Kam një pyetje për ty:
Mendon se këta po vriten me njëri tjetrin, se mezi presin të përmirësojnë kushtet e spitaleve?
Mendon se këta po të blejnë votën, sepse mezi presin të përmirësojnë cilësinë e arsimit?
Mendon se këta po ekzaltohen nga pushteti, sepse mezi presin të rrisin rrogat dhe pensionet?
Për çfarë mendon se e duan zyrën? Për të të vjedhur edhe paratë e fundit që ti ke.
Për çfarë mendon se e duan pushtetin? Për të të shkelur me këmbë kur ti kërkon të drejtën tënde.
Për çfarë mendon se e duan votën tënde? Për tu kthyer në zot të vendit tënd, të pronës tënde, dhe të jetës tënde.
Ata po vriten se mezi presin të të hipin mbi shpinë, por ka ardhur koha tua heqim njëherë e mirë dhe ta rikthejmë pushtetin tek shoqëria.
Ka ardhur koha të dobësojmë politikanët, dhe të fuqizojmë institucionet.
Ka ardhur koha të dobësojmë kryetarët, dhe të fuqizojmë qytetarët.
Ka ardhur koha tua harrojmë emrat këtyre, dhe të fitojmë zërin tonë. Koha është tani, dhe ne duhet të veprojmë tani. Nesër do jetë vonë. Shumë më vonë seç mendon.
#NismaThurrja.
Krijoni Kontakt