Janė tė rralla rastet e qytetarisė tė aplikuara me vepra nė Shqipėri. Gjergj Luca ėshtė njė fenomen-njeri. Ai zgjedh tė investojė nė botėn e harruar shqiptare, mbi rrėnojat e reparteve ushtarake tė braktisura tė komunizmit, nė zona tė thella rurale, duke luftuar nė kėtė mėnyrė edhe trendin e kėtyre 30 viteve demokraci: shkatėrrimin e fshatit dhe lėvizjen masive tė njerėzve nėpėr qytetet e mėdha tė vendit, ose nė emigracion.
Por atje ku shkėlqen Gjergj Luca me qytetarinė e tij, ėshtė sarkazma e thellė karshi klasės politike shqiptare tė kėtyre 30 viteve, dhe mbi mentalitetin e shqiptarėve si popull nė pėrgjithėsi. Me disa parrulla, thėnie e piktura nėpėr murret e kėtyre godinave, si faraonėt e dikurshėm egjiptianė, ai pėrshkruan historinė e popullit tė tij. Disa do tė qeshin, disa do tė qajnė. Por mesazhi i tij ėshtė i qartė: qytetarėt e atij vendi nuk duhet tė heshtin, as nuk duhet tė ndalojnė sė punuari.
I urojmė Gjergj Lucės sukses nė biznes dhe sa mė shumė qytete tė reja peshku nė Shqipėri. Dhe shpresojmė se tė rinjtė shqiptarė do tė frymėzohen prej shembullit tė tij tė bėjnė tė njėjtėn gjė, duke mos e humbur besimin mbi potencialin e popullit shqiptar dhe besimin tek njė e ardhme mė e mirė nė vendin tonė jo larg tij.
Njė duzinė politikanėsh e analistėsh nė media e ndryshojnė Shqipėrinė me fjalė orė e minutė!
Gjergj Luca e ndryshon Shqipėrinė pėrditė duke ndėrtuar Qytete Peshku e duke punėsuar njerėz!
Albo
Krijoni Kontakt