Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas

    Emri:  dritan-goxhaj.png

Shikime: 417

Madhësia:  418.9 KB

    Shpallja e paaftësisë së kontrollorëve të Albkontronoll në aeroportin e Rinasit ka sjellë pezullimin e fluturimeve në vend. Në një intervistë për FaxNews Dritan Goxhaj, ish pilot dhe ish shef operacioneve të fluturimit ne AAC, thekson se gjendja e krijuar vjen si pasojë e një vendimi absurd të ministres Balluku për shkak të uljes së rrogave të kontrollorëve.

    Sipas Goxhaj pezullimi i punës në kullën e vrojtimit bën të pamundur jo vetëm uljen dhe ngritjen e avionëve në aeroportin e Rinasit, por edhe kalimin e avionëve të tjerë në hapësirën ajërore shqiptare duke i shkaktuar kosto shtetit shqiptar për thyerje të marrëveshjes “One Sky”

    “Jam këtu për të mbështetur veprimin e tyre e cila duhet thënë se nuk është një grevë, por një shpallje e paaftësisë për shkak të heqjes së rrogave me vendim të paligjshëm nga Bordi i Aviacionit dhe ministrja e Infrastrukturës. Kërkesa e dytë është rikthimi në punë i 5 persnave të cilit janë hequr nga puna padrejtësisht dje me një vendim absurd. Këto janë dy kushtet e panegociueshme të kontrollorëve për tu rikthyer në punë.

    Në rast se kontollorët nuk do të shkojnë në punë hapësira ajërore nuk do të jetë e disponueshme për avionët të cilët do të ulen dhe ngrihen në vendin tonë, si dhe do të ketë një bllokim të avionëve që do të kalojnë në hapësirën ajërore të Shqipërisë.

    Do të ketë një kosto për shtetin shqiptarë për avionët të cilët do të devijojnë trafikun mbi Shqipëri. E gjitha kjo për shkak të një inati personal të ministres Belinda Ballaku”
    , tha Goxhaj.



    burimi : faxweb.al

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pezullimi i punës së kontrollorëve në Rinas, Dritan Goxhaj: Do ketë kosto për shtetin nëse avio

    Pinjollet e komunisteve shqiptare, djallizine e kane te trasheguar ne gjak nga baballaret e tyre. U ulen rrogat kontrolluesve te aeroportit Rinas, pasi nuk duan qe shqiptaret e diaspores te fluturojne ne Shqiperi e votojne ne zgjedhjet e 25 prillit. Emigrantet shqiptare nuk kercenohen dot me heqje nga puna, e nuk u blihet vota me 20 euro.

    Largoni djallin nga kreu i vendit me voten tuaj ne 25 prill. Dhe nese ai e shpura e tij nuk iken me deshire, te gjeje vrime miu ne Surel te fshihet...

    Albo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas

    Pezullimi i fluturimeve, reagojnë kontrollorët e “Albcontrol”: Jo vetëm për uljen e pagës, ja arsyeja kryesore

    Emri:  kontrolloret.jpg

Shikime: 419

Madhësia:  39.6 KB

    Kontrollorët e “Albcontrol” kanë reaguar përmes avokatit të tyre për pezullimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit, pas ndërprerjes së punës nga ana e tyre.

    Avokati Rezart Kthupi tha se kontrollorët nuk e kanë braktisur vendin e punës, por nuk ushtrojnë detyrën. Sipas tij, ulje e pagës së kontrollorëve nuk është arsyeja e vetme dhe kryesore e ndërprerjes së punës, pasi kryesore është ndryshimi i procedurave operacionale.



    “E para, e kemi thënë që në fillim që kjo nuk është një grevë. Është një detyrim ligjor. Në momentin që kontrollorët ndihen në kushtet e paaftësisë për të ushtruar detyrën, ky është një detyrim ligjor që ligji shqiptar e njeh. Menjëherë nisën procedurat e shkarkimit nga puna. Kjo ka prodhuar stresin e gjithë kontrollorëve të tjerë, që mund të ndodhë të hiqen edhe ata nga puna.

    Nuk është vetëm cështja e uljes së pagës, është vetëm një nga arsyet, kryesore është ndryshimi i procedurave operacionale, që kanë të bëjnë me sigurinë që ofron ky shërbim. Nuk jemi në kushtet e braktisjes së punës, kontrollorët vijojnë të shkojnë në vendin e punës, por nuk ushtrojnë detyrën. Braktisja e vendit të punës është mos shkuarja në punë pa asnjë arsye. Kjo nuk është një cështje politike, nuk kemi asnjë lloj interesi të përfshihemi në politikë. Ka dy kërkesa shumë të thjeshta nga kontrollorët, që nuk janë të komplikuara dhe të vështira për shoqërinë.

    Ne gjykojmë që nuk ka hapësirë ligjore për të cuar kontrollorët për ndjekje penale. Nuk ka asnjë ligj të shkelur. Kontrollori ka detyrimin të saktësojë që nuk është i aftë për punë, e ka detyrim ligjor. Nëse njëra palë e quan këtë shkelje ligjore, ne nuk e zgjidhim dot”, tha avokati.

    Si jeni ndjerë kur jeni komentuar si sabotatorë të shtetit?
    Thjesht na është shtuar stresi. Njerëzit që janë pas meje ndjehen edhe më të stresuar. Ne kërkojmë respektimin e kontratës së punës, me parametrat dhe pagën që ka ajo. Largimi ose ndryshimi i orareve të punës sjell paaftësi ose vështirësi të kontrollorëve në ushtrimin e detyrës.

    Cfarë do të ndodhë nesër pas orës 10:00?
    Ne jemi ende në pritje të zgjidhjes së situatës. Pika e parë që u diskutua në takim me ministren ishte se ata që janë larguar nga puna, duhet të rikthehen. Këta njerëz, që u është filluar procedura e largimit, nuk rezultojnë të jenë në turne.

    (BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Pezullimi i punës së kontrollorëve në Rinas, Dritan Goxhaj: Do ketë kosto për shtetin nëse avio

    “Ju ulëm pagat nga 4 mijë USD, në 2.4 mijë”, Balluku ironizon kontrollorët dhe iu citon Kodin e Punës: Nuk mund të ushtroni grevë

    Emri:  balluku3322.jpg

Shikime: 409

Madhësia:  32.8 KB

    Gjatë konferencës nga aeroporti i Rinasit, pas dështimit të negociatave me kontrollorët, ministrja Belinda Balluku ironizoi, teksa tha se kontrollorët deklarojnë paaftësi, pasi iu është ulur paga nga 4 mijë dollarë në 2.4 mijë dollarë.

    Mes të tjerash, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës ju lexoi punonjësve të shërbimit ajror Kodin e Punës, në të cilin thuhet se ata nuk kanë të drejtë të ushtrojnë grevë.



    “Për shkak të uljes së rrogës, kemi pasur presion të vazhdueshëm nga kontrollorët, që kërkonin vendosjen e pagës së mëparshme. Ndërkohë që kompania është në pamundësi financiare. U mundova ta shpjegoj. Kompania e ka detyrim ligjor të mos ketë depozita, pra të mos krijojë fitim. Në fund të vitit, nëse kompania nuk ka përdorur paratë e deklaruara, është detyrim ligjor që ato t’iu kthehen kompanive ajrore. Alcontrol nuk ka të drejtë fitimi, pra e ka fitimin zero. Kompania nuk ka depozita për t’iu dhënë atyre para, dhe ato duhet të jenë të qartë për këtë. Nëse ata nuk kanë 4 mijë dollarë, stresohen dhe nuk punojnë dot. Duket si batutë, por nuk është batutë. Kështu që ata kanë vendosur të bëjnë një akt, duke deklaruar se janë të paaftë për të operuar, për shkak, siç thotë ky zotëria këtu, të vështirësive financiare.
    Nuk merren 4 mijë dollarë, por 2.4 mijë dollarë. Meqë atyre nuk iu dalin këto, kanë aplikuar për borxh te të afërmit. Shifeni se si një kontrollor thotë se është i paaftë për të punuar, pasi paga e tij 4 mijë dollarëshe, për shkak se kompania nuk ka para, është bërë 2 mijë e 490 dollarë. Për këtë, zotëria ka aplikuar për borxh te familjarët. Kodi i punës, në nenin 197/5 ka të sanksionuar qartë dhe thotë “Greva nuk mund të ushtrohet, kur ndërprerja e punës rrezikon jetën, ose shëndetin e shoqërisë”. Sipas Kodit të Punës, shërbimet e kontrollit të shërbimit ajror nuk mund të ushtrojnë grevë”, tha ministrja.

    (BalkanWeb)

  5. #5
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Për: Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas

    Në gjithë botën bëhen greva të tilla dhe nuk quhet cënim i sigurisë kombëtare .

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas

    Greva e kontrollorëve të ‘Albcontrol’, Gjosha: Bllokimi i punës, paaftësi e qeverisë. E paimagjinueshme t’i largosh nga puna me një telefonatë

    Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar në lidhje me grevën e kontrollorëve të Albcontrol në aeroportin e Rinasit, duke bërë kështu pezullimin e fluturimeve. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Gjosha thekson se kontrollorët e Rinasit nuk mund të trajtohen si specialistët e Ministrive pasi e kanë të veçantë për profilin e punës që kryejnë.

    Sipas saj bllokimi i punës në aeroport, tregon jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverisje, por dhe autoritarizmi e saj.

    REAGIMI I GJOSHËS
    Bllokimi i Rinasit tregon jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverisje, por dhe autoritarizmi e saj. Kontrollorët e Rinasit nuk mund të trajtohen si specialistët e Ministrive pasi të veçantë për profilin e punës që kryejnë.
    U duhen 4 vjet të marrin një licence ndërkombëtare dhe vit për vit bëjnë testime teknike dhe psikologjike. T’i largosh nga puna me një telefonatë është e paimagjinueshme!
    Akoma më e paimagjinueshme është që pas 8 vjetësh qeverisje per një problem kaq banal të thuhet akoma pa lidhje “është faji i Saliut”.
    Në 25 Prill duhet ta largojmë sa më parë të paaftët dhe ata që mendojnë se pushteti është një mjet për të goditur qytetarët!

    Balkanweb

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas

    Bllokimi i Rinasit/ Reagojnë kontrollorët e Kosovës: Qeveria të ulet në dialog, jo t’i etiketojë ‘armiq të popullit’

    Sindikata e Kontrolloreve të Trafikut Ajror të Kosovës (SINKON) ka reaguar në lidhje me grevën e kontrollorëve të Albcontrol ku për shkak të kësaj situate është pezulluar puna në aeroportin e Rinasit.

    Përmes një reagimi, SINKON është solidarizuar me kontrollorët e Albcontrol, ndërsa thekson se ata janë profesioniste të shquar me të cilët kanë bashkëpunim në mbi një dekadë.

    Zgjidhja e krizës sipas SINKON nuk arrihet duke tentuar të shndërrohen kontrolloret e trafikut ajror në “armikun e popullit”, apo duke u etiketuar si vegla politike.

    Reagimi i SINKON

    SINKON (Shoqata Sindikale e Kontrolloreve te Trafikut Ajror te Kosoves) e cila perfaqeson kontrolloret e trafikut ajror te Kosoves, me ane te kesaj shkrese deshiron te shprehe perkrahjen per kontrolloret e trafikut ajror prane ALBCONTROL.

    Permes ketij reagimi apelojme qe kontrolloret e trafikut ajror pjese e ALB CONTROL-it, jane profesioniste te shquar me te cilet kemi bashkepunim ne baza ditore tash e mbi nje dekade gje qe ka rezultuar me mbarevajtjen e sigurte te operimeve sipas kritereve me te larta evropiane.

    I gjithe opinioni shqiptar duhet te dije qe kontrolloret e trafikut ajror edhe ne kete kohe pandemie kudo ne bote jane staf esencial te cilet jane perkujdesur dhe ende perkujdesen per mbarevajten e trafikut ajror pa vonesa dhe pa pengesa ne zonen e pergjegjesise se tyre.

    Zgjidhja e krizes nuk arrihet duke tentuar te shnderrohen kontrolloret e trafikut ajror ne “armikun e popullit”, apo duke u etiketuar si vegla politike sa nga njera pale politike aq edhe nga pala tjeter politike, Kontrolloret jane profesioniste apolitik, qe nuk i takojne asnjerit kamp politik, jane personel qe ofrojne me perkushtim sherbimet e trafikut ajror 24/7/365, sherbime te cilat jo domosdoshmerisht jane te njohura per opinionin publik mirepo ata jane dhe do te jene aty cdohere ne sherbimin tuaj.

    Opinioni publik shqiptar duhet ta dije se jane vetem 60 kontrollore shqiptare te cilet jane gardianet e hapesires ajrore shqiptare, hapesire e cila tani rrezikon te ngelet e mbyllur per shkak te mosgatishmerise per t’u zhvilluar negociata per sanimin e kesaj situate.

    Me situata te tilla per shkak te gjendjes me Covid-19 jane perballur edhe shume shtete te tjera, te cilat me dialog ndermjet paleve kane arritur te gjejne zgjidhje.

    SINKON i ben thirrje Qeverise shqiptare qe te ulen ne tavolinen e dialogut me kontrolloret e trafikut ajror dhe te gjendet nje zgjidhje e cila nuk cenon profesionalizmin, dinjitetin dhe te ardhmen e kontrolloreve te trafikut ajror te Shqiperise.

    Syri

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas

    Si po zhvatet Albcontrol/ Kriza financiare nisi që nga viti 2018

    Kompania e menaxhuar prej shumë vitesh nga ministrja aktuale e Infrastrukturës, Belinda Balluku rezultoi për shumë vite një kompani fitimprurëse. Por që nga viti 2018, ajo ka ka pësuar humbje të konsiderueshme financiare, pavarësisht se të ardhurat e saj kanë qenë në rritje.

    Greva e pashpallur e punonjësve të kompanisë Albcontrol vuri në dukje vështirësitë ekonomike të një kompanie nën pronësi publike, e cila është në pozicion monopol në treg, ofron një shërbim të domosdoshëm dhe megjithatë, prej vitesh rezulton me humbje.

    Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi se kompania ishte detyruar të ulte pagat e punonjësve për shkak se të ardhurat e kompanisë kanë rënë si pasojë e pandemisë. Ajo e shpalli grevën “një grusht shteti”, ndërsa i deklaroi rrogat e punonjësve të kompanisë [4,400 dollarë në muaj] si shumë të larta.

    Balluku ka qenë drejtoreshë e kësaj kompanie që nga dita kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013 dhe deri në ditën kur ajo u bë ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në janar 2019. Ajo nuk ka ngritur ndonjë pretendim për pagat e larta në kohën që drejtoi Albcontrol.

    Të dhënat e Albcontrol të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit sugjerojnë se kompania është përdorur nga të gjitha partitë politike në pushtet, si një vend në bordin e së cilës mund të vendosësh njerëz pa ndonjë lidhje të dukshme me trafikun ajror. Të dhënat financiare të kompanisë tregojnë gjithashtu se kriza financiare nuk është si pasojë e vetëm pandemisë, por është më e vjetër.

    Këto të dhëna tregojnë gjithashtu se shpenzimet e kompanisë për paga dhe trajtime të tjera për punonjësit nuk kanë ndryshuar gjatë viteve, të ardhurat kanë qenë në rritje, ndërsa humbjet janë krijuar nga rritja e shpenzimeve në një zë enigmatik të quajtur “shpenzime të tjera”.

    Albcontrol është kompania me numër identifikimi J61908011H dhe që ofron shërbimin e menaxhimit të trafikut ajror. Shqipëria është në një pozicion ku shumë avionë kalojnë tranzit dhe secili prej tyre paguan një tarifë për sistemin e radarëve dhe të kontrollorëve që koordinojnë lëvizjet e tyre për të shmangur përplasjet.

    Të ardhurat e kompanisë ishin 3.6 miliardë lekë (afro 29 milionë euro) në vitin 2019, viti i fundit kur bilanci është i disponueshëm për publikun. Të ardhurat janë rritur gradualisht; p.sh., në vitin 2014 ato ishin 3.2 miliardë lekë. Afro 1/3 e të ardhurave të kompanisë ose 1.3 miliardë lekë shkojnë për “shpenzime personeli”.

    Kompania realizoi fitime neto në masën 208 milionë lekë në vitin 2014 (rreth 1.7 milionë euro me kursin e sotëm), ndërsa në vitin 2017, fitimet e saj ranë në 48 milionë lekë (392 mijë euro).

    Në vitin 2018, kompania humbi afro 1 milionë euro, ndërsa në vitin 2019 humbjet u rritën në 2.3 milionë euro.

    Të ardhurat e kompanisë raportohet se janë goditur rëndë nga anulimi i mbi gjysmës së fluturimeve ajrore në Shqipëri dhe në botë, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri. Por telashet financiare të kompanisë kanë filluar së paku që nga viti 2018.

    Siç ndodh zakonisht në bordet e ndërmarrjeve nën pronësi publike, funksionarë të ndryshëm politikë janë ulur në këto borde, ndërkohë që lidhja dhe aftësia e tyre në çështje të menaxhimit të një kompanie kaq specifike nuk janë shumë të qarta. Të dhënat e publikuara në QKB tregojnë se Spartak Braho, ish-deputet i LSI dhe më pas socialist, ka qenë anëtar bordi në këtë kompani në kohën kur LSI ishte në aleancë me PD.

    Besart Kadia, i cili u bë zëvendësministër financash nga Rama, u bë edhe anëtar bordi i kompanisë më 25 nëntor 2020.

    Genci Gjonçaj, sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit dhe gjithashtu ish-përfaqësues i Partisë Socialiste në KQZ, është anëtar bordi që nga viti 2017. Anëtare bordi janë edhe Albana Koçiu (drejtoreshë e DAP) apo Mirlinda Karçanaj, drejtoreshë e AKSHI.

    BIRN

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Frika nga votat e emigrantëve: Qeveria Rama pezullon fluturimet në Rinas

    Greva e kontrollorëve në Rinas, PD: Për qeverinë, të gjithë janë fajtorë, përveç Ramës...

    Partia Demokratike ka reaguar gjatë ditës së sotme pas grevës së kontrollorëve në Rinas dhe qëndrimeve të Ramës dhe qeverisë së tij.

    “Ministrja që ishte 8 vite përgjegjëse për punëtorët, tani po na akuzon ne për një grevë”, tha në një deklaratë shtypi Alfred Rushaj duke shtuar se “kjo është fryma konstante e qeverisë Rama: Të gjithë janë fajtorë, përveç Ramës vetë dhe qeverisë së tij të dështuar”.

    E plotë:

    DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE, ALFRED RUSHAJ

    Ministrja na shpjegoi se për grevën në aeroport duhen fajësuar punëtorët dhe opozita.

    Ministrja që ishte 8 vite përgjegjëse për punëtorët, tani po na akuzon ne për një grevë.

    Ky është një mashtrim elektoral i Ramës për qytetarët shqiptarë.

    Kjo është fryma konstante e qeverisë Rama: të gjithë janë fajtorë, përveç Ramës vetë dhe qeverisë së tij të dështuar.

    Kur paga minimale në Shqipëri është më e ulëta në Europë – arsyeja është pandemia.

    Kur ai nuk mban dot asnjë premtim – arsyeja është tërmeti.

    Kur Shqipëria është në mesin e vendeve me vdekjet më të larta në Europë dhe spitalet po kolapsojnë – arsyeja është se qytetarët nuk janë mjaftueshëm të kujdesshëm dhe të mbrojtur.

    Kur Shqipëria gjobitet me një shumë astronomike prej 110 milion euro – arsyeja është pronari i televizionit dhe vetë kanali televiziv.

    Kur papunësia arrin kulmin e qindra mijëra të papunëve, Rama shpjegon se kjo vjen për shkakun tonë, vetë qytetarëve shqiptarë që nuk duan të punojnë.

    Por qytetarët shqiptarë e dinë tashmë ... është Rama dhe qeveria e tij e dështuar, vetëm ata janë përgjegjës për të gjitha dështimet. Vetëm ata janë përgjegjës për faktin që Shqipëria ka mbetur në vendnumëro për 8 vite.

    Dështimi i Shqipërisë është dështim i Ramës.

    Shqipëria duhet të ndryshojë, Shqipëria duhet të nisë të shpresojë sërish.

    25 prilli i jep fund justifikimeve të dobëta të Ramës.

    Shqipëria meriton një qeveri dhe një kryeministër që merr përgjegjësi për rezultatet dhe punon për Shqipërinë.

    Syri

  10. #10
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,334
    Postimet në Bllog
    8

    Shënim: Çfarë ndodhi me Rinasin, kush ka të drejtë?! Qeveria apo kontrollorët

    65 punonjës që deklarojnë se janë të stresuar. Një ministre që akuzohet se ka shfryrë inatet personale të kohës kur drejtonte Albcontrol dhe një akuzë e madhe për grusht shteti. Çfarë ndodhi në Rinas, aeroporti i vetëm në Evropë që është bllokuar në mes të pandemisë.

    TIRANË- Shqipëria është mbyllur ndërsa brenda 4-5 orësh një debat politik ka nisur duke kapur majat. Fakti është që Shqipëria prej disa orësh nuk ka shërbim ajror. Një avion u nis nga Athina dhe u la për 30 minuta në ajër dhe më pas u kthye mbrapsht. Qindra qytetarë shqiptarë enden rrugëve të botës pa marrë një zgjidhje, ndërsa shteti i është përveshur një lufte që në dukje është thelbësisht parimore, por e paqartë dhe e pakuptueshme.

    Por çfarë ka ndodhur?

    Prej disa ditësh, 65 kontrollorë të Albcontrol kanë paralajmëruar grevë dhe bojkot të punës në rast se 5 kërkesat e tyre nuk do të merreshin parasysh. Ata takuan edhe presidentin Ilir Meta, të cilit i shprehën indinjatën e tyre, ndërsa shprehen para mediave se janë të stresuar dhe se gjendja e tyre psikologjike është e rëndë pasi iu është ulur rroga me 43% për shkak të pandemisë.
    Por a iu lejohet greva një sektori kaq jetik? Dosja.al pa Kodin e Punës dhe në nenin 197, pika 5, thuhet qartësisht se greva nuk mund të ushtrohet në shërbimet e rëndësisë jetike, atëherë kur ndërprerja e punës, rrezikon jetën dhe sigurinë e popullatës. Në pikën ç, renditen edhe shërbimet e kontrollit të trafikut ajror.

    Kodi i Punës:

    Emri:  606da005dd1d0Screenshot_1.jpg

Shikime: 389

Madhësia:  37.9 KB

    Greva e punës këtyre kontrollorëve qartësisht nuk iu lejohet, por edhe për këtë është menduar alibia. Ata thonë se nuk janë në grevë por detyrim ligjor dhe se ata nuk kanë braktisur vendin e punës pasi ndodhen brenda Aeroportit.
    Çfarë është Albcontrol?
    Albcontrol është një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes. E krijuar në 1992, Albcontrol menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror. Por kush ka tjetër faj?
    Prej muajsh situata në ambientet e Albcontrol nuk është e njëjta. E kjo jo pa arsye. Pandemia e ka goditur këtë sektor më rëndë se të tjerët, ku fluturimet drejt Shqipërisë janë në numra të papërfillshëm krahasuar me periudhën para pandemisë. Kjo ka sjellë që rroga e tyre të mos jetë më 4400 dollarë por 2400 dollarë, një shifër që për shumë shqiptarë është e barazvlefshme me pagën vjetore dhe jo atë mujore.
    Por e kujt është përgjegjësia?

    Albcontrol ka një bord, i cili në këtë debat ka ngelur jashtë, pavarësisht se është autoriteti kryesor që merr vendime. Në media kemi parë vetëm ministren Belinda Balluku, dikur drejtuesja e këtij shërbimi, që sot deklaron se është e gjitha një tekë e kontrollorëve, e mbështetur nga politika. Por nëse ky grusht shteti është thelbësisht politik, kush ka përgjegjësi për rekrutimin në këtë rast të disa militantëve e jo të profesionistëve të fushës? A ka një përgjegjësi Belinda Balluku për disa kontrollorë që kanë shkuar në punë për të marrë e aspak për të dhënë?
    Ministrja e humbi qetësinë teksa fliste sot për stresin e ish-vartësve të saj. Ndërsa një tjetër akuzë publike, i lë qytetarët edhe më të paqartë. Dritan Goxhaj, kryetari i Sindikatës së Aviacionit Civil, tha sot se e gjitha është një kapriço personale e ministres Balluku.
    “Do të ketë një kosto për shtetin shqiptarë për avionët të cilët do të devijojnë trafikun mbi Shqipëri. E gjitha kjo për shkak të një inati personal të ministres Belinda Ballaku.”-tha Goxhaj, duke hedhur akuza se pushimet nga puna që kanë ndodhur në Albcontrol janë për shkak të inateve të vjetra të ministres, dikur drejtuese e institucionit, e sot po lënë pa shërbim dhe pa hapësirë ajrore Republikën.
    Akuzat për grusht shteti por kush e mbron hapësirën publike të Republikës?
    Janë 13 fluturime të anuluara që ishin parashikuar për ditën e sotme që janë pezulluar deri minimumi, ora 12:00 e ditës së nesërme. 5 kërkesa të pakonsultuara e kanë lënë shtetin pa shërbim ajror, të cilat janë:
    – Rikthim i kolegëve në punë;
    – Shfuqizim i vendimeve të bordit;
    – Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
    – Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
    – Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

    Por cila është përgjigjia?

    Ministrja dhe qeveria i konsiderojnë këto kërkesa si shantazh duke përfshirë në një grusht shteti deri më tani “imagjinar” edhe dy figura kryesore të politikës shqiptare. Ilir Meta akuzohet si organizator i grushtit të shtetit pasi takoi disa ditë më parë kontrollorët bashkë me Sali Berishën. Ish-kryeministri u përfshi në këtë histori për shkak të postimeve të tij në rrjetet sociale.
    Edi Rama në kulmin e fushatës elektorale nga Përmeti, sërish nuk tentoi të ulet në bisedime me këta kontrollorë, për të kaluar së paku situatën dhe më pas për të parë rrugëzgjidhjet. Debati që mund të shuhej me negociim është ndezur dhe më tej, me kryeministrin që thotë se po bëhet një grusht shteti që po bllokon edhe ardhjen e vaksinave. Kjo çështje që mund të zgjidhej edhe dy ditë më herët u la e bllokuar deri më sot dhe përfundimi tashmë shihet qartë.
    Një vend në mes të Europës që ngelet pa akses në fluturime dhe trafik ajror për pagat e 65 personave që u punësuan nga vetë strukturat e këtij shteti dhe kanë pakënaqësi me ministren. Ajo që do të lehtësonte vërtetë shqiptarët e lënë nëpër aeroporte do të ishte nëse rezulton gënjeshtër fakti që e gjithë kjo zhurmë e madhe u bë për inatet personale të një ministreje me ish-vartësit e saj. Nëse është realisht e vërtetë, jemi vërtetë komb i pafat./dosja.al

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rama bën publike planin për linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës
    Nga ilia spiro në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 07-03-2021, 00:28
  2. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-07-2015, 08:38
  3. Qeveria Rama pezullon kreditë për shtëpi për një vit
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 11-01-2014, 09:23
  4. Qeveria amerikane pezullon avionin e ri Boeing 787
    Nga EuroStar1 në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-01-2013, 07:34
  5. Qeveria: Plan për riatdhesimin e emigrantëve
    Nga Kryeplaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 01-03-2006, 22:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •