Cdo kerkese e Greqise qenka nje urdher per shtetin Shqiptar!. E cuditshme sa poshte kemi rene si komb me keta politikane plehra!. Po hallet e shqiptareve kur do zgjidhen nga qeveria greke, sic psh ceshtja came?! A di diplomacia shqiptare cdo te thote ti vesh KUSHT nje shteti tjeter?!Si pranohen kaq lehte te tilla marreveshje ne demin tone?!
__________________________________________________ ________________________________
• Nga Tedi Blushi
Grekët qe humbën jetën gjate Luftes se Dyte Boterore ne territorin shqiptar do te prehen ne varreza memoriale te vecanta. Një fakt të tillë e pohon vetë ekzekutivi në Progres-Raportin e Shqipërisë për vitin 2008, që do t’i dorëzohet Komisionit Europian ditën e martë
TIRANE-Ndërtimet e varrezave memoriale të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territoret shqiptare, kanë marrë miratimin e qeverisë Berisha. Ndryshe nga sa është pretenduar më parë, një fakt të tillë e pohon vetë ekzekutivi në Progres-Raportin e Shqipërisë për vitin 2008, që do t’i dorëzohet Komisionit Europian ditën e martë. Duke u ndalur në çështjet e bashkëpunimit rajonal, e më konkretisht në marrëdhëniet me Greqinë, qeveria veçon “gjallërimin e veprimtarisë së komisioneve dypalëshe për këtë problem dhe punën që është bërë për nënshkrimin e marrëveshjeve përkatëse”.
Katër
Varreza memorial që ka nisur të ndërtohet në Çiflig të Korçës, do të pasohet nga një tjetër varrezë memoriale për ushtarët grekë, e cila parashikohet të ngrihet në rrethin e Kolonjës. Kjo do të jetë varreza e katërt për martirët e ushtrisë greke brenda territorit të Shqipërisë. Vendi i saktë ku do të ndërtohet kjo varrezë memoriale ende nuk është përcaktuar. Parashikohet që të jetë në një fshat afër qytetit të Ersekës, ku mundësisht të ketë rrugë të asfaltuar, në mënyrë që objekti të bjerë sa më shumë në sy dhe të jetë i arritshëm për vizitorët në çdo kohë. Me ndërtimin e kësaj varreze kompletohet e gjithë zona juglindore e vendit, duke filluar nga Gjirokastra, Përmeti, Kolonja e Korça, e cila pretendohet nga nacionalistët grekë se është pjesë e Vorio-Epirit. Vendndodhja e memorialit të Kolonjës është një nga pikat që do të negociohet dhe në takimin e përbashkët të ekspertëve shqiptarë dhe grekë që do të zhvillohet gjatë muajit tetor në Tiranë.
Dy shkolla
GSH publikoi pak javë më parë lajmin e hapjes së 16 shkollave të reja për minoritetin grek në qarkun e Gjirokastrës. Por veç tyre, ekzekutivi pohon se janë hapur së fundmi edhe dy shkolla të reja, respektivisht në Bularat e Derviçan. “Gjatë këtij viti shkollor, për një mësim më të mirë dhe më cilësor në shkollat e minoritetit grek u hapën dy shkolla model në Derviçan dhe Bularat. Theksojmë se krijimi i këtyre shkollave nuk ka prekur shkollat e tjera (nuk janë mbyllur shkollat e tjera). Në bashkëpunim me pushtetin lokal, transporti i nxënësve për në këto shkolla bëhet falas”, - citojmë nga dokumenti i Progres-Raportit.
Pronat
Në të dhënat për progresin e Shqipërisë që qeveria do të çojë drejt Brukselit, një kapitull të veçantë zë edhe çështja e pronave. “Kemi besim që mund të realizohen dy kompensime monetare brenda këtij viti”, - shprehet ekzekutivi në këtë kontekst. Por në fakt, realiteti është krejt ndryshe. Vetëm dy ditë më parë Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave bëri të ditur shtyrjen pa afat të shpërndarjes së fondit për kompensimin financiar prej 500 milionë lekësh të reja. AKKP sqaroi konkretisht se kompensimi monetar është pezulluar deri në një afat të dytë, kur dhe të ketë përfunduar rivlerësimi i tokës sipas vlerave reale.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt