIMI NGA UNIONI

    Vendosni menjëherë lirimin për kolegët tanë!


    Bruksel, 8 Prill 2021

    ATCEUC është tmerruar nga lajmet e fundit nga Shqipëria.

    Kontrolluesit e Trafikut Ajror të cilët vetëm të enjten e kaluar u takuan me Presidentin e tyre për të shprehur frikën dhe shqetësimet e tyre në lidhje me trajtimin e tyre në duart e punëdhënësit të tyre Albcontrol janë pushuar shkurtimisht dhe pastaj u arrestuan.

    Në një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE është i papranueshëm që punëtorët thelbësorë, të rëndësishëm për sigurinë mund të pushohen nga puna dhe përfundimisht të arrestohen thjesht për kryerjen e detyrave të tyre në përputhje me rregulloret e BE-së ose për transmetimin e shqetësimeve të tyre publikisht kur punëdhënësi i tyre nuk pranoi të dëgjonte ose angazhohej me ta, një punëdhënës që në fund të fundit është përgjegjës për sigurinë të udhëtarëve që udhëtojnë nëpër qiellin shqiptar.

    Albcontrol ka ulur në mënyrë të njëanshme pagat e punonjësve të tyre deri në70% pa u konsultuar dhe as biseduar me Sindikatat të cilat përfaqësojnë të tyrepunëtorët.

    Albcontrol ka refuzuar çdo kërkesë nga Sindikatat për të negociuar një marrëveshje të përgjegjshme, kolektive për të zgjidhur këtë krizë, një pozicion i cili ka vendosi punonjësit e saj nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë në mes të një globale

    kriza.Si mundet që Shqipëria ta shohë veten të denjë për një të ardhme të ndritur të re si BE anëtar kur është reagimi i tij ndaj punëtorëve që ndjekin të drejtat e tyre themelore për të vepruar në një mënyrë që të kujton një të kaluar të errët staliniste që shpresonim të ketë qenë varrosur, dhe arrestuar ata që i kundërshtojnë ata? Kjo është edhe më shqetësuese, kur kontrolluesit NUK veprojnë politikisht por kryejnë detyrat e tyre sipas rregulloreve kombëtare dhe evropiane.

    Anëtarësimi në BE kërkon që Shqipëria të respektojë jo vetëm Evropiane Rregulloret por edhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe

    Shtylla Evropiane e të Drejtave Sociale, ajo duhet të lërë pas të gjitha mënyrat e vjetra të kalojnë dhe përqafojnë plotësisht të drejtat e punëtorëve dhe përgjegjësitë e tyre ndaj siguria e aviacionit e bashkësive më të gjera evropiane (d.m.th. Këshilli i

    Europe, E.C.A.C.) në të cilën ata janë anëtarë. ATCEUC kërkon që çdo institucion i BE-së me marrëdhëniet në Shqipëri të përdorë ato ndikimi më i plotë për të ndihmuar Shqipërinë të shohë arrestimin e qytetarëve të saj që janë thjesht në përmbushjen e detyrave dhe të drejtave të tyre sipas Ligjit Kombëtar dhe Evropian në vend që të hynin në një dialog kuptimplotë dhe konstruktiv me ta të shihet si një shenjë se nuk është gati të anëtarësohet në Bashkimin Evropian dhe se lirimi dhe rikthimi i tyre është një hap themelor në rrugën drejt BE-së së plotë anëtarësimi.

    ATCEUC ka humbur të gjitha kontaktet me kolegët tanë shqiptarë dhe është thellësisht i mërzitur nga ky zhvillim dhe i shqetësuar për mirëqenien e tyre, ne kërkojmë që Autoritetet shqiptare lirojnë menjëherë kolegët tanë.

    Koha Jone

  7. #17
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,336
    Postimet në Bllog
    8

    “Godasim në prill, efekt politik”/ Përgjimet e kontrollorëve. Prokuroria: Plan i organizuar.

    Prokuroria ka në dorë prova të forta kundër organizatorëve të grevës që paralizoi për dy ditë transportin ajror në Shqipëri.

    Pavarësisht se kontrollorët dhe avokati i tyre mundohen të justifikojnë si një stres kolektiv dhe jo grevë, provat janë shumë kokëforta. Prokurorët kanë zbardhur bisedat në whatsapp mes një pjese të kontrollorëve të cilët që në prill të vitit 2020 po organizoheshin për të reaguar ndaj humbjes së një pjesë të pagave të tyre.

    Por në fund të vitit 2020 dhe në javët e para të 2021 ata nisën të marrin edhe mendimin dhe miratimin e kolegëve të tjerë me votim. Ndërsa kishin nisur të realizonin bisedime dhe takime për të zgjidhur kërkesat e tyre, zbulohet se në datën 12 mars mes dy kontrollorëve të quajtur Erjon dhe Emiljano është zhvilluar një bisedë në whatsapp në mbrëmjen e 12 marsit të këtij viti në të cilën thuhet:

    Erjon: Unë për vete nuk jam më e bë tani o nuk dua t’i prish punë. Për mua në fillim Prilli pas gjyqit. Trafiku (lëvizja e avionëve) është shtuar dhe zgjedhjet janë afruar.

    Emiljano: Mesi i Prillit është perfekt. Se goditja është më e madhe politikisht. Nuk kanë kohë të amortizojnë.

    Në komunikime flitet për dorëzimin në grup të letrave të paaftësisë e më pas për takimin e do zhvillohej me Presidentin Meta. Ja çfarë shkruajnë:

    Mimi: Takimi ne presidencë është kot. Meta si kryetar shteti do me e shfrytëzuar kundër Ramës.

    Erjon: Meta do ofrojë mbështetje mediatike vetëm që ti japim një kauzë më shumë. mund të na interesojë nëqoftëse na premton që po morën pushtetin të na kthejnë aty ku ishim.

    Këto biseda janë zbardhur nga prokuroria në momentin që u sekuestruan telefonat. Aty janë të zbardhura komunikimet ku diskutohej dhe planifikohej se çfarë do bënin nëse ndërprisnin punën, sepse qeveria do e kishte

    Top Channel

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas

    Pranga kontrollorëve / 13 eurodeputetë – KE: Qeveria shkeli ligjet europiane

    13 eurodeputetë i kanë dejtuar një letër Komisionit Europian në lidhje me situatën e krijuar disa ditë më parë në aeroportin e Rinasit, ku u arrestuan tre kontrollorë të trafikut ajror, për shkak të grevës dhe për rrjedhojë pezullimit të fluturimeve.

    Letra i është dërguar Komisioneres për Transportin Adina Valean, Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe drejtorit të EASA-s, Patrick Ky.


    Sipas eurodeputetëve, kontrollorët ishin në të drejtën e tyre dhe se zëvendësimi me kontrollorë të huaj e të palicencuar ka vënë në rrezik fluturimet mbi hapësirën shqiptare.

    Ata i bëjnë thirrje KE-së të reagojë menjëherë për çështjen në fjalë, si dhe të vihen në kontakt me qeverinë shqiptare, që kjo e fundit të bëjë hapa pas dhe të futet në dialogë me kontrollorët.

    “Qeveria shqiptare është përpjekur të zgjidhë këtë situatë në kundërshtim me praktikat europiane, me dërgimin e ushtrisë, marrjen e kontrollorëve të huaj, burgosjen e disa prej kontrollorëve dhe kërcënimin e tyre se do të humbisnin vendin e punës”, – shkruhet ndër të tjera në letrën dërguar Komisionit Europian.

    Letra e Plotë:

    Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për një situatë në Shqipëri që është sjellë në vëmendjen tonë, që përfshin arrestimin e tre kontrollorëve të trafikut ajror.

    Në mes të një mosmarrëveshje rreth shkurtimeve të pagave, tre kontrollorë të trafikut ajror në aeroportin e Tiranës janë ndaluar pasi deklaruan, së bashku me të gjithë kolegët e tyre, se ishin përkohësisht të paaftë. Vendimi i tyre justifikohet sipas Konventës Ndërkombëtare për Aviacionin Civil, e cila ndalon që kontrolluesit e ajrit të ushtrojnë detyrën e tyre, nëse janë të vetëdijshëm se kanë probleme me gjendjen e tyre mjekësore, qoftë fizike apo mendore.

    Qeveria shqiptare është përpjekur të zgjidhë këtë situatë në kundërshtim me praktikat europiane, me dërgimin e ushtrisë, marrjen e kontrollorëve të huaj, burgosjen e disa prej kontrollorëve dhe kërcënimin e tyre se do të humbisnin vendin e punës.

    Përballë kësaj, kontrollorët shqiptarë që janë kthyer në punë e kanë bërë këtë nën një stres të jashtëzakonshëm shtesë, një situatë e qartë në kundërshtim me rregulloret evropiane të vendosura të sigurisë.

    Ministria Shqiptare e Transportit ka lejuar zëvendësimin e kontrolluesve të trafikut ajror të burgosur me personel të paautorizuar dhe të pakualifikuar,duke vendosur sigurinë dhe stabilitetin e shërbimeve të trafikut ajror mbi Shqipërinë në një rrezik të madh, për të mos përmendur rrjetin në tërësi.

    Kjo situatë është qartë në shkelje të Shtojcës 1 të Konventës së Çikagos dhe Evropës mbi rregulloret e trajnimit. Trajnimi për kontrollimin e hapësirës ajrore zakonisht zgjat nga një deri në dy vjet. Është e konfirmuar se qeveria shqiptare ka ftuar kontrolluesit turq të vijnë dhe të marrin kontrollin e hapësirës ajrore. Kjo ka një ndikim të rëndësishëm në sigurinë e hapësirës ajrore në Jug-Lindje, dhe pilotët e linjave ajrore duhet të kenë shumë kujdes kur kalojnë hapësirën ajrore shqiptare.

    Kjo situatë kërkon një reagim të fortë nga Komisioni Evropian dhe EASA. Ne i bëjmë thirrje Komisionit Evropian dhe EASA të vendosin procedura urgjente të sigurisë në mënyrë që të mos ketë ndërprerje të fluturimeve brenda hapësirës ajrore përreth Shqipërisë.

    Ne e nxisim Komisionin Evropian të vendosë kontakte me autoritetet shqiptare dhe t’i ftojë ata që të kthejnë pas veprimet e tyre, si dhe të përfshihen në një dialog me punëtorët, për t’u siguruar atyre një mjedis të sigurt pune dhe një hapësirë të sigurt ajrore.

    Ne e nxisim Komisionin Evropian të kujtojë qeverinë shqiptare për detyrimet e saj si pjesë e procesit të integrimit në përputhje me rregulloret e BE-së.

    Clare Daly

    Mick Wallace

    Gunnar Beck

    Luke Ming Flanagan

    Costas Mavrides

    Tatjana Zdanoka

    Ciaran Cuffe

    Dietmar Koster

    Marianne Vind

    Athanasios Konstantinoi

    Maeco Campomenosi

    Elena Kointoura

    Elena Lizzi

    MAPO

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Rama bën publike planin për linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës
    Nga ilia spiro në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-03-2021, 00:28
  2. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-07-2015, 08:38
  3. Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 11-01-2014, 09:23
  4. Qeveria amerikane pezullon avionin e ri Boeing 787
    Nga EuroStar1 në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-01-2013, 07:34
  5. Qeveria: Plan për riatdhesimin e emigrantëve
    Nga Kryeplaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-03-2006, 22:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •